Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Një ditë dhimbja i thotë parave:- "Sa me fat jeni, sepse çdo njeri lutet për ju..!
Paratë i pergjigjen: "-Ti je më me fat, sepse njerëzit kur kanë shumë dhimbje kujtojnë ZOTIN, familjen dhe shokët, ndërsa kur kanë shumë para i harrojnë që të gjithë..!!
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë...!

| Erich Fromm|
 

Hektor12

Locus omnem
10 këshilla për të pasur humor të mirë!

1. Mos u shqetësoni për çdo aktivitet njerëzor: shqetësimi është më pak produktiv.
2. Mos u mposht nga frika: pjesa më e madhe e gjërave që ju frikësoheni nuk realizohen.
3. Mos akumulo mllef: është një nga ngarkesat më të rënda të jetës.
4. Përballoi problemet me rradhë sepse sido qoftë është e vetmja menyrë ti përballosh një e nga një.
5. Mos i merr me vete në shtrat problemet, janë shoqëri e keqe për gjumin.
6. Mos merr mbi vete problemet e të tjerëve: ata mund ti përballojnë vetë më mirë se ty.
7. Mos përjeto të djeshmen, ka ikur përgjithmonë, përqëndrohu në atë që realisht po ndodh në jetën tënde dhe ji i lumtur tani.
8. Ji një dëgjues i mirë, kur dëgjon përfiton ide të ndryshme nga ato që ke.
9. Mos u mposht nga stresi, pesimizmi influencon veprimet positive.
10. Numëro bekimet (të mirat) e tua pa harruar ato të voglat; shumë bekime të vogla bëjnë një bekim të madh
 

Hektor12

Locus omnem
Fshehtësi

Nga: Mariola Kapidani
Të fshehtat janë si gënjeshtrat. Diçka lënë pa thënë, hedhin një qilim të errët mbi dyshemenë e rrafshët dhe e bardha humbet. Teksa ecën aty në errësirën e një pëlhure të panjohur, mbulohesh e tëra për të mos lënë asnjë grimcë të dukshme. Gënjeshtra, të pa vërteta e heshtje, për tu fshehur nga gjithçka që ka nisur të jetojë veçse brenda teje.Ashtu përdhunshëm kërkon të shqyejë kraharorin e të arratiset, e pathëna që shëtit me ty nëpër dritat e neoneve. Bashkë me natën kyçet nëpër mend ai iluzion që kishte filluar të harbonte nëpër vena. E kështu diçka ke vrarë, me duart e padukshme që të mbërthejnë prej gryke në asfiksi. I ftohti, nata, e gjurmët që ndjekin hapat në rrugëtim, diçka fshehin nëpër sytë me drita të vagëta. Një grimcë drite i shpëton kafazit për të rendur e lirë, por dritat lindin e shuhen brenda teje, nëpër buzëqeshjet e shtirura që përplasen me të huaj. E aty në milisekondën e një përplasjeje të kapakëve të syve shfaqet vrullshëm e njëjta fytyrë, ashtu statike me shikimin për tek ty, duke mos thënë asnjë fjalë. E diçka në vete lëkundet, rinisin përpjekjet për të zhbërë çdo të vërtetë që nxjerr krye. Mund ti fshihesh gjithçkaje por jo vetes, e ndonjëherë dorëzohesh në lakuriqësinë e shpirtit përballë një fytyre që arrin të të zbulojë nëpër një largësi të ftohtë. Çuditshëm mijëra fytyrat e mbartura kthehen në një, në veten e panjohur që dikush ka arritur ta zbulojë, dikush që duhet të mbesë i largët. Pastaj e humbur nëpër frika a pasiguri vesh mijëra petkat prej metali të fortë duke lënë nga pas një dëshirë të fshehtë. Ndjenjat burracake marrin jetë, e kështu gënjeshtrat zgjasin tentakulat e tyre hutuese, për të mbuluar një botë që gëlon në iluzion e shuhet aty. Në qepallat që hapen e mbyllen, kërkon të kuptosh nëse kjo dëshirë është nevojë për ti ikur realitetit, apo realiteti është aty nëpër të gjitha ëndërrimet me dritë. Përzihen e trazohen mes tyre kujtime e të pavërteta, duke lënë nga pas një mendje dyshuese të zbrazët, që nëpër frikë fshihet pas dyerve që mbesin të hapura. E në mijëra fytyrat e reja që shohin përtej teje dikë që nuk je ti, kujton mbase të vetmen fytyrë që ashtu përvjedhurazi ka hyrë nëpër rrjedhën e lumenjve që rendin të lirë nëpër mend, e derdhen qetësisht në një botë ekstaze. Po sikur realiteti të jetë e vetmja botë e pamundur? Ëndërrimet përhapen bashkë me retë në një liri të harlisur, teksa qoshkave të realitetit duart e kryqëzuara mendueshëm ndeshin muret e arsyes, distancave, fajit, gati në përgjërim. Rrugë pafund që nuk të çojnë askund, ndërkohë që një udhëtim i heshtur vazhdon pafundësisht brenda teje, drejt një bote të qetë e të vërtetë, ku gjithçka është e mundur.
 

