Sot që po ma shtypte trupin një angështi e moçme që me herë ngre krye, nuk hëngra shumë dhe s’ piva siç pi normalisht, në atë restorant madje gjellëtore, në gjysmëkatin e të cilit hedh themelet e ezistencës sime. Dhe ndërsa merrja me dalë, kamarieri pasi vu re se gjysma e venës pati mbetë në broke, u kthye kah unë dhe më tha: “Mirupafshim sonte pra, zotni Soares, dhe gjithë të mirat për shëndetin tuaj.”
Në tingullimën e brirtë të kësaj fraze të thjeshtë shpirti mu ftillua si kur te një qiell i vranësuar era beftazi të zbonte tutje retë. Dhe atëbotë kuptova atë që s’ e kam kuptuar kurrë qartazi: se këta kamarierë të kafeneve a të restoranteve, këta berberë, këta hamej të rrugës, provojnë ndaj meje një simpati të vetvetijshme dhe të natyrshme që s’ mund ta pres nga njerëzit që frekuentoj me intimitet më të madh (intimitet sa me thanë).
Vllaznia ka sfumatura.
Disa e administrojnë botën, të tjerë janë bota. Mes një miliarderi amerikan me zotnime në Angli e Zvicër dhe kryebashkiakut socialist të një fshati nuk ka një ndryshesë cilësie, por vetëm sasie. Nën [...] këta, ne, amorfët, mësuesi i shkollës John Milton, endacaku Dante Alighieri, shegerti që dje më kreu një blerje, berberi që më tregon barcoleta a kamarieri që sapo më shfaqi interesimin e tij vllaznor për shëndetin tim prejse kisha pirë vetëm gjysmën e venës.