Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Me lejo te te prek brishtesin e mendimit,,pastertin e syve,.
me lejo te zhvesh ngadal nga ftohja e jote e akullt,me lejo te ndjesh ngrohtesin e dores sime neper fetyren tende,,
me lejo te te shikoj ne syte e tu ,deri sa te humasesh ne ngrohtesin time,.
te shof tek rreshket neper gjethet e vjeshtes se ren,,tek rrokullisesh mes aromes se tokes dhe vjeshtes,.
dehesh mes perendimit dhe lindjes ,jeton neper ikona te gjalla dashurie,.
rrukullisesh...mes gjetheve te arta vjeshtore,,ndjell shi dhe butesi,.ylberin e vjeshtes krijon,..
ah mendim i merguar dashurie..ktheu ne stolin ku jam ulur,..
smile.png
)je vetem , je pa mua..!!
 

Hektor12

Locus omnem
Bet'hoveni i shkruan një gruaje të panjohur [6 korrik 1806]
Engjëlli im, gjithësia ime, ti, vetvetja ime! Po të them vetëm pak fjalë sot, e po i shkruaj me lapsin tënd. Boshllëku që më le nuk do të mbushet deri nesër; ç’humbje e pavlerë e kohës!
Përse është i nevojshëm gjithë ky trishtim? Nuk ka tjetër gjë veç sakrificës dhe kufizimeve për dashurinë tonë? A bën dot ti të mos jesh në gjithçka e imja, apo unë mos jem i gjithi i yti?
Zot! Shiko këto bukuri të natyrës dhe ngroh shpirtin me atë që duhet të jetë. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo me plot të drejtë, sepse është me mua tani, njësoj siç je edhe ti. Nëse trupat tonë do ishin të bashkuar, ti do të ndjeje të njëjtën dhimbje si dhe unë.
Tani një ndryshim, nga ajo që shohim jashtë, te ajo që jemi brenda. Me siguri to të shihemi disi më shpesh. Nuk mund të t’i them dot të gjitha ato që kam vënë re në jetën time këto ditë të fundit. Nëse zemrat tona do ishin pranë e pranë, sigurisht nuk do mund të shihja asgjë ç’kam parë. Zemrën e kam plot me ato që dua të të them, por ka momente kur mendoj se fjalët nuk thonë dot asgjë. Por gëzohu! Qëndro thesari im i vërtetë, gjithçkaja ime ashtu siç jam unë i yti. Zotat më pas do na japin atë që ata mendojnë se do jetë më e mira për ne.
 

Hektor12

Locus omnem
Volteri i shkruan së dashurës nga burgu [Hagë 1713]
Më kanë burgosur në emër të mbretit dhe mund të më vrasin, por nuk mund të vrasin dashurinë që ndjej për ty. E dashura ime e adhuruar do t’ju shoh sonte, edhe nëse do të më duhet të vë kokën në satër për këtë.
Për atë zot, mos m’u drejtoni më me ato fjalë të tmerrshme që më shkruanit! Ju duhet të jetoni e të jeni e kujdesshme. Kujdes nga zonja, nënë e juaja, sikur ajo të ishte armiku juaj më i keq. Por, çfarë them? Kujdes nga gjithkush e mos i besoni askujt! Qëndroni gati, sepse sapo të dalë hëna do të largohem fshehur nga hoteli, do marr një karrocë ose pajton, që të kalërojmë si era drejt Sheveningut. Me vete do kem letër dhe bojë që të shkruajmë letrat tona në udhëtim.
Nëse më doni mbahuni fort dhe mblidhni forcat e mendjen. Mos lini nënën tuaj të kuptojë asgjë. Përpiquni të merrni pikturat (grafikët) tuaja dhe ju siguroj se as kërcënimi i torturave më të tmerrshme nuk do më ndalonte dot t’ju shërbeja (kujdesesha). Jo, asgjë nuk mund të më ndajë prej jush, sepse dashuria jonë është rritur mbi virtytin (dashurinë e pastër) dhe do të zgjasë aq sa dhe jetët tona. Adieu! Për ju do të bëja gjithçka, sepse ju meritoni shumë më shumë se kaq! Adieu, zemra ime e dashur!
 

