Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Rëndom presim që të këqijat të na vijnë nga njerëz të huaj. E vërteta është se njerëzit tanë, ata që tërë kohën i mbajmë afër dhe u besojmë, dinë të na lëndojnë shumë më poshtërsisht. Lëndimi është edhe më i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnë as pikën më të vogël të fajit apo keqardhjes.
Sonte, ndërsa shkruaj për këto gjëra, ndiej se diçka nuk është në rregull me ty.
Ndiej luftën tënde jo vetëm me veten, por edhe me botën që nuk të lejon as edhe të mërzitesh me dinjitet.
Të gjithë të thonë se nuk duhet të mërzitesh. Ndërsa ti habitesh se si mund të ta thonë këtë.
Ti ke të drejtë! Besomë se ke të drejtë. Ngaqë të tjerët janë në një mendje, kjo nuk do të thotë se ata dinë diçka më shumë. Nuk mund të dinë, sepse ata nuk janë në lëkurën tënde.
Ajo për çka ti je mërzitur, të ka përgjunjur. Madje të nxjerr edhe lot.
Çdo gjë që të sjell deri në atë gjendje, aq sa të nxjerrësh edhe lot, është një arsye e mjaftueshme për t'u mërzitur.
Mos e fshih mërzinë tënde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nëse është nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekësh fundin, atëherë shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur të duash, më poshtë nuk mund të shkosh. E vetmja rrugë e mbetur është kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je më i mirë se ata që të sollën deri aty.
Mjaft vajtove, sepse në atë humnerë as vaji nuk ka më kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojë ata që nuk arrijnë të ndihmojnë veten.
Përmblidhu.
Dhimbja jote le të jetë ajo që do të të ngrejë më këmbë.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Jashtë bën dimër, por në shpirtin tim rri ndezur një flakë!
Dita i ka lënë vend natës e nata shpejt do t’i lërë vendin prapë ditës, por sërish flaka do të rrijë ndezur. Do të rrijë ndezuri drita e kandilit, sepse në vend të vajit, ushqehet me shpirtin tim. Dhe kjo më mërzit! Më mërzit ngaqë e di se shpirti është i pavdekshëm e kështu flaka nuk do të fiket as në pafundësi.
Si është e mundur që në këtë botë ende ekziston dikush si ti? Dikush që të njeh vetëm duke ndjerë sinjalet e shpirtit? Dikush që i bën të gjitha duke mos bërë asgjë? Që ta dhuron botën edhe pa e kërkuar atë?
Si është e mundur që ti ekziston?
Si nuk nxitova dhe nuk të gjeta më herët?
Pse ta çoja dëm këtë pjesë të jetës që kam jetuar deri tani?
Si jam sjellë aty përreth teje, por tërë kohën kam qenë i verbër?
O Zot! Pse m’i dhe sytë, kur nuk më mësove që të shihja?
Sonte gjithë qenien time përshkon një mall që mund të mbështjellë edhe vetë botën. Një mall për atë që nuk e pata kurrë, por që çdo atom i shpirtit tim e ndien se ajo në të vërtetë ka qenë gjithë kohën këtu.
Tiparet e saj ishin fshehur copëza-copëza, të shpërndara në të gjithë njerëzit që më kanë dashur. Te dikush ishin flokët. Te dikush sytë. Te dikush tjetër ishte buzëqeshja.
E si mund të mos ndiej mall unë?
Si mund të mos ndiej mall kur, pas shenjave të tua, vrapova tërë jetën?
Si mund të mos ndiej mall kur gjithçka në jetë më ka përgatitur për këtë ditë? Këtë ditë kur do të flakja tutje koracën e padijes dhe do të hapja krahët e shpirtit, që më në fund edhe unë të jetoja?
Gjithçka në këtë botë mund të labërgohet, të thyhet e të copëtohet. Gjithçka mund të bëhet copë e çikë dhe më pas ta marrë me vete ndonjë lumë apo ndonjë erë! Gjithçka mund të copëtohet, por malli im kurrë!
Sonte, kur më përvëlon më shumë se kurrë malli në shpirt!
Sonte, kur aty, si në një betejë apokaliptike, përplasen gëzimi dhe mërzia. Gëzimi që më në fund të gjeta dhe mërzia e madhe pse u vonova!
Do të doja që, vetëm sonte, malli për ty të ishte i thurur nga fjolla bore, sepse atëherë do të shkrihej posa ta prekja me dorë!
Do të shkrihej e ndoshta pastaj unë mund të flija.
(A.R)



