Re: Copeza mendimesh....
pata nje mendim te plote po me ra prej duarsh dhe mu thye.u pluhuros prej kohes.u mundova ta riformoja po disa pjese ishin rrahur nga koha,disa me vuajtje disa me gezime disa me iluzione disa me shpresa.i mblodha ato copa po mendimi i pare ishte i harruar.pjeset nuk ishin me ato te parat.dhe kjo eshte ajo qe arrita te mbledh...
Why do I keep trying?Nothing's staying together, it's all lost its cohesivity, that being my will, my faith
Lost in my sea of deprivation, lack of stimulation, no conviction to do anything, it's like I don't care
...... prap pyeta....... heshtje....... pse?..... fantazoj..... une dhe hija ime..... sa bukur, merr permasa te ndryshme.... une ngelem ajo qe jam, pse mos te bejme nje shkembim une te jem HiJa e ti te jesh une?
mendimet qe pretendoja se tashme i kisha palosur te gjitha, kur......shoh qe ishin crregullt serish, shtu ne te qinden e sekondes, si ka mundesi thashe, SI GUXOJNE, mua mu desh kaq kohe per t'i mbledhur dhe palosur, ndare dhe peshuar, e cuditshme, sikur mendimet te jene kristal qe therrmohen ne miliona copeza......
...s'ka me kurrkund rregull, pervecse ne trurin tend te thjeshtezuar... hic, leje kohen te haperdehet gjersa te lidhet ne gonxhe me vetveten; pastaj le te humbase kohen e vet duke u sperdredhur gjersa gjarpri te te mbeshtillet rreth fytit si lak rreshkites ...po te perpeliten kembet, kujdes...
Lumenjte vershojne drejt detit, dhe deti nuk mbushet asnjehere. Keshtu eshte dhe zemra e njeriut...
Te isha ajer, te hyja ne ato vende ku sme shihte njeri sme degjonte njeri, te pershkroja zemren e tij me rruget e frymarrjes te shihja ne sa skuta ishte emri im i shkruar ne sa vende venat rrihnin me fuqi te madhe si nje llave vullkani dhe te zbuloja cdo skute te erret te asaj kasaforte.Pastaj me nje shpejtesi te rrufeshme te shkoja ne mendjen e tij te shikoja cdo qelize ku e conin ngacmimin , cperpilohej ne ato male te rrudhosura nga trysnia e kohes e mendimeve. Ah te isha ajer qe te isha rreth tij sa here ndiente vetmine ta perkedhelja me prekjen time te fresket dhe te lehte, kur qeshte ti fshihja lotet e gezimit
Vrapi te ben keq.....Mos Vrapo....Lere te ike....Fillo te ecesh me hap normal dhe merr fryme thelle.....harroje pendimin se eshte nje qelbesire qe vetem te mundon dhe qe po te luftosh ne emer te tij do te te qeshi ne surrat sfidues neser...
Jam e ndrydhur, sdua te bej ato cfare me thojne te bej, sdua te bej cme thote zemra te bej, sdua te bej cme thote emdnja te bej.. dua te perhumbem mbase dhe te pushoj se ekzistuari, dua te zhdukem mos jem me pjese e ketij realiteti....
Dua ato cfare s'dua mos valle kapitulli im po vjen ne rreshtat e fundit...
Ka ardhur koha te shkruhet Prologu!...dhe te vendoset fjala FUND!
...mos bej si bej une , po bej si them une ...
Ah si nuk kam nje zemer shkemb qe te ndal cdo lloj ndjenje qe rrjedh neper te, e te me ler te qete te shoh jeten pa piken me te vogel te keqardhjes ose te te kthyerit koken mbrapa.....
Kam lenduar shume zemra, por pikerisht tani qe jam e lenduar vazhdoj serish te lendoj ata njerez qe s'duhet ti meritojne lotet e mia dhe qajne bashke me mua ne lengimin tim qe po me merr frymen....
Shpirti nje det i renduar nga stuhija, nje nate e erret pa yje qe ka lot dhimbjeje, lot pabesie dhe lot dashurie.....
O zot te lutem me ndihmo, te lutem sjam e zonja t'ia dal me mbane vorbulles qe me ka rrethuar zemren......