Hektor12

Locus omnem
Honore de Balzak i shkruan konteshës polake Evelina Hanska
Jam aq i çmendur për ju e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk të arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa ju menduar edhe juve ngatërruar mes tyre.
Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç jush. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë te ju. Ju përqafoj, ju puth, ju përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenjen time.
Mund t’ju them se do jeni gjithnjë e pa diskutim në zemrën time. Brenda saj ju ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ju më hiqni dashurinë tuaj, qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i tmerrshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes.
Ngrihem papritur duke i thënë vetes: “Do shkoj te ajo!” Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më keni gllabëruar plotësisht.
Sa herë mendoj për ju ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. Ç’tmerr i vërtetë!
Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo por, e duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange.
Eva ime e dashur, ju nuk e dinit. E mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po ju flas njësoj si t’ju kisha edhe ju këtu. Ju shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur!
Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Ah! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje!
 

Hektor12

Locus omnem
Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t'i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.
E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër...
Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja!!!...

Një prej 500 letrave të dashurisë së Franc Kafkës
 

Hektor12

Locus omnem
"Letra Dashurije"
- Gustave Flaubert
Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; tani që po të shkruaj, papuqet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. Veç gëzim do desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të parreshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem I ftohtë, i akullt, egoist dhe vetëm zoti e di se çpo më ngjet këtë cast. Sa kujtime! Dhe sa ëndje! Më duket që po shkruaj keq; spo të shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për ti kuptuar ato duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërritesh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe, përfytyroj lëvizjet e këmbëve tua tek i veshin ato...shamia është ende brenda...
..A e di çpo mendoj? Fytyrën tënde të zbehtë e serioze, kur ti rrije përdhe, mbështetur mes gjunjëve të mi...dhe llampën! Mos e thyej, lëre; ndize çdo mbrëmje ose më mirë në ndonjë ditë solemne të jetës tënde të brendshme...A e di se në qfarë qëndrimesh të përfytyroj? Në studio duke pozuar: nga njëra anë të ndriqonte dita, unë të kundroja në anën tjetër; dhe pastaj në mbrëmje, në hotel të shoh të shtrirë në shtratin tim, flokët derdhur mbi nënkresë, veshtrimin drejt qiellit, e venitur, duarlidhur, duke më dërguar fjalë çmendurie. Kur u veshe ishe e freskët posi buqetë lulesh. Në krahët e mi një ngrohtësi e embël, kapitëse dhe dehëse buron prej teje. Po unë si të dukem? Si ngrihet shëmbëlltyra ime para syve të tu?... Sa dashnor i mjerë qenkam. Ajo që më ndodhi me ty kurrë smë kishte ngjarë. Kisha frikë se do të më urreje. Duhej pra të të dashuroja fort, meqë ndieja të kundërtën e asaj që ndjeja për të tjerat, ska rëndësi cilat. Ti do më bësh mua pagan, o muza ime!!!...
....Para se të të njihja isha i qetë, Po hyja në një periudhë burrërie për nga shëndeti moral. Rinia më kishte ikur. Ndërkohë ti erdhe në majë të gishtave dhe e trazove gjithë këtë. Llumi i ndenjur zjeu sërish, liqeni i zemrës sime fërgëlloi. Porse stuhia për oqeanet është. Po u turbulluan pellgjet vjen erë e keqe. Të dua pa ti them këto. Po munde harromë. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci sipër për të fshirë gjurmën time. Hajde mos u zemëro...
...Ndihem i trishtuar, i mërzitur, tejet i tendosur. Po më mbërthen, si para dy vjetësh, një ndjeshmëri therëse. Kursemë; ndiej marramenth prej dashurisë tënde. Duhet të jemi të bindur se nuk mund të jetojmë tok. Duhet ti jepesh një jete më pak të spikatshme, më të cekët. Do të doja të të takoja, ta bëja zakon këtë, në mënyrë që shembëlltyra mos të të djegë e ngushëllojë, por të ngrohë dhe dëshpërojë...duhet të të qortoj diqka që më lëndon dhe skandalizon, për merakun tënd të pakët në lidhje me Artin. Mirë për lavdinë, skam kundërshtim që nuk merakosesh; por jo për Artin, që është e vetmja gjë e vërtetë më e mirë në jetë! A mund ta krahasosh atë me një dashuri tokësore? A mund ta parapëlqesh adhurimin e një bukurie të përkohëshme ndaj kultit të së vërtetës?....
....Sa më kënaq kuvendimi më ty. Pena shkruan si tia ketë ënda pa e vrarë mendjen se vajti vonë. Çlodhem kur ti dërgoj ashtu kuturu të gjitha mendimet e zemrës.
E dashura Luizë, ti më flet për mjerimet e femrës; dhe unë jam në këtë mes. Do ta shohësh që do të më duhet të zbres poshtë në pusin e ndjenjave. Po të jetë i mirë libri im, ai do të miklojë ëmbëlsisht shumë plagë femërore të cilat do të buzëqeshin duke njohur aty veten e tyre. I njoh mirë ato dhimbjet tuaja, të gjorat shpirtëra të errët, njomur prej trishtimit të fshehtë, si ato oborret e pasme në provincë, muret e të cilëve i ka mbuluar myshku.
Kam jetuar dashuri të zjarrta, që kullosnin në zemrën time si kuajt në lëndinë. Disa të tjera qenë akull të ftohta, mbështjellë rreth vetes, si gjarpërinjtë kur tretin ushqimin. Kam pasur më shumë epshe, se flokë të rëna. Tani u plakëm bukuroshja ime; qofshim hija jonë e fundit, gënjeshtra jonë e fundit; qoftë e bekuar, sepse është e ëmbël! Uroj të mbajë sa më shumë, sepse është e fortë.


