Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Hasta la Vista (fragment)
TAKIMI I GORIT ME ANITËN:
Aeroplani ra mbi ullinjtë. I digjeshin krahët. Të tjerët u larguan, se pothuaj gjithë vagonat u bënë shkrumb e hi. Një tërkuzë e gjatë vagonash ishin katandisur skelete hekuri në zjarr. Disa ishin të përmbysura dhe akoma lëshonin zjarr e tym.
Ata që duallën nga aeroplani, kërkuan të shpëtonin, po u zunë. Ishin tre hitierianë të divizionit "Kondor" dhe një frankist. Garibaldinët i zunë, i lidhën dhe i shikonin me zemërim.
-E çmi mbani gjallë, -thirri dikush. - Hidhini n'atë zjarr që ndezën vetë! Brigantët!
Një tjetër u afrua dhe nxori revolen t'i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi.
Këta janë robër lufte! Do të dërgohen te shokët e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri...
Fjalën e Ramizit e preu Alvarezi.
- I çarmatosni mirë dhe i shpini në shtabin e brigadës, aty pas ullinjve. ju të tjerët ndihmoni shokët!...
- Ç'më rrini kështu sikur shikoni ndonjë Sfaqje!
- Plumbin qenve! Plumbin - u dëgjua përsëri nga mesi i ushtarëve.
- Dëgjoni thirri me zë të prerë komisari Alvarez - po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush në kompaninë e tij...
Kishte nga ata kurreshtarë që deshën të shikonin ç'fytyrë kishin bishat që bombardonin ditë e natë Spanjën republikane. S'lanë shtëpi e fshat, stacion e qytet pa bërë shkrumb e hi. Mirë! Ata sipas ligjeve të luftës së tyre të padrejtë, mund t'i sulmonin trenat e luftës e t'i shkatërronin siç bënë tani! Po kush i lajmëroi? Kush e dërgoi lajmin se ky tren ishte i brigadës së 12-të? Eh, luftë o luftë!
- Mor po këta qënkan simpatikë! - tha njeri. -janë të rinj. Pa shikoi! Flokëverdhë, bukuroshë! Pa shiko frankistin! Një moreno, tërheqës për vajzat, që ç'ke me të...
- Derrat! - thirri një tjetër.
- Qënt e qënit! - ia priti një tjetër.
- Të katër robërit, shkonin kryelartë. Bile ndezën dhe cigaren. Flisnin midis tyre... dhe siç dukej, atë që ato po bënin, e bënin për Fuhrerin që i kish verbuar dhe ndërsyer.. Kush e di! Pa tjetër do të vinin në vete ndonjë ditë, po të shpëtonin nga ky zjarr që ndezën ata me urdhërin e perëndisë së tyre.
Agimi, si nga hera, vazhdonte të derdhte dritën e argjendë nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj një valë resh të kuqe u dalluan në horizontin e hapur! Eh, ç'agim! Sa keq për Gorin që s'e pa këtë agim! I kishin folur për agimet e kuqërreme të Spanjës së bukur. Po ja që s'pati fat ta shikonte këtë agim vjeshte. Ish i shtrirë, aty rrëzë një ulliri, i rrethuar nga shokët. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, që mjekonte ata që ishin të plagosur më rëndë.
Kush e di sa shokë të rinj si Gori, që kapërcyen kufi e dete, për të ardhur gjer këtu, u vranë tani, pa ja shkrepur asnjëherë, pa shfryrë asnjë herë zemërimin dhe urrejtjen e tyre kundër fashizmit!
-Ka patur dhe më keq, - mendonte Asimi. - Ka patur shokë që u vranë pa shkelur fare në tokën spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shokë ka vrarë në det e në stere...
Gori geli sytë! Herën e parë nuk mundi të përmblidhej e të kuptonte se ku ish. Po kur pa pranë fytyrat e dashura të Asimit e të Xhemalit, të Ramizit e të Dragushit, të Fatosit e të Arxhelit e të shumë garibaldinëve të tjerë, e kuptoi se po i linte përjetë. Mbylli prapë sytë dhe lotët i rodhën pa dashur.
Në këto çaste të mallëngjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa dëgjoi plasjet e para, kish këcyer përjashta dhe kish marë frymë tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull në një guvë ulliri, kishte mbyllur sytë dhe qëndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrëmuja. Kur ra agimi, atëherë u kujtua për armët dhe sidomos për çantën, ku mbante gjëra të vlefshme, siç thoshte ai, dhe nuk linte njeri t'ia prekte... Për këtë i vinte plasja dhe ish enduar shumë që s'mori të paktën çantën e vogël. "Po lëkura qënka më e dhëmbshur se floriri!" - kur shikonte lemerinë që ish bërë.
- Ka vdekur njeri nga tanët? - pyeti , kur pa shokët rreth Gorit.
- Po ti ç'u bëre? - pyeti Ramizi. - Nga bridhje! Ne kujtuam se... re dëshmor!
- Mortja nuk merr. shtoi Xhemali.
Ra buria! Të gjithë të mblidheshin në kompanitë e tyre.
Gori e dëgjoi. çeli sytë dhe bëri të ngrihej.
-Mos lëviz! - e porositi Ramizi, - ja tani vjen doktori. Dhe me të vërtetë erdhi doktori me infermierët. E zbuloi. I pa mirë kokën, trupin e këmbët! I lidhi kryet, krahun dhe tërë gjoksin dhe porositi infermierët ta shpinin n'ambulancën që u ngrit tej kanalit.
Komandanti i brigadës dhe komisari që erdhën aty, pyetën doktorin dhe ky u tha se s'ka rrezik - frakturë dhe tronditje.
-Shoku shqiptar! Kur të shërohesh të presim në brigadë, - i tha komisari, dhe e përkëdheli duke i lëmuar flokët. -ju garibaldinët e Shqipërisë, përshëndetuni me shokun se po nisemi.
Gorin e vunë mbi vig. Ai nuk i çelte sytë nga turpi se i ishin mbytur në lotë.
-Gori! - i tha Asimi. - Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Të presim! - dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se një nyje i u bë në fyt.