* fragment nga "Ditar dashurie i një shkrimtari" - Albatros Rexhaj,
 

Hektor12

Locus omnem
Ajo më mësoi se të qenit femër është ndjenjë. Me shumë kujdes më udhëhoqi në botën e fshehtë të ëndrrave të saj. Aty ku e zbulova se bukuria e vërtetë nuk është vetëm imazh. Mbi të gjitha është ndjesi. Një sekret i fshehur, një eliksir magjik, që i zbulohet vetëm atij që është i denjë..
Vetëm kur ajo ndihej e lumtur, unë mund ta shijoja bukurinë e saj. Nga një imazh i këndshëm, një ngacmim i bukur për sytë, si me magji, ajo shndërrohej në një ushqim për shpirtin.
Vetëm kur ajo ndihej e lumtur, unë mund të tretesha në sharmin magjepsës, të fshehur në çdo cep të shikimit të saj.
Për një çast kudo kishte aromë të një çmendurie të shkallëzuar; nga ato që vetëm adoleshentët mund ta ndiejnë. Pasion i vrazhdë! Forcë e pastër e natyrës nga koha kur njeriu nuk turpërohej nga natyrshmëria e vet. Pasion që më pas mbillte guxim. Dhe kur këto të dyja ngjizeshin brenda meje atëherë isha i pamposhtur. I gatshëm për çdo përballje. I denjë që të përmbytesha në sensualitetin e saj.
... sensualiteti i saj!
Kjo ishte ajo për të cilën unë kisha etje. Hija e rëndë e saj, që dehte çdo shqisë timen. Bukuria e saj e vërtetë, që unë mund ta shijoja vetëm kur ajo ndihej e lumtur.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Tiparet e saj ishin fshehur copëza-copëza, të shpërndara në të gjithë njerëzit që më kanë dashur. Te dikush ishin flokët. Te dikush sytë. Te dikush tjetër ishte buzëqeshja.
E si mund të mos ndiej mall unë?
Si mund të mos ndiej mall kur, pas shenjave të tua, vrapova tërë jetën?
Si mund të mos ndiej mall kur gjithçka në jetë më ka përgatitur për këtë ditë? Këtë ditë kur do të flakja tutje koracën e padijes dhe do të hapja krahët e shpirtit, që më në fund edhe unë të jetoja?
Gjithçka në këtë botë mund të labërgohet, të thyhet e të copëtohet. Gjithçka mund të bëhet copë e çikë dhe më pas ta marrë me vete ndonjë lumë apo ndonjë erë! Gjithçka mund të copëtohet, por malli im kurrë!
Sonte, kur më përvëlon më shumë se kurrë malli në shpirt!
 

Hektor12

Locus omnem
Je thyer.
Je zhgënjyer.
Je mërzitur.
Dhe çfarë bën?
I merr këto ndjenja dhe i ndrydhë.
I degdis korridoreve të errëta të shpirtit, duke besuar se me kaq problemi zgjidhet.
Kështu deri në sfidën e radhës.
Përsëri thyesh.
Edhe një zhgënjim më shumë.
Edhe një mërzi e re.
Edhe këto i ndrydhë.
Dhe kështu të ndrydhurat e reja puthiten mbi ato të vjetrat deri sa më të mos ketë vend. Diçka e padurueshme të ngulfat nga brenda. Diçka që të fton të veprosh.
Edhe sa mërzi të tjera do t'i fshehësh?
Edhe sa më shumë do ta helmosh shpirtin tënd?
Edhe ti e din se ky është çasti i fundit që të veprosh!
Çka po pret?
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Në një natë si kjo,
i tërë universi e humb kuptimin.
E ndien se, edhe sikur ta zotërosh gjithë botën,
vlera e vërtetë e të jetuarit nuk mund të përmblidhet në qejfe dhe delirium...
As në lavdërime,
as në vardisjet e atyre që deri dje nuk të njihnin.
As në titujt që të vargëzohen pas...
Në një natë si kjo, shpirti rebelohet.
E ndien.
Duhet shumë më shumë...
Ndihesh jashtëtokësor,
i huaj brenda trupit tënd.
Sonte, më shumë se kurrë,
e ndiej sa shumë me mungon mendimi i bukur...
Motivi...
Besimi se mund ta ndryshoj botën.
Më mungon e gjitha ...
Ndihem lakuriq pa mendimin tim të bukur,
mendimin për ty.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Ajo ishte e sinqertë. Përndryshe nuk mund ta dashuronte kurrë një rebel si unë. Më dashuronte, edhe pse tërë kohën më thoshte se isha i papjekur. Por ajo e dashuronte këtë papjekuri brenda meje. Nëpër rrugët e ftohta të Prishtinës, më fuste krahun dhe e tëra strukej tek unë, thuajse donte të bëhej pjesë e qenies sime fizike. Në një rast kur na takoi dikush dhe na pyeti se a kishim ftohtë, që të dy njëherësh iu përgjigjëm se ishte dashuria ajo që na ngrohte. Dhe këtë vërtet e mendonim, ndonëse që të dyve, nga të ftohtit e madh, na dilte avulli nga goja.
Unë i adhuroj femrat me taka elegante. Eleganca m'i trand themelet e burrërisë. Ajo e dinte këtë dhe vetëm për hatrin tim, tërë kohën mbante taka. I mbathte dhe njëherësh përpiqej të më shpjegonte se takat mbathen vetëm në raste të veçanta dhe jo tërë kohën. Ndërsa unë i doja tërë kohën. Madje edhe në shtrat. Taka në shtrat. Ajo edhe këtë e bënte. Që të gjitha vetëm për hatrin tim. Që të gjitha vetëm për të më bërë mua të lumtur.
“Dua të çmendem për ty! Dua të çmendem bashkë më ty!” ofshante ajo, ndërsa takat e saj ndonjëherë edhe i shqyenin dyshekët. I shqyenin dhe ne pastaj qeshnim si të marrë. Ofshama dhe të qeshura. Ekstazë që nuk mund të përshkruhet.
Sa herë që mendja ime e humb ndjenjën e kohës dhe hapësirës, më kujtohet mënyra se si më përqafonte ajo. Më kujtohet se si, në çdo përqafim, më thoshte se sa shumë më dashuronte. Më kujtohet shtrëngimi i saj, që sikur kishte frikë se do të më humbte. Më kujtohen thonjtë e saj, gërvishtjet në shpinë, në çastin kur përjetonte orgazëm dhe shpërthente në ulërima. Më kujtohen kafshimet e saj, shenjat që më linte në vendet e dukshme të qafës. Shenja që edhe unë i doja dhe nuk i fshihja asnjëherë. I quaja shenja të pronësisë. Dëshmi se isha i saji.
Por, përkundër të gjithave, në fund unë e zhgënjeva! Zhgënjeva të vetmin njeri që diti të më bënte tejet të lumtur.
Sot isha duke menduar pikërisht për këtë. Isha në gjendje transi. Dhe në çast u zhvendosa në kohën kur rrugët tona u ndanë.