Deri pa e jetuar asnjehere nuk e kuptojme se sa e demshme eshte tu meshosh ndjenjave, ti forcosh ato, te vraposh pas tyre per ti arritur duke mos u dorezuar kurre. Nje buke e kercur eshte e keqja me e madhe. Asnjehere nuk e kuptojme dhe shkojme me shpresen se jemi te forte per ta riparuar. Gabohemi. Zgjohemi pas shume kohesh dhe e kuptojme qe duhet te kishim hequr dore. Sforcimi eshte nje droge qe i injektojme vetes dhe jemi te dehur per te kuptuar se nuk do arrijme asgjekundi.
Edhe lulja me e bukur vushket
edhe shiu me i rrembyer i le vend diellit
edhe zemra me e forte thyhet...
Megjithate sec shof nji merimange tek tavani
qe se paska bo ne men me lujt venit
...time is ticking away...
Jam bere vajze e mire, nuk shkon!
Jam bere e ndergjegjshme, vetem sa mbyta veten!
Jam bere e pervuajtur, hic, s'shkon!
Kam rene edhe ne depresion, memzi qe dola!
Te desha shume, s'fitova gje!
U permbajta, s'shkon!
Te endrrova shume, tani me humbi edhe gjumi!
Besova, fitova vetem genjeshtra te majme!
U bera me e sinqerta ne bote, s'ben!
Luftova, u lodha shume, s'fitova betejen!
U mundova, m'u ca koka ne dysh, s'arrita dot!
kam njohur njerez qe flitnin per te degjuar veten e te bindnin veten.
nuk e di a do arrij hipokrizia te zhduket ndonjehere?jam e zhgenjyer se te gjithe vetem me kane bere keq e nuk di a ja vlen kjo bote me njerez te tille?nuk duhet te jem me shume e sinqerte e cdo gje do te jete me e lehte.nuk e di.........nuk e di...........
O zot na ruaj nga budallenjte se nga te mençurit ruhemi vete.
Po bie bore.Prane vatres enderroj qe ne dere te trokasesh ti.Vetmia do tretet ne perqafimin tone.Edhe pse e di qe ti nuk do rish pergjithmone, me mjafton nje cast te dy,te shkrire ne nje,dhe e gjithe bota nuk do te ekzistoje.
dridhem nga e verteta, te ta them....e kam akoma me te veshtire.......e kam vedosur se qe ketu do iki.. shume shpejt ,,,do mbledh plackat dhe do shkoj diku...tanime ja dal dhe vete....
e verteta eshte.....se nuk rroj dot me duke u shtirur........
Te dua, s'te dua, te dua, s'te dua, te dua, s'te dua, te dua, s'te dua...te dua...
Mos e harxho dashurine tende per nje qenie te paarritshme!Te pakten meqe e pranon se eshte i tille...i paarritshem.Per te gjitha ka nje qenie te paarritshme..po c pune kemi ne me to!?
Per te gjithe ka nje qenie te paarritshme,po sa te arritshem ekzistojne per ne?? Mendohu....
sa mire eshte te harrosh...
Vrapi te ben keq.....Mos Vrapo....Lere te ike....Fillo te ecesh me hap normal dhe merr fryme thelle.....Mendohu....
...time is ticking away...
..e kemi fatin shprese dhe marrezi...
A eshte krim injoranca?
Do luash me ato fjale pa kuptuar thesarin qe mbartin brenda.
E cfare je ti pervecse hirit qe ngrihet,e cfare jam une pervecse ajo qe pret te qartesohet rruga te shikoje mbi fantazmat e te mos kapem pas ulurimave te tyre shqetesuese.
Jam egoiste,me lumte qe jam,kush tha se duhet te te beja gjerat te lehta,kush tha se ti nuk duhet te me bindesh mua sesi je me fakte.
fjalet i merr era kaq shpejt sa shprehjet e urtesise popullore une i mbaj shtrenguar fort: "tra dire e fare c'e' di mezzo il mare".
Asnjehere s'ja dime vleren asaj qe kemi?? Kjo eshte relativisht e vertete. Ndoshta per kete ushqejme iluzione.
mah...
perdite e me shume e habitur nga rrymat e nendheshme te ujerave te kohes,nga duart e buta qe mbeshtjellin ne perqafime e nga buzeqeshjet qe lindin nga dashamiresia,e perdite sensibel ne ndryshimet klimatike e ne frazat e hirta te fleteve te gjata.
Jam pa gjak!
Po nez i cigare...
Ndeza cigaren, dhe mendova: Do le cigaren! Ndryshova mendim...