Hektor12

Locus omnem
Mesazhi i mikut

Nga Renato Kalemi
Mëngjeset e mia janë gjithmonë të vështira. Ca pse përtoj të ngrihem nga shtrati, e ca pse më mungon arsyeja për t’u ngritur. Si i papunë që jam, më pëlqen të vërdallosem gjithë ditën në shtëpi, pa bërë gjë prej gjëje.Më shkoqur, fryj sytë! Të njëjtën gjë kisha në plan të bëja edhe sot, po të mos qeshë regjistruar në një konkurs të rëndësishëm para ca ditësh. Çdo gjë e ka një kufi, apo jo? Ç’t’i bëj gruas, që iu mërzit jeta duke më parë sa nga njëri divan në tjetrin, pa të ishte për mua do të kthehesha në anën tjetër.
E kështu, një ditë të bukur më tha se kishte aplikuar me emrin tim në një vend pune. “Një diplomë e ke”, shtoi ajo, “fitoje vendin dhe mu hiq sysh ca orë”. Pasi e poqa propozimin gjithë ditën pata televizorit, vendosa të paraqitem. Nuk i kisha humbur ca lidhje të mijat, prandaj e pata të lehtë të informohesha mbi procedurën. “Të konkurosh, ore, pse jo”, më nxiti një ish miku im, gjysmë i ngushtë, kur gjithë përtesë i thashë hallin që më kishte zënë me gruan. Më siguroi se me karakteristikat e mia, ai vend ishte i sigurtë. Konkursi ishte thjesht formalitet. Më në fund, do t’i hiqesha gruas nga sytë për ca orë në ditë. U gëzova për një çast, pastaj më kaploi sërish ajo ndjesia kur fëmijës i merr diçka nga dora. Mua po më merrnin divanin, po më ndanin prej tij mizorisht.
Mbrëmë imagjinoja sikur e kishin lidhur me ca zinxhirë të trashë dhe e tërhiqnin me sa fuqi kishin, e ai i gjori nxirrte ca klithma gërvishtëse. Nuk donte të ndahej nga unë, as unë nga ai. U përpoqa më kot t’i shpjegoja se kjo gjendje do të ishte e përkohshme, se unë do të isha sërish me të gjatë darkave, se do të shihnim gjithmonë bashkë televizor deri vonë. Pas kësaj, e imagjinova që e mblodhi disi veten.
Sa po përtoj të ngrihem! Ky i mallkuar alarm bie gjithmonë herët në mëngjes. Pa shih, paskam një mesazh nga ish miku: “Dëgjo, ai vend nuk bëhet, ia dhamë një tjetri, një miku, kupton? Por ti eja, bëje njëherë konkursin, se nuk i dihet”. Renda i entuziazmuar në kuzhinë dhe përqafova divanin tim. U shtriva mbi të, ndeza televizorin e tani po ndjek lajmet e mëngjesit: “Papunësia është në rënie…”
 

Hektor12

Locus omnem
“Ajo” dhe “ajo”(III)

