Re: Copeza mendimesh....
copeezaaa mendiimeeesh, jo po verini edhe nje fjongo,
mendimi im nuk me duket te jet cope (copez jo se jo), eshte nje mendim, nje mendim i tere.
....shpesh, c'do film i pare, c'do ngarje e perjetuar, bisede e bere, kenge e degjuar, pare nga po i njejti prizem, seleksionuar nga po e njejta mbrese.
E ndjen fillimisht, pastaj fillon ta mendosh, e rrotullon para mbrapa, e rrokullis nga nje qoshe e kokes ne tjetren, e vervit, e kap ke cepi per ta centrifuguar si rekk-rreke, s'di c'ta besh, e suvaton me mendime, e ben gogel per ta peshtyre lehtshem perjashta, ta vervisje i here pas murit, te lepihej pas tij deri ne dysheme.
Gjithesesi nuk e ben sepse dihet edhe pa u thene: Me e bukur se per te nuk ke qene as per veten.
Prandaj e mbeshtjell, e lepin me gjuhe, e ferkon, e than pas menges, i ben vrime, e var ne qafe dhe nomeron: nje.
Dhe prape hap goje e te flet: pse nje?
Ti buzeqesh dhe i afrohes daljes. Mbyll driten dhe deren pas teje.
Mes haralleqesh deperton ndricimi i korridorit. Hapat shuhen shkalleve. Ne oborr zerat shqetesojne akoma erresiren e ftohte:
-po sa?
-dy.
-Po pse dy?
-Po sa?- pyet lopa dhe ben sparkaten.
/pf/images/graemlins/smile.gif