4542435651_7390b17396.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit
25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!
E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.
 

Hektor12

Locus omnem
E shtrenjta Katerina,
Ka kaluar nje muaj qe nga letra e fundit, por po me duket shume me teper. Jeta po rrjedhe si nje peisazh jashte dritares e nje makine. Marrw fryme, ha dhe fle si gjithmone, por ne ekzistencen time nuk ka me asnje qellim qe kerkon pjesmarrjen time.Vazhdoj te lundroj ne rrymat e eres, ashtu si letra qe po te shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij..
As puna nuk ma largon qofte edhe pak dhimbjen per ty.
Pa ty ne krah, ndiej boshllek ne shpirtin tim. Vazhdoj te kerkoj fytyren tende ne pafundesin. E di qe eshte e pamundur por nuk mund te veproj ndryshe. Kerkimi im per ty, eshte nje fillim i pafundshem, me destinacion deshtimin. Une dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar per gjerat qe do ndodhnin, nese rrethanat do te na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera ate nate. Me vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do te ekzistoj me asnje tjeter qe mund te zvendesoi ty .
Fjalet qe ti thash ate nate ishin te kota, duhet ta kisha kuptuar qe atehre. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime me e shtrenjt qe kam dashur, tani qe u largove pergjithmone, nuk dua te gjej nje tjeter.
"Deri kur vdekja te na ndaj" keshtu premtuam ne betimin tone, dhe kuptova qe ato fjale jane dhe do jene te vlefshme deri ne diten qe edhe une do te largohem nga kjo bote.

Garret Mesazh ne shishe -2
Nicholas Sparks - Le parole che non ti ho detto (Fjalet qe nuk ti thash)
 

Hektor12

Locus omnem
Unë të shkruarit e kam të skeduar: mbaj shumë kartela, ku vendos faqet që më rastis të shkruaj, sipas ideve që më vërtiten nëpër kokë, ose vetëm shënime të gjërave që do të doja të shkruaja....
Kam një kartelë për sendet, një kartelë për kafshët, një për njerëzit, një kartelë për personazhet historikë dhe një tjetër për ...heronjtë e mitologjisë; kam një kartelë për katër stinët dhe një për pesë shqisat; në njërën grumbulloj faqet për qytetet dhe peizazhet e jetës sime dhe në një tjetër qytetet imagjinare...
jashtë hapësirës dhe kohës. Kur një kartelë nis të mbushet me fletë, filloj të mendoj për librin që mund të nxjerr prej saj".
Italo Calvino.......
 

Hektor12

Locus omnem
Pjese e shkeputur nga libri...."Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust
"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët"; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
"Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c'guxim, c'vështrim, c'buzëqeshje!"
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!" Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!" Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c'monokël, c'paturpësi, c'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!" Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.
 

