Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Komentet e gazetave per takimin e FMN me biznesin dt 10 Nentor 2005:
Gazeta Shqiptare(GSH) & News24: FMN kushte qeverise: Mos luani me TEC-in e Vlores
Ndersa gjithe gazetat e tjera nuk e zene fare ne goje kete gje, ne GSH shpallet si kercenim i hapur.
Lind Pyetja /pf/images/graemlins/shocked.gif: Ca interesi ka GSH ta komentoje ne kete menyre?? Ne nje kohe kur porrihen mendimet e specialisteve dhe TEC-i nuk eshte alternativa e vetme per zgjidhjen e problemit.
Une i qendroj mendimit tim qe Parku Energjetik ne Vlore eshte objektiv i qarqeve te caktuara italiane per te kolonizuar dhe industrailizuar "minieren tone te floririt" VLoren.
Mendimet dhe komentet tuaja /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Kurse une them se ti me pak me shume perkushtim do te te duken mullinjte e eres si armiq gjigande qe rrotullojne shpatat...

Te vonosh ndertimin e TEC-it te Vlores eshte krim per popullin i cili i mjeri ka 15 vjet qe persekutohet sikur te jemi ne qe shpaguajme mekatet e te gjitheve.
A nuk sheh ti se c'po ndodh?
Po linndin foshnjat ne maternitete me pishtare ne salle te lindjes sikur ne kohen e Skenderbeut.
Po falimentojne te gjithe bizneset e vogla, e nderkohe shteti ben gam-gam dhe retorike politike se na duhet data 28 apo 29 nentor, apo qe socialistet kane derdhur fjerzen kurse edi rama do pije detin....

Nderkohe sot Ministri i Ekonomise Genc Ruli raportoi se kompania shteterore ARMO do hyje ne biznesin e gazit per te ulur cmimet me subvencione shteterore. Cka do te thote qe doi falimentojne te gjithe privatet e do vendoset nje monopol si ne kohen kur cmimet i vendoste Komiteti Qendror. E nga praktika, ndermarja pa pike rendimenti (shteterore me cfare pret ti) do ta lere popullin edhe pa gaz.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

blendo mesa kam lexuar une nga gazetat, e mesa dime ne pergjithsi te gjithe, TEC ndot! ky problem eshte trajtuar dhe me pare dhe theksi aty vihej tek ndotja qe do i behej vlores. tani nuk e di une sesi i peshon ti gjerat, ose informacjoni qe kam une eshte i manget, po sinqerisht te dhjefsha TEC-in para turizimit potecial qe ka vlora.

shyqyr zotit kemi pare sesi funksjonojne gjerat jashte shtetit. jo se industri te tilla nuk mund te ngrihen ne buzdet, sepse italia eshte plot me rafineri nafte e gjera te tilla, por ne si shqiperi me aq pak vije bregdetare te hajrit qe kemi nuk mund t'ja lejojme vetes gjera te tilla. me te tille territor nuk mund t'ja lejojme vetes ndotje natyrore te asnje lloji.
 

preator

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Dhe c'eshte me e keqja nen nje kohe qe cmimi nderkombetar i naftes dhe gazit njeh vetem ngritje (dhe tendenca tashme e tutje do jete ngritja), realizimi i nje projekti te tille eshte jo vetem menxyre ekologjike per Vloren dhe turizmin po edhe krim ekonomik!
Me vjen keq per Berishe-mavrine qe para se te merrte pushtetin ciceronte ndryshe per shume e shume probleme.
Me sa duket karrigja i ndryshoka njerzit!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