Të gjithë e përqafonin. Po Gori nuk i çilte sytë të shikonte shokët, vëllezërit për të cilët krenohej jo vetëm ai, po krenoheshin tërë shqiptarët antifashistë. S'kishte fuqi të thoshte një fjalë, vetëm një fjalë: "Luftoni dhe për mua!" Kur nuk i dëgjoi më, kur ndjeu se infermierët e kishin ngritur, çeli sytë dhe pa se po e shpinin në drejtim të kundërt nga ai i shokëve që duke u larguar, kthenin kokën pas dhe i tundnin dorën duke e përshëndetur.
..........................................................
Fishkëllima e trenit ngrinte peshë më tepër zemrat e ndezura të garibaldinëve, që lanë shumë të vrarë dhe të plagosur. Po kënga gjëmoi.
Këtej autoambulancat mbartnin të plagosurit. Ata që ishin me plagë të rënda i shtruan aty pranë në një shtëpi fshatari, kurse Gorin e shtrinë në një shtrat të autoambulancës. Në shtratin tjetër ishte një shok italian që rrënkonte thellë. Pranë Gorit rrinte një infermiere e re, e cila i lëmonte ballin. Gori mbylli sytë dhe s'dinte ç'të mendonte. I vinte turp... Çahu dhè të futem! Si? I shtrirë dhe i lidhur në këmbë, kurse brigada shkoi në Aragonë! Çfat i keq! Po kjo vajzë! Sa e mirë! Sa e dashur!
Ajo i foli në një gjuhë që Gori s'mori vesh. Pastaj i foli me gjuhën e ëmbël spanjolle. Gori, që dinte mirë italishten, e kuptonte spanjishten.
Befas maqina u ndal! Si një britmë e vetme gjëmuan thirrjet e të plagosurve. Dyert përnjëherë u çelën dhe infermierët rrëmbyen vigjët me të plagosur dhe vrapuan nën ullinjtë. Aeroplanët fashistë fluturuan shumë ulët. Gjëmimi i tyre bënte të dridhej dhe dheu! Për pak çaste toka u drodh dhe aty pranë në Alkala de Çis shtëllunga tymi u ngritën përpjetë si uji i detit nga plasja e bombave të mëdha. Gori pa dritën e tokës spaniolle. Sa dritë ka qielli dhe deti i Spanjës! Kudo që të hidhje sytë shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty pranë, deti ish i shqetësuar dhe era kafshonte valët duke zbardhur dhëmbët si një qen i egërsuar. Infermierja, që i rrinte Gorit mbi kokë si një pulë që mbronte zogjtë e saj nga ndonjë skifter, Kristina, siç e quanin infermieren suedeze, e ruante të plagosurin nga aeroplanat.
- Janë shumë çnjerëzorë! Edhe autoambulancat i sulmojnë! Sa herë na kanë mitraluar!
Doktori që shoqëronte kollonën vizitoi edhe Gorin. E gjeti mirë, më të qetë.
- Jemi fqinjë! - i tha.
- Nga jini ju? - e pyeti Gori.
- Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo?
- Po! jam shqiptar!
- Aty në spital, do të gjesh dhe një infermiere shqiptare. Është një shoqe e mirë.
Në rrugën e bukur, që përshkon bregun e detit Mesdhe, rrugë plot pemë dhe vreshta, plot vila dhe fshatra të bukura, tani përsëri nisën të lëviznin maqinat: kamionë me ushtarë e me mall, vetura, autobuzë, motoçikleta, biçikleta qerre - ç'lëvizje e madhe për në Castellon de la Plana! Maqina të mbuluara me giethe, me dega: si duken së largu! Si një kopësht lëvizës!
Shumë maqina ndalen dhe vizitojnë të plagosurit. Edhe Gorin e vizitojnë, i buzëqeshin, i urojnë shëndet. Dhe Gori u buzëqesh me zor, se ndjen dhembie të madhe në gjoks e në brinjët dhe në majë të kokës. Ah, kjo erë e bendeve e mbyti fare! S'e duron dot! Sikur infermiera të mos ishte infermiere, po infermier, do të thërriste një herë e shumë herë: "Nënë! Moj nënë!", po kishte turp nga ata dy sy të kaltërt të shoqes suedeze që e shikonin me atë ëmbëlsi që e shikonte edhe qielli i Spanjës. Shtrëngonte dhëmbët dhe... ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjollë, që kurrë s'do t'i harronte.
Një kolonel francez, burrë i shkuar nga mosha, me flokë të drejtë e t'ergjëntë, me mustaqe të shkurtëra si furcë e fortë, me dhëmbë të florinjtë, me beretën baske bojëhiri, u afrua dhe pyeti:
- Franse?
- Jo Shqiptar! - i tha infermiera -
- Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vërtet) Sa mirë! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? - dhe u afrua, i vuri dorën në ballë dhe i tha diçka frëngjisht. E puthi me dashuri. Vajza që e shoqëronte, e shikonte në thellësitë e syve, sikur kërkonte të kridhej brënda në sytë jeshil të Gorit, i cili ndjeu një diçka që s'e kish ndjerë kurrë gjer ahere. Koloneli e përshëndeti, kapi vajzën nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me atë mënyrë të çuditëshme, u kthye i përkëdheli flokët, u ngritë duke e parë në sy si i hutuar, sikur deshi t'i thosh diçka... i hodhi një degë ulliri që mbante në dorë dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thënë Gorit:
- Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim)
Gori lëvizi pakëz, e shikoi më mirë, kur ajo largohej. Infermierja tha:
-Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajzë e mirë! Shumë e bukur)
Gori s'foli gjersa e vunë prapë në autoambulancë. Maqina ecte në rrugën e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shumë të dashur, nuk ia hoqi degën e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur:
- Mua më tha: "Hasta la vista?"
- Po! Të tha me zemër spanjolle "hasta la vista!" dhe të uroj ta rishikosh. Të fali dhe këtë degë ulliri.


