Re: Dedikime
Rebel une jam
Them jam Hero-
them: Kryet lart i mbaj
Perulet para meje Korabi, qe tek sheh.
Thuaj jam Hero-
Thuaj: tek shqyej qiellin me duar
i zhvesh henen, diellin edhe yjet
token e shpoj tej me tej e planetet i mbledh duaj
Pershkroj olimpin e shenjte
Krye kam ngritur une, mrekulli e perendishme
me shenjen e fuqis se madherishme
Mbi koke e shndritshme me turfullon Zeusi
Thuaj jam Hero-
Thuaj: kryet i mbaj larte
I pamposhtur jam, i furishem e mizor
I vallzimit zot te se madhes kryengritje.
Furtuna jam, shkatarrim i tmerrshem
Frike e llahtarshme, i universit lajm i kobshem
Vorbull jam une, perplas gjithcka
I egersuar shume, neper kembe cdo rregull marr.
Perve timit s'i bindem asnje ligji
Fundosen anijet nga terbimi im
Jam torpedo, bombe notuese.
Poseidon jam bere une-
Jam une Rebeli, djali plangprishes i nenes universale.
Thuaj jam Hero-
Kryet me arrijne qiellin!
Jam hurrikani, jam vorbulla detare
Cdo gje perplas qe me del perpara, e mbrapa le.
Jam ritmi i valles se marrezis
Kercej une me ritmin tim.
Zemer e cliruar nga mencuria
Jam vallezime nga t'Shqiperis krahina
Kercej, qaj, mbaj iso e kendoj
Bej mendja c'te me thote
Armikun perqafoj e vdekjen si luftetar luftoj.
Virusi jam, terrori global
Une jam vrasesi i cdo diktator
I ngrohte jam, prehje s'gjej kurre
Thuaj jam Hero-
Me larte kryet i mbaj
Lenge jam, i helmuar
Plote gota e zemres duke gurgulluar
me pijen e praruar.
Zjarrit te shenjte flake i jam
Zot i zjarrit une jam, ndezur e mban
Sakrifica une jam, orakulli edhe zjarri.
Krijimi, shkatarrimi jam
Kasollja, crematoriumi jam
Henen ne krahe e diellin siper kokes ngritur i kam.
Ne nje dore paqja me rri hijshem
Flaket e luftes mbaj ne tjetren.
Une jam gryka e sterrosur
nga helmi i detrave lotues.
kucedra ne shpelle jam
per valet e lumit kerkoj fli
Thuaj jam Hero-
E kryet i mbaj larte!
Une jam i shenjti, i melodis ushtar une jam
Princi i shpifjes dhe percudnimit
Me roben e eremitit te perdale
Une jam arabi e kinezi
Askend jo nuk pershendes, vec vetes
E zjarrit te pyllit furi i jam
e do ta djeg boten ne hi
buqeqeshje jam kur hapet zemra
me i madhi jam, i botes cudi
Eklipsi i dhjete diejve te shkaterrimi final
Rrall jam i qete
Paprehje e i eger rralle jam, gjak rrinie i terbuar,
Krenari te perendishme kam.
Jam fryma e tajfunit, zhurma e oqeanit
I shkelqueshem dhe shndritshem,
jam une e erret rrym,
Jam floket e paprekura te virgjereshes
Jam flake e shikimit te saj ngurtesues
Jam zemra e bute e dashurise
Jam mendja e pashqetesuar e indiferentit
Jam une i vejueshes ne zemer syri, ne vazhdimesi
Jam ankthi i mbledhur i te gjithe te perndjekurve
E zemrave te poshteruara,i jam Agoni
Jam dhimbja e hidhet e dashnorit te refuzuar.
Zemres se vuajtur, jam e qara e deshperuar.
Jam e para prekje dridheruese e virgjereshes
Gufimi i zemres nga nje puthje e vjedhur gjithe pasion
Jam veshtrimi i fshehte i gruas, i shndritshem
Jam femije i pavdekshem, rini e perjetshme
Jam shalli i endur i nje vashe ne fshat, i friguar nga rinia e saj
Era jam-me acarin dimeror.
Jam melodia e fyellit te bariut.
To be continued......se sot u lodha dhe nuk kam kohe!