Nga Dorina B.
Ajo : Më qëlluan dy herë…
ajo: Kush?
Ajo : Fillove sërish me pyetjet. Ti i di përgjigjet.Po flet sërish ti.
ajo: Me raste më duhet të flas dhe unë.Erdha sërish. Kohët e fundit nuk rrimë dot larg. E ke vënë re?
Ajo: …dhe kjo nuk është shenjë e mirë.
ajo: Sigurisht që jo, e kemi thënë tashmë.
Ajo: Mos rri gjatë kësaj rradhe, të lutem!
ajo: Ti nuk ke kuptuar asgjë.
Ajo: Cfarë?
ajo: Unë vij kur t’i më thërret. Kjo është dicka shumë pozitive, tregon që t’i po reagon.
Nëse unë vij, situata sigurisht nuk është mirë, por ama ka marrë rrugën drejt zgjidhjes.
Ajo:(Hesht. Sytë i shkojnë tek dritarja, e njëjta dritare).
ajo: Mendoj, këtë herë duhet të biesh. E mira e të mirave do ishte një “rrëzim”.
Ajo: Si?
ajo: (Lëviz në hapësirën e saj të limituar. Ndalet).
Ajo: (Hesht sërish).
ajo: E kuptove? Do të rrëzohesh këtë herë.Do të të dhembë ca, por do bëhesh më e fortë.
Ajo: Pse ky… nuk quhej “rrëzim”?
ajo: S’besoj.
Ajo: Cfarë? Tani je ti “e pasigurta”.
ajo: Jo, po mendoja. Ke temperarurë? Po ato ethet?
Ajo: Jo, humba fjalët këtë herë.
ajo: E di c’duhet bërë? Si fillim do të ngrihesh në një lartësi të konsiderueshme.
Ajo: Prit, u ngjita njëherë.(Ndryshon qëndrim, heq sytë nga dritarja dhe i ul perdhe’).
ajo: Nuk po të degjoj. Kur të ngjitesh…(“ajo” kthehet në pozicionin fillestar)…më dëgjo me vëmendje se nuk flas dy herë.
Pra, do ngjitesh, do mundohesh të kujtosh detajet e ngjitjeve të tjera.Bëj krahasime! S’është e thënë të ngjajnë.
Ajo: Jam cmendur, unë nuk iu besoj më veshëve!
ajo: (qesh) Ku veshëve? Ne jemi në zbrazëtirë, nuk përcillet tingulli.
Ajo: (lëviz kokën) O zot, c’po ndodh me mua?(qan).
ajo: Zot? Zoot? Cfarë është ky/kjo?
Ajo: Nuk e di më! (fshin lotët me mëngë dhe fikson shikimin te këmbët e saj). Më duket e shpikëm të mos ndihemi vetëm.
ajo: Këtë “Zotin”? Po c’emër i paskeni vënë, mund ta quanit…?
Ajo: S’më besohet!
ajo: Cfarë? Pra…do biesh fort. Do të dhembë, por fundja s’ke një rrugë të dytë.
Ajo: Ti e përcakton?
ajo: Këtë e ke të nevojshme.Sa më poshtë të biesh, aq më lart do ngrihesh në ditët në vazhdim.
Ajo: Unë…unë!(hap dritaren, ngre sytë lart).
ajo: Ah se harrova, lejohet një shoqërues. Shoqëruesi s’duhet të jetë pjesë e “materies”. Ndoshta ai”zoti” mund të të vijë në ndihmë.
Se si më dukesh kur e përmend!
Ajo: Po flet marrëzira.
ajo: Ti e di që jo!!
Ajo: Po unë…
ajo: Ti mund të marrësh vetëm një shoqërues, mos harro, të duhet…
Ajo: E di…ti, do jesh ti!!
ajo: Mos utrishto!
Ajo: Nuk lejohet më shumë se një shoqërues, apo jo?
 