ngjo problemi nuk qendron ke berisha me daku. ka dhene ultimatum FMN. nuk di nese ke lexuar njonin me nick antares ti kur ka shkrujt mbi FMN dhe Banken Botrore qe nuk eshte lope per ti thithur siset e te ngopesh me qumesht. heret a vone kerkon borxhin. ja ku dha ultimatum, tani le ti veme gishtin kokes. sapo lexova qe kishim sistem shperndarje energjie te amortizuar ne kulm.
FMN kishte nje liste me nja 5-6 kerkesa preçize, ku theksohej stabilizimi i gjendjes se KESH. meqe ne nuk dim nga lidhet gomari te vjen ustai e te jep ultimatum se ka dhene para per ate gje. me qarte se kaq!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Per mendimin tim ceshtja e ambientit eshte e fryre per qellime politike, qimja behet tra. Ne ketu ne Amerike me TECE (madje Berthamore) furnizohemi me energji. Eshte pikerisht per shkak te kesaj retorike shterpe qe kemi 15 vjet qe rrime si gogola ne erresire.
Nje paralelizem. Mbaj mend edhe ate te ujit me italine (e mbani mend) qe rrefuzuam te furnizojme me uje per 20 vjet jugun i italise nga burimet ne vlore. Kur shtrimi i tubit do te kryhej njekohesisht me rishtrimin dhe furnizimin e plote me uje te rrethit te Vlores nga Italianet - FALAS!!! Por jo, Nuk ia japim ujin italise ne, as vete nuk do pime...le te derdhet ne det...c'marrezi!!! Sikur burimit do i veme tape ta ruajme per me vone...ne det le te veje, edhe Vlora le te digjet per nje pike uje. pse te mos e shtrojme tubin dhe te perfitojme ujselklesin e ri te rrethit te vlores? ne vete as per 20 vjete nuk do ta shfrytezojme kete uje qe vete dem.

Ky eshte nje artikull i korrierit te dates 6 Nentor nga Dr. Fred Paloka ...ndoshta hedh pak me shume drite mbi kete histori.

KRIZA ENERGJITIKE TECI DHE PRETENDIMET "EKOLOGJIKE"

....Te ben pershtypje fakti, qe sa here behet fjale per ndertimin e ndonje vepre te rendesishme energjetike, ngrihen kundershtime me koperture ambjentaliste. ...... Jane thuajse te njejtet grupe, qe kundershtojne dhe ndertimin e TEC-it ne Vlore. Madje disa prej tyre harrojne se paguhen nga taksa- paguesit shqiptare, qe veprimtaria e tyre te garantoje gjerat me themelore si dritat, ujin, rruget, etj.

I gjithe vendi po perjeton nje situate te veshtire, me mungesa te gjata te energjise elektrike. Kjo ndodh ne nje kohe kur per ndryshimin e situates se tejzgjatur te krizes, jane hartuar strategji e projekte te shoqeruara me nje "fature" shpenzimesh qe i kalon te 1 miliard USD. Kur degjon lloj-lloj vleresimesh, shumica me ndjesi politike, te krijohet ideja se gjeja me e rendesishme, eshte qe pergjegjshmeria per situaten t'i faturohet Qeverise aktuale. Per politiken kjo dhe mund te justifikohet, por kur veren qe gazetat ("Ballkan" dt 03.11.2005) vene ne goje te akademikeve, ilacin qe zgjidh krizen, si mundesi te vetme importin, ndryshe "na ndihmofte Zoti" per te derguar reshje te medha, qofte dhe me permbytje te Lezhes", me duket jo vetem cinizem, por dhe mungese profesionalizmi. Kjo per faktin se roli i importit qe tashme e di kushdo, realisht eshte vetem lehtesues dhe jo zgjidhes i situates. Kjo se mundesite importuese te Sistemit tone Energjetik jane te kufizuara, si per aresye te vete Sistemit (kriteret e qendrueshmerise ne pune), ashtu dhe te "eksportuesve" e tranzituesve.

Zgjidhja perfundimisht e situatave te renda apo krizes energjetike, qe na ka renduar shpesh, madje qe nga vitet 1980, nuk mund te kryhet pa analizuar se ku eshte gabuar deri me sot. Keto gabime lidhen kryesisht me shproporcionet e krijuara, ndermjet prodhimit vendas te pamjaftueshem dhe konsumit, qe per vete zhvillimet ne ekonomi e jetese, kane ardhur duke u rritur gjithnje. Ne kete krize ka ndikuar dhe prodhimi i pabalancuar i energjise, me burime hidrike e termike. Mosndertimi per nje periudhe te gjate, te objekteve te reja prodhuese, sidomos te TEC-eve dhe mbeshtetja e prodhimit, thuajse teresisht ne hidrocenetrale, krijoi nje gjendje "krize" te thelluar, sidomos ne periudhat me thatesira te zgjatura, qe eshte paralajmeruar rrezikon te perseritet, ndoshta me thelle ne keto dy-tre vitet e ardhshme.