Mjafton vetëm një xixë,
Qoftë edhe nga larg,
Dhe si i dehur zhvendosem në një botë tjetër,
Në një qytet fantazmash, të pushtuar nga hije kujtimesh,
Aty ku vazhdimisht më ikën nëpër turma,
Aty ku të ndiej se si më përvidhesh nga reflektimet e xhamave.
Edhe takat e tua i shoh kudo,
Ato që i mbathje vetëm për hatrin tim,
Tak... tak...
Ritëm elegant,
Simfoni e përkryer.
Edhe një mijë vjet të jetoj, askush nuk mund të më ketë ashtu si më pate ti.
Ti këtë e di,
E di se këto fjalë shpërthejnë nga kthinat e hirta të zemrës sime,
Ato që ende janë vetëm të miat,
Aty ku ndjenjat e mia shtrihen në pafundësi,
Aty ku përgjithmonë jeton dashuria ime për ty,
Ajo që i mbijeton çdo furtune dhe tërmeti,
E vetmja që do ta marr me vete edhe në botën tjetër.

Nuk ka gjë më të keqe se sa kur e zhgënjen një njeri që të dashuron.
E di se ka shumë nga ata që nuk mërziten për këtë. Ka shumë nga ata që mburren se e kanë zhgënjyer dikë. E shohin si zotësi!
Ti mos u bëj e tillë.
Mos u bëj nga ata që mburren me zemrat që kanë thyer.

(fragment nga "Ditar dashurie i një shkrimtari"
 