Hektor12

Locus omnem
Mrekullia

by DorinaB

Në qytet pritej të ndodhte një mrekulli. Ju nuk e dini çdo të thotë të presësh një mrekulli çdo ditë. Ndoshta gjithkush, në një moment të vështirë të jetës së tij, ka pritur të ndodhë diçka e pazakontë, por kjo ka qënë një pritje e pa bazë, krejt rastësore, madje e pa paralajmëruar. Një mënyrë për të ngushëlluar veten.
Mrekullia do të ndodhte patjetër. Nuk dihej burimi i saktë i lajmit, dihej vetëm që ishte i besueshëm. Se nga vinte e gjitha kjo besueshmëri ishte gjithashtu një mister më vete.
Kjo lloj mrekullie ndodhte një herë në njëqind vjet. Ky vit ishte mundësia e fundit që të ndodhte. Mrekullia do t’i shfaqej vetëm një personi dhe ai do të quhej ” personi i përzgjedhur”. Ajo mund të ndodhte çdo ditë . Pra të gjithë banorët e qytetit duhet të rrinin sa më shumë të ishte e mundur pranë vendit ku mendohej t’iu shfaqej mrekullia në mënyrë që të rritej mundësia a ndodhjes për gjithësecilin.
E gjitha kjo shkaktoi një konfuzion të madh në qytet. I paparë si fenomen. Disa persona në gjendje të mirë financiare, vendosën të linin punën e të qëndronin sa më shumë të ishte e mundur në këtë vend. Rrethinat pranë u mbipopulluan duke qënë se shumë njerëz u shpërngulën aty duke blerë edhe apartamente të reja. Aktiviteti i përditshëm pësoi një paralizë të ndjeshme. Të gjithë prisnin me ankth.
Harrova t’iu prezantoj xhaxha Xhemalin. Ndoshta ndonjë prej jush mund ta ketë pasur në lagje ose të ketë dëgjuar për të. Xhaxha Xhemalin e thërrisnim Xhejms. Atij i pëlqente kur e thërrisnim ashtu se i dukej vetja i ri. Ishte rreth tetëdhjetë e tre vite. Jetonte i vetëm që në moshën dyzet vjeçare pasi familjen e kishte humbur në një aksident automobilistik. Jeta nuk ishte treguar bujare me të, por plaku Xhejms kishte një mirësi në sytë e tij dhe një buzëqeshje shumë fisnike pavarsisht çfarë i kishte ndodhur vite më parë.
Xhaxha Xhejmsi nuk donte ta shihte mrekullinë, kishte kohë që nuk i besonte më të tilla gjëra . Unë dhe ime motër kujdesemi shumë për të e në shkëmbim kemi dashurinë e tij prej gjyshi të mirë. Një ditë , kur e morëm ta nxirrnim shëtitje, tha : ” Të dashurit mij, kjo histori ka kohë që diskutohet , që në fillesat e njerëzimit. Cdokush , të paktën një herë të vetme në jetën e tij, ka pritur dhe është lutur t’i ndodhë një mrekulli. Njerëzimi e shpiku fenomenin “mrekulli” për të mbajtur veten me shpresë se një ditë prej ditësh do të ndodhë diçka e pazakontë për to dhe gjithçka do të ndryshojë. Kjo gjë i ka trishtuar njerëzit, të presësh për diçka që nuk vjen kurrë është dërrmuese. Ju jeni të rinj , por sipas meje, të pranuarit që mrekullitë nuk ekzistojnë ta bën jetën më të lehtë, më pak të trishtueshme…Ajo mrekulli për të cilën flitet s’do ndodhë dhe po të isha si banorët e këtij qyteti nuk do të shpenzoja kohën e artë dhe rininë për një iluzion. “
Më ngelën në mendje ato fjalë, por prap brenda meje kishte diçka që më bënte të besoja që mrekullitë ekzistojnë. Ndoshta qenka pjesë e natyrës njerëzore të biesh në batakun e të mbajturit të vetes me shpresa të rreme.
Kaluan plot njëmbëdhjetë muaj dhe mrekullia nuk i kishte ndodhur askujt. Në qytet dhe rrethinat e tij ndihej tensioni i pritjes. Ekzistenca në atë qytet qe kthyer në një ekzistencë që të peshonte mbi supe si një ngarkesë që duket që s’do të ketë asnjë destinacion.
Xhaxha Xhejmsi kishte disa ditë që nuk ndihej mirë. Një ditë prej tyre nuk e gjeta në ballkonin e tij. U bëra merak. Dola ta kërkoj. Zemra më rrihte fort se druhesha mos i kishte ndodhur diçka jo e mirë. Shikimi i qe dobësuar shumë kohët e fundit. Nuk e gjeta , nga nuk e kërkova . Kthehem në shtëpi dhe shoh një shënim që kishte rënë poshtë tavolinës së ngrënies: ” Kam dalë të blej në farmaci ilaçet e zemrës. ” Papritur dëgjoj një zhurmë të pazakontë jashtë. Dal jashtë pallatit e c’të dëgjoj…
Mrekullia kishte ndoshur. Mrekullia kishte zgjedhur atë, xhaxha Xhejmsin.
 