Po te kihet parasysh dhe fakti se Shqiperia prodhon per cdo banor, vetem rreth 1400 kilovatore energji elektrike ne vit, cka eshte rreth 20 here me e ulet nga Norvegjia, prodhuesi me i madh i Europes dhe rreth 2,5 here me e ulet se Rumania, qe eshte prodhuesi me i vogel per fryme i Ballkanit, kuptohet se sa i nevojshem ka qene ndertimi i burimeve te reja te fuqishme te energjise.

Ne te gjithe boten prodhimi i energjise elektrike behet kryesisht me TEC-e (perfshire dhe termoberthamoret). Ne strukturen energjitike boterore, prodhimi me TEC-e ze mbi 80%, ndersa prodhimi nga hidrocentralet eshte nen 20% te totalit. Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote, qe energjine elektrike e prodhon praktikisht, vetem me hidrocentrale. Madje po te kemi parasysh kushtet klimatike dhe ndryshueshmerine e madhe te prurjeve te lumenjve tane malore (raporti i prurjeve vjetore maksimale me ato minimalen ne Fierze eshte rreth 70), Shqiperia e ka te shume te nevojshem prodhimin me TEC-e, edhe per te kryer shfrytezimin optimal te HEC-eve me rezervuare ujore. Keshtu qe dhe rekomandimi per te ndertuar kudo HEC-e te vegjel, madje deri ne kthimin e mullinjve ne HEC-e, eshte jo shkencor dhe jo ekonomik. Kjo sepse ne periudhat me thatesire, si kjo aktuale, kur nuk kane uje lumenjte e medhenj si Drini, nga do ta gjejne ujin, vijat e mullinjeve?

Dihet se levizjet ekologjike, kane lindur shume kohe me pare ne Perendim se ne Shqiperi, ato kane luajtur nje rol te madh te pazevendesueshem, ne ruajtjen te paster te Planetit tone. Madje ne disa raste kane ndikuar deri ne mbyllje te ndonje centrali berthamor, por ne asnje rast nuk kemi degjuar per ndonje levizje per mbyllje apo moslejim te ndertimit te TEC-eve. Theksoj se vetem pak vite me pare eshte ndertuar ne Portugali nje TEC i madh (rreth 800 megavat), me qymyr teresisht nga importi, ne breg te detit ne nje pyll si ai i sodes ne Vlore dhe shume afer plazhit. Nje lloj ne bregdetin e Nju-Jorkut, funksionojne disa TEC-e me gaz, si ky qe eshte planifikuar te ndertohet ne Vlore. Madje ne kryeqytetin e Sllovenise, Lubljane, punon akoma nje TEC i vjeter i fuqishem, kryesisht per prodhimin e avullit per furnizimin e qytetit. Kujtoni depozitat e stermedha te karburanteve ne Roterdam te Hollandes, per t'u bindur se zgjidhja eshte mos ndertimi i TEC-it. Eshte e drejte e tere qytetareve dhe jo vetem e ambjentalisteve, qe te kerkojne ne cdo rast zbatimin e normave mjedisore.