Hektor12

Locus omnem
Tregim nga Teodor Keko - SPEKTRI

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B.
Shikojeni këtë alamet cope, kush kërkon ta blejë?
Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës, teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese. Kishte rënë keq me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padeshifrueshëm, dhe gjithë asaj darke, pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e ti përfshinte gjinjtë e saj as të mëdhenj dhe as të vegjël, ato gjinj si domate eksporti, me peshë e formë ideale, për ti shtrydhur ngadalë, duke kundruar thithkat e tyre të ngritura lart. Mirëpo, kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.
* Mirëmëngjes! - e përshëndeti Vana B. duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.
* Si nuk i bërë njëherë punët tamam një e nga një!- psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.
* Nuk ësnhtë as vendi dhe as personi adapt për të bërë atë punë shtruar!-, ia ktheu qetësisht, pastaj, si porosity një lëng limoni hodhi këmbën një mbi një, gjithë me kujdes, që të mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga çduhej dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë dhe të hollë si gishtërijntë e saj.
Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nukdëshironte të blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrës.
Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komça bashkë! Vetëm ta shohësh veten se si e bën atë punë.!
Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:
Pa hë! Si jam?
Erioni u mendua një hop pa ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.
-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe klientë e kamarierë...
-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...
E shqiptoi këtë fjali mospërfilëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B-në dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sëmuri për parkison, derisa i dridhej në atë farë feje gota me lëng portokalli në dorë.
Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake.
-Ti, qënke fare idiot!
Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave.
Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrinte mendja Jezuit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.
-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me një thithë të plotë...
Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!
-Mos ke pirë? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkooli, i bën, ti, dëm atij!...
Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët.!
-...Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë!...
Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:
-E bëmë, si përfundim atë punë?
Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pik emocioni.
-Si isha?
-E shlëlqyer! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryeres së aktit...
Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.
-Po flokët deri ku më arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.
-Deri te kërthiza, -ia ktheu Erioni.-Më kujtohet mirë, sespe u detyrova të t'i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!...
Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:
-Atëherë, çkërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha. Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti ke parë e prekur në ëndërr!..
Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.
-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!-tha dhe iku gati duke dënesur. Fill pas këtyre fjalëve
ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr...
paperclip.png
Fotografitë e Bashkëngjitura
attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
“Nesër e ke pushim, hë?”

Kisha menduar se i kisha hedhur tej gjithë kujtimet e më shumë se gjysmëshekulli më parë. Por ato të gërryejnë dhe të aviten si për të kujtuar se jeta është një varg kujtimesh dhe ngjarjesh, të ngjashme me vargjet e qepëve të thata që ngulin nikoqirët në të plasurat mes gurëve të ballkonit a të qilarit; e kalimi i viteve nuk i zhduk, edhe pse zhvoshken, e ndonjë prej tyre kalbet dhe rrëzohet për të mos u rikthyer kurrë më; i ngurtëson e u jep formë, si të jenë pengje stalaktitesh të varura në tavanet e shpellave të shpirtit. Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që kujton dhe si e kujton për ta treguar atë. Të vjetrat dhe të rejat janë në një lojë të ngjashme me dëshirën për të jetuar dhe me hapat drejt fundit që vijnë duke u pakësuar.

Në moshën time, ngjarjet e vogla bëhen të mëdha, ato të mëdhatë zhbëhen e pikëllohen para pafuqisë për të ndalur kohën. Kur gazetarja më kërkoi një ese për ditët e fundit të vitit, mendja më shkoi te kufiri i çdonjërit vit dhe rëndësia që merr kjo ndarje në bilancin e jetës. Çfarë ke bërë për vete? Për njerëzit? Për vendin tënd? Oh, kam bërë një gjë që do doja ta bëja para njëzet vjetësh:- kam vënë flatra dragoi dhe kam kapërcyer detin në gjithë largësinë e tij. Nga brigjet e panjohura dhe të huaja renda në vendin tim, jo për të thyer dritaret e qelive të atij burgut të famshëm diktatorial, por për të qenë pranë njerëzve të mi, me kujdesin dhe maturinë që fjala dhe mendimi të kenë dëlirësinë e zogjve në fluturim, me mençurinë e pemës që lëshon rrënjë e krijon rrathët e saj vit pas viti. Kujtimet janë hije që nuk mund të shiten, sado të mundohet dikush t’i blejë shtrenjtë. Unë erdha në vendin tim bashkë me to. Është “torba” e vetme që nuk e lagu dot deti i largësisë dhe nuk e dogji dot malli.

* * *

“Nesër e ke pushim, hë?”

Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç’deshi të thoshte. Pastaj e pyeta: “Pushim? Pse pushim?” dhe ai, duke shprehur një farë habie m’u gjegj: “Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër”

U ktheva dhe u ula në dysheme. Nuk kisha ndier heshtje më të thellë e më të plotë. Nuk dëgjoheshin gërvima birucash të hapeshin e të mbylleshin, nuk dëgjoheshin hapa të rëndë këpucësh ushtarake nëpër korridor dhe, çuditërisht, nuk ndjeva shqetësimin e çdo dite: “Tani do të vijnë të më marrin!” Hetuesia ishte bërë një farë trokitje e orës, sikur të rrëfente se kaloi një ditë, erdhi dita tjetër.

Ndryshe nga çdo atmosferë feste, qelitë u mbështollën nga një qetësi e mbushur me kujtimet e secilit. Dikush kujtonte fëmijët, gruan, tokën, shtëpinë. Secili duhej të mbetej vetëm në botën e tij, të cilës kujtimet i jepnin përmasa të reja. Ndërsa unë që sapo kisha mbushur shtatëmbëdhjetë vjet, para një muaji, kisha shumë pak kujtime. Ëndrrat ishin vrarë, ose, nëse ndonjëra rrëshqiste nga ndonjë cep i mendjes sime, dridhej në heshtje prej frikës.