Hektor12

Locus omnem
Pershendetje mik. E di, qe ndonjehere te duket sikur ke humbur rrugicave te erreta dhe shpresa e optimizmi te duken fjale te huaja dhe buzeqeshja ka humbur rrugen per te ardhur qe shpirtin tend ta ndeze ne mijera grimca lumturie. E di qe ndonjehere ngjyra e vetme qe mund te dallosh eshte grija. E di qe ndonjehere te mungon dhe cadra dhe te njom cdo pike shiu e te godet sikur te godasin me gur. E di qe ndonjehere te duket sikur nje re e zeze shiu te ndjek, te perndjek. E di qe ndonjehere zgjat doren ne ajer, me shpresen se do jete diku nje dore tjeter qe do te terheqi te dalesh nga erresira. E di qe ndonjehere je lodhur aq shume se kerkuari qetesi dhe duke gjetur rremuje e kaos. E di qe ndonjehere qendron para pasqyres dhe nuk e njeh apo do te ndryshosh ate qe sheh. E di qe ndonjehere ti pret, pret te jete dikush ai qe te te ndihmoje dhe hap syte. Je gabim mik.

Ti kerkon qe dikush te te nxjerre nga erresira ku je futur ( a te kane futur). Kerkon qe te jete nje ''Ai.'' , nje ''Ajo.'', qe do te udheheqi drejt qetesise.

Dil edhe njehere para pasqyres, dua te te tregoj dicka dhe fiksoje.

E sheh ate atje perballe teje. Ai je ti. Ai eshte forca jote! Buzeqeshi! E shikon te kthen buzeqeshjen. Shikoje me inat! E shikon, edhe ai i vrenjti vetullat. Buzeqeshi serish. Ai atje pertej pasqyres te buzeqesh serish, me po te njejten FORCE si edhe ti!

E harrojme shpesh se brenda nesh fshihet forca e nje vullkani ne shperthim dhe perhere kerkojme nje grep ku te kapemi dhe te na nxjerre nga labirinti ku jemi futur, te na ndeze nje drite qe te mos ecim ne erresire.

Forca je ti, ne zemren tende eshte forca qe ti kerkon, aty e fshehur qe pret buzeqeshjen dhe deshiren tende, per te vazhduar dhe rifilluar. Mos bjere pre e trishtimit se ndonjehere ke ngelur vetem pa dike qe te te perkrahe. Kemi nevoje per njerez eshte e vertete, por kemi me shume nevoje per besim ne vetvete edhe ne forcat tona. Kemi nevoje per me shume dashuri per veten tone, te na dhembi cdo lot dhe te na gezoje cdo buzeqeshje e jona, te germojme thelle ne shpirt e ne zemer dhe te ringjallim pishtarin e optimizmit, qe here-here shuhet nga lotet e dhimbjes.

Une besoj tek UNE.
 

Hektor12

Locus omnem
STOP ABORTIT Muaji I. Mami, jam vetem 20 cm i gjate, por i kam te gjitha organet. E adhuroj zerin tend dhe sa here qe e degjoj leviz duart dhe kembet. Te rrahurat e zemres tende jan ninulla ime e preferuar. Muaji II. ...Mami, sot mesova te thithja gishtat. Po te me shikoje do e kuptoje qe jam rritur pak, por akoma nuk jam aq i madh sa te mund te jetoj jashte shtepis sime. Ketu eshte kaq ngrohte. Muaji III. E di cfare mami? Jam vajze. Shpresoj qe kjo te te bej te lumtur. Un dua qe ti te jesh gjithmon e lumtur. Nuk me pelqen kur qan, dukesh kaq e trishtuar.. Edhe un trishtohem dhe qaj me ty, edhe pse ti nuk me degjon dot. Muaji IV. Mami, floket e mi kan filluar te rriten. Jan ende te shkurter e te holle, por un nuk merzitem sepse me von do i kem te gjate e te bukur. Kaloj shum kohe duke ber ushtrime. Per shembull tani mund te kthej koken dhe te leviz gishtat. Po ja dal mban mir me duket. Muaji V. Mami, ishe tek doktori sot. Ai te genjeu, te tha qe un nuk jam nje bebe, por un jam nje bebe. Jam bebja jote. Mami, cfar eshte aborti? Muaji VI. Sot e degjova prap ate doktorin. Nuk e pelqej ate, me duket i ftoht dhe pa zemer. Dicka po hyn ne shtepin time. Doktori e quajti ate gjilpere. Mami cfare eshte? Po me djeg.. Mami te lutem thuaji te ndaloj. Te lutem me ndihmo. :’( Muaji VII. Mami tani jam mire. Jam ne parajs, ne duart e nje engjelli. Ai po me mban. Me tregoi per abortin. Pse nuk me deshe mami? …. Cdo abort eshte nje zemer qe nuk do te rrah me, dy sy qe nuk do shikojne, dy duar qe nuk do te prekin kurre, dy kembe qe nuk do munden te vrapojn, dy buze qe kurre nuk do te munden te flasin! (Ne Shqiperi kryhen afersisht 10.000 aborte ne vit ku vetem ne Tirane shuhen 11 femije cdo dite nepermjet abortit.)
 

