Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Fakete REXHA

FLETORET E RINISË

Lindemi. Pas disa muajve fillojnë dhëmbët e parë. Fillim viti të dytë ngritemi në këmbë. Nisim të hamë vetë me dorën, grushtin tonë. Dikur edhe të vishemi e zhvishemi. Rritemi. Shumë shpejtë. Cdo ditë duke na ndryshuar ngjyra syve, flokëve. Shtati. Trupi. Pastaj, dita e parë e shkollës. Canta me libra, fletore, lapsa e ngjyra. Frika nga shkolla i bie e madhe moshës sonë të vogël. Mësuesi...drejtori...nxënësit më të mëdhenj. Vite më vonë lekundjet e para të shpirtit. Sytë përlotur në dritaren me hënë. Zemra lëkundet në ëndrra. Dashuria e parë. Shpirti kënaqet me të pame të syrit. E këputet kushedi saherë. Moshës sonë të brishtë, të butë si fildishi.
Njëzetë vite më tepër se kaq. Secili nesh shumëçka prej mendjeje ka hequr. E qeshemi me shumëçka tjetër. Saherë shetitemi nëpër marrëzirat tona. Castet. Djallëzitë. Sherret e vogla të kohës sa ishim të vegjël. Dhe, gjërat që mbeten të kujtohen me mall. Kur hapim fletoret e shkollës. Ditarët intim. Leksikonet. Aty ku brenda kopertinave kemi mbyllur ëndrrat. Shprehur me fjalët që kurrë s'u thanë. Thellë ndry qosheve të zemrës. Të strukura. Të ndrydhura. Të gërvishura. Të pathënat. Fshehtësitë tona të jetës. Moshës sonë të njomë. Ende mirë të pjekur.
Koha e cigareve te para. Pijeve. Kafeneve. Shoqërimeve. Tinzisht takimeve. Puthje, prekje, dridhje, pritje, iluzione. S'ka orë në botë më ngadale që ecën. As s'ka në botë orë më shpejtë që kapërdinë kohën. E dashuritë fshehurazi. Kohë e dridhjeve të bukura, të skuqura, pasprovuara kurrë deri atëherë. Më shumë se ne fliste gjaku nga turpi padashur që na kërcente fytyrës. Ishim të paprishur. Ngaqë vetëm ashtu na mësonin. E ne bindeshim. Sepse ishim të bindur. Se vetëm si të tillë ishim të pranueshëm. Ndaj, ndodhte shpeshherë të pësonim. Nga naiviteti kur më së paku ishim të tilla. Shkaku i sinqeritetit naivitetin s'linim kund pa e marrë me vete. Ngado që shkonim. Qoftë madje edhe kur dilnim me nëna. Qoftë fshehurazi kur dilnim me shoqe. Të tilla ishim. Njëlloj naive e të sinqerta. Por, të mbrojtura nga të gjithë. Familja. Miqët. Të njohurit. Të pastër kishim prejardhjen. Gjakun. Shëndetin. Të ardhmen poaq të kthjellët. Pasqyrë. S'planifikonim familjen. Por, lindnim e vdisnim natyrshëm. E, për aq sa jetonim ishim të lumtur. Të pangarkuar. Vdekjen e qanim si humbjen e më të dashurit. Pa marrë parasysh edhe vdekjen e më të largtit të zemrës njëlloj e përjetonim. Varroseshim pa pare të nesërmen ose po atë ditë.

Në atë periodë të uvertyrave të fshehta të dashurisë. Kurrë s'kishim rast t'i shihnim prindërit të përqafuar. As na përqafonin. Përveq për ditëlindje. Ose kur binim të sëmurë. Ishte kështu deri moshë puberteti. Pastaj, na privonin edhe nga kjo privilegjë. Sepse fillonte koha e dridhjeve të shpirtit nga ëndrrat e bukura që i shihnim duke fjetur në të njëjtën dhomë. Vëllezër. Motra. Prindër. Sëbashku të mëdhenj e të vegjël. Nënkresave të veqanta që i lagnim secili natës pavarësisht. Dhe, mëngët e ndotura ne manzheta ditën, sakur fshinim hundët e sytë kur ktheheshim nga shkolla të mërzitur. Të dashurit tanë kur i shihnim me vajza tjera.

Ishte ajo kohë-kohë garash. Verniku i pangjyrë i thonjve. Ngase çdotjetër i ngjyrshëm ishte për gra e nëna dhe vajzat "kurva". Kremat, lapsat e makiazhit të lehtë gati të padukshëm. Brisku i vogël për kthimin e çepallave. Fustanet. Corapet e holla që na zdirgjeshin rrugës. Që të gjitha këto gjëra të nënave tona. Bashkë me këpucët më të mëdha se këmba. Ua mbushnim majat me pambuk për ti bërë tamam për këmbe. Meqë ishim shumë. E s'kishte para për të gjithë. Papritur që rriteshim njekohësisht. Siç ishim lindur, njëri pas tjetrit. S'ishin vetëm parat, por edhe prodhimet e modës së fundit që s'arrinin gati kurrë deri tek ne. Prandaj kishim shumë shoqe e shokë me të cilët luanim. Gjithnjë në ta duke krijuar përfytyrimin e njeriut të ëndrrave. Njeriut të jetës. E imagjinonim si më të bukurin...më të gjatin...më të pasurin...me këtë e atë lloj vështrimi...ngjyre të syve...flokëve... mënyrën e ecjes...lëvizjes. Na mjaftonte një bluzë, një palë këpucë, një frizurë në atë që të na ishte i dashur. Eshte koha më e arsyeshme e jetës. Koha kur më së paku ka arsye e mëshirë. Keqardhje aq më pak. Prishim gjërat që duhet ruajtur, ruajmë gjithë ç'duhet zhdukur. Mendojmë shumë për gjërat që kalojnë shpejtë. Harrojmë ato që duhet mbajtur mend. Mbrëmjeve s'bënim tjetër veq ëndrronim. Sikur të ishim princat e princeshat e përrallave. Ndoshta edhe neve na ndodhë, mendonim ne, si personazheve të përrallave. Fati i bukur. Mrekullia. Netëve binim e zgjoheshim me pagjumësinë e kaltër në sy. Mbretëreshë na dukej vetja. Me hënën në ballë e kurorën në sy. Shetiteshim dhomës me fustanin e gjatë prej perloni të bardhë, të tejdukshëm, që na i bënte të dukshme gjymtyrët e trupit.

Shikoheshim në pasqyrën e madhe, ose në mungesë të saj në dritaren sall natë. Dritares kurrë s'ia ulnim perden. Ditën as natën. Mendonim duke pozuar. Tamam sikur t'ishim para syve të dashnorëve tanë. Vështrimit miop që shtrihej gjithëandej nëpër dhomë. Luanim lojën pa duar, pa gojë, pasqyrës o dritares. Mbrëmjeve tona, dhomës ku s'kishte gjumë as ne, as krevati. Oh, se ç'mbrëmje të bukura, të bardha që ishin. Poaq torturuese mbrëmjet tona të vetmuara. Veq me zhurmat tona të zemrës si muzikë e qetë që orkestronte në ne. Dirigjonte me shtriqje të shprehurit artistik të dashurisë sonë. Mes lojës dhe lëvizjeve ku megjithëate ndodhte e tëra deri në nuancat më të holla. Kënaqeshim duke vështruar hijet, murit të mbrëmjeve tona. Asokohe, kur nata të gjithë i përkëdhelte në gjumë.

Ja pra, në këtë mënyrë i mbushnim fletoret tona të rinisë pas viteve të 70-ta. Shkruar me gjakun, lotët e plagosjeve të para. Koha në to radhitur deri në detajet më të vogla. Shkruar me afshin, shpresat, ëndrrat e para. Për dashurinë nga dashuria. Herë e parë e zeza mbi të bardhën. Lindja dhe vdekja e dashurisë. Atypëraty. Gjërat në kokën tonë poashtu, më tragjike seç ishin në të vërtetë. Sapo marrim krahët e fluturojmë nga gëzimi,sakaq rrëzohemi përtoke deri në thyeqafje prej dëshpërimi. Rrebelohemi. Me çdo kusht përpiqemi ti bindim të rriturit se nuk kanë të drejtë dhe se koha e tyre epokë tjetër është. Adhurojmë vetvetën. Në mungesë të njeriut tjetër mbyllemi vetëm. Dhomës bëjmë dashuri me vetminë cullake. Lojë, prekje ekstremiteteve tona. Lëkura lazdrohet nga ëmbëlsia. Skelet dëshirash thurim duke ushqyer ëndrrat me xhelozi. Gufojme, shpejtë rrëmbehemi, shfryejm marazin pa zgjedhur momentin. Më pas shpërthejmë në vaj e mbyllemi në vuajtje. Si të kishte ngjarë fundi i gjithëçkaje në jetën tonë. Ditët lindin e erren mbi fletoret tona. Të vetmit dëshmitarë të gjallë të netëve gjatë të ciloave zbrazemi me dufin e zemrës nga dashuria, për dashurinë.

Në njerën nga fletoret tona të kësollojshme dikush kishte shkruar:
"Prej qindra ditëve sa ishim bashkë, vetëm njëra, e vetmja që kurrë s'më harrohet. Nata e parë e jona. Ishim shtrirë të dy. Dhoma 208 hotelit të madh të kryeqendrës. Dëgjova zemrën e tij në faqen time, në tëmth, në kokë. Rrihte pa ndonjë ritëm të caktuar. Pa pushim, pa ndërprerje. Vetëm rrihte. Ai m'i lëmonte flokët. Puthte gishtrinjt e këmbës, të duarve, që pushonin qetë krahut të tij të djathtë. Pas pak tërhoqa mbulesën deri tek vetullat. Ai zbriti teposhtë. U fut brenda si në një tendë të bardhë sateni. Më puthi gjatë...gjatë. Gjithëkah trupit. Pastaj doli prapë mbi mbulesë. E, prapë gjatë kohë u puthëm. Ishte herë e parë që unë po flija kështu. Kisha ditëlindjen. Më të bukurën dhuratë mora nga ai. Fustanin me lule barbaroze në sfondin e bardhë. Me pullat e imëta nga lartëposhtë., krejtë të bardha sedefe. Porositur në një shtëpi mode në Zagreb. E vara në varëse, derës së dollapit përballë krevatit në dhomë. I varur prej aty ku ishte vështroi gjithë pasditen si një spektator, edhe tërë natën e ditës së djeshme. I vetmi dëshmitar për gjithë ç'ndodhi në dhomë. Para se të dilnim prej aty e vesha të nesërmen fustanin që s'më kishte të neserme. Kurrë më asnjë të neserme të tillë. Paksa i madh e i gjerë më binte meqë qesh dobësuar për një ditë e një natë sa fjetëm n'hotel. Por, megjithatë shumë bukur më rrinte.