* * *

Një natë kryeviti në Burrel. Të ndryrë në një kaush e pritëm atë natë të trishtuar, ndoshta edhe si kishim pritur të gjitha netët e tjera, sepse në thelb nuk kishte asnjë ndryshim prej tyre: e dinim që ishte nata e fundit të vitit, por asgjë më shumë. Ditën edhe mund ta merrnim me mend sa ishte ora: hapja e dyerve për shëtitjen e mëngjesit, leximi i gazetës, ndarja e kaçamakut të drekës, apo të darkës, por pastaj asgjë më. Dikë edhe e kishte zënë gjumi. Nuk e priste ndërrimin e viteve. Në fund të fundit ç’rëndësi kishte?

Edhe Viti i Ri do të futej në vargun e viteve anonime dhe monotone të burgimit. Një tjetër ua kishte ngulur vështrimin hekurave të dritareve rrëzë tavanit: sa mund të jetë ora? A thua është afruar Viti i Ri? Edhe sa do që të vijë? Nuk dëgjoheshin zëra: ishte e ndaluar të bisedoje pas orës 21.00. Ndoshta secili fliste me veten. Apo me kujtimet. Një zë, andej rrëzë dritareve, në një shenjë kohe, pëshpëriti: “Erdhi! Viti i Ri erdhi!” Ne që ishim zgjuar, kthyem kokën nga ai si të donim ta pyetnim: “Si e more vesh?” dhe ai, duke na shikuar me një farë qortimi (“po pse nuk e dëgjuat?”), sikur të ishte një gjë fare e thjeshtë, na u përgjigj të gjithë neve: “U ndërruan rojat...”

* * *

Më shumë kurajë duhet për të harruar sesa për të kujtuar. E mua më mungon kjo kurajë, ose nuk e dëshiroj, për sa kohë ora shënon gjithmonë një ditë më pak në jetën time. Tashmë jam ulur në trungun e jetës sime dhe kërkoj diku, mes plasave të dheut ndonjë filiz të ri, të lëngshëm, të gjelbër jete. Kam nevojë të përkëdhel. Rrudhat e lëkurës së dorës sime kanë nevojë të ndiejnë atë njomështirë, për sa kohë nuk janë ndërruar ende rojat.
 

Hektor12

Locus omnem
Eshte fare i trishtueshem e aq mahnites fakti se si e pershkron mallin per Kosoven , nje njeri qe kurre s'ka qene atje...

Dicka per te vajtuar me ze, sepse vetem vuajtja e madhe te ben ta besh nje gje te tille, te kesh mall per nje vend qe kurre s'ia ke pare fytyren...

edhe une kam mall per Shqiperine (qe kurre se kam pare)

SI SHK-OH-ET NE SHQIPERI
 

Hektor12

Locus omnem
Në burg, për çudi, kishim dhe libra, të vërtetë, por dhe të pazakonshëm, që së bashku bënim një (anti)jetë prej letrash e të dënuarish, një përzjerje e dobësisë me dhunën. Të dënohesh për shkrime e shkrimet ta vuajnë këtë shkak, dënimi të jetë hedhur mbi letër e letra të tjera të mbartin prangat e njeriut, pastaj të shkëmbesh vëndet dhe shpirtrat me heronjtë, të lexosh, më i zbehtë se fletët, ti fantazmë dhe libri fantazmë e me gishtat që drishen, të lësh njolla të errëta mbi fjalët e shtypura, ngaqë ne, kur dalim nga nëntoka, (turmë e leckosur vdekagjallësh), asgjë nuk na lan dot. Asnjëherë. Se dheu i burgut ka përfshirë gjithë trupin e jetës, që nga vijat e fatit e deri te idealet dhe, ashtu si me minjtë e sëmurë apo me urdhërat e shtetit, përhapet nëpërkudo mjerimi i tij memec. Por unë do të doja të rrëfeja për librat këtu, për hir të një të vërtete, edhe pse e lemerishme. Si i ndëshkojnë, si marrin shenjtërinë e ikonave të fshehura, ribërjen e librave, hapjen e tyre ndryshe, ja ashtu si qelitë, dyshemetë e të cilave i mbushin me ujrat e ferrit e përsipër pluskojnë gjethe dhe degë të kalbura të rënkimeve tona. Eshtë e pamundur të mos shtangësh para martirizimit të njerëzve të letrave, të atyre, që krijojnë dhe atyre që lexojnë, të dënueshëm njëkohësisht, që ngarkohen me atë peshë si me gurët e Sizifit minierave të burgut, ndërsa djajtë vazhdojnë t’i përndjekin shkrimet, i gjykojnë, i gjymtojnë, u hapin plagë të mëdha, shpesh pa lindur ende. Duan t’i zhbëjnë. Betejat, por edhe humbjet, nuk mun të shmangen. Dhe unë jam spërkatur me gjak librash të vrarë. Dëshmia që po shkruaj si ai skllavi i mbërthyer para një kompjuteri të ëndërrt, (me ekranin të zbrazët plot verbëri homerike dhe gjithçka më shfaqet e gërryer mbi rrasa të lashta, nëpër pergamenë epokash, po, po mbi lëkurën time të shqyer), ky rrëfim pra, nëse do të bëhej njëri nga ata lumenj, sipas bestytnisë, do të dëshëroja të kundërtën e çdo shkrimtari: qoftë Lumi Lete, dua të them, të harrohet, harrojeni sa më parë! I dëgjoi krrokamat e hekurta të portave pambarim të burgut, të cilat gjitmonë i hapim ne me vetet tona të tjera e na shtyjnë brenda të tjerë, që jemi po vetë ne? Unë ika. I çmendur. Nga pas nuk dua asnjë vdekatar.
 