Hektor12

Locus omnem
me beso se nje dite te gjithe do ta kthejme koken pas te ndreqim gabimet tona...me beso do ta bejeme te gjithe edhe une edhe ti.
me beso se ate dite se kemi large ...ajo eshte cdo dite perballe nesh por jemi ne ata qe i mbydhim syte qe te mos e shohim.
me beso se ate dite ...shume do ta provojne vone atehere kur gabimi nuk mund te ndreqet me ...atehere kur nuk mund te ndreqen.
me beso se njerezit qe ke lenduar me se shumti me gabimin tend do te ndihen me se shumti keq nga situata jote ...ama sdo te te braktisin sepse ti ua ke mesuar se cdo te thote te te lendojne..
o njeri mos e lendo asnjehere veten dhe te tjeret me aventurat e tua...
mos ki frike asnjehere nga dy sy te mbushur me lot...me beso vetem dy sy te lenduar derdhin lot perballe teje
kjo eshte vec jeta asgje tjeter...kjo seshte vec per ty
lendimin...pendimin...dashurine...vetmine...lumturine do ta jetojme te gjithe nje dite..
 

Hektor12

Locus omnem
Ndiej se me mungon dicka, A mbase eshte dikush! Mbase me mungon thjesht nje kohe, apo nje gjest, ose vetem nje imazh! Nje melodi, nje fjale, apo mbase nje tingull zeri! Mbase me mungon nje buzeqeshje, apo zhurma e nje frymemarrjeje per te thyer heshtjen rreth meje! Mbase me mungojne syte e dikujt, reflektimi i te cileve te me jape jete! Mbase me mungon nje zemer, per zemren time, nje ndjenje qe t’i pergjigjet ndjenjes sime! Por, gjej vetem heshtje, qe i pergjigjet boshesise sime! Nuk e di se c’me mungon! Por e di, se nje copez e shpirtit tim eshte bosh! Ne gjithckane qe me rrethon, gjej asgjene!... dhe shpirti im, mbetet i paplote!.. Nuk e di se c’me mungon!.. por e di,: Me Mungon Ti
 

Hektor12

Locus omnem
I dashuri im E shkruajta këtë letër menjëherë sapo hapa sytë...u zgjova përsëri nga ëndrra dhe mallkova realitetin... E din, gjithmonë të flas për ëndrrat e mia dhe ti vazhdimisht buzëqesh Më duket sikur shoh zjarrin në sytë e tu kur më shikon dhe një buzëqeshje tënden të çiltër e kam përgjigje të mjaftueshme që ti beson në ëndrrat e mia. Më është e mjaftueshme kjo përgjigje që buzët e tua nuk mun...deshin të japin. Dje më the: - Fli dhe unë do të vij në ëndrrat e tua... Mbylla sytë e qetë dhe erdhe... e mbajte premtimin tënd Unë kisha veshur atë fustanin e kuq që të pëlqen, ndërsa ti kishe veshur djellin në fytyrën tënde Sa errësira do të duroja të mundem të shoh përsëri atë djell!!!!!!! Vërtetë ndriçohet tjetër qënie sa e imja , me djellin tënd?! Vërtetë vishesh me këtë djell vetëm atëherë kur shikon mua?! Vërtetë.... sa do të doja të të pyesja por kam frikë heshtjet e tua!!!!!!!! Të kam thënë i dashur besoj që ëndrrat nuk janë vetëm dëshirat siç thonë ata që dinë gjithçka... Ëndrrat janë realiteti paralel...ndoshta janë dhe e vetmja e vërtetë përveç atyre që jetojmë. Nuk ndjeva kurrë të ekzistoj në të vërtetë në të gjitha ato që jetova. Nuk besova në fat, po të shpjegosh fjalën fat nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç atij që i kemi dhënë.... Mos ndoshta do mund ta quanim takimin tonë fat?! Mos e mban mënd atë shkrimin tim që ra në duart e tua pak para se të të takoj?! Mos të kujtohet me çfarë mënyre të çuditshme ra në duart e tua?! Fliste për shpirtat që zvarriten...për shpirtat që lanë gjërat në gjysëm... për shpirtat që dashuronin kaq shumë dhe që një jetë nuk ju mjaftonte... I dashuri im Kam heshtur kaq fjalë për ty... Kam heshtur nevojën time , por nuk mund të hesht dhe zemrën... Të përket tanimë... ç’do rrahje e saj merr frymë nga ti!!! Të jetoj dhe të ëndërroj larg çdo pengese... nuk ekziston largësia e logjikës kur zemrat janë njëra pranë tjetrës...
 

