Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!
Per mendimin tim ceshtja e ambientit eshte e fryre per qellime politike, qimja behet tra. Ne ketu ne Amerike me TECE (madje Berthamore) furnizohemi me energji. Eshte pikerisht per shkak te kesaj retorike shterpe qe kemi 15 vjet qe rrime si gogola ne erresire.
Nje paralelizem. Mbaj mend edhe ate te ujit me italine (e mbani mend) qe rrefuzuam te furnizojme me uje per 20 vjet jugun i italise nga burimet ne vlore. Kur shtrimi i tubit do te kryhej njekohesisht me rishtrimin dhe furnizimin e plote me uje te rrethit te Vlores nga Italianet - FALAS!!! Por jo, Nuk ia japim ujin italise ne, as vete nuk do pime...le te derdhet ne det...c'marrezi!!! Sikur burimit do i veme tape ta ruajme per me vone...ne det le te veje, edhe Vlora le te digjet per nje pike uje. pse te mos e shtrojme tubin dhe te perfitojme ujselklesin e ri te rrethit te vlores? ne vete as per 20 vjete nuk do ta shfrytezojme kete uje qe vete dem.
Ky eshte nje artikull i korrierit te dates 6 Nentor nga Dr. Fred Paloka ...ndoshta hedh pak me shume drite mbi kete histori.
KRIZA ENERGJITIKE TECI DHE PRETENDIMET "EKOLOGJIKE"
....Te ben pershtypje fakti, qe sa here behet fjale per ndertimin e ndonje vepre te rendesishme energjetike, ngrihen kundershtime me koperture ambjentaliste. ...... Jane thuajse te njejtet grupe, qe kundershtojne dhe ndertimin e TEC-it ne Vlore. Madje disa prej tyre harrojne se paguhen nga taksa- paguesit shqiptare, qe veprimtaria e tyre te garantoje gjerat me themelore si dritat, ujin, rruget, etj.
I gjithe vendi po perjeton nje situate te veshtire, me mungesa te gjata te energjise elektrike. Kjo ndodh ne nje kohe kur per ndryshimin e situates se tejzgjatur te krizes, jane hartuar strategji e projekte te shoqeruara me nje "fature" shpenzimesh qe i kalon te 1 miliard USD. Kur degjon lloj-lloj vleresimesh, shumica me ndjesi politike, te krijohet ideja se gjeja me e rendesishme, eshte qe pergjegjshmeria per situaten t'i faturohet Qeverise aktuale. Per politiken kjo dhe mund te justifikohet, por kur veren qe gazetat ("Ballkan" dt 03.11.2005) vene ne goje te akademikeve, ilacin qe zgjidh krizen, si mundesi te vetme importin, ndryshe "na ndihmofte Zoti" per te derguar reshje te medha, qofte dhe me permbytje te Lezhes", me duket jo vetem cinizem, por dhe mungese profesionalizmi. Kjo per faktin se roli i importit qe tashme e di kushdo, realisht eshte vetem lehtesues dhe jo zgjidhes i situates. Kjo se mundesite importuese te Sistemit tone Energjetik jane te kufizuara, si per aresye te vete Sistemit (kriteret e qendrueshmerise ne pune), ashtu dhe te "eksportuesve" e tranzituesve.
Zgjidhja perfundimisht e situatave te renda apo krizes energjetike, qe na ka renduar shpesh, madje qe nga vitet 1980, nuk mund te kryhet pa analizuar se ku eshte gabuar deri me sot. Keto gabime lidhen kryesisht me shproporcionet e krijuara, ndermjet prodhimit vendas te pamjaftueshem dhe konsumit, qe per vete zhvillimet ne ekonomi e jetese, kane ardhur duke u rritur gjithnje. Ne kete krize ka ndikuar dhe prodhimi i pabalancuar i energjise, me burime hidrike e termike. Mosndertimi per nje periudhe te gjate, te objekteve te reja prodhuese, sidomos te TEC-eve dhe mbeshtetja e prodhimit, thuajse teresisht ne hidrocenetrale, krijoi nje gjendje "krize" te thelluar, sidomos ne periudhat me thatesira te zgjatura, qe eshte paralajmeruar rrezikon te perseritet, ndoshta me thelle ne keto dy-tre vitet e ardhshme.
Po te kihet parasysh dhe fakti se Shqiperia prodhon per cdo banor, vetem rreth 1400 kilovatore energji elektrike ne vit, cka eshte rreth 20 here me e ulet nga Norvegjia, prodhuesi me i madh i Europes dhe rreth 2,5 here me e ulet se Rumania, qe eshte prodhuesi me i vogel per fryme i Ballkanit, kuptohet se sa i nevojshem ka qene ndertimi i burimeve te reja te fuqishme te energjise.
