Copëza shkrimesh.

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
-"Kam rënë në dashuri me ty. Kam rënë keqas në dashuri me ty!"
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin edhe nota dhembshurie.
- "E kam mendjen vetëm tek ti. Nga mëngjesi në mbrëmje mendoj vetëm për ty."
Mbuloi fytyrën me duar dhe ia plasi vajit.
- "Edhe unë të dua shumë."
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk e kishte fuqinë dhe vërtetësinë e fjalëve të saj. Ajo e pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë një akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Për më tepër, edhe sikur të isha unë ai që po lozja mendsh më shumë (kishte shumë mundësi që kjo të qe e vërtetë), ajo i pranoi e para përmasat e frikshme të kësaj dashurie. U struka pas saj dhe teksa ledhatoja lëkurën e kadiftë të qafës dhe shpatullave, me një bukuri marramendëse, i thashë se nuk kishte gjë më qesharake se sa të shihje një vajzë të bukur si ajo, që e adhuronin të gjithë, të derdhte lot sepse kishte rënë në dashuri.
-O. Pamuk.
 

Balahk

Locus omnem
-"Kam rënë në dashuri me ty. Kam rënë keqas në dashuri me ty!"
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin edhe nota dhembshurie.
- "E kam mendjen vetëm tek ti. Nga mëngjesi në mbrëmje mendoj vetëm për ty."
Mbuloi fytyrën me duar dhe ia plasi vajit.
- "Edhe unë të dua shumë."
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk e kishte fuqinë dhe vërtetësinë e fjalëve të saj. Ajo e pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë një akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Për më tepër, edhe sikur të isha unë ai që po lozja mendsh më shumë (kishte shumë mundësi që kjo të qe e vërtetë), ajo i pranoi e para përmasat e frikshme të kësaj dashurie. U struka pas saj dhe teksa ledhatoja lëkurën e kadiftë të qafës dhe shpatullave, me një bukuri marramendëse, i thashë se nuk kishte gjë më qesharake se sa të shihje një vajzë të bukur si ajo, që e adhuronin të gjithë, të derdhte lot sepse kishte rënë në dashuri.
-O. Pamuk.
:)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ulu..Ketu prane meje e me degjo se cfare po them..Jo une..Por zemra ime:
Mendon se gjithcka vjen si pasoje e dashurise se madhe?
Mendon se une jame fajtore e vetme qe dua keshtu,ne kete menyre te padrejte per ty ,e te drejte per mua?
Mendon ndonjehere se cfare ndjen nje person qe nuk eshte afer atij qe dashuron?
Mendon se une dua te vuaj e te grindem pa fund me ty?
Mendon se jam njeri pa gjak pa zemer??
Mendohu nje here te vihesh ne vendim tim..Ku te ndjesh gjithe dashurine e duhur e mos mundesh ta perjetosh??
E trishte qe mendoj qe te kam ketu ,,Ne fakte ske qene asnjehere !!!
A thua do ndalosh ndonjeher thjeshte per te perjetuar tonen DASHURI...
:(:(
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.
Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.
Në errësirë shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e Zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.
Ndjekja non-stop e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.
Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.
Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka kufi. Shko ku të duash. Arri lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – ‘Shtrati i vdekjes’...
Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur - ‘Jeta’.
Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari - “Libri i jetës së shëndetshme’. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.
Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë...
Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”.

STEVE JOBS.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
11222363_904735306272090_5881988334905161878_n.png
"Ndaj është e rendesishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T'i lësh ato të ikin. Të clirohesh. Njerëzit duhet t’a kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë në fitojme, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsh, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, pa’aftesia apo arroganca, por sepse thjeshtë, nuk është me pjese e jetës tënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je."
>Coehlo
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dua që ti të vish tek unë pa një të shkuar. Frazat që ke mësuar, harroji. Harro që ke frekuentuar dhoma të tjera, vende të tjera. Eja tek unë sikur të ishte hera e parë. Mos më thuaj kurrë që më do, deri ditën që nuk do të ma shfaqësh.

| J. Winterson |
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nëpër të gjitha dyert ti më ike
Në të gjitha shkretëtirat më le
Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba
Kudo që vajta ti nuk qe gjëkundi
Kush mund ta përshkruajë Saharanë e një dhome pa ty
Turmën e të dielës ku s’të ngjan askush
Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det
Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh
Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur
Më le gjithkund më ike nga sytë
Nga zemra e ëndrrave
Më le si një frazë e mbetur përgjysmë
Si një send i hedhur rastësisht si një karrige
Si një vend pushimi në të dalë të verës
Si një kartolinë e harruar në sirtar
Çdo gjest më shkëput nga ti
Si një gjethe që bie nga pema
Vështrimi yt mbi mua të gjorin
Qe një psherëtimë ku unë mungoja
Si nuk t’u dhimbs hija jote që te këmbët rrinte...

Louis Aragon
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Të thuash këtë frazë, ''jeta është e bukur'', në periudhën më të errët të jetës tënde, nuk është pak. Ta thuash, ndoshta, është më e thjeshtë se ta besosh, por nëse beson, ndoshta do arrish të kuptosh domethënien e vërtetë të kësaj jete. Sepse jeta është e bukur jo sepse ti ke, por sepse ti jep, megjithë vështirësitë. Lumturinë e gjen tek gjërat e vogla të përditshme, në heshtjet e dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar. Jeta është e bukur nëse përpiqemi ta jetojmë lumturinë dhe jo ta ndjekim.

| Roberto Benigni |
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kjo është rubrika më e bukur në Albforum ,
e kam me shumë dëshire këtë rubrike dhe postimet i lexoj me endje sepse këtu jo vetëm postohet një copëz shrimi i shkruar nga vetë anëtaret por edhe i marrë diku por është njëlloj sikur të serviresh tek të tjerët atë pjesë të zemres që do të lexohet të ndjehet, dëshiron ti japësh jehone ndjenjave....Janë thjesht magjike!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Gabriel Garcìa MȦRQUEZ

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë:
nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë...
Nëse një ditë ja del që t'ja mbathësh, pa droje më thirr:
nuk di a do të të them mos shko, por mund t'ja mbathim bashkë...
Nëse një një ditë s'do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë:
do të rrimë në heshtje bashkë...
Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s'përgjigjem, hidhu vrap tek unë:
do të kem nevojë për ty, patjetër.
 
Top