Hektor12

Locus omnem
I dërrmuar, vendosa të mos bëj asgjë. Po rrija më këmbë në mes të qelisë. Nga trupi im vareshin poshtë vena të shkulura dhe pastaj të këputura keq, inde, nerva, fije lidhëse të shqyera me dhëmbë, damarë të përgjakur nga rridhnin ndjenja dhe mendime dhe tërë siguria e ruajtur deri më tani. Ndjehesha fajtor. Pse s’ndejta urtë mes urtësisë prej vdekjeje. Pse guxova të jem normal herë herë mes çmendurisë së përgjithshme? Dhe po ndëshkohesha me të drejtë. S’kisha pse të kërkoja falje apo mëshirë. Me shpejtësi trallisëse po vazhdonte hemoragjia prej vetvetes. Po boshatisesha mrekullisht. Çengela e ganxha e kavo të tjera të padukshme që më lidhnin dikur me botën dhe nuk më dukeshin gjë, tani qenë këputur dhe unë mes tyre, me këmbët ngatërruar nëpër to si në një kuth kaotik, kisha shtangur. Nuk ndjeja më gjë. Kishin vdekur dhe valët në ajër. Në një cep të vuajtjes, që kaq shpejt u bë e dikurshme, gjeta përçartjen e një poezie për gjyqin tim. Më priste kjo ditë e ferrit që në gjallje. Nesër do të dalësh në gjyq, më tha polici i shërbimit. Më buçitën tëmthat. Përse? Këtë e kishin vendosur (sh)krimtarët. Sa kohë i prita? I provova të gjitha stinët në birucë. Shkova dhe në lashtësi të provoj jetën e fillimit të librit, përpëlitjet e tij, mosbërjen. M’i tregonte hija emblematike e frengjisë që binte mbi dysheme. Kur ajo fërgëllonte me hekurat e trashë si trungje hardhi, ishte vjeshtë, sa po u arrestova unë. Dhe u zbeh, u bë e shkurtër, veç në rrrëzë të birucës binte e tromaksur, se pllakosi dimri me hetuesin dhe borë. Ç’dimër, para ose pas Krishtit? Në pranverë lulëzoi hija e frëngjisë, e mbushur me cicërima lëkundej mbi ballin tim, kurse në verë dergjej si shtrati i një të plagosuri në të gjithë dyshemenë e së ardhmes. Nesër do të shkoja në gjyq. I hapur apo i mbyllur? Me sa akte do të ishte? Bir, dëgjova klithmën e nënës time. Si erdhi ajo deri këtu? Dhe u vërsula për nga dera se mos e gjej pas saj. Por u rrëzova më parë. I rënë përmbys, edhe pse nuk lejohej, po qaja, për herë të parë, me dënesë.