Te ben pershtypje fakti, qe sa here behet fjale per ndertimin e ndonje vepre te rendesishme energjetike, ngrihen kundershtime me koperture ambjentaliste. Edhe kur filloi zbatimi i projektit per ndertimin e hidrocentralit te Bushatit (qe kete vit duhet te jepte energji), u ngriten "ambjentaliste", te perkrahur dhe nga ndonje "personalitet" akademik, qe kundershtuan ndertimin e tij, aq sa sot nuk behet me fjale per te. Jane thuajse te njejtet grupe, qe kundershtojne dhe ndertimin e TEC-it ne Vlore. Madje disa prej tyre harrojne se paguhen nga taksa- paguesit shqiptare, qe veprimtaria e tyre te garantoje gjerat me themelore si dritat, ujin, rruget, etj. Madje keto "ambjentaliste", nuk u ngriten as kunder vendosjes se TEC-eve DIESEL te "levizshem", qe me tymrat e tyre e ndotin mjedisin 10 here me teper se TEC-i i "Vlores". Nuk kemi pare qe keto grupe te ngrihen as kunder ndotjeve shumevjecare, qe i bejne mjedisit Uzinat e Celikut, Cimentos, impiantet kimike etj, qe kane demtuar rende shendetin e qytetareve te Elbasanit, Durresit, Lacit, etj, fakte te denoncuara dhe nga eksperte mjekesor.

Komisioni i Komunitetit Europian per energjine, ka kerkuar prej kohesh, per vendet anetare, qe mbulimi i nevojave per energji te kryhet nga vete cdo vend. Madje edhe tregu i unik i energjise elektrike per antaret e KE-se, thuhet se nuk mund te realizohet para vitit 2015. Kjo do te thote se aq me pak Ne, nuk mund dhe nuk duhet te mbeshtetemi ne zgjidhjen e krizes me import te saj. Importi, me sakte kembimi i energjise, si kudo duhet t'i sherbeje optimizimit te prodhimit dhe uljes se kostos se saj.

Me situaten energjetike qe zoterojme aktualisht, Shqiperia eshte ne kushte te pafavorshme, ne pjesmarrjen e saj ne tregun ballkanik te energjise. Mjafton te kemi parasysh faktin, qe dhe ne periudhen shtator-nentor, kur kerkesat per energji jane ndjeshem me te ulta se ne periudhat e dimrit dhe veres, na pengohet tranzitimi i energjise, me arsyetimin e mbingarkimit te linjave te interkoneksionit. Nese duhet te kishte protesta, ato duhet te beheshin per vonesat ne ndertimin e burimeve te reja te energjise dhe ne radhe te pare te TEC-eve. Me ndertimin pa zvarritje te nje TEC-i "dy shkallesh shfrytezimi" me kapacitet fillimisht rreth 300 megavat, nuk do t'i kishim fare problemet e renda qe u shfaqen aktualisht. I them keto, duke patur parasysh, propozimin qe i eshte bere qeverise shqiptare qe ne muajin prill 2002, nga kompania amerikane "Northwest Regional Power LLC": "Per venien ne dispozicion te menjehershem te kapaciteteve elektrogjeneruese", per ndertimin e nje TEC-i me kapacitet 300 megavat dhe prodhim vjetor 2,4 miliard kilovatore. Ne propozimin e kompanise percaktohej qarte se koha e plote e ndertimit te TEC-it me cikel te kombinuar, do te ishte 18 muaj (ndersa shkalla e pare me turbinat me gaz, perfundonte per 3 muaj), duke garantuar kosto me te ulet te prodhimit te energjise, perkundrejt TEC-eve klasike. Investimet per ndertimin e ketij TEC-i, parashikoheshin per rreth 150 milion USD. Ne propozimin e NRP, turbinat me gaz mendohej te merreshin me cmime kompetitive, nga "stoqet" e paperdorura, te turbinave te prodhuara per te perballuar problemet e krizes energjetike te vitit 2001 ne Kaliforni, e cila u zgjidh shume shpejt, me mjete te tjera. Shlyerja e nje investimi te tille propozohej me Kontrate te tipit Build Own Transfer (BOT). Me venien ne pune te nje objekti te tille, si pasoje shfrytezimit optimal te kaskades se HEC-eve te lumit Drin, ne varesi te reshjeve, cdo vit duhet te pritej nje rritje te prodhimit nga kaskada, prej 300-400 milion kilovatoresh.

