Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Cna fute Migjenin me goc mjeshtrin e madh sarkastik dhe akuzues. Thjesht me bere nostalgjik per kohen kur perpinimcdo gje mund te gjenim nga ia thjesht ke shume like a numerohen ketu. Apo who cares...
 

HipHop-Girl

Papirus rex
CHARLIE CHAPLIN: FJALIMI NË FINALEN E FILMIT "DIKTATORI I MADH"
Përktheu dhe përgatiti DANIEL GÀZULLI


Më vjen keq, por unë nuk due të jem Perandor, nuk asht zanati im ky. Nuk due të qeveris, as të nënshtroj kend. Duem të jetojmë të lumtun reciprokisht, e jo të mjerë reciprokisht. Do të doja t’i ndihmoja të gjithë, po të ishte e mundun: hebrejt, arianët, zezakët ose të bardhët.
Na të gjithë duem ta ndihmojmë njeni tjetrin. Kështu janë ba qenjet njerëzore. Nuk duem të urrejmë e të përçmojmë njeni tjetrin. Në këte botë ka vend për të gjithë, natyra asht e pasun dhe e mjaftueshme për të gjithë ne. Jeta mund të jetë e lumtun dhe e mrekullueshme, po na e kemi harrue. Babzitja ka helmue zemrat tona, ka mbyllë botën mbas një barrikade urrejtjeje, na ka ba të kalbemi, me hap breshke, drejt mjerimit dhe gjakderdhjes.
Kemi rritë shpejtësinë, po jemi mbyllë në vetvete. Makinat që prodhojnë të mira na kanë dhanë vorfninë, shkenca na ka kthye në cinikë, aftësitë na kanë ba të ashpër e të pamëshirshëm. Ma shumë se për makina kemi nevojë për humanizëm. Ma shumë se për squetësi kemi nevojë për ambëlsi e mirësi. Pa këto dhunti jeta do të bahet e dhunëshme e gjtihçka do të humbasë.
Aviacioni e radjoja kanë afrue njerëzit: vetë natyra e këtyne shpikjeve presupuzon mirësinë tek njeriu, presupuzon vëllaznimin universal, bashkimin e njerëzimit. Zani im arrin tek miliona njerëz, miliona burra, gra e fëmijë të dëshpruem, viktima të një sistemi që shtërngon njeriun të torturojë e të burgosë njerëz të pafajshëm.
Atyne që mund të më dëgjojnë unë u them: mos u dëshproni. Mjerimi që na ka goditë nuk asht tjetër veçse efekt i babzisë njerëzore: keqardhja e atyne që u tremben rrugëve të progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, diktatorët do të vdesin e pushteti që i kanë rrëmbye botës do t’i kthehet popullit. Çfardo mjeti që të përdorin, liria nuk mund të shtypet.
Ushtarë! Mos iu dorëzoni këtyne shemtimeve që ju urrejnë, që ju kthejnë në skllavri, që ju kazermojnë jetën tuej, ju thonë çfarë duhet të bani, çfarë duhet të mendoni e të dëgjoni! Mos iu dorëzoni këtyne njerëzve të pashpirt, njerëzve-makina, me një makinë në vend të trunit e një makinë në vend të zemres!
Ju nuk jeni makina! Jeni njerëz! Keni në zemër dashuninë për njerëzimin! Mos urreni! Ata që nuk kanë dashuni për të tjerët urrejnë.
Ushtarë! Mos luftoni për sklavrinë! Luftoni për lirinë! Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruhet se mbretnia e Zotit asht në zemrat e njerëzve. Jo vetëm të një njeriu, jo të një grupi njerëzish, por të të gjithë juve. Ju, populli, kani pushtetin të krijoni makinat, të krijoni lumtuninë, ju keni forcën të bani që jeta të jetë një aventurë e shkelqyeshme. Pra, në emën të demokracisë, ta përdorim këte forcë, të bashkohemi të gjithë për një botë të re ma të mirë, që t’u japë njerëzve mundësinë për të punue, të rijëve një të ardhme, të moshuemëve sigurinë.
Tue premtue pikërisht këto shëmtinat kanë marrë pushtetin. Gënjenin: nuk kanë mbjatë asnjë premtim e kurrë nuk do t’i mbajnë. Diktatorët ndoshta janë të lirë sepse kthejnë në skllav popullin; pra të luftojmë për ato premtime, të luftojmë për të lirue botën tue eleminue kufijë e barriera, një botë në të cilën shkenca e progrsi t’u japin të gjithëve mirëqenje.
Ushtarë! Të bashkohemi në emën të demokracisë!
Hannah, a më dëgjon? Kudo qofsh, kij besim dhe vështro qiellin.
Hannah! Retë po shpërndahen, po fillon të shkelqejë dielli. Mandej do të dalim nga errësina në dritë, do të jetojmë në një botë të re, në të cilen njerëzit do të dalin mbi babzitjen e tyne, mbi urrejtjen dhe brutalitetin.
Vështro qiellin, Hannah! Shpirti njerëzor do të gjejë flatrat e veta dhe ma në fund do të fillojë të fluturojë mbi ylber.