Hektor12

Locus omnem
Çdo vdekje dëshmon për një jetë e çdo ilaç për një sëmundje Çdo qenie në botë lëviz drejt asaj që do se zemra s’ka fuqi t’i thotë dashurisë: jo! Bletët takohen me lule për hir të nektarit E fluturat për hir të dritës digjen në flakën e zjarrit Përmallimi i shpirtrave të dashuruar është më i madh se bota Prandaj bota gjallëron nga mallëngjimi i të dashuruarve Të gjitha lëvizjet në botë nuk janë tjetër veçse gjurmë të dashurisë Njeriu nga dashuria vjen në botë duke qarë për t’i buzqeshur jetës Se ai është i vetmi që dëshmon për ekzistencën e vetevetes
 

Hektor12

Locus omnem
Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.
Cfare me mesoi jeta nen hijen e besimit ! Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S’ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative.
Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.
Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.
 

Hektor12

Locus omnem
Romantika nuk ka vdekur....

Thonë se romantika ka vdekur dhe se dashuria sot është vetëm interes.
E di se në jetën tonë ka shumë zhgënjime, ka shumë arsye për mosbesim, por kurrsesi nuk mund ta pranojë se dashuria është vetëm interes dhe se romantika ka vdekur.
Nëse dashuria është vetëm interes, pse na dridhen themelet kur jemi përballë njeriut që e dashurojmë.
Nëse romantika ka vdekur, si ka mundësi se nga shpirti ende na shpërthejnë fjalët "kam nevojë për ty", apo "ti më mbush me jetë".
Dashuria kurrë nuk mund të jetë interes. Mund të ketë vetëm njerëz që i shfrytëzojnë ndjenjat e sinqerta të tjetrit. Dhe njerëz të tillë ka pasur dhe do të ketë gjithnjë.
Romantika nuk ka vdekur! Sikur kjo të ishte e vërtetë atëherë as ti nuk do të ishe duke i lexuar këto rreshta. Nuk do të ekzistonin as artistët dhe as ëndërrimtarët.
Beso në dashuri.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
NICA KUJTON

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e
ushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë. Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty. Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të
shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi
andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?
Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në këtë
dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton
se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.
Të dridhet dora kur ngre gotën e rakisë dhe në sy të kalojnë hije plot frikë.
Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do
të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t’i mbledhësh të gjithë, por dije se
njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk
do t’i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që
ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t’u kujtoj të zezat e
luftës këtyre dasmorëve. Ç’shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Uji buronte nga
nata. Megjithatë, unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë, për të mos prishur
gëzimin e të tjerëve, qoftë dhe gëzimin tënd, i mallkuar.
Më thanë se ti pyete veçanërisht për të. Siç duket keni kohë që e kërkoni dhe
nuk e gjeni dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar kaq shumë atë kolonel të zi?
Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq
shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat. Sepse të gjithë e dinë
se ai dergjet në dhe, diku këtu rrotull, por asnjërit nuk ia merr mendja ku ndodhet
ai. Do të ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi, që më sterrosi jetën. Të
ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri i urtë si një qengj, dhe tëqesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzit, por unë e di se ç’ke në mendje. Ti mendon si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh dhe të na vrasësh, siç bënë shokët e tu. Nuk duhet të vije në këtë dasmë.
Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua
plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Por ç’bëhet kështu? Ty po të ftojnë në
valle? Dhe ti guxon të ngrihesh? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Daleni! Ç’bëni
kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!

Ismail Kadare
 
Top