Hektor12

Locus omnem
Jam bir i nje babai te pa lindur kurre . E kuptova duke vezhguar jeten e tij . Nga ajo qe kujtoj , nuk mbaj mend asnjehere te kem pare kenaqsine ne syte e tij , pak pelqime , mbase asnje gezim .
Kjo me ka ndaluar gjithmone ta shijoj plotesisht timen , jete . Si mundet ne fakt qe nje bir te jetoje te veten nese i ati nuk e ka jetuar te tijen ? Dikush ja del , por eshte gjithesesi e lodhshme . Eshte nje ofiçine me ndjenja faji qe punon me gjithe kapacitetin .

Babai im eshte gjashtedhjete e shtate vjeç , eshte i dobet dhe i ka floket gri . Gjithmone ka qene nje burre plot me force , nje punetor . Por tani , eshte i lodhur , i keputur , i plakur . Eshte zhgenjyer nga jeta . Kaq i zhgenjyer sa kur flet per te , shpesh perseritet . Duke e pare ne kete gjendje shkakton ne mua nje ndjesi te forte mbrojtjeje . Me frikeson , me vjen keq , do te doja te beja diçka per te , do te doja ta ndihmoja ne ndonje menyre . Dhe ndjehem keq sepse me duket se nuk bej asnjehere mjaftueshem , qe nuk jam asnjehere mjaftueshem.

Shpesh , sidomos ne vitet e fundit , e verej . E veshtroj me vemendje dhe zakonisht perfundon qe mallengjehem pa nje arsye te vlefshme , perveç atij lemshi te brendshem qe ndjej qe prej gjithmone dhe qe me mban te lidhur me te .
Kemi pasur nje marredhenie te veshtire dhe e jona eshte ajo lloj dashurie qe vetem ai qe ka pasur kurajon per tu urryer qe mund ta njohe .
Ajo dashuri e vertete , e fituar , e djersitur , e kerkuar , e luftuar per te . Per te mesuar qe ta dua me eshte dashur te bej xhiron e botes . Dhe sa me shume largohesha prej tij , me shume ne te vertete po afrohesha me te . Bota eshte rrumbullake .

Ka qene nje periudhe e gjate ne te cilen nuk kemi folur . Dhe te mos flasesh me nje prind do te thote te kesh gjunjet e dobet , do te thote te kesh nevoje papritur te ulesh per nje çast . Jo sepse te merren mendet , por sepse te dhemb stomaku . Babai im ka qene gjithmone dhimbja ime e barkut . Per kete fillova ta dua vertete vetem pasi arrita te vjell te gjithe zemerimin tim , urrejtjen time dhe dhimbjen time , meqenese shume nga keto ndjesi mbanin emrin e tij .
Kur isha i vogel doja te luaja me te , por puna e tij e çonte perhere larg .E mbaj mend mbi te gjitha ne dy situata : kur behej gati per te shkuar ne pune , ose kur pushonte i rraskapitur nga puna . Ne çdo rast duhej te prisja : une per te vija gjithmone me pas .

Babai im gjithmone me ka ikur , dhe akoma sot eshte keshtu . Me pare e merrte tutje puna , tani dalengadale po ma merr koha , nje kundershtare me te cilen nuk mund te krahasohem , me te cilen nuk mund te konkuroj . Per kete , tani , jetoj te njejten ndjesi pamundesie qe perjetoja femije .
Sidomos ne vitet e fundit , çdo here qe e shoh e kuptoj qe eshte gjithmone e me shume i plakur , dhe ngadale , dite pas dite , e ndjej se me rreshket nga duart . Dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter vetem te shtrengoj fort majat e gishtave te tij .


Ne moshen tridhjete e shtate vjeçare , duke e pare kete burre te palindur kurre , me vjen ne mendje fraza qe Marlon Brando e kishte ngjitur ne dhome :"Nuk je duke jetuar nese nuk e di qe po jeton". Akoma sot pyes veten çfare mund te bej per te . Edhe pse sot e shoh te brishte , te pambrojtur , te plakur , edhe pse tashme dukem me i forte se ai , ne realitet e di qe nuk eshte keshtu . Eshte gjithmone me i forte se une . Gjithmone ka qene . Sepse atij i mjafton nje fjale qe te me lendoje . Perkundrazi , edhe me pak se aq : nje fjale e pathene , nje heshtje , nje frike . Nje shikim i hedhur menjane , une mund te çirrem e te shkundem per ore , te kaloj ne te shara , ndersa atij per te me shtrire ne toke i mjafton nje shtremberim , i bere me cepin e buzes .

