Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.
Re: Copeza mendimesh...

Hillja na vjen here pas here, e merr malli per shpellen ku ka pas dredhur ndonje cig hashashi ne rini te heret.

Nomi eshte alive and kicking /pf/images/graemlins/smile.gif

Qe kur ka dale Stephen nga pylli e rri mes njerezve ate pyet ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh...

/pf/images/graemlins/lol.gif edhe ajo po
kishe marr ndonje fantazem me vete kur e pe ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh...

mmmonty you crazy cat, yeah im thinking of you and your adventures, you and "him" are like tom sawyer and huck finn /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Re: Copeza mendimesh...

Une punoj me nje brumbull. Nje brumbull te zi, me floke te drejta e te shkelqyera qe i rrine pas kokes si nje kapuc i mendafshte. Une punoj me nje brumbull, pa qafe, pa bel, pa gjoks, pa te pasme, pa asnje kthese ne trupin e njetrajtshem. Une punoj me nje brumbull, qe heret ne mengjes rreshket anes deres sime me frike, dhe nxiton per ne folene e saj te padritarte. Kur une shikoj manovrat spektakolare te parkuesit arab ne rripin e ngushte mes ndertesave tona, buzeqeshjen e stisur te xhamalaresit irlandez, modelin e ri te flokeve te kamarieres se barit Onyx, brumbulli im stivon formularet e sekretareve te zyres 1, 3, 4, 6. Une punoj me nje brumbull, sy rruaze, hunde gogel, goje ngushte, qe gjithcka sheh e asgje s’prek e s’preket nga asgje.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh...

Ishte menyra ime per te sdramatizuar icik gjendjen e brumbullit Lipsi... /pf/images/graemlins/wink.gif.
 
Re: Copeza mendimesh...

Teoria qe jeta shperndahet neper gjithesi ne saj te mikrobeve qe bejne xhiro ne meteore, ka filluar te marr vrull. Me duket se shumeve do ti binte te fiket sikur te vertetohej qe e kemi prejardhjen nga nje plesht turist nga planeti X615 /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/cool.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh...

nuk di nese ka ndonje lidhje matematikore, ku cikli mbyllet dhe fillon nga e para, por sapo pashe Bleonen dhe ajo ka te njejtin trup si kur ishte 14 vjec. Pati fazen e vet te transformimit (zgjerimit ne rastin e saj) dhe tani eshte perseri e holle dhe e gjate si atehere kur luanim ke lagjja e nanes. Natyrisht sot ka floke te kuqe dhe eshte e lyer me xixa, por po ta vesh re, ato s'jane vecse mbeshtjella per dhurate, asgje me teper. Pjesa tjeter, eshte po njelloj si atehere. E njejta gje dhe kendej, edhe pse pa xixat, te pakten jo te dukshme. Tani qe po shoh Bleonen, me duket sikur po rijetojme ate qe jetuam kur ishim 14 vjec: te luajme topadjegesa, dhe vetem mendimi se cdo gje do te perseritet per te saten here me duket e trishtueshme, e frikshme, e papranueshme. A thua qe ketej e tutje e vetmja gje qe do te ndryshoje eshte letra me varak? Sa e trishtueshme do te ishte kjo gje! Sa e pakuptimte! Natyrisht, kete gje e ka thene shume me bukur ai tipi tek Miti i Sizifit, por kjo nuk do te thote se tronditja nuk eshte njelloj e ndjere, ne mos dhe me e thelle, duke pasur parasysh se asgje nuk ka ndryshuar qe nga hera e pare qe u tha. Si thote ajo shprehja: "Ia tha, ia tha, por kujt ia tha se!!!"
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Copeza mendimesh...

Them se zgjodhe rrugen me te lehte...per momentin.
Me vone do te jete teper vone...Te gjithe e dime perveç teje...qe nuk ka kthim mbrapa...dhe nuk dua qe te rikthehesh serish...per te me thene qe gabove!...Jo...vuajtja do te jete vetem e jotja...Une nuk jam fallxhore qe shikoj kartat e fatit...por dreqi e mori ca gjera i shikon edhe bufi!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh...

Me duket e veshtire t'i qendroj besnike natyres sime dhe ne te njejten kohe te ruaj la serenità ne marredheniet me njerez shume ndryshem nga une,por qe kam perzemer.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh...

Mendohem e mendohem,por nuk po kuptoj pse ia kam imponuar autokontrollin vetes.Sepse s'dua te lendoj te tjeret apo nga frika se mos te tjeret me lendojne mua? Diçka eshte e sigurt:po i vjen fundi durimit dhe s'dua te imagjinoj rrjedhojat.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Copeza mendimesh...

Kam nje deshire te çmendur, te pa imagjinueshme, nje mall te llahtarshem, te larget e te afert, nje ndjenje irrituese te brendshme qe me gerric, qe me therret...dua te bej nje keshtjelle prej rere....dua shume te bej nje keshtjelle prej rere, buze detit njesoj si atehere, dua qe dielli te me djege lekuren e te me skuqi kurrizin si atehere...dua qe floket e lagura dhe te perziera me rere te me futen ne sy e keta te me lotojne...dua te ndjej shijen e ujit te kripur ne cep te buzeve te thara, dua qe dallga e fundit te me prishe keshtjellen time prej rere...ta terheqe drejte vetes ne brendesi te detit ...pjese pjese, cope cope, dalengadale, njesoj si atehere. Keshtjella ime ka egzistuar edhe pse per nje laps te vogel kohe...ka egzistuar. Dua shume te ndertoj nje tjeter. A eshte e mundur te rigjej te njejtat ndjenja si atehere! ohhh po dyshoj...kerkoj te rindertoj keshtjellen apo kerkoj te rindjej gjendjen apo atmosferen, aromen, kenaqesine e atyre momenteve!!!...se di s'jam me e sigurte do mendohem prape /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh...

vetem me ca levizje te duhura,vetem me nje kompozim te denje, vetem me nje shikim, heshtur qete-qete.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh...

Why do people always act as if they know what happens and, what's worse, spill out far-fetched sentences, pfffff...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh...

what does it mean? in which context is the right answer, in three sentences trying to explain oneself or ...
 
Status
Not open for further replies.
Top