Rri dhe shikoj qiellin naten. Ate copez qe me perket ndersa jam e ulur perdhe ne ballkonin tim duke tymosur. I njejti pozicion yjesh pernate. Me duket se mund te zgjas doren dhe ta kap njerin per ta afruar apo larguar nga te tjeret dhe ti ndryshoj ato figuga te crregullta yjesh. Kete pershtypje kam. Mund te ngre doren te zgjatem pak te kap nje yll ta ul hhhmmmmmmmmm 5 cm me poshte dhe te formoj nje drejtkendesh te persosur me tre te tjeret.....
eshte gia' i persorur....lere ate, po ti s'e sheh yllin e katert, varja atij ne qiell, behu ti ylli qe mbyll perfektin ...ti dhe universi jeni ne sintoni...si dy te dahsuruar te turpshem, prisni ti thoni njeri tjetrit fjale...
hapju e do te shohesh sesi do te te hapet, jii nje yll ne te, dhe te betohem tere qielli do te behet vetem nje yll ne ty
Dua te jem buze detit , te ndjej eren e jodit qe deperton thelle ne mushkri, buze atyre shkembinjve qe lagen nga mijra vale te shkumbezuara kripe, buze atij uji kristal qe percjell mijra mendime te dlira .... por e parealizueshme koha ecen perpara smund te kthehet pas e vetmja cmund te bej eshte ta realizoj te njejtin fragment ne te ardhmen... do behet? se di por ajo pamje me ka lene mbresa te pashpejgueshme, lumturi te papermbajtur dhe mbi te gjitha nje fragment te shumejetuar....
buze detit une flisja me heshtjen.
thell ne shpirt i plagosur,ne vetmi
valet endacake me moren me vete
me cuan patjeter tek ti.
Vrapi te ben keq.....Mos Vrapo....Lere te ike....Fillo te ecesh me hap normal dhe merr fryme thelle.....Mendohu....
ah sa i bukur ish ai agim,
me zgjoj nga nje nate qe fatemiresiht kur iku
nuk me mori me vete.
Diku pashe firmen e dikujt qe me pelqeu /pf/images/graemlins/laugh.gifiskutimi vdes nga deshira e mire e disave per te poshteruar te tjeret.Une do i shtoja nga injoranca e disave....per te ulur vlerat e te tjereve.
Kujtoja se koha e Don Kishoteve kishte ikur por jo,ata ekzistojne akoma po ne formen moderne.Keta mjerane kur hipin ne maje te kalit duan gjithmone te shpetojne boten me idete e tyre te ......
O zot na ruaj nga budallenjte se nga te mençurit ruhemi vete.
Shume here qenia ime shnderrohet ne nje rruzull ne levizje te vazhdueshme. Me shume me ndodh kur jam me sy mbyllur. Vjen si nje dallge e forte perjetimi ku asgje nuk shihet apo ravijzohet ne mendje. Kam vetem ndjesine e nje rrubullaksie, tip topthi apo fare gruri. Nuk e shof, vetem e ndiej. Veten time ne ate forme. Permasat e vogla por permbajtja gati ne te shperthyer. Sikur nuk qendron dot brenda levozhges dhe nga casti ne cast do te shpertheje dhe derdhet. Nuk jam e zonja ta shpjegoj me fjale ate qe ndiej por di vetem qe eshte e ankthshme por njekohesisht dhe shume stimuluese. Gjithcka e perceptoj nepermjet grykes fytit. Nuk bej dot asnje lidhje dhe vrulli me te cilin kaloj keto momente ne mendjen time me syte e mbyllur sa vjen dhe shtohet derisa arrin nje pike konstante ku ngec dhe mbetet. Vazhdon. Nje ndjesi e rrumbullaket qe kerkon te shpertheje nga levozhga ime. Une e rrumbullaket dhe me permasat e nje fareze gjigande
po mendoj per nje pale krahe.....te kisha te fluturoja nje here...te shkeputesha nga ketu poshte....sa shume po e mendoja kete gje...gjithe mengjesit....tek po haja cereale e qumesht e ulur si njeri i kulturuar ne tavoline......
do doja te fluturoja ......e lire
Pertej...
Pertej gjithckaje...
Ne emer te ciles arsye??
Ja Emrin Tend e shoh tejmane mjegulles mbi sy,tek lutem per cfare kam te shtrenjte.
Pse te vetmen here qe e ndiej tamam nuk e them dot...
ti me mesove me te miren e tashme une nuk i afrohem asaj cfare nuk eshte jotja.
Perkohshmeria e qenies ...
NGANJEHRE TE PLLAKOS DALLGA E JETES DHE NGELESH ATY E ZYMTE E MENDUAR E TURBULLT SI PA SHPRESE E FRIKESUAR NGA VDEKJA E FATIT QE KE....