Pas afro tridhjetë vjet provova në tavan ta zbrazja kutinë e pajës që ma pati falur nëna. Harresa kishte dërmuar shumëçka brenda kutisë së brejtur nga insektet e teja. E edhe fustanin. Përveq gjësendeve tjera të gjalla, gjeta edhe një fletore. Veq sa se kishte përpirë myku nga lagështia, bashkë me një poezi që ia kisha pas kushtuar:

YLLIT QË M'A THEU DRITAREN

Trëndafil i egër me fleta tu hapa e të rash në buzë.
Ngadalë. Frikshëm. Dhembshëm. Gjembi yt bojëametisti
drejtë në zemër më shpoi. Me shkumë derdhi polenin.
I përgjakur pastaj, si njeri i vogël nënkresës u lëshua
si i plagosur. Pa shpirt. Si i vdekuri i lirë. Mjerisht, për
gjithë ç'ndodhi unë asgjë s'po kuptoja. Kisha mjegullë sytë.
Ishte veq një çast. Ajo veq një natë. Por, ti i paharruar
mbetesh. Për të gjitha kohërat.


Eh, sa e sa ditë të kësollojshme e mbrëmje mbylleshin. Mbrenda kopertinave të fletoreve tona. Asokohe fshehnim e ruanim sall frikë ato nëpër fletore. Ndërsa nënat tona ende vazhdonin të na ushqenin mendjen se kemi lindur për të qene si njerez. Si nëna shumë më vonë. Derisa brenda kopertinave të fletoreve njeriu si kafsha. Modeli. Përkatësia më e veqantë. Më e mrekullueshme. Ngase vetëm në fletore kujtojme se kemi lindur për të dashuruar. E, dashurojmë nga frika e të qenit të palumtur.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
nëse mëkat qenka dashuria,
atëher jeta nuk paska vlerë
e qmë duhet mua dielli
kur dimër do ta kemë edhe në verë.

kurse pasqyren do ta thyej fare
dhe vetëm syt e zemrës do ti lexoj
mund të më vrasin,edhe shpirtin të ma kallin
por smund të ma ndalojn dashurin që e kam..
 

Hektor12

Locus omnem
nëse mëkat qenka dashuria,
atëher jeta nuk paska vlerë
e qmë duhet mua dielli
kur dimër do ta kemë edhe në verë.

kurse pasqyren do ta thyej fare
dhe vetëm syt e zemrës do ti lexoj
mund të më vrasin,edhe shpirtin të ma kallin
por smund të ma ndalojn dashurin që e kam..
Proze a poezi i ke se ketu o proza pak me poshte ishte poezia atje veni shoku :D
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Në këtë moment, kam nevojë për një gjë të vetme: një përqafim. Një gjest të vjetër sa gjithë njerëzimi, kuptimi i së cilit shkon përtej takimit të dy trupave. Një përqafim do të thotë: nuk je një kërcënim, nuk kam frikë të të qëndroj afër, mund të qetësohem, të ndihem e mbrojtur dhe të ndjej që ekziston dikush që është në gjendje të më kuptojë. Sipas traditës sa herë që përqafon dikë me gjithë shpirt, të shtohet një ditë jetë.

Paulo Coelh!
 

HipHop-Girl

Papirus rex
NJERIU NUK RRON DY HERË, POR KA SHUMË NGA ATA QË NUK DINË TË JETOJNË AS NJË HERË...

"Mendimi që e lind besimin, - thotë Osho, - e krijon energjinë e caktuar në organizëm. Aq sa të ketë njeriu besim, aq do të ketë energji. Kurse energjia ka forcë që t'ua ndryshojë trajtën gjërave. Për të qenë ky mendim plotësisht i qartë, shikone rrjedhën e ujit. Uji ecën teposhtë, uji mendje s'ka, ecën nga i vjen më lehtë. Po të përdorim energjinë dhe ta vlojmë ujin, atëherë nga do të shkojë avulli: përpjetë a teposhtë?"
Besimi është mendim i formësuar në mendje pa asnjë thërrmijë të luhatjeve e të dyshimeve. "Besimi është ligji themelor i jetës". Ata që duan të arrijnë suksese të larta, duhet të kenë besim të madh. Raporti ndërmjet suksesit dhe besimit është plotësisht i barabartë: aq sa do të besosh në aftësitë tuaja, aq edhe do të arrish sukses. As më pak, as më shumë.
"Deri para disa kohësh, besohej se për ta arritur ndonjë sukses në jetë, - shkruan H. Boksi, - ishin të nevojshme dhunti të jashtëzakonshme inteligjence, të shoqëruara nga favore të veçanta të fatit. Sot dihet e pranohet nga të gjithë kompetentët në këtë fushë se suksesi është një çështje e thjeshtë vullneti e zbatimi. Aq e vërtetë është kjo, se ne amerikanët nuk besojmë as në fatmirësi, as në fatkeqësi, por besojmë në "rastësi". E, rastet paraqiten me qindra në rrugën e jetës...
Individët sistematikisht fatkëqij janë të frikësuarit, të rrëmbyerit, dembelët, të paqëndrueshmit, injorantët, të çrregulltit...
Njeriu aktiv dhe i guximshëm, i mësuar, i matur, i kujdesshëm, nuk është kurrë fatkeq. Mund të pësojë një përmbysje, por kurrë një disfatë. Të besosh se për të qenë i suksesshëm dhe i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit dhe dashamirësia e rastit, është një gabim i rëndë. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janë të varura plotësisht nga vullneti ynë."
Ndërkaq, O. Shelbahu, do të thotë: "...duke folur për qëllimin, kam theksuar të mos i vini vetes qëllim të vogël. Gjithashtu kam theksuar se nuk bën ta konsideroni veten tepër të vogël dhe pa vlerë, dhe këtë gjë do ta theksoj edhe njëherë, sepse e di me siguri se jeni në gjendje të manifestoni aftësi shumë më të madhe punuese sesa besoni edhe vetë. Porse shumë njerëz lëngojnë nga ajo që nuk besojnë në vete dhe në aftësitë e veta. Ndërkaq, vetë besimi bën që veprat e mëdha dhe veprimtaria e madhe të arrihen dy herë më shpejt dhe më lehtë. Për këtë ja se ç'thotë për dëshirat tuaja mjeshtri i vjetër Gëte: "Dëshirat tona janë parandjenja të aftësisë, të cilat gjenden në ne, janë kasnecë të asaj që jemi në gjendje të bëjmë".
Çdo dëshirë e arsyeshme mund të plotësohet. Dëshira është e arsyeshme nëse gjendet në suaza të asaj që mund të arrihet. E arritshme është çdo gjë për çka jeni aftësuar. Nëse përherë synoni përpara, kufijtë e së arritshmes çdo ditë do të zgjerohen përherë e më tepër, meqë aftësitë tuaja përmes synimit përherë zhvillohen.
Shumica e njerëzve janë ëndërrimtarë, të cilët nuk dinë se ç'duan ç'është e drejta, nuk dinë pse dhe për çfarë arsye jetojnë. Për këtë nuk është e çuditshme pse fati i hedh sa andej, sa këndej, kurrkund nuk zënë vend e as kanë kënaqësi të plotë.
Ata janë njerëz të së përditshmes, që ëndërrojnë syhapur, që vetë janë fajtorë për fatkeqësinë e tyre, po, megjithatë, ua hedhin fajin të tjerëve. Ju ndërkaq, duhet të ecni jetës syhapur dhe për këtë shkak të gjykoni për çdo gjë me arsye.
Nuk ekziston kurrfarë ndikimi që do të mund t'ju pengonte, nëse përpara nuk i besoni atij ndikimi. Natyrat e mëdha ecin qetë rrugicave të veta drejt suksesit, të cilin e kanë rrënjosur fort dhe e ruajnë si farë të çmueshme".
Këto ishin dy fragmente të shkurtra, që flasin qartë për funksionin e besimit për arritjen e suksesit në jetë. Më poshtë do të merremi me besimin si mjet tejet efikas për shërim të sëmundjeve të ndryshme. Por edhe kur kemi shkruar për "Mendimin dhe Qëllimin", e edhe në këtë pjesë për besimin si fuqi e madhe në rrugën e suksesit, e edhe për pjesën tejet interesante kur besimi sjell shërimin, gjithnjë na del para një dilemë shumë serioze: ku po gjen forcë organizmi për realizimin e qëllimeve të larta, për arritjen e sukseseve të mëdha dhe për shërimet e ndryshme. Me këtë rast duhet t'i drejtohemi Oshos, i cili në librin Fara hyjnore në mënyrë eksplicite dhe të saktë i sqaron të gjitha.
"Mendimi që e lind besimin, - thotë Osho, - e krijon energjinë e caktuar në organizëm. Aq sa të ketë njeriu besim, aq do të ketë energji. Kurse energjia ka forcë që t'ua ndryshojë trajtën gjërave. Për të qenë ky mendim plotësisht i qartë, shikone rrjedhën e ujit. Uji ecën teposhtë, uji mendje s'ka, ecën nga i vjen më lehtë. Po të përdorim energjinë dhe ta vlojmë ujin, atëherë nga do të shkojë avulli: përpjetë a teposhtë?"
Të gjithë ata që janë thelluar pak më shumë në fshehtësinë e krijimtarisë imagjinare, e dinë fare mirë se pa një frymëzim të fortë që shkakton një temperaturë të brendshme, pra, pa një zjarr, një energji, nuk mund të ketë vepër të mirë artistike. Pa një energji të caktuar, nuk mund të krijohet asnjë prodhim nga jeta materiale. Secili, kush më pak e kush më shumë, e do një energji të caktuar. "Ta vlojmë ujin, t'ia ndërrojmë trajtën" dhe, prandaj, do t'i ndërrohet edhe rrjedha. Nëse kemi vlime të brendshme, energji, në vend se të ecim teposhtë si uji, do të kthehemi në drejtim tjetër: përpjetë, si avulli.
Ja forca reale e besimit, prandaj kemi thënë në fillim se aq sa të kesh besim, aq do të kesh sukses. As më pak, as më shumë. Por të shohim tash funksionin e besimit si mjet shërues, për të cilin Xh.Marfi thotë:
"Është e qartë se secilin njeri e interesojnë problemet e shërimit të sëmundjeve trupore. Ç'sjell në të vërtetë shërimi? Ku fshihet fuqia shëruese? Secili nga ne së paku një herë e ka parashtruar këtë pyetje. Përgjigjja është e thjeshtë: fuqia shëruese pushon në ndërdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qëndrimit të të sëmurit e liron dhe e nxit atë që të fillojë të veprojë.
Asnjëherë, asnjë mjek, asnjë psikolog, asnjë psikiatër, asnjë prift a fallxhi nuk e ka shëruar asnjë të sëmurë. Fjala e lashtë thotë: "Mjeku plagën e lidh me fashë, kurse zoti e shëron". Psikologët dhe psikiatrit i lirojnë blloqet dhe, në këtë mënyrë, e lirojnë parimin shërues, duke ia kthyer shëndetin të sëmurit. Ngjashëm me këtë edhe kirurgu e liron pengesën fizike në organizëm, pas së cilës rryma shëruese përtërin funksionin e vet normal. Asnjë mjek nuk do të pohojë me këmbëngulje se pikërisht ai e shëroi pacientin, por këtë sukses do t'ia njohë fuqisë shëruese, që ka emra të panumërt: natyrë, jetë, zot, inteligjencë krijuese ose fuqi e ndërdijes.
Ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të eliminimit të pengesave mentale, emocionale dhe fizike, që pamundësojnë qarkullimin e lirë të parimit shërues të secilit prej nesh. Parimi shërues, i vendosur diku thellë në pjesën e ndërdijshme të mendjes, është në gjendje dhe i gatshëm, që nën udhëheqjen e vetëdijes së vet a të vetëdijes së dikujt tjetër, ta shërojë shpritin e trupin nga çdo sëmundje.
Parimi shërues vepron në brendi të secilit njeri, pa dallim ngjyre, race a feje...
Veprimi bashkëkohor i terapisë shpirtërore bazohet në faktin e provuar se forca e paskajshme dhe mençuria e ndërdijes reagojnë sipas besimit që i kushtohet asaj. Prifti, gjatë kësaj, i përmbahet përcaktimit të biblës: tërhiqet në botën e vet dhe e kyç derën pas vetes, që do të thotë se qetësohet, relaksohet dhe i dorëzohet mendimit të fuqisë së paskajshme shëruese në vetvete. Pra, mbyll derën e mendjes, për çdo gjë që nga jashtë do të mund ta pengonte dhe qetë e me bindje i kthehet ndërdijes së vet, duke ia rrëfyer dëshirën e kërkesën e vet, duke kuptuar se përgjigjja do të jetë në pajtim të plotë me nevojat e tij.
Vallë, a nuk është e mrekullueshme të dihet se ajo që është krijuar në mendje, më në fund, do të realizohet? Mu këtu qëndron thelbi i qëndrimit: "Beso se ke dhe do të kesh!" Në këtë është bazuar terapia bashkëkohore lutëse.
Ekziston vetëm një proces i përgjithshëm shërues, i cili vepron ndaj çdo gjëje dhe ndaj çdokujt: ndaj maces, qenit, drurit, frymës, tokës, sepse çdo gjë në këtë botë përmban frymë të jetës. Ky parim jetësor vepron në mbretërinë e shtazëve, të bimëve dhe të mineraleve si instinkt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit. Njeriu, për dallim nga të tjerët, është i vetëdijshëm për veprimin e parimit jetësor dhe me vetëdijen e tij është në gjendje që atë ta orientojë drejt nga mirëqenia e vet.
Ka shumë aspekte, teknika dhe metoda të ndryshme të përdorimit të kësaj fuqie universale, por duhet pasur ndër mend se ekzistoj vetëm një proces shërues, që quhet besim, bindje. (Pra: BESIM, BINDJE!).
Secili religjion paraqet formë të caktuar ta shfaqjes së bindjes njerëzore - të besimit njerëzor, gjatë së cilës besimi arsyetohet në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ai është ligji i jetës.
Besimi është mendim në mendjen e njeriut, e cila fuqisë së ndërdijes ia mundëson shpërndarjen në të gjitha fazat e jetës së tij në pajtim me mënyrë e zakonshme të të menduarit.
Duhet pasur ndër mend se libri asnjëherë nuk flet për besimin në formë të ritualit, në formë ceremonie, në formë institucioni etj., por për të besuarit si çështje më vete. Ajo se çka beson mendja e njeriut, është vetëm mendim i kësaj mendjeje dhe asgjë tjetër.
Është irracionale të besosh në atë që sjell dhembje ose në atë që e shkatërron shpritin. Keni ndër mend se nuk është e dëmshme ajo në çka besohet, por vetë të besuarit, përkatësisht MENDIMI që sjell rezultatin.
Të gjitha përvojat, të gjitha veprimet, të gjitha vetitë dhe të gjitha ngjarjet në jetë, janë jehonë e mendimeve të lindura në mendjen e njeriut.
Terapia lutëse paraqet veprim të përbashkët, të sinkronizuar, të harmonizuar dhe inteligjent të nivelit të vetëdijes dhe të ndërdijes së mendjes, të orientuar në drejtim dhe me qëllim të caktuar.
Gjatë thënies së lutjeve shkencore (vargun e pohimeve pozitive), përkatësisht terapisë, gjithnjë është e nevojshme të dihet se ç'është duke u bërë dhe për çka është duke u bërë, duke ia falur besimin ligjit të shërimit. Siç dihet, terapia lutëse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtëror i bazuar në lutje.
Detyra e parë e njeriut, i cili vetvetes ia ushtron terapinë me lutje, është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin, që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet. Në atë mënyrë që ta ndiejë e ta besojë se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor, lutja do t'i plotësohet. Pra, terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor, me qëllim të caktuar saktësisht.

Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, përkatësisht të liroheni nga ndonjë problem. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja janë pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në ndërdije. Po qe se ju shkon për dore të liroheni nga këto farë mendimesh, atëherë do të liroheni edhe nga problemi.

Prandaj, fuqisë shëruese të ndërdijes dhe vetvetes i ktheheni shumë herë, ia përsëritni çdo gjë që u është e njohur për aftësinë e saj, me qëllim që t'ju sjellë shërim. Pas një kohe, frika fillon të zhduket, ndërsa vendin e saj fillojnë ta zënë besimet e vërteta.

Më tej është e nevojshme që shumë herë t'i shprehet mirënjohje shërimit, i cili në mënyrë të paluhatshme do të pasojë, kurse pjesën e vetëdijshme të mendjes me kujdes do ta mbrojë nga të menduarit për problemin. Gjatë lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe për një moment nuk duhet dyshuar në përfundimin pozitiv. Qëndrimi i tillë mendor shpie deri te lidhja e vetëdijes me ndërdijen që, nga ana e vet, liron fuqinë shëruese të ndërdijes".
Fallxhinjtë përdorin eshtra, flokë, plumb të shkrirë, gurë e gjësende të tjera. Merrni këto mjete, dërgoni në laborator dhe do të shihni se asnjë substancë shëruese nuk përmbajnë. E, megjithatë, disa sish shërojnë? Siç u tha deri tash: nuk shërojnë as varret, as eshtrat, as thonjtë, por shëron besimi.
Brezi im ka pasur një qëndrim injorues ndaj të gjitha besimeve, prandaj nga përvoja jonë mund të nxjerrim një mijë shembuj kur i kemi mashtruar gjyshet tona. Ato na porositnin t'iu shkruanim hajmali te hoxha, ne paratë i bënim rrush e kumbulla, vetë i shkruanim "hajmalirat". Por, për çudi, efektet ishin reale.
Në vitet e fundit, qëkur kam filluar të merrem aktivisht me këtë literaturë, kam shënuar dy raste, që mendoj se janë interesante.
Njëherë përgatitesha të shkruaja për një fallxhi mashtrues. Vërtet, mashtrues. Shënova se kishte paguar njeriun "të çmendej", si kishte paguar shoferin e autobusit urban, që kur të hynte ai në autobus dhe të ngriste dorën, autobusi të fikej dhe udhëtarët të përplaseshin, pastaj si kishte paguar "propagandues" nëpër tregjet e Kosovës, që do të pyesnin: a dini gjë ku jeton filani se po bënte çudi e të tjera. Në fund, kontaktova edhe me "personazhin" tim. Më tha: "Mos më nguc se, duke u përpjekur që të jem bindës, arrita t'i besoja fuqisë sime! Dhe: aq shumë po më besojnë njerëzit dhe aq shumë po ua lehtësoj dhembjet, sa s'ka më kurrfarë kuptimi kthimi prapa!"
Rastin tjetër: një fshatar, me pak shkollë, me gjendje të mirë ekonomike, besimtar i sinqertë, nga pesë-gjashtë raste "i shëronte" në ditë. Kur e pyeta për mënyrën e punës, më tha: "Nuk di. Unë e them një lutje me zemër. Kam dëshirë t'u ndihmoj njerëzve. Por asgjë më shumë nuk di! Njerëzve ajo lutje po u ndihmon, përditë po vijnë nga të gjitha anët!"
Në fund, duhet të përsërisim thënien e fillimit se "besimi është ligji themelor i jetës", prandaj, pavarësisht se për çka është fjala, qoftë të jetë për tejkalimin e pengesave, për realizimin e qëllimeve jetësore, për sigurimin e shëndetit të përkryer e edhe për mundësinë e shërimit, të gjitha rezultatet do t'i keni të barabarta me nivelin e besimit dhe të vetëbesimit tuaj.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Studentit shqiptar... nga Faik Konica


Shqipëria ka pasur edhe në kohërat e shkuara studentë. Po ata mësimin e tyre, të mbaruar a gjysmak, e vunë në shërbim të një qeverie të huaj. Vendi i tyre nuk ishte i lirë që t’i falnin djersën dhe trurin.
Sot puna ndryshoi. Kemi sot një Shqipëri më vete, nënë të të gjithë bijve të saj edhe njerkë t’asnjërit. Ajo do t’i presë me krahë të hapura djemtë e saj që kthehen në shtëpi nga shkolla, - po duhet dhe këta diç t’i shpien nënës nga kurbeti.

Nuk është mjaft, nuk është gjë prej gjëje. O studentë në i shpufshi Shqipërisë një dipllomë vetmë, duhet t’i shpini edhe një mendim. Dhe ay mendim duhet të jetë aq’ i fuqishmë sa t’i shërojë trupin nga çdo sëmundje dhe t’i japë Zonjës së brengosur shëndetin dhe forcën për të qeverisur shtëpinë si nikoqire.

Mendimi që duhet të shpini, i vjetër në botë po i ri në vënt tonë, është mendimi i KANUNIT si të vetëmit rregullonjës të jetës sociale paskëtaj, në kundërshtim me VIOLENCEN, që ka mbretëruar gjer tani.

