Copëza shkrimesh.

joetisti_

Locus omnem
Ishte nje shkrim i gjate qe do ta lexoj here tjeter. Por duhet te jete i bukur sepse kjo 'e panjohura' ka gusto shume te mire. Mire se na erdhe 'e panjohura'! Dhe flm per gjerat e bukura.

(tema) Rri e mbaj vesh
frymemarrjen e fundit te jetes
qe lirohet nga thonjte e mi.
 

joetisti_

Locus omnem
kur ajo te jete imja, kur te me perkase plotesisht
ne te mire e ne te keqe,
nga dashuria ime e zjarrte dhe e vrullshme
asnje engjell s'do ta shpetoje dot.
 

Ameliè

Forumium maestatis
Vajza gjethe. I keni njohur te tille persona? Shpirti u keputet aq lehte si nje fustan qumeshti qe ngaterrohet neper kembe. Bien e ngrihen e terhiqennha forca te jashtme pa ditur pse ndodh. Cmund te kete te rrezikshme nje gjethe? Nje skelet i humbur pa jete, e pa u menduar bie ne dashuri me eren duke e ditur qe smund te jete e saj asnjehere. Deshperimisht vallezon me te perkedhelet e dashuri ben eger nen shi.
A jane te rrezikshme gjethet?
Mund te quhet rrezik atehere kur shpirti digjet? Njerezit kane nevoje tu rrine larg, sepse askush sdo di te kujdeset per ta.
 

Soleil

Valoris scriptorum
YJET NUK VISHEN KËSHTU





Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç’nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s’duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.

Super liber!!!Super femer...nuk di c'larmishmeri me ka ngjalle ky liber...nje ambivalence e ethshme.. :)

ELVIRA DONES
 

Soleil

Valoris scriptorum
YJET NUK VISHEN KËSHTU





Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç’nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s’duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.


ELVIRA DONES
YJET NUK VISHEN KËSHTU

Super liber!!!Super femer...nuk di c'larmishmeri me ka ngjalle ky liber...nje ambivalence e pa arritshme :)



Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç’nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s’duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.



ELVIRA DONES
 

Soleil

Valoris scriptorum
Ishte nje pritje e pafund. Nuk di sa kohe kaloi neper oret e botes, nga ajo koha e paemert dhe e gjithesishme e oreve, qe nuk do t’ia dije per ndjenjat tona, per fatin tone, per lindjen a gremisjen e nje dashurie, per pritjen e nje vdekjeje. Por nga koha ime qe nje sasi e pafund dhe e koklavitur, plot me ndodhi dhe me kthime prapa, nje lume i erret dhe here -here i rrembyeshem, here-here cuditerisht i paqte dhe, pothuaj, nje det i palevizshem dhe i perhershem, kur Maria dhe une ishim perballe njeri-tjetrit, duke u veshtruar si te ngrire; pastaj ai kthehej prap ne nje lume te rrembyeshem qe na zvarriste koheve te femijerise si ne enderr, dhe e shihja si fluturonte çmendurazi me kalin e saj, me leshtra qe ia merrte era dhe syte e perndezur, ndersa veten time e shihja ne fshatin tim ne jug, ne dhomen time prej te semuri, me fytyren ngjitur pas xhamit te dritares, duke veshtruar edhe une deboren me sy te perndezur. Ishte njelloj sikur te dy te kishim jetuar neper shtigje a tunele paralele, pa ditur se shkonim krahperkrah, si shpirtra te ngjashem ne kohe te ngjashme, per t’u takuar ne fund te ketyre shtigjeve, perpara nje skene qe une kisha pikturuar, si nje çeles qe mund ta perdorte vetem ajo, si nje lloj njoftimi te fshehte se une ndodhesha atje dhe se shtigjet ishin bashkuar, me ne fund, dhe ora e takimit kishte mberritur...




Tuneli - Ernesto Sabato

Ora e takimit kishte mberritur! Por, a ishin puqur vetet shigjet tona dhe a qene bashkuar shpirtrat tane? Ç’enderr marroke paskesh qene e gjithe kjo! Jo, shtigjet vazhdonin te ishin paralele, ndonjese tanime muri qe i ndante ishte prej xhami dhe une arrija ta shikoja Marien si nje figure te heshtur dhe te paprekshme…Jo, as ky mur nuk ishe perhere keshtu: hera-here kthehej ne nje mur prej guri te zi, dhe atehere une nuk e dija se c’ndodhte ne anen tjeter, se ç’ndodhte me te ne keto grimca kohe anonime, ç’gjera te çuditshme benin vaki; deri me shkonte mendja se, ato çaste, fytyra e saj nderronte, se nje feçke pertallese e shtremberonte dhe se kishte, ndoshta, shkembime te zgerdhirash me nje tjeter feçke dhe se e gjithe historia e shtigjeve ishte nje shpikje qesharake, apo thjesht nja bindja ime dhe se, sidoqofte, ekzistonte nje tunel i vetem, i erret dhe vetmitar, tuneli neper te cilin kishte rrjedhur femijeria dhe rinia ime, e gjithe jeta ime. Dhe, nga nje copez e tejdukshme e murit prej guri, une kisha pare kete vajze dhe kisha menduar se edhe ajo vinte nga nje tjeter tunel paralel me timin, nderkohe qe, ne te vertete, ajo i perkiste botes se madhe, botes pa kufi te atyre qe nuk jetojne neper tunele; dhe ndoshta i qe afruar nga kersheria njeres prej dritareve te mia te çuditshme dhe i kishte zene syri spektaklin e vetmise sime pa shpetim, ose e kishte terhequr gjuha memece, çelesi i piktures sime dhe atehere ndersa une beja perpara gjithmone brenda tunelit tim, ajo jetonte jashte jeten e saj te natyrshme, jeten e rremujshme te njerezve qe jetojne perjashta, ate jeten e çuditshme dhe absurde, ku ka vallezime dhe festa dhe gezim dhe mendjelehtesi. Dhe, nganjehere, qellonte qe, kur une kaloja perpara njeres prej dritareve te mia, ajo ishte duke me pritur e pagoje dhe plot ankth (Perse me priste? Dhe perse e pagoje dhe plot ankth?); porse nganjehere ndodhte qe ajo te mos vinte ne kohe, apo e harronte kete qenien e mjere te mbyllur dhe atehere une, me fytyren e ngjeshur pas murit prej xhami, e shikoja larg tek buzeqeshte apo vallezonte shkujdesurazi, ose, ç’ishte me e keqja, nuk ma zinte syri gjekundi dhe e perfytyroja ne vende te paarritshme apo te felliqura. Dhe atehere e ndjeja se fati im ishte perfundesisht me i vetmuar se sa e kisha perfytyruar.
 
Top