Vështro qielli, Hannah! Vështro qiellin!
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Historia e vertete e Nard Ndokes

Nard Ndoka ishte femija me i madh nga 7 femije ne nje familje te varfer dhe me halle. Ne moshe te rritur, Nardi ishte me sherbim ushtarak , pasi u kthye nuk gjente dot nje pune. Nje dit nje drejtor me emer ate kohe takon babain e Nardit dhe i thot: Ore ti je me halle pa pune keshtuqe ma dergo djalin neser tek zyra qe ti gjej nje vend pune. Shkon Nardi neser tek drejtori dhe ky i fundit e pyet: A e ke shkollen e mesme ?! Po - ja kthen Nard Ndoka...
Po ku e ke,i thote drejtori... -Perballe shtepise , pergjigjet Nard Ndoka.



Hahahahahahahahahaha ,

Kur ke cigare ne goje , nuk e kruan dot gjithe buzen... Nard Ndoka
Sepse gjerat pozitive jane me te mira se gjerat negative...
Hahahahahahaha
 

Hektor12

Locus omnem
-Si nje rreze qe ndrit qiellin.si nje hene qe ndrit naten..si zogjet qe kendojn.sikur lulet qe kopshtin zbukurojn.. met vertet te ben qudi..qe buzqeshja te ket shum thenenje e embelsir..se te buzqesheshesh dike me dashuri..per te eshte shum knaqesi sikur ty qe ben dike te lumru dhe dikush te ben ty te lumtur...buzqeshj eshte nje gje qe mund te humb cdo hidherim dhe ta kesh si perkujtim buzqesh me cdo njeri mos dallo as miq e as armik...se miku gz armiku keqesohet...por ne realitet mund te ndodhet..''MIKU KEQESOHET ARMIKU gezohet
 

Hektor12

Locus omnem
Mund të buzëqeshësh edhe me lotët mbi fytyrë,mund të buzëqeshësh për të sjellë dritë në fytyrën tënde, në zemrën tënde,mund të buzëqeshësh, sepse ke ende shpresë për një ditë më të mirë ...sepse jeta fiton mbi vdekjen,sepse jeta duhet jetuar me një buzëqeshje ...nuk kanë nevojë të qash mbi të,çka ju duhet është një ecje me shpresë, energji pozitivedhe besimi në Zotin i cili i njeh zemrat e njerëzve ...jemi ne që bëjmë luftën, shpikëm armët,krijojmë frikën, varfërinë, dhunën, urrejtjen,dhe jemi ne për të mbjellë lulet e dashurisë, dhembshurisëprandaj të kultivojmë kopshtin tonë të brendshëmtë forcojmë terrenin e mirësisë, bukurisësepse një ditë dielli do të buzëqeshë në të gjithë botënme rrezet e shpresës dhe dashurisë ... (Colette Haddad)
 

Hektor12

Locus omnem
Per ju miqte mi

Sot ju kam menduar aq shume sa me erdhi nje deshire te ju beja nje dhurate.

Ne fakt jo nje po shume.......