Ndertimi i ketij TEC-i ne jug te vendit, perben domosdoshmeri, si: per rritjen e pavaresise energjetike nga burimet e huaja, ashtu dhe per permiresimin e treguesve cilesore te energjise (nivelit te tensionit ne konsumatore, uljen e humbjeve teknike ne rrjetin e sistemit etj). Ku me kryesore eshte rritja e sigurise se sistemit unik energjetik. Natyrisht ne zgjidhjen e krizes energjetike, ka rol te rendesishem dhe prodhimi me hidrocentrale, por duhet patur parasysh, vec sa thame me siper dhe faktin qe investimi per 1 kilovatore te instaluar te tyre, eshte ne kufijte nga 1500-5000 euro per kilovatore, ndersa kostoja e energjise se prodhuar prej tyre, ndryshon ne kufinj te gjere: nga 2,5 deri ne 15 cent euro per kilovatore. Kjo gje flet per ate qe projektet e reja te ndertimit te objekteve energjetike, duhen bere me llogaritje te sakta te efektshmerise (fizibilitetit) te tyre.

Sipas studimeve per ecurine e konsumit te energjise elektrike ne 5 vitet e ardhshme, rezulton se ne mungese te burimeve energjetike ne vend, nevoja e importit vjetor do te arrije deri ne 3.5 miliard kilovatore, cka mund te kerkoje shpenzimin e rreth 130 -150 milion USD ne vit. Pra investimi per ndertimin e nje TEC-i me kapacitet te pakten prej 300 megavat, shlyhen me importin e dy viteve. Pervec sa permenda me siper, do te justifikoheshin dhe investimet e bera per fuqizimin rreth dy here te rrjetit te transmetimit, per te cilin jane shpenzuar rreth 500 milion USD kredi.

Ne menyre te permbledhur, ndertimi i nje TEC-i te tille, do te sillte: Rritjen e kapacitetit prodhues te sistemit energjetik, duke e cuar nga 4-5 miliard kilovatore, ne 6-7 miliard kilovatore ne vit; lirimin e Buxhetit te Shtetit dhe te KESH-it nga subvencionet dhe shpenzimet e pervitshme, per te perballuar importet e energjise;

menjanimin e humbjeve te ekonomise dhe biznesit te rreth 200 milion euro, per cdo 1 milion kilovatore te mos dhena (nga kufizimet); cmimi i energjise elektrike ne prani te ketij TEC-i, do te jete ndjeshem me i ulet nga ai ne kushte importesh te medha; nga shfrytezimi optimal i hidrocentraleve te kaskades se Drinit, do te arrihet nje shtese vjetore energjie, prej rreth 300 milion kilovatore ne vit.

Ndersa duke shfrytezuar ne menyre optimale mundesine per te dhene energji ne pik, nga kembimi i energjise me fqinjet, mund te fitojme nje sasi tjeter te konsiderueshme energjie; nga ulja e ndjeshme e humbjeve teknike ne tere rrjetin e sistemit, do te nxirret perseri nje perfitim i konsiderueshem energjetik. Shpresoj qe ky shkrim, do te sherbeje per te ndikuar ne marrjen e vendimit me te arsyeshem, per TEC-in e Ri, si zgjidhja me e pershtatshem e krizes per energji.

E Diele, 06 Nentor 2005
Nga Dr. Alfred Paloka
Gazeta Korrieri
 

preator

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Ne fakt kam lexuar ca shkrime te atij antaresit, dhe te them te drejten nuk e kish dhe aq keq ai....
Po ca thone qe "kryesia" e ka plasur brenda per mosdashuri te mjaftueshme per Ameriken dhe "levat" e saj (do thoshte nje plak) FMN, BB etj.
Nje person me ka thene qe antaresi eshte "penduar" dhe eshte zotuar te mos zbuloje te gjitha pislleqet e Daj-Samit!
Ti kthehemi temes.
Ku i pati syte Qeveria Shqiptare kur i morri keto pare? Thuhet qe borxhi ka arritur 1 300 000 000$!
Shqiptareve u eshte harbuar gomari dhe nuk do me te mbaje patkonj po atlete, qe kur rane ne dashuri me dokrrat e ekonomise se lire te tregut te tipit Thecerit!
Pra per te lidhur perseri gomarin as qe behet fjale, per me teper qe ky gomari qe do te integrohet ne stallat perendimore (me gomarlleqe te ketij lloji) as qe do te degjoje per ustain e vjeter!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ngjo problemi nuk qendron ke berisha me daku. ka dhene ultimatum FMN. nuk di nese ke lexuar njonin me nick antares ti kur ka shkrujt mbi FMN dhe Banken Botrore qe nuk eshte lope per ti thithur siset e te ngopesh me qumesht. heret a vone kerkon borxhin.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Duto, s'paske kap gjo.

