-"Kam rënë në dashuri me ty. Kam rënë keqas në dashuri me ty!"
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin edhe nota dhembshurie.
- "E kam mendjen vetëm tek ti. Nga mëngjesi në mbrëmje mendoj vetëm për ty."
Mbuloi fytyrën me duar dhe ia plasi vajit.
- "Edhe unë të dua shumë."
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk e kishte fuqinë dhe vërtetësinë e fjalëve të saj. Ajo e pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë një akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Për më tepër, edhe sikur të isha unë ai që po lozja mendsh më shumë (kishte shumë mundësi që kjo të qe e vërtetë), ajo i pranoi e para përmasat e frikshme të kësaj dashurie. U struka pas saj dhe teksa ledhatoja lëkurën e kadiftë të qafës dhe shpatullave, me një bukuri marramendëse, i thashë se nuk kishte gjë më qesharake se sa të shihje një vajzë të bukur si ajo, që e adhuronin të gjithë, të derdhte lot sepse kishte rënë në dashuri.
-O. Pamuk.