PETRO MARKO​
 

Hektor12

Locus omnem
Nata e Ustikës (fragment)
PËR NË KAMPIN E USTIKËS:
Më duket se motori e rralloi forcën, - më thoshte Iloja.
U ngritëm të tërë më këmbë. Shikonim të gjithë lart, nga bukaporta e mbyllur.
-Sa natë e gjatë! - tha mbase kot, siç fliste kot Taqi.
Me duar të varura e të rënduara rrinim si ata besimtarët fanatikë që shikojnë ndaj qiellit. Lart dëgjoheshin zëra. Lart kishte jetë. Lart kishte erë dhe horizont. Kishte të qeshura dhe shakara.
Sa ndenjëm ashtu, s'dihet. Vetëm kur Iloia tha: "Pse s'ulemi?", atëherë shikuam të gjithë nga ai dhe lëvizëm. Qeshnim. E pse të mos qeshnim? Ishim akoma gjallë. E kaluam Adriatikun. E kaluam vdekjen...
- Zoti e di se ku jemi!
- Unë them të shtrohemi e të hamë... Të hamë sa jemi këtu e sa i kemi këto ushqime... Më mirë t'i kemi në bark sesa...
Asnjë nuk e kundërshtoi këtë mendim. Mistoja çeli valixhen. Vuri përpara ushqimet. Cilido me mundime afrohej, merrte ç'i pëlqente... Edhe unë mora bukë e kaçkavall. Më pëlqente shumë kaçkavalli. Është si ullinjtë. Po të hash bukë e ullinj, s'ngopesh së ngrëni. Ashtu edhe me kaçkavallin... Po ujë? Ku ka ujë? Ç'bëra që hëngra kaq shumë.
Dhe pasi u paqosëm mirë, sikur të mos na kishte ngjarë natën asgjë, secili nisi të tregonte ato që kishte menduar gjatë natës.
Mistoja tha: - Isha i sigurt qind për qind se do të mbyteshím... Vrisja mendjen... dhe gjithnjë mallkoja veten që nuk sulmuam qysh në korridorin e burgut. Ose do të ishim vrarë, ose do të kishim shpëtuar... po do të linim nam.
Iloja tha: - As për një çast nuk e mendova vdekjen.
- Kadriu - unë kam frikë nga deti. Mirë që nuk e shihja. Kam udhëtuar natën me vapor. S'ka tmerr më të madh.
Alqi - Mua më ishte ngulitur në tru se si do të vinte siluri, si do të fundoseshim... si do të shuhej drita e nuk do të shikonim më njeri-tietrin.
Pastaj Mahmuti - Unë e ndieja veten mirë se isha në mes dhe falenderoja ata që na lidhën. Se, duke qenë të lidhur, më dukej vetja dhjetë herë më guximtar.
Tahiri - Që kur më zunë, e mora parasysh vdekjen... Prandaj gjithë natën s'më ra ndër mend mortja...
Bexhetit, kur i erdhi radha të thoshte edhe ai se ç'kishte menduar gjatë natës, duke qeshur, foli: - ja, i thatë ju të gjitha.
Kurse Taqi e tha që në fillim: -Unë flija.
Të gjithë kishin kaluar nga biruca nr. 8 Kishin biseduar ca minuta. Pastaj ishin caktuar në kaushet dhe qelitë e ndryshme. Përves Ilos dhe Kadriut, që ishin komunistë, ne të tjerët ishim si gjithë të burgosurit. Tani që na lidhte një zinxhir, tani që rrugën e kishim të përbashkët, do të njiheshim më shumë. Nata që kaluam sikur na afroi. Morëm frymë nga njëri-tjetri; u përgatitëm të vdisnim bashkë. Tani duhej të jetonim bashkë.
Bukaporta u hap. Ne u ngritëm më këmbë, kthyem kokat lart e pamë qiellin plot dritë. Pamë shumë ushtarakë e marinarë që na dukeshin... - si dukeshin ashtu? Këmbë të mëdha e kokë të vogla... sikur ishin gati për të na shtypur... Pamë litarë dhe direkun... Po ç'thoshin? Qeshnin me ne që u dukeshim si miza?
Pritëm e pritëm. Heshtjen tonë e prishi Iloja:
- Këtu kushedi se ku jemi e kushedi ku do të na shpien... Lart kokën, si shqiptarë që jemi...
Vinçi me magjen e madhe në formë vagoni minierash u fut në bukaportë, u ul poshtë gjer në dyshemenë e hambarit tonë. Ne bëmë mënjanë. Zbritën me të shpejtë nga shkalla disa karabinierë.
Na urdhëruan të futeshim në atë magje. Ne ngurruam. Po ara na kërcënuan e na thanë se ashtu do të dilnim më kollaj. Me një mijë mundime u futëm, gati njëri mbi tjetrin. Ata lart vazhdonin të qeshnin.
Vinçi ngrihej. Ne tundeshim në erë. Iu afruam bukaportës.
Pastaj na kthyen nga bankina. E, kur ishim mbi bankinën, na lanë aty në erë.
Përposh nesh britma. Hodha sytë, e, ç'të shikoje! Mijëra njerëz me grusht na kërcënonin.
- Spie! Spie!
- (It.: Spiunë! Spiunë!)
- A morte le spie che hanno causato miliaia di morti.
- (It.: Vdekje spiunëve që kanë shkaktuar me mijëra të vdekur).
- Traditori! Spie di un cane!
- (It.: Tradhëtarë! Spiunë të qenit!)
Po kjo? Ç'është kjo pritje në tokën italiane? Ne vareshim në erë e lëkundeshim si kufoma e Hamidit...
Një fishkëllimë e gjatë bilbili... Turma sikur deshi të na hante. Po ja që ne ishim lart. Vareshim e tundeshim në ajër.
Pushoni! Pushoni... - Vala zemërake e turmës sikur ra në bunacë. - Pushoni! Këta shqiptarë të mallkuar, këta banditë, këta spiunë na morën në qafë... Morën më qafë mijëra e mijëra bij të Italisë, se kapërcenin vijën e parë e i tregonin grekut pozitat tona... Pastaj na sulmonin nga shpina... - bërtiste me sa kishte në kokë një oficer aty mbi vapor.
Turma e ngriti më lart se ne, gjer në qiell, sharjen dhe mallkimin.
- Vdekje spiunëve! Vdekje banditëve!
U hutova. Nga fundi i detit, tani në qiell. Ç'kishin me ne? ç'kishte me ne ai oficer që lehte si i tërbuar?
- Ne nuk jemi banditë! - bërtiti me fuqi dhe me një italishte të bukur Mistoja. - Banditë janë ata që na zunë derën... që na vrasin, që na varin, që na arrestojnë.
Iloja, që ishte ngjitur fare me mua e ngriti zërin më lart:
- Ja ku janë banditët... ja ku janë kasapët e popullit italian! --dhe me të dyja duart e lidhura tregonte oficerin dhe karabinierët.
Ata poshtë, sikur do të na hanin me dhëmbë. Ne lart këndonim. I pari ia nisi Iloja:

