Re: Dedikime
Dedikuar gjithe miqve
ME JETUE
Erdhe ne jete
Nuk ka me nevoje per kuje lutje
Kryesorja te jetosh
Kete gur ta hedhesh me lart se Une
Prandaj:
Buken ta pjekesh dy here nen sac
Ujin ta ziesh deri ne shkallen 99
Derisa te mbetesh ti i vetmi kerthi ne ajer
ne kohe ne kozmos
Ti dhe Uji
Diellin ta shikosh nga hija e plepit
dhe ta masesh
kur hijen tende s'mund ta kapercesh me
Qenit ruaju se te kafshon ajo kafshe shtepiake
besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund te shpetosh
Macjen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'eshte simbol i kohes sate as i artit tend
(Une gjithmone ja kam friken edhe Lules edhe Femres)
Kur te flasesh fol te degjohesh ne bjeshke
te degjohesh ne shkretetire
Per te dyten here mbetesh pa koke ose kush
nuk te beson:
Sa me pak shikoje veten ne pasqyre
Dhe kurre mos mendo: I pari
Ai qe ka ekzistuar para teje jam Une
Ai qe do te kujdeset per ditet e mia te mbrama
per endrrat e mia e qetesine je Ti
Me pleh kurre mos u pajto: Nxirre ne gjysme
te nates
ne pike te vapes
Asgje mos rrit asgje mos krijo me dhune
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendesohet
Mund ta kalosh naten ne kullen time te vetmuar ne bote
Dhe si te thuash ti Lumi
kryesorja: JETEN TA JETOSH PA E VRARE
DHE PA TE MBETUR NE KEMBE NDONJE THERRE E SAJ E ZEZE
Bashkeudhetari im
Ta provojme vetveten derisa kemi fryme!
Ali Podrimja
Kushtuar te birit, Lumit!