dr love
Locus omnem
Jam çmendur? Thashë me vete: “Jam rrethuar nga gjëra të panjohura”. Imagjinova njeriun pa veshë që dyshon ekzistencën e tingullit, siç ne dyshojmë për ekzistencën e mjaft mistereve të fshehura, njeriu që vë re fenomenet akustike, por që nuk mund t’u përcaktoj, as natyrën e as prejardhjen. Kam frikë nga gjithçka rreth meje, frikë nga ajri, frikë nga nata. Nga momenti që ne nuk mund të njohim pothuajse asgjë e nga momenti që gjithçka është pa limit, çfarë mbetet? Boshllëku apo jo? Çfarë ekziston në këtë boshllëk të dukshëm? Ky terror konfuz ndaj të mbinatyrshmes që ka ndrydhur njeriun që nga lindja e botës është legjitim pasi e mbinatyrshmja nuk është tjetër veçse ajo çka mbetet nga e panjohura. Atëherë kuptova terrorin. M’u duk se po arrija të zbuloja pak nga pak një sekret të universit.
Gi De Mopasan
Gi De Mopasan