Mendova qe duhet te jete dicka qe te pelqeni dhe ta mbani me vete kudo qe shkoni.

Keshtu shkova te kerkoj.....bleva Diell, Shi, Ere, Buzeqeshje dhe 50 gram Lot se s'kishte me.

Shitesi me tha qe ishin shitur sepse klientet i blinin shume. Bleva nje kuti me Arsye te drejta dhe ju t'i shoqeroni me Buzeqeshje.

Ju bleva Sinqeritet sepse ju e perdorni gjithmone.

Ne dyqan ishte nje vazo shume e madhe me Mirekuptim sepse nuk kishte shume kerkesa per te. Dhe keshtu vendosa ta blej te gjithen.

Bleva disa shishe me Romantizem dhe Miresjellje qe ju te mund ti perdorni me njerezit qe doni.

E dini miqte e mi atje ne dyqan ishte dhe nje vazo me Krenari,por nuk e bleva sepse ju nuk e perdorni.

Bleva nje shishe me Dashuri, Paqe dhe Shprese sepse ju e perdorni kur gjithcka dukej sikur kishte humbur.

Kishte dhe dicka te trishtuar:pashe njerez qe blinin Vetmi dhe kishte shume kerkesa.

Bleva gjithashtu nje pako me Miqesi dhe Solidaritet, qe jane shume te nevojshme per shqerine tone.

Ne fund bleva nje Zemer qe ju te mund ta shijoni te gjitha keto dhurata

Te gjitha keto ju dhuroj qe ju te keni nje jete te qete, te gezuar, por mos harroni qe te hapni gjithmone pakon e Buzeqeshjes!
 

Hektor12

Locus omnem
Mos qaj!!! Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh.
Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë.
Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm.
Mos qaj, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që iu është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë.
Mos qaj, për të dashuren që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar.
Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhtisë.
Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshëm.
Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qajtur me lot.
 

Hektor12

Locus omnem
Një ditë, një vogëlushe pyet të atin :” Babi zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz ? Herë në të djathtë e herë në të majtë ?” Unë- "Jo, zemra rri gjithmonë në një vend , në të majtë… Pastaj, një ditë ti do të rritesh. Atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme pa patur një vend bazë. Kur je e emocionuar, të ngjitet deri në fyt, ose të zbret poshtë në stomak kur ke frikë apo je vrarë.Ndodh që i shpejton rrahjet e saj, sikur do të dalë nga kraharori. Herë të tjera ndodh që ndërron pozicion me Trurin…Eh moj vogëlushe , duke u rritur do mësohesh që ta dorëzosh zemrën dhe në duar të tjera.Dhe shpesh do të të kthehet e vrarë.Por, ti mos u shqetëso. Persëri do jetë e bukur. Ose ndofta, dhe më e bukur se përpara.Por këtë do e kuptosh pas shumë, shumë kohësh. Do të kalosh ca ditë kur do kujtosh se nuk ke zemër fare. Sikur e ke humbur. Dhe do sfilitesh duke e kërkuar në kujtime, në një parfum, në shikimin e një kalimtari, në xhepat e vjetër te një palltoje të lënë mënjanë…Pastaj do jetë nje ditë tjetër. Një ditë paksa ndryshe.Pak e veçantë. Pak e rendësishme. Atë ditë do kuptosh se jo të gjithë kanë një zemër."
 

Hektor12

Locus omnem
Moter te lutem me beso. Nese une them"e kam nje princeshe" dije se ajo je ti. E di qe shpesh here tregohem i ashper me ty dhe te merzis por e bej se jam pak me i ritur se ti dhe i di me mire ligjet shoqerise. I njof mire cunat se nje nga ata jam. Shum prej tyre bejn si te sinqerte por ne te vertet te tille shum pak jane. E di qe i quan shoke dhe si te tille i respekton,nuk te akuzoj per asgje se te njoh dhe ti je krenaria e familjes tone. . . Por kam frike te lendohesh nga fjala "zhgenjim" prandaj te lutem bej kujdes kur zgjedh shoqerine. Me beso,fjalet,gjestet vlereso se shoku qe eshte shok nuk ben ngacmime por te qendron afer dhe si motren e tij te respekton dhe te do. E di qe keta shoke jane shum te rralle prandaj te lutem degjo keshillat e mija se nuk ti them kot keto fjale. Te lutem shpirti i vellait bej kujdes se nese te ndodh gje ty dhembja mua do me trese. Nuk te imagjinoj dot me lot ne sy. E adhuroj buzeqeshjen tende. Jam gati te jap jeten ne cdo cast per ty. Falenderoj zotin qe te kam,te falenderoj ty qe me mesove qe ti respektoj dhe vajzat e tjera duke me dashur,se dhe ato motrat e dikujt jane.
 