E PASTAJ NJE SHKENDIJE TE DEL PERPARA E TE HAP SYTE AQ SHUME SA AS VETE SE DI SI TE NDODHI TE JESH NE SIPERFAQEN E OQEANIT DHE TE SHIJOSH DRITEN E DIELLIT, RREZET ENGROHTA DHE NGJYREN MAGJEPSE TE QIELLIT....
E LUNDRON E LUMTUR ME SHPRESEN PER TE PARE ME SHUME.......
E CDO GJE E SHKUAR E DHIMBSHME VENITET E TE DUKET SI SEKONDI NE NJE KOHE QE AJO QE KE PERPARA TE DUKET PA MBARIM.....
TANI PO.... TANI SHOH SE SI EXISTOJ DHE SE SI QENKA NDERTHURUR BOTA ME HIJET DHE DRITEN E SAJ....
SA MIRE QE SHOH SE KAM KAQ SHUME PER TE JETUAR PA U GJUNJEZUAR NE PLOGESHTINE E RITMIT TE SHKUAR... POR DUKE MESUAR LEVIZJET E REJA NEN RITMIN E RI....
DUKE QENDRUAR E FORTE NE MUSKUJT E MIJ RINOR DUKE NDRICUAR SHPIRTIN ME DASHURINE TIME PER JETEN DHE MREKULLITE E SAJ........
me ka rene ne dore nje flete e bardhe.po te shkruaj do ta prish kot me vone kur ta lexoj perseri do ta lodh mendjen ne ate moshe qe do jem te rikujtoj ato momente qe jam munduar te pershkruaj ne leter.po atehere mendja do te jete boll e lodhur nga jeta dhe do te refuzoje te rikujtoje...
cfare vlere mund te kene kujtimet?o.k i mbaj mend disa momente te bukura qe mund te me kene ndodhur deri tani...ti rikujtoj...per cfare?qe ti them vetes shih si ke qene e tani nuk je me?mbaj mend mendime te hidhura?per cfare ti kujtoj?ti them vetes shih si ke vuajtur...
nigjo; hudhe i mendim, ne nje "leter"´te "piste"!-nashta nje dit, do jesh/e i/e lumtur po tmos e kuptosh ca ke shkruar..., nje her e nje koh!
Kurre nuk kam ditur te shpreh trishtimin.Kam frike se fjalet refejne vetem per siperfaqen e tij,tradhetojne ate qe ndjej ndaj me mire hesht,e pertyp ngadale derisa te tretet ne shpirtin tim.
.....ndodh qe je munduar shume dhe nefund nxjerr knkluzion qe gjithe ky mundim do te shkoje dem...por pikerisht atehre kur nuk e pret ndodh mrekullia...aha tani e kam kuptuar qe mrekullite u ndodhin atyre qe u besojne...
Jetojme mes enderimesh, ndoshta dhe ne vete jemi nje enderr ......loje absurde interpretimesh......njerezit i duan endrrat, ate qe smund ta kene, eshte pikerisht kjo..... e paarritshmja .......... qe mbetet gjithone terheqese ....
sa e cuditshme...ne nje hark kohor te caktuar te gjithe shtypin tastieren dhe lene nje shkrim nje mendim...sa larg njeri tjetrit e sa te ndryshem ne momentet tona...
rastesisht hapa ca flete...
kisha kohe pa shkruar ne ate bllok,ndonje dite do i lexoj.
Nese nje dite do te ndodhe qe une.......... do doja te ishte ne shtator.
...time is ticking away...
iku dhe kjo dite! cdo mengjes cohem me shpresen qe kjo dite do jete ndryshe nga te tjerat, qe varacioni do te thyej ate monotonin mbytese. po si per inatin tim ditet fillojne dhe mbyllen te tera njesoj. qe kur hap syt ne mengjes e di shume mire intenerarin tim ditor qe s'ndryshon kurre.e shytur mes rreshtave te gazetes se perditshme zbres nga autobusi pa e kuptuar, tashme stacionin e di permendesh.pastaj ngjis me nxitim shkallet e spitalit, komento analiza.dhe keshtu fillon dita ime. nganjehere pyes veten ku e gjej forcen te cohem nga krevati c'do mengjes kur e di shume mire qe kjo dite do jete si gjithe ditet e tjera.
ja edhe nje nate u perendua per te mos lindur me...
Vajti dhe nje nate me shume per lesh, une tjerr netet e mia pa menduar qe thur trikon e vetmise.Kurre s'me ka pelqyer tjerrja, s'mesova dot, me priu fati, sot trikot shiten te gatshme, une thjesht i blej.