Projekti i FMN duhet medoemos hedhur poshtë dhe duhet t'i qëndrojmë një linje e një programi të caktuar për ndryshimin e situatës energjetike në vend.

Është skandal të mendosh investime për burime të reja energjetike ndërkohë që po len për mungesë investimi të shkatërrohen egzistueset. Përse FMN nuk jep para për rikonstruktimin e HEC që janë në gjendje të mjerueshme? TEC i Vlorës nuk do arrijë kurrë të prodhojë aq energji sa HEC mbi Drin. Për më tepër, Vjosa ka në periudhën më të ulët të saj 30 m³/s (që nuk është pak për mbajtjen e nivelit) e normalisht ka prurje rreth 240 m³/s. Nuk do ishte e vështirë besoj të përllogaritej ndërtimi i një HEC i cili të mund të funksiononte me një prurje prej 150 m³/s.
 

preator

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Shiko shiko dreci......
Paloke Doktori apo Doktor Paloka (kur para 10 vjetesh u derguam nje pyetesor te gjithe intelektualeve me tituj e grada, mbi 30-40% e tyre nuk dinin as te shkruanin 3 fjali pa 4 gabime ortografike, sintaksore e logjike) eshte hedhur ne mbrojtje te "kockes" duke angullire pervajshem!
Edhe Bushi nuk do e gjente nje apologjet me te mire!

Aty nga fundi, ky Doktor (dei miei stivali) thote qe ndertimi i TEC-it u dashka bere edhe per arsye pavarsie energjitike!!!!!!!
Paloke Doktori ndoshta si Pinoku kujton qe nafta bie nga qielli ashtu falas per arnautet qafira.
Ky argument me kujton ate ngushellimin e atij xhelatit qe po i thoshte te denuarit "Ti njehere do vdesesh, une te heq misterin e kohes dhe menyres duke te prere koken!"
Pse cuditemi qe shqiperia ka katandisur keshtu me te tille "doktore"!
Ndoshta veterineret do ishin me te mire........
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

PS. ne artikullin e Dr. Palokes permendet kompania Northwest Power co LLC
http://www.nwpwr.com

per mendimin tim kjo bie ne nje kategori me ate skandalin nga kanadaja te Conforce International qe do te privatizoje portin e Durresit Conforce qe eshte kompani parkingjesh te vdekur me tre veta ne nje zyre diku ane nje pylli...keto jane kompani piciruke, pa ekperienca, pa fonde te mjaftueshme dhe pa emer...
Nuk e di nga i gjejme ne keto, apo nga na gjejne keta ne.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

e mir kondre ideja ishte qe nuk o fush me lule /pf/images/graemlins/laugh.gif.

blendo un hodha nji sy ne internet per pune impakti ambjental te TEC qe perdorin lende djegse te ngurte. pervec faktit qe TEC qe perdorin te tille materjal kerkojne domosdoshmerisht hapsira te medha ku te depozitojne materjalin djeges, ai smogu qe çlirohet konsiderohet ne Serbi psh nje nji nga TEc me te medha te saj tip 326 kg te nje lloj substance helmuese qe ne italisht eshte "anidride solforica" per km katror. sipas shkencetarve 30 kg te tilla ne vit per km katror=katastrofe ekologjike......

ja linku: http://www.osservatoriobalcani.org/article/articleview/3893/1/49/

eshte link ne italisht dhe flet per idete qe po hidhen mbi kthimin e energjise berthamore ne itali dhe hipotezat per ne Serbi.

