Re: Copeza mendimesh....
Sa absurde duket kur kthehemi ne te njejtat gjera, kur jetojme dy dite te njejta si dy pika uji, kur rutina shkallmon devijimet pasi dhe ato behen rutine, kur del ne rruge dhe sheh te njejtet njerez, qe ecin, qe te salutojne me miresjellje dhe ndonjehere te ftojne te pish me ta kafene te perzier me sheqer, monotoni dhe ritem konstant. Sa absurde kjo prtja ne hapsire, ku delirantet jane vendosur ne boten e tyre dhe ti ben spektatorin ne sallen mbushur me njerez si ti, ku kenga qe degjon eshte e njejte dhe perserit te njejtat fjale... sa absurde te mendosh prap te njejtat gjera.