Nese ne jeten prej te rrituri ai ka qene dhimbja e barkut tim , si femije ishte perdredhja ime e qafes . Sepse beja gjithmone çdo gje me koken e kthyer nga ai , drejt nje shikimi te tij , nje fjale te tij , nje pergjigjeje te thjeshte . Por reagimi i tij ishte me nxitim : nje krehje e shkurter flokesh , nje kapje e lehte faqeje , vizatimi qe kisha bere per te , qe e vendoste shpejt ne faqe te dollapit . Nuk mund te me jepte asgje me shume sepse jo vetem babai im nuk i ka kuptuar ndonjehere dhimbjet e mia , nevojat e mia dhe deshirat e mia , por nuk ka kuptuar as te vetat . Nuk ka qene kurre i mesuar te shprehe ndjenjat , t'i marre ne konsiderate . Per kete them qe nuk ka jetuar vertete ndonjehere . Sepse eshte shmangur menjane .

Mbase per kete arsye edhe une me trashesi nuk e kam pare kurre si nje njeri qe mund te kishte deshira , frikera , endrra .
Perkundrazi , jam rritur pa menduar qe ishte nje person : ishte thjesht babai im , sikur ky fakt ta perjashtonte se ishte si gjithe te tjeret . Vetem duke u bere i madh dhe duke harruar per nje çast qe isha biri i tij kuptova si eshte realisht , dhe e njoha . Do te kisha dashur te isha i madh qysh ne vegjeli per te folur me te si burri me burrin , keshtu mbase do te kishim mundur te gjenim nje zgjidhje per problemet tona , nje rruge te ndryshme per ta pershkuar sebashku . Ndersa , tani qe kam kuptuar shume gjera mbi te , kam ndjesine qe kam arritur vone . Qe kam pak kohe .

Tani, ndersa e veshtroj , kam sigurine e plote qe di gjera per tim ate qe as ai nuk i dyshon . Kam mesuar te shikoj dhe te kuptoj ate qe fsheh brenda dhe qe nuk eshte ne gjendje te nxjerre jashte vetes .
Ketij burri per vite i kam kerkuar dashuri ne menyre te gabuar . Kerkova tek ai ate qe nuk ishte . Nuk shihja , nuk kuptoja , dhe tani paksa me vjen turp . Dashuria qe me jepte ishte e fshehur ne sakrificat e tij , ne kufizimet , ne oret e pafundme te punes dhe ne zgjedhjen per tu ngarkuar me te gjitha pergjegjesite . Po ta shikoje mire nuk ishte as zgjedhje , mbase ajo ishte jeta qe te gjithe kishin bere para tij .

Babai im eshte bir i nje gjenerate qe ka marre mesime te qarta dhe esenciale : te martohesh , te besh femije , te punosh per familjen . Nuk kishte argumenta te ndryshme nga keto per t'i bere pyetje vetes , vetem role te percaktuara me pare . Eshte njesoj sikur te ishte martuar dhe te kishte bere nje bir pa e pas deshiruar asnjehere vertete . Jam bir i nje burri qe ka qene thirrur nga jeta nen arme , per te luftuar nje lufte private : jo per te shpetuar nje komb por per te shpetuar familjen e tij . Nje lufte e bere jo per te fituar , po per te dale llogaria , per te mbijetuar . Per te vazhduar perpara .

E dua babain tim . E dua me gjithe qenien time . E dua kete burre qe kur isha i vogel nuk e dinte asnjehere sa vjeç isha .
E dua kete burre qe akoma sot nuk arrin te me perqafoje , qe akoma sot nuk arrin te me thote :" te dua fort"
Ne kete jemi te njejte . Kam mesuar prej tij . As une nuk arrij ta bej kete .


Shkeputur nga libri Koha qe do te doja - Fabio volo...
 

Hektor12

Locus omnem
Harku i Triumfit - Erich Maria Remarque

"E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se ne te dy. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe."
"Dhe atehere?" pyeti Joan.
"Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb."
"Edhe? C'do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb."
"Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi."
 