pertej paranoies se ekologjikeve lale....ky muhabet do pleqeru mire e mire nga specjaliste te zotet, te huaj ose vendas.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

http://www.osservatoriobalcani.org/article/articleview/4893/1/51/

ky eshte artikulli specifik per krizen shqiptare.

ka nji gje te lezetshme aty: thuhet qe Banka Boterore kishte 30 vjet qe nuk investonte mbi TEC kudo ne bote dhe papritur u zgjua. per me teper, kriza shqiptare qenka pjese e krizez ballkanike e shkaktuar nga mbyllja e nje sere TEC dhe centrale nukeleare ne BUllgari si prerogative e BE per tu integruar.

eshte interesant si artikull. vetem se eshte ne italisht. do jau perkthej me gjithe qejf atyre qe nuk e kuptojne.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

E lexova artikullin e observatorit mbi ballkanin. probleme ka, por ka dhe kompromisa se vetem budallenjte besojne se mund ti kene te gjitha, pa paguar. nejse, alternativa nuk ka pse te mos konsiderohen por rrjeti energjitik shqiptar ka nevoje per nje rimont te plote. Eshte e papranueshme qe perfaqsues te se majtes dhe se djathtes kane qene njesoj te paafte te zgjidhin kete ceshje, sepse deri tani bejne politike sa per b*then e vet dhe askush nuk deshiron te behet burri i mire qe investon per te miren e perbashket ne afate me te gjata se nje sezon politk 4 vjecar. Ata qe mendojne gjera te vogla, nuk kryejne dot pune te medha.
Ne kete faqe do gjeni nje galeri fotografike te shume TEC-evce ne mbare boten. Bashke me fotot do gjeni dhe vendodhjen, kapacitetitin dhe vjetersine e TEC-eve:

http://www.industcards.com/ppworld.htm
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Muaaa o duti mua /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

blend mua (dhe jo vetem) me vret syte dhe trunin ai ultimatumi (mgjth GSh e ka pat doren te rende me Berishen gjithnji) i FMN. sidomos pas atij artikullit italjan te vjen plasja. tek kto fotot vura re qe impjantet jane ndertuar ne zona "te izoluara" pavarsisht se me gjelberim rreth e qark. por qyteteve nuk u duket nami e nishani. sidomos ne shtetet qe ia njeh pak gjeografine dhe i di pikat kryesore turistike nuk gjenden as afer qyteteve ku jane ngritur TEC. ktu eshte kleçka dmth ke pozicjoni gjeografik si fillim.

rrusho ta perkthej me verte artikullin e? mos mu zgerdhi mu per gjona serjoze /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

KETA TECE JANE PRANE OSE BRENDA ZONASH TE BANUARA

Hamburg, Gjermani, Qymyr:
tiefstack.jpg



Astoria, NY (Queens, ne zemer te NY) vajguri dhe gaz
astoria-gt.jpg



Brooklyn NY - nga ana tjeter e manhattanit tani (duken edhe pallatet ne foto)
brooklyn-navy-yard.jpg


Nossener Bruck CC Gjermani - me gaz (shiko sa afer banesave ndodhet kjo)
noessner.jpg