Avanti, popolo,
alla riscossa
bandiera rossa
triomfera...

Lëshoje vinçin! Lëshoje shpejt! - urdhëronte oficeri me duar e këmbë...
Kënga ngrihej më lart se ne. Përhapej më tej vaporit nga shikonin të shastisur. Turma kishte heshtur e na shikonte gjithashtu e shastisur.
Ne tundeshim në erë duke kënduar.


PETRO MARKO​
 

Mystique

Larg
Të kam harruar? Ti je pjesë e ekzistencës time, e vetes time. Ke qenë çdo fjalë që kam lexuar, që kur për herë të parë kam ardhur këtu. Ti ishe kudo; bëje pjesë tek bukuritë që natyra më ofronte: ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek retë, tek drita, tek errësira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rrugët. Ke qenë mishërimi i çdo fantazie të ëmbël të përkundur nga mendja ime. Gurët me të cilët janë ngritur ndërtesat më të qëndrueshme të Londrës, nuk janë më reale e më pak të pashkatërrueshme se duart e tua, të asaj që nuk janë e do të jenë prezenca dhe influenca jote tek unë, këtu e kudo, tani e gjithmonë. Deri në orën e fundit të jetës time nuk mundet perveçse të mbetesh pjesë e shpirtit tim

Charles Dickens
 

Hektor12

Locus omnem
-Ç'është jeta për ty? - e pyeta....
-Flluska sapuni, - mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je.
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri...
-Po me e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i të vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja, -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime! - këto tha, dhe heshti...

Sterjo Spasse!....
 

Hektor12

Locus omnem
Jeta e cdo njeriu eshte rruga per tek vetja. Asnje njeri s'ka qene kurre krejtesisht ai vete; megjithate secili synon te behet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyres se vet. Secili mban deri ne fund mbeturinat e lindjes se tij, gelbazen dhe levozhgen e nje lashtesie.
Disa nuk arrijne te behen kurre njerez, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart jane njerez e poshte peshq. Por secili eshte pjelle e natyres, pra te gjithe kemi prejardhje te njejte, te gjithe rrjedhim nga e njejta rruge; mirepo secili...i synon qellimet e tij. Ne mund ta kuptojme fare mire njeri-tjetrim. por ama secili flet per veten e vet.....

Hermann Hesse - Demian...
 