Hektor12

Locus omnem
Kur politika është si ajo goca që shitet për pak euro, që ju i thoni prostitutë dhe politikanët klientët e saj më të devotshëm. Më vjen për të qeshur ashtu si qesh djalli në zemrimin e tij që burra me mend harxhojnë bojë pa kursim në faqe gazetash pa patur pikë mëshire për ambjentin dhe kohën e humbur nëpër diskutime në fletë kibernitike.
Nga ana tjetër më vjen mirë që gratë merren me leximin e horoskopit, ose bëjnë teste dashurie i duan apo si duan të dashurit a ndonjë dashnorë hyrë rastësish në krevatin bashkeshortorë,,,,ah për burrat aata aha le të vazhdojnë qetësisht të merren me politikë...
 

Hektor12

Locus omnem
Kur hena nuk perendon ne drejtimi qe une dua rri dhe e veshtroj gjate,sepse e di qe ka turp dhe ashtu pa e kuptuar as ajo vet....shkon ne drejtimi qe une dua.......
Si e dehur nga dashuria ajo renkon lehtas kur perplaset mes maleve dhe papritur zhduket dhe une serishte ne vetmi e dehur nga dashuria e saj...
 

Hektor12

Locus omnem
Kabana e braktisur.!!!!!
Nje dite vendosa te largohem .
Te mare rrugen neper bjeshke.
E veshur me pantallona te shkurtera dhe me nje triko lidhur ne bel, kasketen ne koke dhe ne goje nje fije bari ..
Dhe çte shikoj kabana te vogla qe dikur sherbenin per barinjt ishin aty te pa banuara .
Dhe te ju them te drejten tek njera prej tyre dilte tymi nga oxhaku ,dhe aroma e drureve dhe e asaj qe po piqej me beri qe te eci drejt asaj kabane .Dhe e ngazellyer e hutuar e pak e friksuar trokita ne ate dere druri .Prita pak saqe mu duk nje shekull.Por nuk u pendova se ne dere u shfaq nje mashkull zot sa i bukur .Dhe me syte e tij si te shqiponjes me shikoj nga koka deri tek kembet .Nuk e dij çka me ndodhi por une nisa te dridhesha nuk kisha ftohte por syte e tij sikur me zhvishnin mua,!!! edhe ato pak rroba qe kisha mu duken te teperta se ajo nxehtesi pershkoj trupin tim. Dhe per çudi asnje fjale nuk pipetiu nga buza ime!!! as se si u ndodha e ulur ne nje si krevat te mbuluar me lesh te deles, dhe shikoja ate!!!, ate krijes para meje ishte mashkullore por pak e eger dhe egersia e tij se dij me eksitonte.Gelltita pak mish dhe ne vend te ujit me ofroje nje gote qumesht .Pastaj mu afrua shume afer saqe ndjenja aromen e tij prej mashkulli tek hunda ime..U largova dhe pa menduar kembet me derguan jashte.Nisa te shfryj uhhh dhe i hodha syte rreth vetes!!! Zot sa bukuri lule te egra bageti qe kullotnin atje tej dhe ai ,mashkulli im!!! qe plotesonte peisazhin e asaj pamje perrallore .Nisa te eci mes bukuris duke mbledhur lule te egra!! Por nuk e dij pse ktheja koken pas per te pare ate!! Edhe pse se dalloja ne ate largesi por syte e tij me kishin mberthyer!!! dhe trupi i tij muskuloz!! Uhhh zot sa nxehte ai me beri te humbas !!! Por edhe ma mori fjalen nga goja mua!! qe flas gjithmon!!! Ai mashkull mbetet kujtimi im ne ate kabane qe sot ka mbetur e braktisur .Akoma i ndjej syte e tij ne trupin tim dhe akoma dridhem nga ajo ndjeje e bukur……….!!!!!!!…..
 

Hektor12

Locus omnem
Ohh sa e humbur jam.
Kerkoj ne tel por asgje une skam.
Skam as ledhe as perkedheli
Se vogelushi po flen eshte akoma rini.
E merzitur jam sot …..
Dashurin e dua prane por… e kam kot .
Larg eshte melaqja shume larg.
Seshte si dua ta kem ngat
Eshte ne bregdet ku era floket ja shpupurit .
Sa doja ne vend te eres ta prekja une çdo dite .
Ta prekja kudo me mall e butesi.
Ti tregoja si behet me mua dashuri.
Te humbiste per pak.
Dhe une me puthje ta zija ne çark.
Ta beja te klithe nga kenaqesia.
Kur une ti tregoj çka eshte dashuria.

