Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

Diddy19

Su@mi
Re: Copeza mendimesh....

Do me pelqente shume ta mendoja si protagonistja e filmit te parmbremshem:
"Ndoshta zoti ka ne plan per mua nje projekt me te mire nga ai qe kam une per vete!"

Kam nevoje per pak kurajo!Ku gjendet valle?
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Sot..Tirana eshte shume e zymte,njesoj si qielli.Me kot kerkon te shohesh ndonje rreze dielli sepse vjeshta nisi ta kurseje e ta jap me cmim te larte ngrohtesine.Ne sfond degjoj nje kenge te vjeter tiranase qe me ben te zgjohem nga krevati plot nostalgji.Mendoj me vete : Do ndodhe dicka ndryshe sot?!,druaj se do ndodh gje.Nga siper vezhgoj njerezit qe ecin si te hutuar,pa planifikim,ne horizont shoh rremuja makinash qe i bien burive me nje tingull apatik qe te ben te shurdhohesh me zor.Per te lene pas gjithe kete kaos ,ulem ne kendim tim me aromen e kafes se sapobere ve kufjet dhe tentoj te gjej ndonje muzike qe me ben te clirohem e tera e te enderroj.Ndjej qe kam nje mall te papershkruar per femijerine time,per gjyshen gjyshin,per gjithe vendet ku vrapoja,gricesha neper ferra ,ku hithrat me pervelonin trupin dhe une perseri plot kurajo futesha neper shtigje qe kush e di valle se ku me shpinin e mblidhja lajthi dhe i caja fort me dhembe,hahah...Sa keq qe skam asnje foto nga ato kujtime,dhe aq shume vite te ngulura vetem ne kujtese e asgjekundi...Ndodhira qesharake me vine neper mend,dhe me bejne te buzeqesh.Kuptoj se kemi ngelur shume prapa,kemi mesuar te buzeqeshim me hipokrizi dhe cinizem dhe harruam te buzeqeshim thjesht sepse behemi te bukur kur e bejme.Jo me kot gjeja e pare qe na dhurojne kur vime ne bote eshte buzeqeshja.Une do ti dhuroja femijes tim nje bote me buzeqeshje,qe kur te rritej te mbante mend gjithmone se shpirti buzeqesh nepermjet miresive, e neper prehjeve te qeta te zemres.
Tani kam nisur te vezhgoj akoma e me shume mimikat e njerezve,detaje jo te vogla qe me bejne te fantazoj per boten e tyre.Shume e tregojne veten nepermjet fjaleve,sjelljeve,pak e tregojne nepermjet mimikave.E per te me bere per te buzeqeshur me vjen serish ne mendje gjyshja ime qe me bente me shenja fshehurazi kur isha e vogel se duhet te pushoja se po flisnin te rriturit.Ajo me mesoi ti kuptoja shpesh gjerat e te sillesha pa patur nevoje per fjale...sepse ndonjehere edhe peshperimat jane te teperta ,mjafton thjesht nje buzeqeshje per te kuptuar gjithcka.

481x3r7.jpg
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

kur ke kshu momentesh... shko tek varrezat LiPS /pf/images/graemlins/laugh.gif

spo tallem

personalisht esht i vetmi vend qe ndjehem mir, kur me hypin kto momente... ri me ore aty i mar varet mar dhe i lexoj te gjitha shkrimet
 

policia

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Monotonia, me cmend monotonia...
ka kohe qe me eshte qepur nga pas, ma ate menyre jetese, me ato njerez, me ato rroba...
kam kohe qe kam vene syzet kunder diellit dhe tani ai nuk me verbon me...
mengjesi njesoj, dreka njesoj, dhe darka...
e perplasa nje pjate pas murit sot dhe ajo u thye u be therrime, humori nuk me ndryshoi ndonese nuk me erdhi keq per pjaten e thyer...
kam filluar ta degjoj pak si shpesh se jam bere nervoze, te jem bere valle???
kur nuk arrijme ato qe duam te arrijme na kap trishtimi, inati, ambicja, ligesia.
kur arrijme ato qe kemi enderruar punuar luftuar, per cudi kemi nje ndjesi kenaqesie ne fillim dhe na kap nje monotoni...
ja hap dollapin e rrobave, cte vesh po ato rroba, po ato kepuce...
dal ne rruge, ah e njejta rruge ku kaloj...
gjithcka eshte nje qark i mbyllur qe nis me mua dhe perfundon tek mua, ufff cmerzi...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Copeza mendimesh....

Shpesh jeta na ben te mendohemi per gjera qe nuk jane dhe aq te rendesishme ti japim aq rendesi sec duhet.
Pse valle truri eshte gjithmone ne punim edhe kur ne e stakojme ate?
 

Diddy19

Su@mi
Re: Copeza mendimesh....