Hektor12

Locus omnem
Kush luftoi e nuk u plagos? Kush emigroi e nuk u dogj nga malli? Kush hyri në det e nuk u tremb nga dallgët e mëdha? Kush fluturoi e nuk ndjeu boshllëk në ngjitjen e avionit? Kush nuk vuajti e nuk qau? Kush nuk qau e nuk tha "PSE MUA"? Kush nuk dha shpirt në miqësi e nuk u zhgënjye? Kush nuk dashuroi dhe s'u gjakos nga heshta e tradhëtisë? Kush, kush, kush, kush... kush nuk i ripërsëriti të gjitha këto? Ringrihu, aftësia për t'i zgjatur dorën vetes është shenjë fisnikërie, por dëshira për të qenë përsëri e lumtur... një ditë... duhet të jetë trokitja e cdo mëngjesi në qepallat e tua... Buzëqesh, që edhe jeta të të buzëqeshi TY
 

Hope

dans ton coeur
Dukej sikur jeta po e shperblente.E kujtonte lutjen e saj ndaj Zotit per ndryshim.Ne kohen kur vdekja i kishte perqafuar familjaret e saj ne ate aksident te tmerrshem,kishte pasur prane vetem ate,shkembin me te forte e keshtjellen ku per te ai ishte mbreti.
Kembet po e conin ne restorant.Atje do ta takonte per te disaten here.
E pa si perhere ne tavolinen qendrore.Eci me ngadale,megjithese dicka brenda saj e shtynte te vraponte dhe ta perqafonte si asnjehere.
Por ai e priste i merzitur.Pas takimit,ajo e zbuloi shkakun.Kur mori lajmin e ndarjes gjithcka u thye brenda asaj qenieje te brishte,te goditur pa meshire nga jeta.
Tani po i lutej,por duke hedhur veshtrimin perreth,kuptoi se kishte bere gabimin me te madh teksa i ulej ne gjunje asaj krijese te pashpirt qe e ushqeu me iluzione pa mase,e pernjehere ia preu krahet flutures ne fluturimin e saj te qete.
U largua.Doli ne rruge dhe po ecte pa kuptim.
Po qante.Cdohere e kishte pyetur veten, se pse qante.Donte te ishte gatuar pa lot,me qellim; dhenien e imazhit te forte,stoik e te patundur nga asgje.
Tani gjithcka kishte marre fund.Para syve iu shfaqen si sekuenca te nje filmi,momentet e kaluara me te.Pse valle perfundoi ashtu?Nuk po e ndjente me veten.Ishte sikur shpirti t'i ishte larguar nga trupi e tani fluturonte ne dimensionet e dhimbjes.
Pa vetedije po ecte...Donte t'i tregonte jetes,se kishte humbur ne betejen me te;ne ate te krijimit te legjendes vetjake.Nje lot i madh i ra nga syri i majte,a thua se dhe zemra po i qante me lot gjaku,por vazhdoi te ecte.Iu duk mjaft e paqte perplasja me makinen dhe e la veten te pershkohej nga goditja.Sikur ta rigjente shpirtin,tani po e mallkonte ate qe e kishte shtyre drejt ketij ekstremi.
Ndjeu se po pershkohej nga disa krahe.Mendoi se ishin te Vdekjes.Mbase kjo e fundit do ta shperblente...
 