Hektor12

Locus omnem
Donte të ikte larg, diku ku s'mund ta njihte askush. Tani u drejtua për nga një park i afërt me qendrën e qytetit dhe u ul në një nga stolat e tij.
Sa kishte ndryshuar jeta e saj. Tanimë edhe vetë s'po e kuptonte, çfarë po i ndodhte. Nuk e donte vazhdimin e asaj kohe të egër që e priste. Nu...
k donte as ta kujtonte atë që i kishte ndodhur, por nuk mundej. Nganjëherë është aq e pamundur t'i shmangesh kujtimeve. Ato janë poli i kundërt i një magneti që, sa herë i largohen mendjes sonë, me më tepër ngulm i kërkon mendja t'i kujtojë...
Iu lut ta degjonte për ta bërë të kuptonte se duhej të ishin bashkë përgjithmonë, por ai nuk donte. Një dëshirë e fortë e shtynte drejt një tjetre. Ajo iu lut, por nuk bëri të mundur asgjë. Ai e la...
Dashurinë me të e kishte konsideruar gjënë më të fortë që kishte brenda vetes, por tani kishte kuptuar se kësaj ndjenje i kishte parë vetëm anën e saj të jashtme. Për të, kjo ndjenjë, kishte pasur dhe një anë të brendshme shumë ndryshe nga ana e jashtme.
Nuk pendohej për fundin e asaj lidhjeje, përkundrazi. Ishte e lumtur që nuk po qëndronte më në krahët e atij që, në një të ardhme shumë të afërt, do ta braktiste. Fundi ishte më i mirë tani, pasi më vonë do të fundosej më tepër në vorbullën e dashurisë dhe do ta kishte më të vështirë të dilte nga dallgët e stuhishme të vetë ndjenjave të saj.
Ajo që nuk pëlqente, ishte se, fati e kishte vendosur në një vend ku pozicionin e parë në jetën sociale, e zinin paragjykimet. E kishin parë në vendet publike me të dhe tani shtireshin sikur u vinte keq, kur në realitet, mezi e fshihnin një buzëqeshje përbrenda.Tani po e shihnin sërish të ulur aty. Ajo, pa vetëdije, i shihte në sy. Njëri tregoi me dorë drejt saj dhe filloi të qeshte. Sa i pamëshirshëm. Me siguri që nuk do të kishte vetë një motër, pasi vetëm atëherë mund të ishte i ndërgjegjshëm për plagët që po hapte. E dinte, e kishin mësuar se, të kapeshe pas fjalëve të këqija të të tjerëve për ty, do të thoshte të harroje ekzistencën tënde, por mund të harrohen dot ato gjeste që të lëndojnë?
Rrëmbeu çantën dhe u ngrit nga stoli. Jeta i kishte falur goditje. Mbase donte ta shihte më të fortë se më parë. E kishte vendosur atë që do të bënte; Shigjetave të të tjerëve për ta rrëzuar, për ta shtypur me këmbë, do t'u përgjigjej me po të njëjtën monedhë, madje dhe më ashpër. Tani do të njihnin një pjesë të re të karakterit të saj. Të një karakteri dikur aq te brishte, sa krahet e nje fluture...
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria e vërtetë nuk duron fjalë, andaj edhe askush deri më sot nuk e ka definuar saktë. Për të gjatë historisë kanë thënë plot dokrra dhe doktrina, mençuri dhe mençurina, por jo të sakta, andaj, mu për këtë ne kemi shumë definicione "të bukura" për dashurinë...

Dikush që, vërtetë na do, kurrë nuk do të thotë: "Oh sa të dua!". Së paku nuk do të teproj me këtë shprehje. Sepse, ne, atë dashuri do ta ndjejmë, në frymën, në shikimin, në lëvizjen...në vetë prezencën e tij. Prandaj, ai, nuk duhet të na flas fare, ose,...edhe letë na flas, le të na kundërshtoj, të mos pajtohet me ne, dhe...ne...sërish, nga ai do ta ndjejmë dashurinë çdo fjalë e thënë nga ai do të reflektoj dashuri.

Pse është kështu?

Sepse, kush të do vërtetë, të do në heshtje, në qetësi. Me atë ndjenjë të fshehur në brendi dhe pa etiketime. Më pas, kjo farë e mbledhur diku në thellësi, fillon të gufoj në aksion, në vepra. Shpërthen në atë çfarë ndjehet e jo thuhet.

Kjo është dashuria e vërtetë.
 

Hektor12

Locus omnem
Pse ndodh keshtu,vall kush e di,a e kupton ndokush kete njerezi?...dikush
401582.gif
,dikush vajton,dikush qan dikush gezon,dikush hesht,dikush flet,dikush ngrihet e bertet....dikush vuan e s'bene ze,dike jeta jetim e le...por prap askush s'kupton perse ne kete jete ekziston....dicka vlen e dicka s'vlen,nje dite iken e nje dite vjen....por jeta nuk persoset,dikush ngrihet dikush fundoset....me degjoni,ku...
sh me thote,perse eshte ndertuar keshtu kjo bote?...ku gjithcka eshte bardh e zi,nje dite djell e nje dite shi....nje dite parajse e nje dite ferr,nje nat drite e nje nat terr....ecim me jeten,ikim diku larg,koha qe s'ndalet c'do dite na plak...por prap nuk kemi guxim,nuk mundemi jetes ti nxjerrim nje kuptim....e ne heshtje me kohen ne shkojme,c'rol patem ne jete,kurre s'do e kuptojme...
 