Ne te gjithe boten prodhimi i energjise elektrike behet kryesisht me TEC-e (perfshire dhe termoberthamoret). Ne strukturen energjitike boterore, prodhimi me TEC-e ze mbi 80%, ndersa prodhimi nga hidrocentralet eshte nen 20% te totalit. Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote, qe energjine elektrike e prodhon praktikisht, vetem me hidrocentrale. Madje po te kemi parasysh kushtet klimatike dhe ndryshueshmerine e madhe te prurjeve te lumenjve tane malore (raporti i prurjeve vjetore maksimale me ato minimalen ne Fierze eshte rreth 70), Shqiperia e ka te shume te nevojshem prodhimin me TEC-e, edhe per te kryer shfrytezimin optimal te HEC-eve me rezervuare ujore. Keshtu qe dhe rekomandimi per te ndertuar kudo HEC-e te vegjel, madje deri ne kthimin e mullinjve ne HEC-e, eshte jo shkencor dhe jo ekonomik. Kjo sepse ne periudhat me thatesire, si kjo aktuale, kur nuk kane uje lumenjte e medhenj si Drini, nga do ta gjejne ujin, vijat e mullinjeve?
Dihet se levizjet ekologjike, kane lindur shume kohe me pare ne Perendim se ne Shqiperi, ato kane luajtur nje rol te madh te pazevendesueshem, ne ruajtjen te paster te Planetit tone. Madje ne disa raste kane ndikuar deri ne mbyllje te ndonje centrali berthamor, por ne asnje rast nuk kemi degjuar per ndonje levizje per mbyllje apo moslejim te ndertimit te TEC-eve. Theksoj se vetem pak vite me pare eshte ndertuar ne Portugali nje TEC i madh (rreth 800 megavat), me qymyr teresisht nga importi, ne breg te detit ne nje pyll si ai i sodes ne Vlore dhe shume afer plazhit. Nje lloj ne bregdetin e Nju-Jorkut, funksionojne disa TEC-e me gaz, si ky qe eshte planifikuar te ndertohet ne Vlore. Madje ne kryeqytetin e Sllovenise, Lubljane, punon akoma nje TEC i vjeter i fuqishem, kryesisht per prodhimin e avullit per furnizimin e qytetit. Kujtoni depozitat e stermedha te karburanteve ne Roterdam te Hollandes, per t'u bindur se zgjidhja eshte mos ndertimi i TEC-it. Eshte e drejte e tere qytetareve dhe jo vetem e ambjentalisteve, qe te kerkojne ne cdo rast zbatimin e normave mjedisore.
Te ben pershtypje fakti, qe sa here behet fjale per ndertimin e ndonje vepre te rendesishme energjetike, ngrihen kundershtime me koperture ambjentaliste. Edhe kur filloi zbatimi i projektit per ndertimin e hidrocentralit te Bushatit (qe kete vit duhet te jepte energji), u ngriten "ambjentaliste", te perkrahur dhe nga ndonje "personalitet" akademik, qe kundershtuan ndertimin e tij, aq sa sot nuk behet me fjale per te. Jane thuajse te njejtet grupe, qe kundershtojne dhe ndertimin e TEC-it ne Vlore. Madje disa prej tyre harrojne se paguhen nga taksa- paguesit shqiptare, qe veprimtaria e tyre te garantoje gjerat me themelore si dritat, ujin, rruget, etj. Madje keto "ambjentaliste", nuk u ngriten as kunder vendosjes se TEC-eve DIESEL te "levizshem", qe me tymrat e tyre e ndotin mjedisin 10 here me teper se TEC-i i "Vlores". Nuk kemi pare qe keto grupe te ngrihen as kunder ndotjeve shumevjecare, qe i bejne mjedisit Uzinat e Celikut, Cimentos, impiantet kimike etj, qe kane demtuar rende shendetin e qytetareve te Elbasanit, Durresit, Lacit, etj, fakte te denoncuara dhe nga eksperte mjekesor.
Komisioni i Komunitetit Europian per energjine, ka kerkuar prej kohesh, per vendet anetare, qe mbulimi i nevojave per energji te kryhet nga vete cdo vend. Madje edhe tregu i unik i energjise elektrike per antaret e KE-se, thuhet se nuk mund te realizohet para vitit 2015. Kjo do te thote se aq me pak Ne, nuk mund dhe nuk duhet te mbeshtetemi ne zgjidhjen e krizes me import te saj. Importi, me sakte kembimi i energjise, si kudo duhet t'i sherbeje optimizimit te prodhimit dhe uljes se kostos se saj.