Hope

dans ton coeur
Mbi ëndërrat e mia të qëmotshme unë krijoja gjithnjë kasollen time , bukën time , lëngjet e mia , krijoja sepse kërkoja përjetësi të pa tundshme në mes nesh , dëshiroja zingjirë lidhës që të mos mundësoj ndarjen në mes nesh , kështu ëndërroja unë , ëndërroja dhe ti nuk e dije , sepse kështu ëndërrojnë vetëm fëmrat .Ti gjithnjë kërkoje mbështetje tjera duke menduar se të tjerat do të të falin apo do të mbështesin sikur unë , dhe pastaj ç doherë vëreje se sinqeriteti jo gjithnjë gjendet njësoj tek të gjitha.Unë heshtja ,sepse parashikoja gjithnjë se ai që duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet që vetëm mesnata I dëgjon.Realisht nuk e din se çdo të thotë të tradhëtosh ndjenjat e tjetrit që shumë vështirë e pati derisa vendosi të lë fatin mbi duart e një shpirti tjetër .Dhe shpeshëherë tërheq gishtin duke të joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjërat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretëreshë edhe pa kurorë , sepse ajo din të ndjejë dashurinë edhe nëse ty e lëndon , edhe nëse vendos për të mos u kthyer më , ajo sheh praninë e pa largueshme gjithnjë .Ti vendos për të mos u kthyer më , por edhe nëse sot nuk durove dhe I lejove vetes të ikësh , ajo të prêt , sepse ajo është ajo femra që vetëm një herë të vetme sheh dhe vetëm në një palë sy , dhe ,është ajo femra që e din se vetëm nëse ka qenë gënjeshter vendos për të mos u kthyer më .
 

Hope

dans ton coeur
Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk te dua ...
 

Hektor12

Locus omnem
LEXOJENI..........!!
Gruaja me keshilloi te dilja me grua tjeter:
-E di shume mire qe ti e do ate ,me tha nje dite papritur,Jeta eshte plot te papritura,keshtu qe kushtoj me shume kohe asaj!
- Por un te dua vetem ty, i thash un
- E di me tha,ashtu sic Do dhe ate..