Nuk e di pse por nganjehere me vjen keq per ty! Ne fakt e di, po s'dua ta pranoj.Do doja te kishe interesa ne jete (qe te mos jene femrat), ti vije vetes pikesynime dhe ti arrije; do doja qe ti ta dije,sic e dije dikur, ate cfare ti do. Me shif ne sy dhe me thuaj :Ti cfare do ne jete? Cfare do te behesh kur te jesh i "madh"?
Mund ta di çfare te ka bere qe ke ndryshuar keshtu?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

are you ready to go on bare feet and lingerie?
are you ready to go on athletic shoes and sweatshirt?
are you ready to go on high heels and white collars?
 

ala

Forumium praecox
Re: Copeza mendimesh....

te kam menduar shume,te kam enderruar gjate edhe me sy hapur kto dite.E ndjej qe me ka marre malli tmerresisht,edhe sepse ti spo me merr me ne tel.jam bere nevrike,dhe me vjen te te ulerij ne fytyre qe eshte i gjithe faji yt.ke kaq dite qe sme merr ne tel dhe une qe gati cdo ore shoh cell per ndone mesazh,por asgje.e ke vendosur,dhe e ke vendosur keq.se di dhe sa do zgjase kjo loja jote,por mua po me terbon.qenka e vertete thenia qe ne dashuri fiton kush iken.
kam kaq dite qe te vij pas,te shkruaj mes,te marr ne tel per te te thene qe ben sh gabim qe sme merr, dhe sot per here te pare ne jeten time,ta mbylla telefonin ne fytyre.se kisha bere asnjehere,kam tentuar ta bej por skam mundur.sot pasi te thashe qe po ben nje gabim trashanik,te quajta te cmendur dhe te thashe i paturp e perplasa shume fort celularin mbi krevat,dhe per nje cast u ndjeva pa fryme!!ta mbylla tel pa pritur ta beje ti.kam pritur shume here ta besh ti sa here qe jemi zene(ndoshta sepse sherret tona me te medha i benim nepermjet tel sa here qe mes nesh hynte largesia dhe deti)...dhe kte radhe e njejta gje,kur do vish- me pyete - sapo te mbaroj pun,tu pergjigja...dhe ti duke bertitur si gjithmonese duhet te mbarosh sa me pare,pasi smundeshe pa ne.sepse ne jemi dy,une dhe ajo.ne fakt jemi ne,prandaj dhe ty te merr malli kaq shume,se po te isha une,se di a do ishte njesoj...gjthsi jam e merzitur qe ta mbylla tel ashtu,qe ti thashe ato fjale,por me ka marre malli,me ka mare shume,dhe pas disa ditesh meqe sdo mundem te te jem ne ditlindjen tende do te dergoj nje mesazh ne 12 te nates,edhe po sme more neser,e pasneser,sepse.....te dua!!! /pf/images/graemlins/wub.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

We have expectations for persons without even knowing them deep, without realizing how irrational they can be. So, our expectations are higher and more ideal than the reality itself , we don’t met them, and we feel disappointed after. It seems that we set ourselves up for failure by expecting too much from people and after that we start grieving the fact that the world is not build right .
Learning from mistakes is part of survival, learning not to trust certain people, or walk down certain dark alleyways can save your life, never assume the best in every person , cos it wouldn't last long. That’s a lesson I learned today, just a reminder to myself not to put trust into someone and after being caught up in my own concern.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

krejt patetike,
disa biseda, te shpifura, te thata, siperfaqesore
thjeshte pytje pergjigje...pa piken e interesit, pa piken e buzeqeshjes
nje zakon i keq...
shum njerez bosh...
behesh po aq patetike sa ata qe te flasin...thjeshte nje zakon i keq, per shkak te mos thenjen JO nuk kam deshire, JO nuk me interesone, JO un mendoj se ti je si derrase e lemuar dhe tallashi te ka ngelur akoma siper...
njerez te cilet pervec idjotesirave te vogla nuk jane ne gjendje te te thone gje tjeter, sepse nuk kane jetuar gje tjeter, sepse nuk din cfare eshte gjeja tjeter...
sepse jan mbyllur ne boten e tyre te vogel, qe nga momenti qe ekzistuan...dhe kur u bene ne gjendje te mendonin by their self ata serisht vazhduan po ne te njejten rruge...
si rrjethoj---->>>qenje te vogela, me shume paragjykimek,pa piken e interesit...

pytja qe ngrihet eshte :
-do vazhdoj edhe shume gjate keshtu ???

nese PO, duhet te shpetojme veteveten nga nje precipitim ne nje gjendje te tille
nese JO...shpresoj te mos ket gjakderdhje per te dale nga kjo gjendje komatike...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

dua te ik ne vendin e mendimit tim, aty ku akullnajat jane dhe ngjajne te tilla, prane teje ku ec mes acarit si flake e vogel qe nuk shkrin asgje, ku mbijeton formalizmi, ku bisedat jane te ftohta dhe ku akulli ngrin cdo ndjenje njerezore.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Tek une asgje nuk zgjat gjithe jeten, tek une cdo gje vjen si cikel kur mbyllet mbyllet edhe pse me vone mund ta sjell ndermend, tek une nuk ka pafundesi dhe c'ishte ishte gati perjashtim se terkuzat nuk me pelqejne se jam tip shume i paduruar dhe praktik.

[/ QUOTE ]

Sa shume e vertete eshte kjo, sidomos kur ke nje jete qe beson ne te kunderten dhe te gjithe rreth teje te bindin se ti funksionon ne te kunderten! Eshte e vertete cliruese nga shume vargonj besimesh te gabuara per veten, te tjeret dhe te ardhmen!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Jo moj c'thua, tek une pervecse asgje nuk eshte e perjetshme dhe nuk ka pafundesi se jam edhe une tip i paduruar, i nxituar, po deshe le te themi dhe praktik /pf/images/graemlins/laugh.gif kam dhe te miren tjeter qe kur dua te ngjesh perdor gjithefare lloj menyrash/objektesh pervecse te qeshuren /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Status
Not open for further replies.
Top