Kendall, Massachusetts gaz
kendall-sq.jpg


Jo per ta shtyre me tej ceshtjen. Por duket sikur bota ka nje central ne cdo rreth, ne nuk kemi asnje, 0, ZERO ...dhe nuk kemi as drita. Nuk e di. Vloren e dua dhe une se i kam brobt nga bregdeti por duhet te kete nje te mesme te arte. Dhe duket sikur TEC-et qe punojne me gaz nuk shkaktojne ate lloj alarmi qe interpretohet ne mediat tona. As BB nuk mendon se eshte pertej kufijve te normales. Nuk jam ekspert per keto, por di qe jemi ne pike te hallit...
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Ti Blendi je kopetent i madh, ben llogarir a te thella e ku di unese cfare, na sjell shembuj amerike e evrope qe ja ku i bejne tecet etj, po te mos ishte ajo amaerika jote qe i ben tecet vend e pavend, qe i mban SUV me nga 6000cc e harxhon te mirat e globit vetem per vete ai filmi THE DAY AFTER TOMORROW do na dukej me te vertet fantashkece po ai film,miku im, shpejt do jete realitet. Une nuk jam donkishot qe luftoj me mullinjte e ere, donkishot jeni ju qe injektoheni nga demagogjia emerikane dhe cdo ze kundra ju duket absurd. Shqiperine duan ta mbajne peng dhe ky eshte fakt. Ne Vlore Investimet private i kalojne te 500miline eurot vetem ne ndertim pa llogaritur potencialine turizmit se aty nuk eshte masakruar qyteti nga pikpamja urbanistike, ai qytet do vetm infrastrukture qe varet nga shteti, se nuk ka OHRI ose Budva asgje me shume se vlora ku dynden turiste nga gjithe evropa veriore. Po keto gjera ti nuk i ben llogari, ti je si goamari qe ivene tagjine perpara dhe nuk do tia di me(mbaji peng energjine). Pse nuk tregon edhe TECIN ne Genova te italise qe ra zjarri para 1 muaji dhe banoret e qyteti aty prane iken te tmerruar. E fundit une shkruaj per keto probleme ne kete forum se ketu ka njerez me sensitive ndaj problemve qe lindin si pasoje e paaftesise se politikaneve tane.
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

<font color="red">Do anulohet Parku Energjetik në Vlorë
Qeveria do të japë miratimin për ndërtimin e TEC-it në Vlorë
</font>
Ja ku e nxorren koken!!! E shtrenguan dhe e bene aq te madhe ate punen e dritave qe te gjenin kompromisin ose me mire Gozhden e Nastradinit, Do bejme 1 TEC(per momentin) dhe kaq. E mjera Shqiperi ne duart e kujt ka rene. Si i tha Berluskoni Sales: "Po ta bej kollaren dhe shiko mos me gjen ndonje femer te mire ne Shqiperi(Ndoshta Vloren se ndryshe ajo shaka do ishte pa kripe). Erdhi prape Doktor Shkallovi nga Italia nga AUDIENCA papen dhe ENEL(i kishte kerkuar "DRITA") dhe tha qe Italia do na ndihmoje.
Si ka mundesi pyes une kur nje dite me perpara gjithe specialistat e energjetikes thane qe ne keto momente linja Brindizi-Igumenice shfrytezohet 100% nga Italia qe importon energji nga Greqia, dhe nga kjo linje ne do na vi energji nga italia BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.!!!!
A e merrni vesh sa te poshter qe jane na marrin per K.....A.
Harrojne qe Brukseli tha qe para Referendumit qytetar per TECin ne terhiqemi.

Si ishte Puna e ati centralit berthamor ne gjermani qe kushtonte 12 miliarde euro u ndertua dhe u nderpre inagurimi pas referendumit te qytetthit te vogel aty prane.

Une them pse mos ta bejme ne Durres TECin?? Depozitat jane, porti eshte, deti eshte!!!!! Apo ka shume investime te te tjera dhe menjehere krijohet konflikti i interesit, ndersa ne Vlore Politikanet te ndeshur me pamundesine e zaptimeve publike si ne Durres, e eleminojne transferimin e kapitaleve investuese ne fusha fitimprurese duke u ndertuar nje TEC te bukut qe sic thoshe Kryetar NANO do kemi nje bashkjetese te Industrise dhe Turizmit (te k...it me dollarin do thosha une)
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

Sa mir qe ke drita te me quash gomar. e prap vetem ti degjohesh te pellasesh, ne muhabet po bejme se nuk vendos une per tecin, lafsheee
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa mir qe ke drita te me quash gomar. e prap vetem ti degjohesh te pellasesh, ne muhabet po bejme se nuk vendos une per tecin, lafsheee

[/ QUOTE ]

Muhabet Muhabet
Po opinionet jepen
Pastaj une po shkruaj ketu se jane ca rob qe edhe mendojen nganjehere per vendin e tyre.
Ti shkruan nga 7 faqe artikuj me fotografi pro tecit dhe pastaj thua s'varet nga une.
Edhe tyte te jesh merret vesh se po te varej nga ty kremator do e kishe bere shqiperine.
 
Top