Gruaja per te cilen ime shoqe me keshilloi ishte nena ime,e ve prej disa vitesh,Por i angazhuar ne pune e me femijen e vizitoja shume ...rralle.
Ate nate e mora ne telefon dhe i thash te dilnim e te darkonim jashte
- Cfar ka ndodhur?je mire ? me pyeti
Nena ime ishte nga ata njerez qe per gjene me te vogel do telefononte pa reshtur gjersa te merte veshte qe gjithcka shkonte mire
- Mendova qe te kalonim pak kohe bashke, i thash vetem ne te dy,,si thua?
Pasi u mendua per pak caste u pergjigj:
- Do deshiroja shume,
Teksa po ngisja makinen pasi lash punen e po shkoja ta merja , po ndjehesha cuditshem dhe sapo mberrita te shtepije e saj vura re qe ishte e mallengjyer
Me priste tek dera ,kish veshur xhaketen e saj te vjeter e te mire,ishte krehur e veshur sikur do shkonte ne dasem,Fytyra e saj buzeqeshte,kishte nje ndricim si fytyra e nje engjelli
Ndersa u fut ne makine me tha: - U thash shoqeve te mia qe do dal me tim bir e te gjitha u mallengjyen,presin me padurim qe kur te kthehem tu tregoj se si kalova duke darkuar me ty
Shkuam ne nje resorant ,jo nga me te miret por qe kishte atmosfere,Ime me me kapi per krahu sikur te ishte ''Zonja e pare e shtetit''
Sapo u ulem me duhej qe un te lexoja menune e ushqimit,ndersa ngrita koken nena me shikonte me vemendje nga ana tjeter e tavolines
Nje buzeqeshje nostalgjika kaloi ne buzete e saj e me tha:
- Isha un ajo qe kur ti ishe i vogel lexoja menune,te kujtohet
- Erdhi momenti qe te shplodhesh e qe un ta kthej ate nder ,u pergjigja
Gjate kohes qe darkonim kishim nje bashkbisedim te kendeshem jo dicka te vecante por se si kalonte cdonjeri prej nesh gjate cdo dite,bizeduam per ore e keshtu na duhej te iknim
Nderkohe qe e cova ne shtepine e saj me tha:
- Nese me lejon heren tjeter kur te darkojme bashke do e bej un ftesen,
E putha e perqafova e u ndava me te
Sapo shkova ne shtepi me pyeti gruaja gjith kureshtje:
- Si shkoi takimi,si kaluat?
- Shume mire faleminderit,u pergjigja, shume me mire nga c'prisja
Disa dite me vone ime me u nda nga jeta pasi pesoi infart kardiak,Gjithcka ndodhi kaq papritur,nuk munda te bej asgje
Dite me vone mora nje zarf nga resoranti qe kishim darkuar un dhe nena ime heren e kaluar,Brenda kishte nje leter ku shkruante:
- Darka eshte e paguar.Isha pothuajse e sigurt qe un sdo ja arrija,dhe keshtu pagova per dy vete,per ty dhe bashkshorten tende.Nuk do mundesh kurre te ndjesh se sa e rendesishme ishte ajo nate per mua.Te dua biri im.
Ne ate moment kuptova sa kuptimplote ishte fjala ''te dua'' .Kuptova gjithashtu qe njerezeve tane te dashur tju kushtojme kohen qe meritojne
Asgje ne jete nuk eshte me e rendesishme se familja yte
Kushtohu kohe atyre qe do e dashuron sepse ata nuk mund te presin ...!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Duke rendur nen hovet e dashamiresise dhe mirenjohjes, ndalon dhe gjen nje pusulle ne xhepin e pantallonave. Shkruan pikerisht keshtu: "Inkurajoni ndokend sot. Jini engjelli i dikujt pikerisht sot. Behuni sot nje bekim per dike. Nuk i dihet asnjehere se kujt do ja rrotulloni boten."
Ju faleminderit qe rrotulluat te gjitha botet ne krahet tuaj dhe qe u bete bekimi, prej te cilit linden titujt e vyer ne jete, perzemersia qe s'peshohet as me kilograme dhe mencuria per te pohuar se: Nese ke nje kopesht me lule, nje biblioteke dhe miq si ju, atehere ke gjithcka te duhet.
 

Hektor12

Locus omnem
Çfarë do të thotë të biesh në dashuri çdo ditë?
Do të thotë... ta konsiderosh personin që ke në krah si një dhuratë. Do të thotë të ngrihesh në mëngjes dhe të përkëdhelësh fytyrën e personit që ke përkrah në shtrat. Do të thotë t'i kapërceni betejat së bashku, ku më e vështira është ajo e rutinës dhe e probleme të përditshme. Do të thotë të luftosh për gëzimin dhe lumturinë e tjetrit. Do të thotë se ndonjëherë duhet të vendosësh zemrën tjetër në vend të parë, para tëndes.
Të dashurohesh çdo ditë do të thotë t'i thuash një fjalë të mirë sesa t'i flasësh për gjërat që nuk shkojnë mirë.
Do të thotë të shikoheni në sy dhe të duheni sot, më shumë se dje.
Të dashurohesh çdo ditë do të thotë të mblidhni bashkë një gëzim të veçantë... , prej të cilit ditët tuaja mbushen me ngjyra, prej të cilit lind një dritë në zemër.

|Stephen Littleword|
 

Hektor12

Locus omnem
Asgjë nuk të lëndon, trishton, dhemb më shumë se sa zhgënjimi, sepse zhgënjimi është një dhimbje që derivon gjithmonë nga një shpresë e shkuar, një humbje që lind gjithmonë nga tradhëtimi i besimit, ndryshimi i qëndrimit të dikujt apo të diçkaje tek e cila beson. E për ta duruar ndihesh i mashtruar, poshtëruar, viktimë e një padrejtësie që nuk e prisje, e një dështimi që nuk e meritoje, ndihesh i fyer, qesharak saqë herë pas here kërkon hakmarrjen, zgjedhje që mund të të bëjë të ndihesh i çliruar ndonjëherë, por që rrallë shoqërohet nga gëzimi dhe shpesh kushton më shumë se falja...

~(Oriana Fallaci)
 
Top