Keto dy copeza jane perjetime te Visar Zhitit
 

Hektor12

Locus omnem
S-PAÇ (MOS PAÇ!)
DHE LIBRA TE BURGOSUR


Prangat u bënë male. Tani isha rrethuar me male nga të gjitha anët, aq të zhveshur dhe të pjerrët sa vetë rreziku, ngjyrë hiri të errët, metal me gërryerje humnerore, ku një diell i pazakontë, dielli i dytë, ngrihet si një shpend i egër me flatra zjarri të ftohtë, kapton qiellin, për pak orë, i cili pastaj mbetet bosh e i pashpresë, i pakët, dhe retë e veta nuk i nxe dot.
Kurrë nuk i kisha ndjerë malet kaq kundër njeriut, edhe pse nëpër librat tanë shkollorë vërehen si aleatë të historisë së kombit ashtu si dimri rus për rusët. Male përpara, pas, anash, në anën tjetër, lart. Dhe pas maleve, male të tjerë, dallgë të gurta pafund.
Edhe pse burgu dergjej në fund të maleve, prapë kishte fund tjetër, të anuar keqas, shkumbëzi: përroi që mblidhte rrëkerat e grykave të galerive të minierës së Spaçit si jargë të zeza nga gojët e kuçedrës shumëkokëshe. Kurrë s’mund të gjenden ujra kaq kobëndjellës e të xhindosur, që gjarpëronin shkëmbinjve vazhdimisht duke tradhtuar. Pak më sipër, si përqeshjet e tyre, dredhonte rruga, e tëra armiqësore, nga ku veç iknin kamionët me mineral e vazhdimisht vinte autoburgu i madh e shkarkonte të burgosur. Tej se si m’u dukën turmat e mëkatarëve politikë, ashtu të veshur njëlloj si me lëkura të rrjepura mali, ngjyrë dheu apo të ndara me vija si vraga të zeza të rrahjeve të shkopit të gomës, ku herë hijëzohej përroi infernal e herë rruga diktatoriale. Gjithë ai pikëllim i shpërndarë njëlloj nëpër ato qenie prej resh, padurueshmërisht prej resh. Po unë, kur të më flakin mes tyre, a do t’i njoh ndonjëherë nga pas këta njerëz që veç treten, treten te njëri-tjetri në këtë oborr absurd, ku s’ka asnjë fije bari, as një gur, por shkretim të shkelur nga këmbët e njësimit me absolut.
A do ta gjej dot ndonjëherë ç’emra kanë këta kurrize me gunga enigmash, do të aftësohem vallë të dalloj shpinën e njërit nga shpina e muzgut, atë të fatalitetit nga ajo e zhgënjimit të përhershëm, të çmendurisë nga e mizorisë, shpinën e frikës nga ajo e hallit, shpinën e mikut nga ajo e hijes time? Turma është e frikshme, është dhe s’është më njeriu brenda saj.
O Zot! Të mërmërisësh dhe atje ku Zoti është i ndaluar. Tërë këta të burgosur, tmerrësisht të vërtetë, prej vitesh e vitesh, prej shekujsh dëshpërimisht të vërtetë e të tharë, a qeshin ndonjëherë?
 

Hektor12

Locus omnem
thirr emrin tim ne qetesine
e ketyre neteve deshirash,mish
ne mekat,lekure e embel,trupa
shpirtrash qe nuk kerkojne falje,
esence jetesore ne uraganin e nje deliri
kurre bosh,ndjenja e vetme qe ne kete
ferr gjen paqe ...
 

Hektor12

Locus omnem
Humbu dhe kete nate,..humbu qetesishte,..dhe kete dite..kete ore keta minuta..keta sekonda…perfundo I humbur ne fundin e mendimit tim,..ne fundin e deshires..ne zgjimin e nje vegimi…ne enderren e pertejme, ne perendimin e nje casti lumturie,,humbu..humbu….humbu ne boten e luleve ne pjalmin e tyre,..humbu ne aromen e tyre,..qe une te thithe deri ne dehjen e shpirtit,..ti veq humbu humbu,,..derdhu si ne nje ujvare te ceket ,…humbu si nje rreze dielli tek linde ne vegimin e natyres dhe puthe butesishte malet e thepisura,…humbu si nje ylle tek ngrihet ne qiellin e paster,..humbu humbu ne shikimin e pafundem te syve te mij…eja te humbemi bashke,,qe te rilindim perseri..le te humbemi ne kete,.nate,..dite…ore dhe minuta,..ne kete hapsir,.boshe ne ekte fleksibilitet fallso…humbemi dhe I lem pas,..humbemi dhe rilindim bindeshem..humbemi ... humbemi,..
 

Hektor12

Locus omnem
Nga njehere kam frike qe do bjeri shi i ftohet,e do te ftohe ndaje meje..te lutem i dashur ne qofte se ti e veren vrensiren perpara se shiu te bjere,merr cader qe mos te lagesh,.!

Kur me kaplojne mendimet per ty,..butesishte gjendem i strukur ne nje cep te krevatit tim, udhtoi forte lirshem ne boten tende,..do doja te mos ngrihesha per nje kohe te gjate nga ky cep krevati,.!

Me pelqen tek me flet,..tek me prek lehte boten time te fsheht,.me pelqen tek xhelozon si nje femije i pambrojtur,..me pelqen tek me therret te luajme bashke ne boten e femiris,..pastaj me rrite ngadale ne krahet e tua dhe me pagezon embelsishte,.e dashura ime,...!

Nga njehere perendimet e Diellit me udhetojne ne hapesiren e dashuris,.tek dielli perendon ngadale,.dhe plote pizhmanlleqe per diten qe la pas,..i len rruge fantazise se lire,..tek natyra e nates krijon kushtet e dashuris,.une dhe ti jemi dy yje ne rrugen e galaktikes,.qe veshtrojne te dy ne nje pike pasionante,."HENEN",..
 