Hektor12

Locus omnem
E ke menduar ndonjehere, ti njeri cdo te thote te duash ne heshtje dhe dhimbje, te genjesh te tjeret duke genjyer veten, te zgjohesh cdo mengjes duke kerkuar nje fill shprese dhe duke mbyllur cdo mbremje duke kerkuar pak qetesi.Te kane kaluar ndo1here ne mendje ashtu rastesisht?! Jo, ti nuk mund ti kesh menduar, ndryshe nuk do te ishe ky qe je sot. Nuk je as me pak e as me shume se nje imazh qe ende me torturon, me perndjek, me ngaterron mendimet dhe me shkakton konfuzion. E ke menduar ndonjehere se atje tej, dikush qe quhet "Ajo" eshte ende duke jetuar mes loteve. Ajo ende, vazhdon te jetoje me ato copeza kujtimesh qe ti le pas, e qe jan rrenjosur thelle ne shpirtin e saj. Pret ne ankth, duke numeruar cdo sekond me shpresen se do te kthehesh. Degjon ate kolone zanore mes lotesh, Ajo qe ti i ndryshove jeten, e bere te besonte se dicka kishte ekzistuar per ty.Ajo po gabon serisht, ti je gabimi me i madh, ai gabim i pandreqshem. Lere te qete! Boll e torturove ne kete menyre! E di qe"Ajo"jam un?!
 

Hektor12

Locus omnem
Zonja Lumturi...

S'të kam shkruar kurrë ndoshta.... ndoshta sepse kurrë se kam njohur fytyrën tënde të vërtetë. Shpesh kam bërë një takim me vetveten në pasqyrë dhe, kam vënë re që s’jam aq e shëmtuar
sa të më trembësh kështu,apo të më lësh kaq menjanë. Të kam ndjekur shumë, të betohem se ka pasur netë që kam ecur vetëm drejt hapave të t’u dhe vetëm dështova. Kam ecur shumë shpejt për të të arrirë,por
ti ke një hap kalorësi dhe ja mbathje aq shpejt sa i zhdukje gjurmët. Jam gjakosur rrugëve të këtij qyteti vetëm për një përqafim tëndin dhe në fund...VETPËRQAFOHESHA. Ti më ke refuzuar gjithnjë...Por tani mjaft më, të premtoj që s'do të të kërkoj më, s'do të lutem më të më kthehesh...djalli t’a marrë kam dhe unë krenarinë time, pas kaq shumë poshtërimeve do të të lë të qetë. Nëse një ditë të kujtohem...EJA...ti e di mirë ku të më gjesh. Gjithesesi ti do jesh e lumtur,dhe pa mu... E unë pa ty mund të jem thjesht MIRË... Pas të gjithave shpresoj që një ditë të takohemi, pse jo edhe të jetojmë bashkë...!!!
 

Hektor12

Locus omnem
" Rashe ne nje nga periudhat e mia patetike te mbylljes ne vetvete. Shpesh, me qeniet njerezore, te mira e te keqija, shqisat e mia shkeputen, lodhen: une heq dore. Jam e edukuar. Pohoj. Shtirem sikur kuptoj sepse nuk dua te lendoj askend. Kjo eshte dobesia qe me ka sjelle me shume telashe. Duke u perpjekur te jem e sjellshme me te tjeret, shpesh e gjej veten me shpirtin feta-feta, te katandisur si nje pjate makaronash te shtypura.
Nuk ka rendesi. Truri im mbyllet. Degjoj. Pergjigjem. Dhe ata jane teper te ngathet per te kuptuar se une nuk jam atje. "
 

Hektor12

Locus omnem
Sinqerisht dua te them qe do me pelqente te isha pran teje , te degjoja zerin tend duke therritur emrin tim,te mbeshtesja koken time afer kraharorit tend per t'e degjuar rrahjet e zemres tende ,te afroja buzet e mia tek buzet e tua,te degjoja parfumin e lekures tende...
Por e di qe kjo gje eshte e pamundur sepse un dhe ti s'do jemi kurre bashke..ato fjale ato gjeste mbeten neper kujtime por qe thuren thell ne
871976.gif
.
Sinqerisht do kisha pas vertet deshire qe jeta ime te perkiste ty dhe vetem ty. Por gjithsesi do t'mbetesh ENDRRA IME ME E BUKUR!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk arrita te humbas fytyren mes 1000 roleve qe mu ofruan !
Nuk arrita te beja Fame dhe te shkelja me kembe ata qe me kembe me shkelen !
Por arrita diçka te cilen e quaj dhe shume , dhe pse quhet vyrtyti i Budallenjeve :
Une arrita te jem po prape une, VETVETJA dhe te beje te dashurohen ata qe dikur me hodhen posht pa me njohur se kush jam , pa njohur Aftesite dhe Kapacitetet e mia .
Une jam po Vetvetja , vetem se kane ndryshuar Rezultatet , kane ndryshuar Pergjegjesite, kane ndryshuar Rolet , kane ndryshuar Pozicionet dhe mbi te gjitha Rrethanat .
Nuk jam me ajo goca e vogel , qe vetem kishte Ideale , sot ka mesuar te jete nje Femer qe jeton me ato ideale , qe ecen me ato .
Jam teper revolucionare sepse ndieje çdo padrejtesi , qe sot behet , jo vetem ne kurrizin tim , por dhe mbi ata qe me rrethojne, aq sa nuk arrije dot te Hesht dhe te mbaje perbrenda ate merzi qe grumbulloje brenda vetes !!
Gjithesesi ...pmv se sot ndihem serisht kaq VETEM do dije ti beje balle situates . Une kam ditur te jem dhe Djale dhe Femer !
Une kam ditur te jem Femija i pare !
I kam ndiere pergjegjesite e mia ....dhe ato Vuajtje qe prinderit e mi kane hequr , qe une sot te mos vuaj !
Sot ....sot di se po me duket sikur te kem babin perballe dhe ai si zakonisht perpara nje provimi apo fillim simestri te me beje nje Dialog , Kritike dhe Autokritike .
Sot ......une kete po ja beje vetes !
Ah ...ngado vete dhe mendja ime eshte po prape tek ju ...ishallah me dhenci force per neser .
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse nuk mundesh që të më harrosh aq sa unë tashmë ty, të paktën mundohu që të më harrosh aq sa më harrove edhe atë ditë kur vendose të ikje dhe të më braktisje duke më lënë me lotë në sy si një fëmijë jetim i mbetur në mes të udhës së jetës, i pa strehë dhe i pashpresë për të vazhduar për më tej!