Ky mendim i ri, që të mos mbetet një fjalë n’erë po të punojë në gjak me forcën e një bari shpëtimtar, duhet jo vetëm të aplikohet si një formalitet zyre dhe gjyqi, po të hyjë në shpirt të ç’do njeriu si një gjë e shëntëruar, mprojtëse e paanëshme dhe e drejtë e Shoqërisë. Në një fjalë duhet të bëhet feja, ideali i Shqipërisë moderne. Dhe në paçi ju vetë, o studentë, një besim të patundur në këtë ideal, në këtë fe, ahere vetëm do të mundtni të bëheni apostujt e mendimit të ri.


Shtator 1921, Revista Studenti, Boston, SHBA.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Ç'është liria ?



Më mbetet pak kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çaj kokën gomerëve dhe në vend të tmerrit të rrëfej këtë: ç’është liria?

Të mos e kasha nisur këtë fletë (vaftë në djall!) nuk do ta lodhja kokën time për t’u mësuar gomerëve ç’është liria. U bënë dy muaj që u nis kjo punë dhe që tani jam lodhur për shkak të gomerëve. Më mirë të shes pleh njeriu se të nisja një punë për shqiptarët.

Janë nja 50 shqiptarë që e kuptojnë ç’është liria: ata nuk shkruajtën gomarllëqe se e dinë që njeriu është i lirë të thotë atë çfarë ka në fund të shpirtit. Po të tjerët janë gomerë dhe sit e shtyp nja 12 numra, pas fjalës që dhashë, a e dini se çfarë kam për të bërë?
Të turpshmit le të mbyllin veshët: kam ndërmend të vete e të shes mut në vend që të mbaj të përkohëshmen (gazetën), më mirë të shes mut njeriu se sa të shkruaj për shqiptarët. Gomerëve pra le të përpiqem edhe një herë t’u mbush kokën me këtë: ç’është liria?

Liria është të mundet njeriu:
1) të besojë atë që i do zemra;
2) të thotë atë që i do zemra;
3) të shkruajë atë që i do zemra;
4) të bëjë atë që i do zemra, përveç asaj që bie në kundërshtim me lirinë e tjetrit.

Shqiptarët, shumica prej tyre janë shpirtrobër. Për dëfrim. Janë shqiptarë që kanë fe. Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë?A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?

Vëllezër shqiptarë!
Mjaft vuajti e mjera Shqipëri jetën e kurmit (trupit), duhet edhe ajo të nisë tani e të rrojë jetën e mendjes (La vie intellectuelle). Jeta e mendjes është të hapim të gjithë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri me tjetrin, të bisedojmë si njerëz të qytetëruar që mblidhen të luftojnë me fjalë për idetë e tyre. Mos besoni se në këtë mënyrë do të largohemi nga njëri-tjetri! Përkundrazi do të afrohemi më shumë, sepse do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura dhe do ta kuptojmë që të gjithë jemi të lidhur nga dy lidhje të arta: dëshira për të vërtetën dhe dëshira për Shqipërinë. Për të qenë e mirë e përkohëshmja, duhet të jetë si Pazar, një Pazar ku gjenden njerëz të pasur, të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të gjithë bashkë dhe duke biseduar, merren vesh për mbarësinë e punëve të tyre.


Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897 !
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Letërkëmbimi mes gjenive
Athanas Tashko i kundrapërgjigjet Faik Konicës

F. Konica
"Po të më pyeste njeri ç'ndryshim ka në mes të popujve të egër dhe popujve të qytetëruar, edhe po të me lutej të përgjigjem shkurt e mirë, në katër a pesë fjalë me kuptim të plotë, - do t'i thosha: popuj të qytetëruar janë ata që kanë për themel Dekalogun (urdhëra të cilat gjenden edhe në Bibël edhe në Kur'an - I.B.), ose ndonjë kanun që zë vendin e Dekalogut: popuj të egër janë ata që s'njohin asnjë rregull të këtillë...
Do të ma presë njeri fjalën dhe do të më thotë: pse në Francë, në Angli, në Amerikë etj., që janë pa dyshim vende të qytetëruara, a nuk ka për ditë vrasje, vjedhje e njëqind të liga të tjera? -
Përgjigjem: padyshim ka dhe do të ketë kurdoherë, këtë s'e mohon njeri. Po vëni re një ndryshim me rëndësi shumë të madhe: në vende të shtruara e të qytetëruara krimineli shikohet me sy të keq, si një gjë e fëlliqur dhe e poshtër; secili i ndihmon policisë që ta zërë; edhe në qoftë se shpëton keqbërësi nga të mospaturit mjaft prova, dyshimi që e rrethon arrin për ta ftohur e për ta larguar botën. Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t'i bëjnë udhë kur ik, e fshehin nga i vet-thëni gjyq, nëse i teket ndonjë të vetë-thëni polic sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i 'mendur për të marrë anën e kanunit/ligjit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë: kur i dëgjohet emri në një sallon a mbi udhë, njerëzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; në qendrat e diturisë e shikojnë si një shpellë kafshësh të egra ku s'është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie; në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull i cili s'ka ditur qe më tepër se dy mijë vjet vetëm se të derdhë gjak dhe s'njeh tjetër zanat veç vrasjes. Të tilla fjalë janë thënë mijëra vjet me gojë dhe me pendë...
Për cilin vend dhe për cilin popull flas do ta kuptoni menjëherë kur t'ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Evropë...
Kur m'u poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problemi i Shqipërisë më tepër se kombëtar ishte një problem moral.
Me fjalë të tjera, kuptova se ky popull që të shpëtojë ka nevojë, më parë se çdo gjë tjetër, t'i stërvitet e t'i lartësohet karakteri e t'i spastrohet zemra..."

A. Tashko
“Në orë të mira shkruan shumë bukur dhe i shërben çështjes sonë kombëtare, por në realitet zotrote një herë në mot shkruan për të gëzuar zemrat tona dhe nëntëdhjetë e nëndë për t’i ftohur. Zotrote, kërkon që të mos ketë në botë tjatrë shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar përveç teje. Mirëpo shqiptarët nuk duan kështu e në qoftë se ajo do të bënet nga një Faik, për një Faik e me një Faik... kurrë mos u bëftë!

Mblith mendjen, pra, o zotëri se na plase shpirtin.

Na plase zemrën sepse nuk ke lënë gjë pa sharë, të duruam shumë, por që tani e tutje, nuku do të durojmë se nuku durohesh.”

 

HipHop-Girl

Papirus rex
Mustafa Kruja: Seicili shqiptar don me qenë i pari,kjo është plaga jonë ma e madhe

Kjo letër e Mustafa Krujës e shkruar në 14 nëntor 1948 që i drejtohet Ismail Goranit, një mik i veçantë i Krujës është shkëputur nga vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”. Letra është një shpalosje parimesh e idesh që kishin gjithmonë, në qendër të tyre, shërbimin ndaj Atdheut e çështjes së tij kryesore, bashkimit të shqiptarëve në mërgatë, në funksion të një shprese të vakët, të shpëtimit të Shqipërisë nga zgjedha sllavokomuniste.

Por në letër shprehet edhe malli për një dashuri të hershme, Kosova dhe dhimbja për të e njerzit e saj, të cilët zinin një vend të posaçëm në zemrën dhe mendimin e Mustafa Krujës. Vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”, u botua para pak ditësh. Ai është një mozaik i vogël i problematikës, ideve dhe argumentave të sagës shqiptare të mërgimit.Në qendër të letërkëmbimit edhe në këtë vëllim mbetet figura e Mustafa Krujës, që ruan lidhjet me shumë kolegë të politikës e të jetës kulturore. Bashkëbiseduesit e tij janë njerëz të respektuar të jetës shqiptare e të mërgatës së saj si: Mbretëresha Geraldinë, Eqerem Bej Vlora, Dhimitër Berati, Baba Rexhepi, Abaz Kupi, Tahir Kolgjini, Tahir Zajmi, Fan s.Noli, Kolë Bibë Mirakaj, Ago Agaj dhe Ismail Gorani.

Letra
Ismail Goranit, kosovar
Alexandrí, 14 – 11 – 1948
I ndershmi mik,
Mora sod nji letër prej Z. Jusuf Agushit, i cili bashkë me tê më përsillte edhe nji t’Uejën me datë 19 të mojit të kaluem tue m’u lutun qi t’Ju epshem nji përgjigje për sa i përket thelbit të ksaj.
Mik i dashtun, Z. Jusufi më ka ngarkue nji barrë qi s’do të kishem deshirue kurr me e marrë mbi veti, tue qênë se me sa pásh gjatë vjetve të luftës në Shqipní edhe deri sod përjashta, secili Shqiptar po beson se ka mênd mjaft jo veç për veti, por edhe me u falë tjerve sa të duen ! E tue pasun këtë besim të madh në vetveti, prap secili Shqiptar s’duron me i a qitun tjetri asnji kâmbë para, por shumë – shumë me qênë baras me tê. Kjo më duket mue se âsht plaga e jonë mâ e madhja.

Sepse kështu s’munden kurrsesi me shkue mbarë punët e kombit. Në nji komb ku të tânë duen me qênë të parë e komandanta, në nji shoqní ku mbretnon vetëm egoizma personale, ku interesa e soçme a e nesërme e secilit vêhet përmbi atê të përgjithshmen, ku mënija e shoqit e mund dashtunín e atdheut, i urti s’ka shka bân tjetër veçse me u tërhjekun në nji qoshe, mos me bâ zâ e me plasë me zêmër ase me bâ shka âsht i zoti në krye të vet. Mue për veti m’u mbush mêndja me i a varë kumbonën e parís për punët t’ona njâj të vetmi qi kam besue për mâ t’aftë se veten t’eme e me u bâ ushtar i thjeshtë. Kjo âsht arsyeja qi më ka prû këtu ku po gjindem.

Deshta edhe me u dhânë nji shêmbull tjerve qi kur e lyp nevoja e Atdheut njeri duhet me u bâ ushtar i thjeshtë edhe tue pasë qênë dikur komandant.
Këto fjalë, Z. Gorani, mos m’i merrni për mësim, se gjithëshka jam tue thânë janë të dituna prej gjithkuj me mênd në krye. Deshta vetëm me Ju spjegue pozitën t’eme personale e me Ju diftue shkakun se pse une nuk due me i dhânë kuj kshilla. Por Jusuf Agushi âsht vllai i deshmorit Iljas, mâ të madhit mik qi un pata në Kosovë prej ditës qi e njofta e mbrapa. E Ju edhe keni qênë gjithashtu mik i tij e jeni mik i Jusufit, si edhe mue vetë më keni nderue me miqsín t’Uej. Pra nuk mundem mos me Ju folë me zêmër në dorë kur më pyetni. E themelisht, si miq qi ju kam, s’kam si me ju dhânë nji kshill mâ të mirë se atê qi i kam imponue vetevetes : me i fshî e me i harrue punët e kalueme qi kanë mujtë me krijue mënina ndërmjet nesh. Në mos mujshim me bâ gjâ të mirë për shpëtimin t’onë e të kombit, nemose mos të bâjmë nji vepër të keqe.

E vepër e keqe fort kishte me qênë me u grî me shoshoqin tue u bâ gazi i dheut e loja e anmikut. Punë e keqe fort kishte me qênë me pengue e diskreditue faqe miqve e anmiqve kë don me bâ dishka për të mirën e përgjithshme edhe âsht i zoti me bâ, sado pak.Tash ka ardhun momenti me folë mâ açik. E dijni edhe Ju, besoj, se une, siç Ju thásh, në Kosovë kam pasun mik Iljas Agushin e jo Xhafer Devën. Por sod n’âsht se ky përpiqet n’emën të Kosovarve me bâ nji bashkim kombtar midis emigracjonit, n’âsht se mundohet me i sjellë ndonji dobí Kosovës e mbarë kombit, edhe pa pyetun shokë e pa u kshillue me të gjithë, nuk e quej, nuk mund t’a quej kurrsesi vepër patriotike me dalë e me i nxjerrë pengime e me e diskreditue pa vênd poshtë e përpjetë. E mira do t’ishte me e ndjekun e përkrahun të tânë secili n’atë kandarin e vet.

E pakta me heshtun. Deva për këto punë âsht pa pikë dyshimi mâ i zoti ndër të tânë Kosovarët qi ndodhen përjashta. Jam i bindun qi Kosovën e Shqipnín i don e kurrë nuk bân gjâ për dâm të tyne. S’pyet e nuk kshillohet me Kosovarët. Do t’ishte shumë mirë qi çdo punë të bâhej me mendimin e të gjithve e dakord me të gjithë. Por a âsht vallë e mundun? Në fund të fundit le t’i lâmë sod për sod format demokratike e të shikojmë vetëm punën. Ka për t’ardhun me ndihmë të Zotit edhe dita e demokratís e ndoshta s’kemi me qênë të denjë për tê !

I dashtuni Z. Gorani, e dij se këto fjalë të mija s’kanë me tingllue mirë në vesh t’Uej e as n’atê të Z. Jusufit, të cilit po i çoj nji kopje të ksaj letre. Por un s’i kam folë kurrë mikut si i a ka dashtun qejfi, veç ashtu si m’a ka marrë mêndja qi âsht mirë për tê e si kam kujtue qi âsht e drejta. Prandej falmëni. Mâ mirë kështu se mos me e çue në vênt lutjen e nji miku tue heshtun. Ju lutem me u thânë të falat e mija me shumë shëndet dy miqve lumjanë qi kam aty : Asllan Zenelit e Miftar Spahís. Për këta e dij prej Tahir Kolgjinit qi ndodhen aty. Për tjerë nuk dij.

Jue Ju përshëndes në mënyrë të posaçme e miqsisht.

Shqiptarja.com
 

Hektor12

Locus omnem
Ora 23.. Po fillon... Ata parkojn BMW X5,X6,X7,X2222.. Dhe zbresin hyjn ne club te gjithe me pak bark.. Me nje bluze LV qe I rri pak e ngushte... Porosisin 12 shishe VODKA ABSOLLUT me fishekzjarre me yje me drita... Ulen.. Mbi tavoline rreshtojne ata tel nokiat e thjeshte edhe blackbeRry per te treguar se jasht shtetit merren me pun te pista..Ajo kapelja GUCCI(guqi) I ka zen rreth ne koke se nuk e heqin kurre....
Pastaj vijn ato,,pjeshkat,nektarinat,luleshtrydhet. Me fustane te zinj, me strece leopardo, kepucet me taka 143cm.. Ato me modesti pijn Bravo pjeshke te paguara me leket e tyre, por ja papritur vjen nje kove shampanje pastaj nje tjeter.. Djemt I shofin vajzat, vajzat bejn sikur si shohin, ata dalin shpesh nga banjoja dhe ferkojn hundet(I ka zene rrufa) ...
Ne mengjes ajo vajza me strece zgjohet ne nje hotel ne periferi me ate djalin me kapele gucci... Ai ja dhuroi kapelen I dha dhe nje I PHONE.. Ajo u betua se kurre me pare nuk I kishte ndodhur te flinte me nje mashkull qe naten e pare... Dhe kshu princesha ra ne gjum dhe e vetjma gje qe mund ta zgjonte serish ishte guqiboj hahaahahah...
Welcome ne Rinine Shqiptare
 

Hektor12

Locus omnem
Si shpesh herè tè tjera, ndalonin tek bar Sahati. Ju pèlqente sè tepèrmi ai vend, nè qendèr tè Tiranès. Tè gjitha rrugèt kryqèzoheshin aty. Aty kthenin gotat e tyre tè fèrnetit nè qetèsi tè plotè. Aty nuk ndeshnin nè pijanecèt llafazanè e tè mèrzitshèm tè periferisè, tè cilèt bèheshin xurxull vetè dhe, pa pikè mèshire, bènin xurxull edhe tè tjerèt me diskutimet e tyre tè vulgare. Periferia kèto minuse ka, dihet nga tè gjithè. Qendra nuk ka minuse, ka pluse, ndaj edhe ata tè tre ndaleshin gjithmonè tek bar Sahati. Ishte bukur aty. Aty kalonin vetèm intelektualè, gjimnazistè dhe tek tuk ndonjè fshatar i largèt, me ose pa qeleshe nè kokè, qè nxitonte pèr tè trokitur nè ndonjè nga ministritè qè ndodheshin aty pranè.
Ishte pranverè. Tre shokèt kishin marrè gotat e tyre dhe ishin ulur tek bordura e jashtme e bar Sahatit. Pinin tè qetè. Pinin pèr qejf tè tyre, pa u merakosur pèr çka qè ndodhte pèrreth. Nuk dèshironin gjè tjetèr. Ajri i pastèr, ngjyrat e bukura tè pranverès, kènaqèsia e jetès apo qielli i kaltèr nuk bènin pèr ta. Ata ishin gjithmonè tè dèshpèruar. Nuk ishin tè vegjèl, ata, ishin djem tè rinj dhe tè talentuar. Ata kishin tè tjera halle e tè tjera ngjyra nè mèndjen e tyre. Hallet nuk i zgjidhnin dot, ndaj dhe i drejtoheshin pèr ndihmè ngjyrès qè mè tepèr se çdo gjè tjetèr ju pèlqente, ngjyrès sè fèrnetit. Me tè qanin hallet e panumurta. Me tè bisedonin pambarim. Jo me ngjyrèn, jo, tè kuptohemi mirè ! Ata bisedonin me fèrnetin dhe fèrneti dègjonte ata. Me gotèn e fèrnetit nè dorè kalonin orè tè tèra duke biseduar pèr kèngèt dhe pèr politikèn. Me gotèn nè dorè qanin pèr fatin e tyre, pèr tè ardhmen e tyre. Gota nuk qante, ajo duronte. Duronte, sepse kuptonte. Gotèn nuk e ndèrronin kurrè. Nuk kishte kuptim. Ujè pèr tè larè gotat nuk kishte pèrherè, ndaj edhe ata, pèr kènaqèsinè e banakiereve, rimbushnin me fèrnet gotat e tyre tek banaku dhe, uleshin pèrsèri mbi bordurè. E pèrsèrisnin pambarim kètè operacion, nuk kishin punè tjetèr. Kalonte ndonjè shok i tyre, i fishkèllenin dhe e ftonin edhe atè nè shoqèrinè e tyre. Shoku bashkohej me ta, merrte teken e fèrnetit qè i ofronin dhe i falenderonte nga zemra. Trokitnin gotat. Kur shoku kishte orèn pèr tè ikur, ju linte disa cigare mbi bordurè dhe me gotat nè dorè afrohej tek banaku. Rimbushte gotat e tyre, i paguante ato, dhe largohej nè punè tè tij. Tre shokèt e falenderonin. Pinin pèr shèndetin e tij, ashtu siç e kèrkonte adeti, dhe rifillonin nga e para. Nga e para apo nga e fundit, njèsoj ishte. Gotat nuk kishin fund, nè numur e nè thellèsi. Ata nuk i numuronin kurrè ato, dhe as qè iu binte ndèr mend tè matnin thellèsinè e tyre. Gotat ishin pèrherè plot, kurrè nuk ishin bosh. Bosh ishte stomaku i tyre. Ndaj dhe pinin pèrherè...
Ishin ulur tek bordura. Pinin. Pinin fèrnet dhe pèrtypnin barishtet e bordurès qè mbinin nè rrèzè tè saj. Barishtet shoqèronin pijen. Kishin shije tè mirè barishtet, nuk kishin shije tè keqe. Ndaj dhe i hanin. Vepronin pèrherè kèshtu. Lekèt qè kishin nè xhepa i pèrdornin vetèm pèr tè blerè fèrnet, ato kurrè nuk tepronin pèr tè blerè edhe ndonjè ingranazh pesè leksh. Edhe po tè tepronin, ata nuk blinin kurrè ingranazhe, blinin cigare dhe kèpusnin barishte. Ishin mèsuar me ato lloj perimesh tè sezonit, qè pèr mè tepèr i hanin tè freskèta dhe pa harxhuar as edhe njè kacidhe.
Zzz zzz zzz...
Miza mistrece dhe ziliqare qè fluturonte andej pari, ju afrua gotave tè tyre. Era e fèrnetit i pèlqente edhe asaj. Mbaroi fluturimin e saj dhe u lèshua me pikiatè mbi njèrèn nga gotat. Filloi ta lèpinte atè. Ata, me sytè e tyre tè kuq, e soditèn me kènaqèsi skenèn. U gèzuan qè edhe miza ishte nè njè llogore me ta. Janè tè zgjuara mizat, menduan.
Miza piu aq alkol sa desh dhe u largua. Fluturoi larg. Ata trokitèn gotat dhe i kthyen ato. Pinè pèr shèndetin e mizès. Miza e meritonte dollinè.
Zzz zzz zzz...
Miza u kthye pèrsèri. Kèsaj here nuk ishte vetèm, por me dy shoqe tè saj. Kishin etje edhe ato. Etje pèr alkol. Tre pijetarè dhe tre miza. Tre gota. Tre cigare tè ndezura. Njè gosti.
Mizat pinè sa deshèn. Ata vrojtonin tè lumtur mizat. Njèra prej tyre u fut thellè nè gotèn e N-sè dhe harroi tè dilte. Shoqet e saj, pasi kishin pirè teken mizèrore, fluturonin tè lumtura. Ose, bènin sikur fluturonin. Kishin harruar tè fluturonin.
N-ja u mèrzit. Miza qè ai kishte marrè nè patronazh, nuk po tregohej e denjè. Ajo po abuzonte me bujarinè e mirèbèrèsit tè saj. Ai i kishte dhènè dorèn, ajo po i merrte krahun.
Por N-ja, fèrnetin e kishte blerè pèr vete e jo pèr mizèn. Pèr mizèn blihej lapra e mizave dhe ju tregohej vendi, atyre. Atyre dhe sidomos atyre mizave bukèshkala qè nuk respktonin traditèn e shqiptarit. N- ja u nxeh. Mizè èshtè kjo, qè nuk mè lè rehat nè hallet e mia !
E priti mizèn pijetare derisa ajo doli nga gota. Avujt e alkolit i kishin turbulluar mèndjen, por jo shpejtèsinè e krahut. Me njè shpejtèsi tè rrufeshme tè dorès, e kapi mizèn me pèllèmbèn e saj. Dy tè tjerèt e panè me habi. "Lere dreqin, mos e vrit ! Lere se njè copè mizè èshtè" !
N- ja qeshi pak dhe afroi pèllèmbèn e dorès tek goja. Hapi gojèn bashkè me pèllèmbèn nè tè njèjtèn kohè, dhe pasi e shtiu mizèn brenda nè gojè, nuk harroi ta mbyllte atè.
U mbllaçit i qetè. Miza nga goja kaloi nè ezofag dhe prej aty, zbriti nè stomak. Dy shokèt e tij e vèshtruan me gojè hapur. Sytè e tyre ishin shndèrruar tèrèsisht. Ata ngjasonin me fundin e gotave tè qelqit.
- Kujtoi ajo, se nuk do ta haja unè !- u shpjegua me solemnitet N-ja.- Vetè e kishte fajin !
Shokèt e tij kthyen kokat dhe me vèshtrim kèrkuan mizat e tyre. Nuk i dalluan gjèkundi. Mizat e tjera e kishin parè nga larg dhe me lemeri skenèn. Kishin dhènè alarmin nè tèrè komunitetin insektor. E kishin kuptuar se do ktheheshin nè ushqim pèr njerèzit, nèse do fluturonin pranè bar Sahatit.
Dhe jo vetèm aty...

Arben Imeri
 

Hektor12

Locus omnem
Edison Ypi

Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Sepse i vdekuri nuk dëgjon, dhe nga fjalët e mira nuk i rritet mendja. Keq, vetëm fjalë të këqija fliten vetëm për të gjallin, i cili dëgjon, kupton, turbullohet, dëshpërohet, ndonjëherë aq tepër, sa bën si bëre ti.
Kjo simetri e frikshme, kjo modë, ky trend makabër, me të vdekur të cilët duhen ruajtur nga rritja e mendjes, dhe të gjallë të cilët, edhe pa asnjë shkak, duhen ndëshkuar me fjalë të këqija, tashmë në Shqipëri i ka shpërndarë aq thellë metastazat, sa “mirë” flitet vetëm për të vdekurit e këqij, dhe “keq” vetëm për të gjallët e mirë. Shtoi kësaj edhe nuancat; domethënë tmerret e pafundme që rrjedhin nga kombinimet e panumërta të heshtjes memece, të folurit gjysmak, të gjallët e vdekur, të vdekurit e gjallë, të gjallët e gjallë, të vdekurit e vdekur, dhe e merr me mend vetë ti pastaj sa e bukur bëhet tabloja.
Prandaj, duke pasur parasysh këto, unë o Dan, gjatë këtij komunikimi postum me ty, do veproj si di vet’, si gjithmonë, jashtë klisheve. Duke të konsideruar ashtu si ti në fakt je, as i ardhur e as i ikur, as i gjallë e as i vdekur, që me ty as po flas e as po hesht, do bëj diçka më të thjeshtë, do kujtoj disa dromca të lezetshme, të cilat, lidhur me sa më sipër, janë thjesht ilustruese. Dhe tani, pa humbur kohë, të futemi në temë.
Me rastin e vetëvarjes tënde, Edi Rama shkroi një redaksional. Një tekst hyper patetik. Një eksperiment intelektual, një sprovë grafo-logjike lakrimogjene, për nga efektet pothuajse identike me atë që i kushtoi Gim Myftiut ca vite të shkuara. Ishte, si të ta them, një lloj mbishkrimi pllake varri varrezash katundi, tip; “O ju njerëz që po kaloni, ktheni kokën e më shikoni, se një ditë të gjithë këtu do vini”. Fjalë këto dhe pllakë guri varri kjo, të cilat, s’di pse më kujtuan atë që ti Dan vet’ më pate thënë një ditë se të kishte mbetur fort hatri lidhur me një udhëtim që ti dhe Rama kishit bërë në Itali, kur gjatë atyre dy apo tri ditëve vajtje-ardhje-ndenjje, fol o gur fol o mur, Rama s’të kishte folur asnjë fjalë.
Nejse, unë e ti jemi njohur më 1981 në Pogradec. Ku, diku buzë Liqerit t’u drejtova si e kam zakon, pa të përshëndetur;
-A e di ti Ardian Klosi se atje, të thashë duke të treguar me gisht skajin jugperëndimor të qytetit, në katin e dytë të një shtëpie të rrënuar që duket si kullat mesjetare të Frankfurtit, gjysmë shtrirë mbi një divan gdhihet e ngryset një Sovran, i fundmi Rilindas, Poeti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Lasgush Poradeci ?
-Faleminderit. Nuk e pi.
Më la pa mend kjo lloj përgjigjeje që besoj se kishte kuptimin; “Mos më ngatërro me këto gjëra”. Me cilat gjëra ?! Por nuk e zgjata. Dhe nga ajo ditë u bëmë miq. Nga ata që takohen rrallë. Sepse unë, vëllain në burg, ti me punë në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, nuk mund të ishim aq miq sa të dëgjonim Bitëllsat në ndonjë bodrum të Shallvareve. Se e vërteta është, duhet thënë patjetër edhe kjo, njohja jonë ndodhi ndërkohë që pothuaj të gjithë miqtë e mëparshëm më patën braktisur.
Në ato kohë ti më tregoje qyfyre nga Shtëpia Botuese. Ja një qyfyr;
Po bëhej një mbledhje ku flitej egër dhe kërcënueshëm nëse i vlente apo jo kurvit “Viti i Mbrapshtë”. Ismaili, i strukur nga atje ku rrinte, të dërgoi ty dorë më dorë një pusulle të palosur ku kishte perifrazuar veten:
“Ç’më ka hije pena, Dan o kapedan,
ta botoj “Vitin”, bytha s’po ma mban”.
Dhe qeshnim pafund me këtë e të tjera të tilla. Se, pavarësisht si u kokolepsën punët më vonë, ti në atë kohë ishte dishepull i zjarrtë i Ismailit. Apo jo ?!
Një herë tjetër të thashë se Dritëro Agolli nuk është as shkrimtar, as poet, por vetëm inkuizitor. Nuk refuzove, por the: Kujdes me këto gjëra, se Dritëroi mund të jetë a të mos jetë si thua ti, por nuk është budalla.
Në 1988, ti, edhe pse kur binte fjala thoshe se i adhuroje, s’kishe asnjë ide ku tretej Lasgushi dhe ku dergjej Petro Zheji, ku frymonte njëri e ku mbijetonte tjetri. Edhe tek Lasgushi, edhe tek Zheji (jo Arturi), të cilëve u bëja vazhdimisht vizita, ty Dan të shoqërova unë.
Zhejin e dëgjove me shumë vëmendje. Më tregove edhe se si në një tjetër mbledhje në po atë shtëpi botuese, në një moment kur një lektor propagandistik i ardhur nga një komitet kishte përmendur “një gënjeshtër që thuhej në Bibël”, Zheji e kishte ndërprerë duke i thënë; “Ju lutem, a mund të dal pak jashtë ?” E kishte lejuar lektori Zhejin të dilte duke menduar se Zhejit i duhej të shkonte në fund të korridorit. Mirëpo Zheji që kishte vajtur në një apartament të ngushtë aty pranë ku jetonte ato kohë, ishte kthyer pas pak minutash me një Bibël në duar duke i thënë komitetsit: “Ja Bibla, ku është ajo gënjeshtra ?!”
Lasgushin, edhe atë e dëgjove gjithashtu me shumë vëmendje. Gjatë asaj vizite, në një moment Lasgushi të la pa frymë kur tha: Tani mund të flasim sa të duam, se ai ka vdekur. Fjalë këto, për të cilat, tre vite pasi kurvi kishte ngordhur të ikte koka. Unë me këto thagma të Lasgushit isha mësuar, ndërsa ty, megjithëse nga ajo batutë u kënaqe pafund dhe qeshe sa deshe, sa s’të ra pika. Gjatë atij takimi me Lasgushin, që për mua mund të ishte i njëqindti, ndërsa për ty i pari dhe i fundit, ti more edhe shënime në një bllok. Që pastaj ai bllok të humbi dhe e qave tërë kohën. Por nuk e kuptova kurrë natyrën e adhurimit tënd për Lasgushin. Sepse, ndërkohë që s’ma bëre kurrë të ditur cilën poezi apo poet preferoje, për Poezinë e Lasgushit më pate thënë disa herë se nuk e pëlqeje.
Pastaj erdhi ’90-a, dhe ato që dihen.
Në një miting në Sheshin “Skënderbej”, kur turma po shkatërronte klubin e Ministrisë së Brendshme dhe po digjte makina, t’u afrova dhe të thashë se ishte rast i mirë për ta bërë si në Shkodër, domethënë të gjenim një mënyrë për t’i thënë turmës të rrafshonte komitetin e partisë së Tiranës, godinën ku sot është selia e Partisë Socialiste. Në vend të përgjigjes lëshove një hungërimë refuzuese idhnake.
Pak më vonë u mor vesh prishja jote e beftë me Ismailin. Idhnimi yt i papritur me Ismailin më ka mbetur sot e kësaj dite më i mistershëm se origjina e unazave të Saturnit. Qarkulluan fjalë, madje një miku im e shkroi edhe në një libër se ke qenë spiun i Sigurimit dhe ke marrë më qafë Linx Ngjelën. Këtë gjë unë nuk e kam besuar dhe nuk do ta besoj kurrë pa u hapur dosjet, të cilat, meqë ra fjala, me dhimbje për njërin a me kruajtje për tjetrin, duhet urgjentisht të hapen. Por ti Dan disa gabime atëherë i bëre. Ju të dy, ti dhe Edi Rama, që me njëri-tjetrin ngjani si Ipad-i me Ipod-in, u rrekët t’i ngrinit piedestal dikujt që e quajtët shkrimtar dhe disident, por që në fakt nuk ishte, as nuk është as i tillë e as i atillë. Sepse, sa i përket të qënit antikomunist, ishte një njeri që ka vrarë me dorën e vet, dhe, sa i përket të qënit shkrimtar, është aq i paditur sa nuk thotë “pastaj”, por “mbasandaj”. Që edhe kjo tekë e juaja prej produktesh Apple, më ka mbetur pezull në pritje të ndonjë shpjegimi apo zbërthimi të arsyeshëm.
Jo për gjysmakët dhe hipokritët që sot bëjnë sikur pendohen duke thënë se bënë gabim që nuk të ndenjën afër, dhe as për pisat që mburren që po flasin demek mirë për ty në kafazin e budallenjve që quhet Fejsbuk, por për njerëzit seriozë, duhet thënë edhe se shumicën e muhabeteve dhe shakave, ashtu i kishte ti Dan, me vdekje. Për shembull, jo rrallë kur takoheshim më thoshe: “Eh, në betejën kundra mediokritetit, edhe unë mund të mburrem me një viktimë, Mira Meksin. Të cilën vërtet e masakrova, por nuk arrita ta vdisja dhe ta varrosja. Ndërsa ti Edison ke bilanc më të mirë në këtë drejtim, dhe të kam zili. Sepse prejkur bërë atë shkrimin “Sikur Rudina…”, Xhunga s’e ka kapur më penën me dorë dhe as mendja i vete të thotë jam shkrimtare, jam romanciere, pra ti Xhungën, jo vetëm e vrave, por edhe e gropose.
Vrau veten një soc-aktor që pat’ luajtur role komisarësh dhe komandantësh trima në atë luftën që ka ekzistuar vetëm nëpër filma. Ky aktori, pas ’90-ës, befas ktheu pllakën. U kujtua t’i ngjajë Klint Istvudit. Më vonë akoma, vendosi të vetëvritet si Bekim Fehmiu. Unë, i habitur nga kjo marri’, bëra një shkrim me titull “Secili vdekjen e vet”. Ideja e këtij shkrimi ishte se askush që ka bërë jetë plehu nuk mund të pretendojë vdekje gjeniu. Ti Dan, pa ma përmendur emrin, reagove atëherë tek gazeta “Shekulli” me një shkrim të cilin, gjoja për të nderuar kujtimin tënd pas vetëvarjes, për turp të tyre, këto ditë e ribotuan disa gazeta. Titulli i reagimit tënd idhnak ishte: “Këta s’të lënë as të vdesësh”. Ç’ka, në fakt, nuk doli e vërtetë. Se ti e provove më se një herë, dhe s’të pengoi askush. Por mua titulli i këtij shkrimi më tronditi për një tjetër arsye. Sepse, ti duke mos e përcaktuar cilët janë sot për ty “këta që s’të lënë të vdesësh”, ato fjalë, vetvetiu, në mendjen time u asociuan me “ata që s’të linin të jetoje”. Por s’kishte qenë punë asocimesh. Kishte qenë ku e ku më zi. Sepse pak ditë pas daljes së shkrimit tënd reagues idhnak dhe asocimit tim të gabuar, pronari i gazetës që botoi shkrimin tim, më tha se ti Dan, pezmin nuk e kishe pasur as me ata që në kohën e kurvit penguan të shumtët të jetonin dhe as me ata që sot, sipas teje, pengojnë ndonjë të rrallë si ty të vdesi, por me tjetër njeri. Me vet’ pronarin e asaj gazete, i cili të kishte refuzuar marrjen në punë si fotografe të gruas tënde Jutta, frikshëm i afërt ky emër me Jeta. Po. Kaq e thjeshtë ka qenë. Se gjërat e kësaj bote nuk janë të gjitha po aq të mistershme dhe po aq magjepsëse sa, për shembull, Kodi i Fibonaccio-s.
Bëre përkthime të mira, të zgjedhura, të sakta, të qarta, por disi të ftohta.
Librat e tu nuk u lexuan. Pra autor nuk ishe.
Publicistika jote, nuk ishte më e keqja, por qe kryekrejt sa propagandë në favor të njërit krah të politikës, po aq edhe tejet idhnake për krahun tjetër.
Ti Dan nuk u pajtove kurrë me kohën e kurvit. Dëshmitar jam unë. Le të më dali përpara kush të dojë të më thotë të kundërtën, po s’ia lava surratin me shurrë. Por ti nuk u pajtove as me këtë kohë. Dhe ky ishte problemi. Sepse nga ajo kohë në këtë kohë, ti Dan solle mbi shpinë një ngarkesë të tepërt. Një avantazh, një supremaci, një kult të parathënë etërish, diçka që çuditërisht, gabimisht dhe fatalisht, kujtoje se ishte e pacenueshme. Ishte pikërisht kjo ngarkesë dhe ky hamallëk i kotë, që s’të la të jetosh i qetë, dhe ta theu kurrizin.
Meqë erdhëm tek “etërit” dhe “avantazhet”, e vërteta është se s’je i vetmi. Veç teje dhe Ramës, është edhe një tjetër i spikatur, një ish i burgosur, një reduce i luftës brenda llojit. Që ju bën të treve të dukeni si Ipad-i, Ipod-i, Iphon-i. Madje ky është edhe më i lezetshëm, më i keqkuptuar dhe më komik se ju të dy. Sepse ju bëtë si bëtë, dhe në një farë mënyre e në një farë mase i ndreqët sa mundët budallallëqet që thatë vite më parë për Ismailin. Ky, ngaqë sa duket më së fundi i humbi shpresat e çmendura për të konkurruar me Ismailin si shkrimtar, pra pasi e pranoi se Ismail Kadareja është përfundimisht i vetmi shkrimtar, hapi një ekspozitë me relikte burgu. Aq me të madh, sa u duk sikur rrihte të provonte sikur kishte qenë i vetmi i burgosur.
Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kushërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tënden, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.
Një daja im që thoshte se ishte antikomunisti i dytë në botë pas Churchillit, i cili vdiq në moshë të shtyrë para pak viteve, më pat treguar një episod me babain tënd. Ai, yt atë, e kishte lënë të vdekur në vend një ballist duke i rënë nga mbrapa drejt e në kokë me një lopatë. Ta pata thënë këtë punën e lopatës. Nuk e mohove, dhe as nuk e pranove, madje as nuk u habite. Që më le përshtypjen idhnake se s’ishte çudi të kishe dijeni për të tjera kazma e lopata e sqeparë e tortura, para e pas e anash shpine.
Kështu i dashur Dan. Këto që të kujtova, sigurisht që nuk përbëjnë ndonjë tablo të përsosur. Por besoj se janë të mjaftueshme që brenda një konteksti shoqëror që flet gjithmonë mirë vetëm për të vdekurit dhe gjithmonë keq vetëm për të gjallët, është i mjaftueshëm për të ma rrëqethur mua mishin dhe ty kockat.
Ta pata thënë edhe tjetrën; Se brengat njerëzore mund të zbuten deridiku edhe në mënyrë deduktive-laboratorike; Kaq nga budallallëku i të gjithëve, plus edhe kaq nga edepsëzlliku i disave, edhe aq nga padituria e disa të tjerëve, një garuzhde sherbet eruditiv, pak uthull hipokrizie, një lugë kafeje seriozitet, futi të gjitha në një kavanoz, mbyllja kapakun, tunde kavanozin, hiqja kapakun, derdhe në një pjatë, del një supë me të cilën mund të kalohet dita, por s’më dëgjove. E meqë për këtë e të tjera s’më dëgjove, unë, me plot të drejtë, në kërkim të shkakut të parehatisë tënde, duke ndjekur rrugën e kundërt të progresit fraktal, atë të kërkimit të kodit elementar që ndodhet në origjinë të fenomenit, atë kod e kam gjetur pikërisht tek ajo lopatë.
Lëri Dan se ç’thonë sot të shiturit mediatikë, që po t’i dëgjoje do të të vinte për të vjellë. Ti s’ishe as më pak e as më tepër se një mallakastriot idhnak. Që provove diçka madhështore; Se s’është për të pasur frikë nga vdekja, e cila është e tëra, por vetëm nga jeta, që është vetëm pjesa.
 

Hektor12

Locus omnem
Dua të jem aty atëherë kur ty të merr gjumi. Me ty atëherë kur ti trembesh natën.
Dua të vi me ty, sa herë ti del në shopping.
Dua të jem ai që të ndihmon ta zgjedhësh fustanin për ditën e parë në punën e re.
Ai, kujt i tregon për të gjithë meshkujt, që të vardisen atëherë kur ti del me shoqe në pub.
Ah, e dashur! Dua të jem ai që të pret kur ti del nga dushi. Ai që të mbështjellë me peshqir. Pse të shtirem se nuk të dëshiroj? Të dëshiroj afër. Bashkë, si një trup i vetëm! E puthitur me mua në çdo cep. Harmoni ritmike! Si çelësi dhe dryni magjik, që i hapen vetëm njëri tjetrit.
Dua t'i mësoj të gjitha dihatjet e tua. I vetmi që ti di të gjitha nishanet në trup.
Dua të jem ai që e liron pafundësinë brenda teje dhe para kujt nuk turpërohesh për macen e egër, që tinëzisht grith në dëlir. I vetmi, kujt ti ia beson të gjithë çmendurinë tënde.
Me ty, unë jam shumë më shumë.
Andaj edhe dua të plakem me ty, në mënyrë që përherë të ndihem i ri.
I ri, deri në frymën e fundit.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy. Filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje… Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti. Këto janë të pakta. Një njohje me to bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni. Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi".

Lasgush Poradeci!
 

Hektor12

Locus omnem
Klithjet e shpirtit sonte kridhen në errësirën e kësaj nate.
I mbyll sytë dhe dua të besoj se edhe universi ka fund.
Dua të besoj se atje diku është një pikë, përtej së cilës nuk mund të shkohet. Pika e të gjitha pikave. Fundi i gjithçka që ekziston. Dhe dua të jem aty. Në atë pikë. Në cep të humnerës së kësaj bote, sepse vetëm aty mund ta shoh fundin e mallit tim. Vetëm aty ndoshta mund të më tretet dhimbja.
Më beso se aty nuk do të ngurroja ta hidhja hapin e madh. Hapin përtej kësaj pike të fundit. I bindur se atje përtej, në hiçin e asgjësë, vetëm atje, do ta gjej qetësinë. Sepse, pa ty, edhe unë jam një hiç.
Hej...
Hape zemrën! Dëgjo!
Ndieje se në pafundësinë e universit, sonte jehon vetëm një pyetje.
Pyetja ime: Si të të bind ty për dashurinë time?
 