Meri Sadiku Mema
 

Hektor12

Locus omnem
Kur bie shi mendoj pranveren .


Kur ben fresk por i lezetshem . Mendoj gjithmon shiun e imet. E aromen e luleve kur piklat e shiut prekin token . Gjithmon humbas dhe e shoh vetem mes luleve.me nje fustan te holle. Dhe e zbathur me pelqen te eci e zbathur. Mes bukuris ku aroma e tokes e luleve me ben te dukem e vogel .
Por kur shiu prek koken trupin dhe fustani aq i holle ngjitet ne trup, eshte gjeja me eksituese qe mund te te ndodhe e lagur e lumtur pa makiazhe por si lulet natyrale por me forma te bukura ,dhe sillesh vrapon por jo per te ikur por per ta kapur momentin ,bukurine, çastin, kujtimin dhe jeten ku gjithçka humbet ,kur ne fund te udhetimit ti gjen ate …dashurin………..kur bie shi une humbas dhe kerkoj ate ……….!!!!

Meri Sadiku Mema
 

Hektor12

Locus omnem
Fillim i mbar por ne fund i vrar dashuri e papar po prap te ndar!!!
duhemi kshtu se paku mendojm me gjelozi a thua vall ku do shkojm npole tkunderta jetojm por smund te jemi tqet ku njeri tjetrit i mungojm kur te kam pran perlahëmi puthëmi ledhatohëmi por ne fund shahëmi vrapoi nga dera ik me lot provon t’me harrosh por lodhesh kot harron se per ty ska tjeter dashuria kurr s’behet e vjeter kah te shkojsh gjithmon me kujton dhe telefonin nga dora se leshon kur me sheh me shoqe mbushesh meri po gjelozia s’ka vend nese per mua ndjen dashuri harron se edhe un te dua prandaj ste tradhtoj por smundem ne qdo qast ket ta kujtoj me ty a pa ty nuk ndjehem rehat.
 

Mystique

Larg
Shikoje.Kjo nuk mund te jete nata e fundit.Hena e plote mbi toke,eshte vec thirrja e nje dite tjeter.Si jane lare ne blu gjurmet e tokes,ashtu eshte edhe jehona e jetes,per te marre fryme serish.Nuk ka asgje te fundit.Jo.Cdo gje eshte jehona e dickaje tjeter qe po vjen.Ditet mund te jene te mjegullta,me shi,e mbase edhe monotone.Megjithate jane te tuat.Ti vec lere zerin tend te kumboje ne perendime.Neper nate degjoje si persillet dhe ne mengjes lejoje te te zgjoje."E fundit" nuk egziston.Eshte vec frika per te patur me shume,nderkohe qe enderron per pak me shume.Jane kundertheniet e shpirtit tend.Jane trazimet e tu.Por,jo te fundit...
 

Mystique

Larg
Cuditerisht heshtnim te dy.Ajo,ngjante me gjithcka nuk kisha mundur ta kisha deri atehere,nderkohe qe une,i ndrojtur,mendoja mijera fjalet qe nuk mundesha ti jepja forme.E keshtu,te trazuar keqazi me boten jashte,kacafyteshim me heshtjen gjate.Nuk i dija mendimet e saj.Mbase as ajo te mia,megjithate mjaftonte te thoshte dicka,fare te vogel,qe tia blija te gjitha c'kishte,pa paguar asgje.Pa humbur asgje,e gjithsesi,serish heshtja.Heshtja,sikur te dija se bota ime i perkiste asaj,e tashme,nuk mund te beja asgje per ta rifituar.Jam i sigurte,ajo e dinte kete,ndaj fliste rralle,sa per te me kujtuar se tashme i perkisja,dhe ishte kaq e pamundur ta lija pas,te ikja,sa ndonjehere nuk dija cdashuri ishte kjo.Ajo,valle,c'ishte per mua?!Po une,per te?!Mbi te gjitha,a kane vlere kaq pyetje,kur edhe heshtja krah saj,ishte mijerat e gjerave qe nuk i kisha thene kurre?!...
 
Top