Hektor12

Locus omnem
……..pranë tavolinës së strukur në qoshen e këtij lokali të njohur kaherë si lokal alkoolistësh, ku kishin derdhur lotët edhe dashnorët më pasionant të qytetit.....nën zymtësinë e asaj qoshe të krijuar nga mjegulla e dendur e tymosjeve të duhangjinjëve dhe drita e pakët që vinte nga dritarja e vogël dhe e vetme e lokalit dhe zhurma dalldisëse e krijuar nga ndikimi i alkoolit , në një karrige katërkëmbëshe të stërvjetruar isha fshehur, unë, viktima e radhës, viktima e kompleksivitetit të pakuptueshmëris mes egos burrërore të të qenit burrë dhe sentimentalitetit e melankolis së gjinisë së bukur. Mundohem ti jap shpjegim arsyes së largimit tënd por koka më ushton dhe s’mundem të gjej fije të qartë askund. Nën ndikimin dehës së lëngut të nxehtë shohë para vetes një mori shishesh të zbrazta dhe një gotë të përgjysmuar dhe nën ndriçimin që i jep lëngut drita e pakët nga dritarja e vetme ne lëngun e gotës shohë fytyrën time dhe për herë të parë frikësohem nga vetvetja. Unë……dikur princi i ëndrrave tua tani mbret i shisheve të zbrazta dhe gotave te përgjysmuara ,……….. dikur idol i shoqërisë sate për dashurin tani fundërrinë e këtij lokali të zymtësuar ………dikur flija me premtimet tua tani dehem me nënçmimin që fitova, dikur nuk me ndaloje të flisja me orë të tëra tani nuk më dhe mundësin as të lamtumirës……dikur …….dikur ………..unë tani me ngritjen e kësaj fundërrine të kësaj gote të fundit ta them lamtumirën e fundit TY dhe gotës përgjithmonë ,do ngritëm nga këtu dhe kurrë s’do kthehem më, do harroj Ty dhe të gjitha që kam kaluar dhe do eci rrugës së shpresës së re……
 

Hektor12

Locus omnem
Do doja te isha muzgu i nje darke ,ku te flije ne brendesin time,.
do doja te isha agimi i nje dite,..ku une te zgjoja me puthjet e mija,..
do doja te isha rreze dielli,..qe te ngrohja dhe ndricoja fetyren tende,.
do doja te isha ajri ,qe te me thithesh dhe te jem brenda gjakut tende,..
do doja te isha pija jote e preferuar,..qe te shijoja buzet dhe ngrohtesin e gojes tende,..
do doja te isha ere qe te shpurpurisja floket e tua,..
do doja te isha vale e ngrohet deti,..qe te zhvishja trupin tend,..
do doja te isha rera qe prape te te mbeshtillja,..
do doja..do doja...nje gote vere,.
qe mendimet e mija te kishin shoqeri,..
do doja,...do doja..
 

Hektor12

Locus omnem
Me prit aty ku takohen enderrat me realitetin..
Me prit aty ku takohet dielli me shiun..
Me prit aty ku takohet e mira dhe e keqia..
Me prit ne rrepiren e nje mali se do te ngjitem..
Me prit ne ujvarat qe derdhen ,..
Se gjithe brigjet e lumenjeve do i perqafoj per te te gjetur..
Me prit aty ku hapesira qetesohet
Me prit aty,..ku rruget reale mbarojne,..
Me prite aty ku deshira dhe heshtja vallzojne..
Me prite aty ky fjala humbet kuptimn,..
Me prit aty ku vetem dielli munde te te ndricoj..
Me prit aty ku henen e kundron...
Me prite aty ku ti je tani...dhe une do te vij,,te premtoj...
 

Hektor12

Locus omnem
Mbrem,..duart me rreshqiten mbi ty ,ndjenva butesin e lekures tende,..
Mbrem,..ndjeva frymarrjet e tua te thella..mbi lekuren time,..tek buzet rreshkisnin perdredhurazi,..gjysem te lagura nga pasioni I nje puthje ne ikje,,nje tjetre ne kthim,,nje tjetre e humbur pake me tutje ne rrembim..
mbrem,,trupi yt gjysem I zhveshur thelle me perpiu.. duart ngaterroheshin neper kemishen e zhgerryer tenden,..ndjeva se si trupi yt, eshte nje male I dendur ndjenjash pasioni qe perpin gjdo rrebesh shiu ,,Brenda tij…mbrem..mbrem..une dhe ti..
apo ..apo..
Ishte nje nate me shi..!?
 
Top