Me situaten energjetike qe zoterojme aktualisht, Shqiperia eshte ne kushte te pafavorshme, ne pjesmarrjen e saj ne tregun ballkanik te energjise. Mjafton te kemi parasysh faktin, qe dhe ne periudhen shtator-nentor, kur kerkesat per energji jane ndjeshem me te ulta se ne periudhat e dimrit dhe veres, na pengohet tranzitimi i energjise, me arsyetimin e mbingarkimit te linjave te interkoneksionit. Nese duhet te kishte protesta, ato duhet te beheshin per vonesat ne ndertimin e burimeve te reja te energjise dhe ne radhe te pare te TEC-eve. Me ndertimin pa zvarritje te nje TEC-i "dy shkallesh shfrytezimi" me kapacitet fillimisht rreth 300 megavat, nuk do t'i kishim fare problemet e renda qe u shfaqen aktualisht. I them keto, duke patur parasysh, propozimin qe i eshte bere qeverise shqiptare qe ne muajin prill 2002, nga kompania amerikane "Northwest Regional Power LLC": "Per venien ne dispozicion te menjehershem te kapaciteteve elektrogjeneruese", per ndertimin e nje TEC-i me kapacitet 300 megavat dhe prodhim vjetor 2,4 miliard kilovatore. Ne propozimin e kompanise percaktohej qarte se koha e plote e ndertimit te TEC-it me cikel te kombinuar, do te ishte 18 muaj (ndersa shkalla e pare me turbinat me gaz, perfundonte per 3 muaj), duke garantuar kosto me te ulet te prodhimit te energjise, perkundrejt TEC-eve klasike. Investimet per ndertimin e ketij TEC-i, parashikoheshin per rreth 150 milion USD. Ne propozimin e NRP, turbinat me gaz mendohej te merreshin me cmime kompetitive, nga "stoqet" e paperdorura, te turbinave te prodhuara per te perballuar problemet e krizes energjetike te vitit 2001 ne Kaliforni, e cila u zgjidh shume shpejt, me mjete te tjera. Shlyerja e nje investimi te tille propozohej me Kontrate te tipit Build Own Transfer (BOT). Me venien ne pune te nje objekti te tille, si pasoje shfrytezimit optimal te kaskades se HEC-eve te lumit Drin, ne varesi te reshjeve, cdo vit duhet te pritej nje rritje te prodhimit nga kaskada, prej 300-400 milion kilovatoresh.
Ndertimi i ketij TEC-i ne jug te vendit, perben domosdoshmeri, si: per rritjen e pavaresise energjetike nga burimet e huaja, ashtu dhe per permiresimin e treguesve cilesore te energjise (nivelit te tensionit ne konsumatore, uljen e humbjeve teknike ne rrjetin e sistemit etj). Ku me kryesore eshte rritja e sigurise se sistemit unik energjetik. Natyrisht ne zgjidhjen e krizes energjetike, ka rol te rendesishem dhe prodhimi me hidrocentrale, por duhet patur parasysh, vec sa thame me siper dhe faktin qe investimi per 1 kilovatore te instaluar te tyre, eshte ne kufijte nga 1500-5000 euro per kilovatore, ndersa kostoja e energjise se prodhuar prej tyre, ndryshon ne kufinj te gjere: nga 2,5 deri ne 15 cent euro per kilovatore. Kjo gje flet per ate qe projektet e reja te ndertimit te objekteve energjetike, duhen bere me llogaritje te sakta te efektshmerise (fizibilitetit) te tyre.
Sipas studimeve per ecurine e konsumit te energjise elektrike ne 5 vitet e ardhshme, rezulton se ne mungese te burimeve energjetike ne vend, nevoja e importit vjetor do te arrije deri ne 3.5 miliard kilovatore, cka mund te kerkoje shpenzimin e rreth 130 -150 milion USD ne vit. Pra investimi per ndertimin e nje TEC-i me kapacitet te pakten prej 300 megavat, shlyhen me importin e dy viteve. Pervec sa permenda me siper, do te justifikoheshin dhe investimet e bera per fuqizimin rreth dy here te rrjetit te transmetimit, per te cilin jane shpenzuar rreth 500 milion USD kredi.
Ne menyre te permbledhur, ndertimi i nje TEC-i te tille, do te sillte: Rritjen e kapacitetit prodhues te sistemit energjetik, duke e cuar nga 4-5 miliard kilovatore, ne 6-7 miliard kilovatore ne vit; lirimin e Buxhetit te Shtetit dhe te KESH-it nga subvencionet dhe shpenzimet e pervitshme, per te perballuar importet e energjise;
menjanimin e humbjeve te ekonomise dhe biznesit te rreth 200 milion euro, per cdo 1 milion kilovatore te mos dhena (nga kufizimet); cmimi i energjise elektrike ne prani te ketij TEC-i, do te jete ndjeshem me i ulet nga ai ne kushte importesh te medha; nga shfrytezimi optimal i hidrocentraleve te kaskades se Drinit, do te arrihet nje shtese vjetore energjie, prej rreth 300 milion kilovatore ne vit.
Ndersa duke shfrytezuar ne menyre optimale mundesine per te dhene energji ne pik, nga kembimi i energjise me fqinjet, mund te fitojme nje sasi tjeter te konsiderueshme energjie; nga ulja e ndjeshme e humbjeve teknike ne tere rrjetin e sistemit, do te nxirret perseri nje perfitim i konsiderueshem energjetik. Shpresoj qe ky shkrim, do te sherbeje per te ndikuar ne marrjen e vendimit me te arsyeshem, per TEC-in e Ri, si zgjidhja me e pershtatshem e krizes per energji.
E Diele, 06 Nentor 2005
Nga Dr. Alfred Paloka
Gazeta Korrieri