Mundohu të më harrosh edhe përse tashmë është e vështirë një gjë e tillë për ty, sepse jam i sigurtë në vetvehte që je penduar thellë në shpirt për lëndimin e ndjenjave të mia dhe lotët në sy që m’i dhurove!

Mundohu pra, mundohu të më harrosh, mblidhi edhe njëherë të gjitha forcat e shpirtit dhe bëja të ditur vehtes njëherë e mirë përgjithmonë, se unë nuk egzistoj më për ty, madje as që pata egzistuar as edhe më
parë, sepse gjithshka që përjetuam sëbashku dikur, ishte thjeshtë një lojë aventurieske për ty, paçka se ishte krejtësishtë ndryshe për mua!Mundohu të më harrosh, sepse u bënë kohë që tashmë edhe unë të kam
harruar ty, pas shumë e shumë stërmundimesh që përjetova në këtë luftë të shpirtit që nuk dorëzohej lëhtë edhe përse ishte i plagosur dhe e kishte të qartë që e pati humbur këtë betejë që mbante emrin Dashuri e Hidhur!

Mundohu të më harrosh, me shpresën që një ditë, në mendjen dhe shpirtin tëndë, nuk do të ketë më as edhe një fije më të vogël ndjenje ndaj meje, apo ndaj dashurisë që dikur vërtet t’a pata falur me gjithë shpirtë! Inkurajoje vetvehten tënde dhe shëndrroje ç’do kujtim të bukur të timin, në një kujtim të hidhëruar e të trishtë për të cilin nuk do të kishe patur as edhe dëshirën më të vogël për t’a risjellë më në kujtesë!

Mundohu të më harrosh, hapi sytë dhe zgjohu nga gjumi, mos e gënje vetvehten me ëndërra që kurrë më nuk do të bëhen realitet! Përqëndroje shikimin mirë në realitet dhe shumë shpejt do të vësh re që, të harruarit mua, do të jetë diçka e dobishme dhe e mirë për ty dhe jetën tënde në vazhdim.
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk ishte e bukur ,, por atij i dukej terheqese..
Nuk ishte as Dinake,, ai e adhuronte naivitetin e saj..
Nuk ishte as Femer e Kompletuar,, por atij nuk i interesonte.. Ishte ai pran saj per ta kompletuar si Njeri..
Nuk ishte as shume e dashur,, por ai adhuronte heshtjen e saj..
Nuk ishte as e dhene mbas festave te perjavshme,, por ai e adhuronte romancen e asaj Femre..
Ajo nuk ishte as e para per te,, por thjesht ai Mbas Saj tjeter Smund te dashuronte Me "...Ajo dhe vetem ajo do t'dinte t'ia conte ndjenjat peshe!!
 

Hektor12

Locus omnem
Në tavolinën e një gruaje të vjetër , e cila ishtë shtruar në një spital për pleq , një ditë pasi kishte vdekur , gjetën këtë letër.

I ishte adresuar infermieres më të re që punonte aty .
Çfarë shikon ti kur më kuron ? Kë shikon kur më vështron ?
Çfarë mendon kur largohesh ?Dhe çfarë thua kur flet për mua?

Shumicën e kohës shikon një plakë pak të çmendur , me një vështrim të hutuar , që nuk është plotësisht plot shkëlqim , që bën pis kur ha dhe nuk përgjigjet kurrë në kohën e duhur . Që nuk pushon së humbur rroba e këpucë, të lejon të bësh çfarë të duash , banjot dhe ushqimet , për të shtyrë ditët e gjata në ngjyrë gri…

Kjo është ajo që shikon ?

Atëherë hapi sytë ! Nuk jam unë ! Do të të tregoj kush jam !
Jam fëmija i dhjetë i prindërve të mi , motra e motrave dhe vëllezërve që duheshin shumë.
Një vajzë e re 16 vjeç , me krahë në këmbët e saj , ëndërrimtare që së shpejti do të takonte të dashurin e jetës .
E martuar që 20 vjeç. Zemra ime ngazëllente atë ditë nga premtimet e bëra .
Jam 25 vjeç dhe kam një fëmijë , i cili ka nevojë për mua .
Jam një grua 30 vjeç , djali im rritet shpejt , jemi të lidhur me njëri – tjetrin .
40 vjeç , së shpejti ai do të ikë , por im shoq do të më rrijë pranë .
50 vjeç , përreth meje luajnë përsëri fëmijë .