...se kisha vene re asnjehere se sa rende trokasin akrepat e ores mbi mur gjate nates. Trokasin akoma me fort kur mijra mendime te percillen pertej mendjes nga nje extrem ne tjetin, nderkaq qe ti mundohesh ti vrasesh qe te mund te shpetosh dhe ato 4 ore gjume qe te kane mbetur...
mendohet se nje leter e embel si mjalte te gezon....
jam e trishtuar nda ideja e mospasjes tende....
Prape kete nate ne mendje te kam..
prape gjumi nuk me merr
Deshiroj te te kem prane
duart ti prek e te ledhatoj,perqafoj e te shtrengoj...
Pse nuk erdhe kur te thashe eja...edhe pse i kuptoj shume mire arsyet, prape nuk e pranoj vendimin tend.Madje tani ndjej qe nuk kam me rendesi per ty. Meqe u largova nuk kam me ate rendesine qe kisha dikur. Me duket sikur te kerkoj shume ne cdo fjale qe te them. Sot doja te te telefonoja dhe te te ulerisja ne telefon qe kam nevoje per ty. Ama nuk e bera! Si gjithmone gjithcka do mbyllet ne zemren time, qe tashme me duket si e humbur. dhe ecen ecen pa nje drejtim.I mungon ti dhe per kete jam e bindur.I mungon vemendja jote, ngrohtesia jote, ledhatimi jot...
Tu luta te vije...ahhh sa shume tu luta.Tani e ndjej qe paska dale me zerin e shpirtit ajo lutje.
pres telefonin qe te bjeri..
ai bie, por gjithmone me vone se ce pres une. po me bezdis pak ky fakt, sme pelqen te pres kaq shume!!
ke mbetur vetem.terhiqu zvarre pas kujtimeve te tua se ndoshta do te bejne shoqeri...deri sa dhe ato te mbarojne.thirr me te madhe dhe jehona do te behet shok i dyte...deri sa te zdhuket...atehere qaj ne heshtje dhe lotet do te jene shoket e tu...e shpreso te mos mbarojne...sepse do te mbetesh serish vetem.
Qeshni popull. Vetem keni per te qene gjithe jeten...
Mendimet.....çfare do jet njeriu pa to.....Cili eshte mendimi i pare qe ju vjen ne mend..... çfare kerkon njeriu tek mendimet
sa mire eshte te harrosh...
Nje premtim qe per mua ka shume rendesi me shume se raporti me ju.
Ndjej qe sme interesoni me......pasi per mua do mbeteni thjesht kujtimi i nje periudhe.
u rrita …
kerkoja…
vrapoja…
u rrezova, u ngrita, u lodha…ika…vazhdova...ne rrugen time…
duke e ngjyrosur ate, me ngjyrat e ndijimeve...
...,ne ikje...u rrita?!
...Nuk dua dhe nuk me pelqen te shkoj me tutje me lojra sidomos per nje premtim te bere.(nje hap me e rritur,nje kufi mepertej?!)
Pasqyre!
Nje pasqyre, ju lutem ... te cfaredo lloji e permase, magjike apo jo, nje pasqyre nga ato qe te falin iluzionin e ekzistences se dyfishte, ato qe sa je perballe tyre e sheh veten por shembellimi zhduket menjehere sapo largohesh.
...s'ka me kurrkund rregull, pervecse ne trurin tend te thjeshtezuar... hic, leje kohen te haperdehet gjersa te lidhet ne gonxhe me vetveten; pastaj le te humbase kohen e vet duke u sperdredhur gjersa gjarpri te te mbeshtillet rreth fytit si lak rreshkites ...po te perpeliten kembet, kujdes...
thonte kipling:
ne mundsh te ruash arsyen kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes ti besosh
sa here tek ti dyshojne e s'te perfillin
por edhe gjykimet drejt ti gjykosh...
...njerez qe jetojne perdite me deshiren kostante per te ruajtur veten edhe ne kohe te veshtira,per te ruajtur dinjitetin dhe emrin qenie njerezore,njerez jo ne shitje...
p.s te gjitha copat e mendimeve jane marre nga shkrimet e 58 faqeve te kesaj teme dhe jane kombinuar deri ne ate pike qe kam pasur mundesi.
dhe kjo eshte vetem nje cope mendimi...copat nuk i gjeta dot te gjitha sepse disa koha i kishte fshire fare,ose pluhuri i kishte mbuluar komplet... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif