Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
NICA KUJTON

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e
ushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë. Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty. Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të
shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi
andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?
Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në këtë
dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton
se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.
Të dridhet dora kur ngre gotën e rakisë dhe në sy të kalojnë hije plot frikë.
Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do
të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t’i mbledhësh të gjithë, por dije se
njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk
do t’i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që
ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t’u kujtoj të zezat e
luftës këtyre dasmorëve. Ç’shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Uji buronte nga
nata. Megjithatë, unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë, për të mos prishur
gëzimin e të tjerëve, qoftë dhe gëzimin tënd, i mallkuar.
Më thanë se ti pyete veçanërisht për të. Siç duket keni kohë që e kërkoni dhe
nuk e gjeni dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar kaq shumë atë kolonel të zi?
Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq
shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat. Sepse të gjithë e dinë
se ai dergjet në dhe, diku këtu rrotull, por asnjërit nuk ia merr mendja ku ndodhet
ai. Do të ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi, që më sterrosi jetën. Të
ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri i urtë si një qengj, dhe tëqesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzit, por unë e di se ç’ke në mendje. Ti mendon si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh dhe të na vrasësh, siç bënë shokët e tu. Nuk duhet të vije në këtë dasmë.
Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua
plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Por ç’bëhet kështu? Ty po të ftojnë në
valle? Dhe ti guxon të ngrihesh? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Daleni! Ç’bëni
kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!

Ismail Kadare
Gjenerali i ushtrise se vdekur ... e bukur
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PASTHEN

Sigurisht, ne moment deshperimi te thelle, shperthen revolta tek prindi me femije autik: “ Pse me qelloi pikerisht mua nje femije i tille? Pse ky denim nga Fati, Rastesia, Natyra apo Zoti, pak rendesi ka emri?”, qe ndiqet nga nje ndjenje faji e pashmangshme: “ Cfare kam bere une per ta merituar njre denim te tille qe nuk ua uroj as armiqve te mi?”. Pergjigjen ndaj ketyre dy pyetjeve ma ka dhene shkrimtarja Shpresa Vreto, nje dite tek e takova krejt rastësisht te rruga Bogdani, ne Tirane. Pasi me pyeti per Gesin, qe asokohe ishte ne kulmin e krizes se tij te adoleshences, dhe une i shpreha revolten dhe ndjenjen time te fajit, midis nesh u zhvillua ky dialog:



Ajo: - Edmond, a beson te Zoti?

Une: - Shpresa jam ateist, besoj te njeriu, pra, edhe tek ty.

Ajo: - Atehere, meqe beson tek une, te lutem fute per nje minute veten nen lekuren e nje besimtari, brenda shpirtit te tij ne rregull?

Une: - Ne rregull, do te përpiqem.

Ajo: - Zoti vendosi te sjelle Gesin ne kete bote. Hodhi nje vështrim midis njerëzve dhe tha: “ Kujt t`ia besoj kete femije? Ketij pijaneci ketu? Jo, ai do ta lere pa buke, pa rroba, do ta keqtrajtoje sic keqtrajton femijet e tjere dhe nenen e tyre. Ketij vjedhësi, këtij krimineli, këtij te çmendur? Jo, jo e jo, sepse femija do te rritet keq, me mungesa te medha materiale e shpirterore, me ndenjen e turpit e te fajit para shoqerise, nese nuk do te behet edhe vete si i ati. Kujt t`ia besoj atehere?” Veshtroi edhe nje here mire rreth e rrotull dhe syte i shkuan tek ty. Dhe u mendua gjate. Dhe e vendosi: ta dha, ta dhuroi, ta besoi ty kete femije yll te bukur, por me autizem. Ky qe fati yt kur lindi Gesi, Edmond, kjo eshte detyra jote tani qe ai eshte gati 14 vjec: duhet t`i besh balle situates, t`i provosh vetes ne radhe te pare, pastaj edhe te tjereve se je ai qe njoh une e jo pak te tjere si puna ime, lufto, pra, per Gesin, per Xhilden, per vete, per familjen tende, prinderit, vellezerit e te afërmit e tjere, per mua per gjithe ne te tjeret qe te respektojme, qe te duam!



Fjalet e saj me shperbene nje cast, pastaj me ribene me rindërtuan. Dhe e ndava mendjen qe te ndiqja porosine e saj!



Ndersa Gesit dua t`i them:



“Ges, ti i ke dhene nje kuptim te ri jetes sime, une mesova prej teje te kuptoj Tjetrin, te mposht vetveten, egon time, sa here qe kjo eshte e domosdoshme; mesova te heq dore nga shume gjera ne emer te dashurise qe ushqej per ty, te te dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti me gërvisht, pra, edhe kur me denon e ndeshkon me dhune; mesova te luftoj ndryshe, edhe kur e di qe nuk do te fitoj, mesova ta shoh, ta degjoj, ta nuhas e ta prek boten me syrin, veshin, hunden e doren tende dhe keshtu, ta kuptoj duke e filtruar edhe permes ndërgjegjes se tjetrit, aq me teper kur tjetri je Ti!



Sigurisht, Ges, une te kërkoj te falur qe nuk kam arritur te t`i plotësoj te gjitha, qe nuk po te shkëpus dot nga autizmi, te kërkoj te falur per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen tende, te kërkoj te falur qe nuk jam i pavdekshem, por i perkoheshem ashtu si edhe nena jote, sepse brenga jone me e tmerrshme eshte mendimi qe nje dite te frikshme, ti do te gjendesh vetem, pa nejri prane per t`u kujdesur per ty, per te te dhuruar te pakten nje grime mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as moter e as vella, ke vetem nje gjysme vella nga ana ime, por qe jeton prej vitesh ne Kanada dhe qe atje e ka ndertuar jeten e vet; sot kane ardhur kohe te tilla qe nejrezit vdesin te vetmuar, madje edhe prinder qe kane lindur, rritur e nxjerre ne jete dy, tre, kater a me shume femije, sepse, sic thuhet, secili ka fatin e vet. Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizem, fare fati ju pret?

Sikur te pakten te kishte institucione per te vetmuarit si ti, si te tjeret qe te ngjajne, ne menyren qe ne, prinderit e tu, prinderit e tyre t`i mbyllnim syte te qete deri diku duke menduar se ti, djali yne, se femijet e tyre me autizem, nuk do te ndiheni te braktisur, edhe me te vetuar sesa jeni sot qe ne jemi ende gjalle.



Ges, une nuk jam besimtar, megjithatë, nje buzembremje dimri anonim, tek mendoja te tashmen tende te trishtuar dhe te ardhmen tende te zymte, pasi ti me kishe dendur me grushta e flakur pertoke si nje thes me kashte te kalbur, rashe ne gjunje dhe i drejtova deshperimisht kete lutje njerezore Fatit, Rastesise, Natyres apo Zotit, pak rendesi ka:



“ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Sheroje Gesin tim te pafajshem! Nuk te kërkoj, nuk te pergjerohem ta besh gjeni, apo talent, jo, beje thjesht normal, a me degjon, a me kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e femijeve te kësaj bote, te kësaj jete! Beje normal qe ai te jete te pakten i zoti i vetes, te arrije te mbijetoje edhe kur te gjendet përfundimisht vetem pas vdekjes se prindërve te tij. Plotesoma kete deshire dhe jam gati te ta fal jeten time! Te ta fal jeten time? Kjo do te ishte fare e thjeshte per mua, madje do te ishte dicka parajsore, sepse TI e di, per mua pertejvdekja, pra, pavdekësia, eshte zinxhiri i trashegimtareve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka ne hallke, deri sa te kete jete mbi rruzullin tone tokesor. Atehere, beme qe te vuaj tmerrësisht, qe te gjitha sëmundjet me te llahtarshme te botes te bien mbi mua- sidte, leber, Alzeihemer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njera me e mynxyrshme se tjetra, dhe une te jetoj duke vuajtur, duke lenguar, duke u perpelitur njerkohesisht si ne nente rrathet e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njera torture ne tjetren, vetem e vetem qe Gesi te behet normal, a me degjon, NORMAL!”.

Tirane, qershor- tetor 2009
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Kur Dalai Lama u pyet se çfare e habiste me shume nga njerezimi, u pergjigj:
Njeriu, sepse sakrifikon shendetin e tije per tu pasuruar. Pastaj, sakrifikon parate per te sheruar shendetin e tije. Dhe pastaj, ai eshte aq ne siklet per te ardhmen saqe nuk e shijon te tashmen; duke quar ne ate qe (ai) njeriu nuk jeton ne te tashme ose te ardhmen; jeton si te mos kishte vdekje, dhe pastaj vdes sikur te mos kishte jetuar...
 

Hope

dans ton coeur
Mosha duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i miri për t’u djegur, vera e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetër janë më të mirët për t’iu besuar dhe autorët e vjetër janë më të mirët për t’i lexuar.
 

Hektor12

Locus omnem
Te ecesh ne shi me duket bukur... Shii pike loti qe te kujton shume gjera..dhe zemra afer dhe larg nis kendon.. kendon app qan .. kendon pwr ritmin dhe rahjet e forta . Qan per gjysmen tjeter qe e ka shume afer dhe shume larg. Mendime te embla me sjell ky shi .. vazhdoj te eci mendueshem ... Vertet me pelqen te eci ne shi .
 

HipHop-Girl

Papirus rex
TË DUA I PANJOHUR.

Çdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë,apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg ,por kjo nuk ka rëndësi,aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu.
Nuk ka rëndësi , aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua,ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres,se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë,tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri,tek burimi,atje lart.
E di edhe një gjë,e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell,në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko,por mos më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë,nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu,ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu,në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur
E panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh,unë të dua. Ti ke diçka timen dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi njohur gjithmonë.
 

Hope

dans ton coeur
Kur bie nje fjete e nje lisi,te gjithe e verenje ate,ndersa kur nje mal i tire rritet,askujt nuk i shkon syri ndrejt tij.njerzit nuk reagojne ne suksesin tend ,mirepo ne deshtimin tend ..
 

Hektor12

Locus omnem
Nje femij sheh nje vajz qe po qante dhe veren disa foto ne duart e saj dhe pyeti:
Femia-Cka jan kto qe i mban ne duar?
Vajza-"kujtime"...
Pas pak ai e pyeti:
Femia-Cka jan kujtimet?
Vajza-Disa momente qe nuk do ti kalosh me kurre.
Djali-Po pse i shtrengon kaq shume?
Vajza-Sepse jan te vetmet qe mkan mbetur nga ai.
 

Hektor12

Locus omnem
Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë “ I keqi ta lë të keqen në derë”. Para se të vdiste më tha një natë: “ Digjet lisi i njomë, pranë atij të thatë”. Gjyshi më pat thënë, as vetë sa herë nuk e di: “ Vetëm puna e mirë, njeriun e bën njeri”. Gjyshi im i dashur çdo herë më ka porositur: “ Mos nxito të flasësh gjërat pa i ditur”! Gjithnjë i bërtiste babit në odën e vjetër: “ Puna e sotme , s’lihet për herën tjetër”. Disa herë më tha gjyshi, bija ime ta kesh në konsideratë: “ Gjuha është helm, gjuha është mjaltë”.

Me gishtin në kokë tretesha në mendim, nuk i kuptoja fjalët e gjyshit tim. Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë, nuk kishte fare helm, nuk dukej as mjaltë. Shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija, as ëmbël as idhtë, fare nuk ndjeja. Me vite të tëra u mundova kot, fshehtësinë e kësaj nuk e gjeja dot. Tani kur gjyshin pranë nuk e kam fjalët e tij shumë vlerë për mua kanë…
 

dr love

Locus omnem
RUMI

Dikush tha, "Ka dicka qe kam harruar." Eshte nje gje ne bote qe nuk duhet harruar. Mund te harrosh gjithcka pervec asaj nje dickaje, pa u alarmuar. Ne qoftese mban mend gjithcka tjeter por harron ate nje dicka, atehere ke arritur asgje. Do te ishte sikur nje mbret te te dergoi ne nje fshat me nje detyre specifike. Ne qofte se ti vajte dhe kryeve nje qind detyra te tjera, por neglizhove te kryeje ate detyre per te cilen u dergove, do te ishte sikur s'kishe kryer asgje. Qenia njerezore atehere ka ardhur ne kete bote per nje arsye dhe qellim specifik. Ne qoftese njeriu nuk e ploteson ate qellim, njeriu ska arritur gje.
 

dr love

Locus omnem
Dashnori din vetëm për përulje ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Në mbrëmje përvidhet në oborin tënd ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Tretet të puth çdo kaçurelë të flokut tënd, mos u kërcno ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Me zjarrin e dashurisë ndaj teje ai digjet të thej grilat e shpirtit të vet
Ngase zgjidhje tjetër nuk ka.

Dashuria pyeti të dashurin, “Mos vallë e do vetën më shumë ngaqë më do mua?”
I dashuruari u përgjigj: “Unë kam vdekur në veten time tani jetoj për ty
Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishëm vetëm për ty
I pata harruar dituritë e mia por duke të njohur, u bëra dijetar
E kam humbur gjithë forcën time ndërsa tani, jam nga fuqia yte.
E dua veten, ah sa të dua, sa të dua, veten e dua.

Jam dashuria yte, ri në vështrimin tim, se do të hap portën e shkëlqimit
Eja pusho me mua le të bëhemi fqinj, si yjet.
Ti je fshehur aq gjatë duke u endur pafundësisht në detin e dashurisë sime
Megjithatë, ti gjithmonë ke qenë i lidhur për mua
I fshehur, zbuluar në të dukshmen dhe të padukshmen

Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas një pellgu të vogël
Jam Oqeani dhe shqetësimi i trazuar i tij
Eja zhytu me mua, braktise këtë botë të erësirës
Qëndro me mua se do të hap portën e dashurisë

Të dëshiron më shumë se haja e pija
Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tënde,
Mund ta ndjej praninë tënde në zemrën time ndonëse ti i takon të gjitha botërave
Do të pres me ëndje të heshtur vetëm për një gjest, një shkëndijë prej teje

XHELAUDIN RUMI
 
Top