Dhe ja ditët e errta , im shoq vdes . Shikoj të ardhmen , dridhem nga frika , fëmijët e mi janë të zënë duke rritur fëmijët e tyre .
Mendoj për vitet dhe dashurinë time .
Tani jam plakur . Natyra është e pashpirt ,kënaqet duke e treguar pleqërinë si çmenduri . Trupi im më lë , bukuria dhe forca po më braktisin .
Dhe me moshën e avancuar atje ku dikur kisha një zemër tani kam një gur .Por në këtë pleqëri , duke kërkuar të jem përsëri e re , zemra më gufon …
Kujtoj gëzimet , dhimbjet ,dhe përjetoj sërish nga e para jetën time dhe dashurinë .
Rimendoj vitet e kaluara shpejt .
Dhe pranoj realitetin e hidhur : Asgjë nuk zgjat përjetësisht …
Atëherë hapi sytë ti që më kuron , mos shiko plakun e çmendur . Më shiko mirë …!
Sa fytyra ,sa sy , sa duar kryqëzojmë çdo ditë ?
Çfarë shikojmë ?
Rrudhat ,armiqësitë , dyshimet , ngurtësitë .
Po sikur të fillojmë të shikojmë ëndrrat , rrahjet , dashuritë , që shpesh herë janë të fshehura me kujdes ?
 

Hektor12

Locus omnem
Sonte kete nate, pres te ndodhe mrekullia...
(Persiatje e shpirtit te pervuajtur)

Sonte kjo nate duket se me ka shpallur armiqesi hapur fare, me ka shpallur lufte, po me terbon dhe po me han permbrenda si krimbi drurin.
Eshte perbetuar se do te me shkaterroje pa meshire dhe u sprapsur aspak
dhe si duket po i'a arrin ketij qellimi te pameshirshem ndaj qenies sime te
pafajshme.
Dua t'a te mbyll syte dhe te mos e shoh ma errsiren e nates qe ma dritheron shpirtin teksa jam i vetem, por serish edhe perse syt i mbyll errsira nuk largohet, madje per cudi duket sikur me afrohet me shume, duket sikur ka hyre ne trupin tim dhe mundohet qe te depertoje thelle e me thelle neper mishin e trupin qe me eshte mbushur plot mornica.
Forcat nuk me ndihmojn me aspak qe t'i bej balle sonte kesaj nate, qe mundohet me c'do kusht qe te me shpartalloje, madje jo vetem mua si qenie, por edhe enderrat e bukura dhe te mrekullueshme qe kam thurur deri me sot.
Por une serish do te mbijetoj sepse ne dore kam armen me te forte qe ka nje qenie njerzore, besimin tek i madhi Zot, se c'do cast mund te beje ndonje mrekulli dhe gjithshka te ndryshoje e te jete serish e bukur, jeta te behet serish e embel ashtu sikurse ishte dikur.

Trishtimi t'i heqe kthetrat prej shpirtit tim qe e ka izoluar keqas sonte kete nate.
Lastaret e akullt te ankthit te shkrihen nga ringjallja e buzeqeshjeve te ngrohta serish ne buzen time.
Errsira te cahet mes per mes gjer ne lartesit me te largeta te qiellit prej shendritjes vezulluese te syve te mi te kristalte.
Gjaku neper dej te me ngrohet serish me energjine qe cliron zemra ne cdo rrahje te saj teksa ty te ndjen se te ka prane vetes.
Enderrat te riperterihen serish me pigmanetin e ngjyrave mahnitese te imagjinates ne thurje e siper, per nje jete te tere ne vazhdim perkrah teje.

... dhe ja pra, kjo eshte e gjitha c'ka une pres qe te ndryshoj dhe te ngjaje mrekullia e aq shume pritur nga une, sonte kete nate...

© Saimir Murati...
Londer, dt: 27.Janar.2011
 

Hektor12

Locus omnem
NËNA...

Nëna sit mendime mbi magjen e vjetër. E vështroj dhe ndjej dhembje. Asgjë nuk i fala në jetë. S'pata kohë ta merrja vetëm një ditë në shetitje. Sa keq. Gjithmonë i harrojmë njerëzit që na duan dhe gjithmonë na falin kujdesin e tyre pa kërkuar asgjë si kundërvlerë. Kjo është nëna më e dashur se gjithë nënat tjera në botë. Kur marr udhë në një lot të saj dendësohet gjithë dhembja e kësaj bote. Për të gjithmonë jam fëmijë. Aq i pazoti jam sa ajo ende nuk ka besim në mua? Jo. S'e besoj. Ajo vetëm ndjen se ka ende shumë gjëra për të më falur, prandaj, si çdo nënë, s'mund të
rrijë e qetë, po nuk më fali gjitha gjërat, gjithë mirësinë, kujdesin e vet amnor, edhe atëherë kur ne fëmijët e nënave mendojmë se nuk kemi fare nevojë për atë kujdes. Nëna sit mendime mbi magjen e vjetër. Ajo botë e mirësive, që te çdo fëmijë i lënduar sheh fytyrat tona...
 

Mystique

Larg
Jeta nuk të jep personat që do, të jep personat për të cilët ti ke nevojë: për të dashuruar, për të urryer, për të formuar, për të shkatërruar a për të bërë personin që ishte shkruar të ishe.Shpirtrat e mëdhenj kanë takuar gjithmonë kundërshtime të dhunshme nga ana e mendjeve mediokre...

A. Ajnshtajn
 

joetisti_

Locus omnem
Psheretij per t'u arratisur. Arratisem per te rezistuar. Rezistoj per
te ekzistuar. Ekzistoj per te dashuruar. Dashuroj per te psheretitur.
 
Top