Hektor12

Locus omnem
SHARL BODLER

DEHUNI

Gjithçka ka një zgjidhje, e cila është fare e thjeshtë: duhet të jeni gjithmonë të dehur, për të mos ndjerë zgjedhën e rendë të kohës e cila ju dërmon shpatullat e ju përul mizorisht për tokë. Duhet të pini e të deheni pa pushim! Po me çfarë? Me verë, poezi a vyrtute, sipas shijes suaj. S'ka rendësi me ç'farë, vetëm të dehur të jeni ! E në se, nganjëherë, do të zgjoheni plasur në shkallet e një pallati, mbi barin e gjelbër të një varri e pija do t'i u ketë dalë, i kërkoni erës, valës së detit, zogjve, orës së pazarit, gjithçkaje që ecën, që ikën, që këndon, që flet. Pyeteni sa vajti ora. Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju përgjigjen: është sahati të bëheni përsëri tapë. Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, dehuni pa pushim me verë, me poezi, me vyrtute, sipas dëshirës ...
 

Hektor12

Locus omnem
I HUAJI

Me thuaj, cilin do më tepër, ti, njeri enigmatik ? Babën, nenën, motrën a vëllanë ?
- S'kam as babë, as nënë, as motër e as vëlla.
- Miqtë ?
- Po më flisni për diçka, kuptimin e së cilës gjer më sot, s'e kam njohur.
- Atdheun ?
- As qe di nga bie e ku ndodhet !
- Të bukurën ?
- Do ta doja me gjithë qejf, atë perëndi të pavdekshme.
- Florinjtë ?
- Ato i urrej, po aq sa ju urreni Zotin
- E, çfarë do atëher’, o i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë. Retë që ecin lart në qiell aty lart, aty lart ... ato retë e mrekullueshme !

SHARL BODLER
 

Hektor12

Locus omnem
"Ashtu si librat, disa njerëz, lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz as për t'i shfletuar faqet e para. Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t'i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre."

Paola Felice
 

Hektor12

Locus omnem
Shkruaj që prej 30 vitesh, ka shumë kohë që e përsëris këtë frazë. Dhe me vrullin që po përsëritet ka reshtur së qeni e vërtetë, sepse kemi arritur në vitin e 31-të. Sidoqoftë, është bukur të thuash që shkruaj romane që prej 30 vitesh. Ja pra edhe kjo nuk është totalisht e vërtetë. Ndonjëherë shkruaj edhe gjëra të tjera: reflektime, kritika, shkrime mbi Stambollin, politikën, ose shkrime për takime të këtij lloji... Por puna ime e vërtetë, ajo që më lidh me jetën, është të shkruaj romane... Ka shkrimtarë shumë të zotë që shkruajnë prej më shumë kohësh se unë, gati prej gjysmë shekulli, por që kanë qëndruar nën hije... Shkrimtarë që unë i adhuroj dhe që vazhdoj t‘i lexoj me admirim, si Tolstoi, Dostojevski ose Tomas Men. Nuk kanë shkruar rregullisht prej 30 vjetësh, por për më shume se 50... Atëherë përse flas për 30 vitet e mia? Sepse do të doja të flisja për zanatin e shkrimtarit, ashtu sikur do të flisja për një zakon.

Nëse dua të jem i lumtur, është e nevojshme që çdo ditë të merrem nga pak me letërsi. Pikërisht si të sëmurët, që çdo ditë duhet të marrin ilaçet e tyre. Më ka ardhur shumë keq kur kam qenë fëmijë, ndërsa mësova që diabetikët për të pasur një jetë normale duhet të marrin një injektim çdo ditë. Mendova që ishin gjysmë të vdekur. Edhe dipendenca ime nga letërsia më ka transformuar në "gjysmë të vdekur". Kur kam qenë një shkrimtar i ri, më thoshin se isha "i shkëputur nga jeta" dhe unë e nënkuptoja këtë mënyre jetese, të qenit "gjysmë i vdekur". Ndryshe mund të thuhet "gjysmë fantazmë". Më ka ndodhur të mendoja se isha një i vdekur dhe kërkoja të mishëroja kufomën që kisha brenda meje me letërsinë. Letërsia për mua është po aq e nevojshme sa një ilaç. Ashtu siç i ndodh një vartësi, letërsia që duhet të "marrë" çdo ditë si një ilaç që merret me lugë ose me injektim, ka një dozë të këshilluar dhe efekte kolaterale.

Përpara së gjithash "ilaçi" duhet të jetë i mirë. Kur them i mirë, nënkuptoj i vërtetë dhe i fortë. Një pjesë romani e fortë, intensive dhe e thellë, në të cilën besoj, më bën të lumtur më shumë se gjërat e tjera dhe që më lidh me jetën. Preferoj shkrimtarët që kanë vdekur, në mënyrë që hija e më të voglës xhelozi mos të më privojë në shijen e sinqertë të admirimit në marrëdhënie me ta.

Ndërsa, nëse jam unë ai që shkruan, "doza" e letërsisë që duhet të marr çdo ditë është totalisht ndryshe. Sepse në gjendjen time, kura më e mirë, burimi më i madh i lumturisë është të shkruaj çdo ditë një gjysmë faqe të mirë. Që prej 30 vitesh shkruaj dhjetë orë në ditë, pak a shumë çdo ditë, ulur në tryezën time. Por sa kam mundur të prodhoj dhe publikoj në këto 30 vite, korrespondon mesatarisht me më pak se gjysmë faqe në ditë. Dhe për më shumë, ka pasur dhe nga ato gjysmë faqe, që kanë rezultuar më pak të "mira" nga ç‘kam dashur. Ja pra dy motive të vlefshme për mos të qenë i lumtur.

Nuk dua të keqkuptohem: ata si puna ime, që janë dipendentë të letërsisë, nuk janë sipërfaqësorë në të qenit të lumtur me librat e bukur që shkruajnë, me sasinë dhe suksesin e tyre. Ai që është vartës i saj, nuk e dëshiron letërsinë për të shpëtuar jetën, por vetëm për t‘i "mbijetuar" ditës që po kalon. Ditët gjithmonë janë të vështira. Jeta është e vështirë nëse nuk shkruan. Sepse nuk arrin të shkruash. Edhe kur shkruan, është vështirë, sepse të shkruarit është shumë i vështirë. Nga të gjitha këto vështirësi, e rëndësishme është të arrish të gjesh shpresën për të kaluar ditën, madje të jesh i lumtur nëse libri ose pjesa që të çon në një botë tjetër është e mirë.

Ju tregoj se çfarë ndiej nëse një ditë nuk kam shkruar mirë, ose nuk kam humbur në botën e një libri. Shkurt, për mua bota transformohet në një vend të padurueshëm dhe të frikshëm dhe që më njeh mirë, kupton menjëherë që edhe unë jam bërë si ajo botë. Për shembull, kur afron darka, vajza ime kupton nga shprehja zhgënjyese e fytyrës time që gjatë ditës nuk kam mundur të shkruaj mirë. Do të doja t‘ia fshihja, por nuk kam mundur kurrë. Në këto çaste të shëmtuara mendoj që të jetosh, ose mos të jetosh, është e njëjta gjë. Nuk kam dëshirë të flas me njeri dhe kushdo që më sheh në atë gjendje, nuk ka dëshirë të flasë me mua. Realisht kjo gjendje fillon ta pushtojë ngadalë shpirtin tim çdo ditë nga ora një deri në orën tre të pasdites, por meqë kam mësuar të përdor të shkruarin dhe librat si ilaçe, shpëtohem pa u bërë totalisht kufoma e vetvetes. Nëse ndodh që mos të marr ilaçin tim, sepse jam në një udhëtim, ose siç ka ndodhur në të kaluarën, për shkak të shërbimit ushtarak, ose sepse duhej të shkoja të paguaja faturën e gazit, ose siç ka ndodhur këto kohët e fundit për probleme politike, ose ku i dihet, për lloj-lloj vështirësish, ndiej që mërzitja më kthen në një lloj njeriu prej çimentoje. Nuk arrij të lëviz asnjë pjesë të trupit, gjymtyrët e mi nuk funksionojnë, koka bëhet si gur dhe duket sikur djersa më mban një tjetër erë. Kjo mërzitje mund të zgjasë për shumë kohë. Jeta në fakt është plot me ndëshkime, të cilat na largojnë nga ngushëllimi që jep letërsia. Pjesëmarrja në një mbledhje politike, bisedat me miqtë në korridoret e fakultetit, drekat me prindërit në një ditë feste, dialogu imponues më një njeri të hutuar nga televizori, një takim pune i organizuar kohë më parë, kur del për të bërë pazar, vajtja te noteri, bërja e një fotografie për dokument që të marrësh vizën, janë të gjitha aktivitete gjatë të cilave më rëndojnë sytë dhe më vjen gjumë. Kur jam larg shtëpisë, dhe e kam të pamundur të rikthehem në dhomën time për të qenë i vetmuar, i vetmi ngushëllim që më ngelet është të fle gjatë ditës. Por, ndoshta ajo për të cilën kam nevojë nuk është letërsia, por të ndenjurit i vetëm në një dhomë dhe që të filloj të fantazoj. Atëherë nis të ëndërroj gjëra të bukura për ato vende me shumë njerëz, për mbledhjet familjare dhe shkollore, për drekat familjare në ditët e festave dhe për personat që bëjnë pjesë në to. Gjatë drekave në ditët e festave fantazoj për këta njerëz dhe i bëj më të dëfryeshëm. Në imagjinatën time gjithçka bëhet më interesante, tërheqëse dhe e vërtetë. Nisem nga kjo botë dhe filloj të imagjinoj një të re. Kështu kemi arritur në zemrën e çështjes: për të shkruar në mënyrë të kënaqshme, duhet të mërzitem dhe për t‘u mërzitur duhet t‘i zhytem jetës.

O.Pamuk
 

Hektor12

Locus omnem
..."e gjithe jeta me shkoi duke vuajtur si nje kafshez e plagosur nga ndjenja e mangesise dhe humbjes. Po te mos te te perqafoja kaq fort , nuk do te te zemeroja kaq shume dhe nuk do te kthehesha mbrapsht per ta nisur nga e para duke humbur edhe drejtpeshimin qe kisha fituar gjate ketyre dymbedhjete vjeteve. Tani shpirtin ma ka perfshire perseri e njejta ndjenje humbjeje dhe braktisjeje,qe ben te me kulloje gjak cdo pjese e trupit. Ndonjehere mendoj se nuk je vetem ti ajo cka me mungon, por e gjithe bota "............. (BORA)

Orhan Pamuk
 
Top