Copëza shkrimesh.

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
11666250_458638554317257_1648013022080371254_n.jpg
 

Amdis

Forumium praecox
LETER BABAIT !


I dashur baba! Kohet e fundit rasti e solli te me pyesesh se perse kam frike prej teje.Si zakonisht,s'kam ditur te pergjigjem,dhe kjo,pasi nga njera ane,me kall friken,dhe nga ana tjeter,sepse,per ta gjetur arsyen e kesaj ndjesie do te me duhej te hyja ne te thella,shume me teper se do te ma lejonte nje leterkembim i thjeshte.Duhet ta dish se,kur po te shkruaj,ndjehem i kapluar nga frika qe me ke kallur dhe nga pasojat e saj!Nga ana tjeter,diapazoni i gjere i temes qendron shume me lart se kujtesa dhe inteligjenca ime...
Duke permbledhur gjykimin tend per mua,del qe ti me akuzon per sjellje te keqija apo per veprime te padenja (ndoshta,me perjashtim te planit tim te fundit per t'u martuar),me akuzon per ftohtesi,indiference,mosmirenjohje dhe m'i perplas ne fytyre,sikur vetem une qenkam fajtori,sikur me nje shkop magjik do te mundja te ndreqja gjithcka,ndersa ti nuk paske kurrfare faji,pervecse je sjelle me mua me mire se c'duhej...
Padyshim,nuk them se u bera i tille vetem per shkakun tend,do te ishte teprim i tejskajshem.Ka shume gjasa qe edhe po te isha rritur plotesisht i cliruar nga ndikimi yt,per ty une kurre nuk do te isha ne lartesine e duhur.Jam pothuajse i sigurt se,sidoqofte serish do te isha shendetlig,i lekundur,i trazuar e plot ankthe...Do te isha i lumtur te te kisha shok,shef,xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj per kete) edhe vjeherr.Ndersa si baba ke qene teper i ashper me mua...
U rrita femije frikacak,por edhe kokeforte sic jane femijet.Padyshim,mamaja m'i plotesonte tekat,por nuk besoj se kam qene i bezdisur,s'mund ta besoj qe nje fjale e ngrohte,nje veshtrim i perdellyer,duke me marre qetesisht per dore,te mos e platitnin qenien time,dhe te arrije cka deshiroje.Se ti,ne thelb,je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjem që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.

Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parët ëjetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone.

Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lanë mbi mua.

Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokëulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kufarrë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë.


Kundervenia jote godiste si mendimet ashtu edhe personat.Mjaft qe une te shprehja nje fare interesi per dike,qe nuk ndodhte shpesh,fale karakterit tim,dhe ti shpejtoje t'ia beje gropen me fyerje,shpifje,sharje,pa treguar piken e respektit per ndjenjat e mia dhe pa marre parasysh gjykimin tim.
Pamundesia per te komunikuar qetesisht me ty coi ne nje rrjedhoje logjike:u c'mesova te flas.Ti shume here ma ke ngecur fjalen ne gryke.Kanosja e perhershme:"Nuk dua kundershtime!" dhe dora e ngritur lart,urdheruese nuk me jane shqitur nga mendja edhe sot e kesaj dite...dhe meqe ti ke qene edukatori im i vetem,pasojat jane pasqyruar ne te gjitha fushat e jetes sime.Eshte nje keqkuptim i cuditshem fakti qe,siaps teje,une s'ditkam te jem i bindur."Kundershtimi i perhershem" kurre nuk ka qene parimi i ekzistences sime,edhe pse ty te eshte ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht me qorton.Perkundrazi,nese do te tregohesha me rebel,sigurisht,do te kishe mbetur me i kenaqur prej meje...

Franci


Franc Kafka
 

joetisti_

Locus omnem
Akullore me krem, birre e ftohte, bari eshte i fresket vjen era lule,
le ta leshojme veten... jo, nuk na shohin, na mbulon qielli.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Puthmë i dashur ,
derisa universi ynë të përshkroje nëpër lakueshmërine e trupava tanë!
Ashtu si të eturit e dashurise , të endemi rrugëve të këtij qyteti plot zhurmë ,
puthmë i dashur se në mos largësia që na ndan
ne jetojmë aty ku gëlon përvulueshem malli i dy zemrave të largëta.
 

joetisti_

Locus omnem
A do ta kthente qetesine nje puthje?! A do te mundej puthja te ulte helikopterin e ndjenjave ne nje kohe te trazuar pa e perplasur?
A do te kishte forcen t'i hapte deren nje dore qe zgjatet?...
A e pushojne eren buzet qe bashkohen?...
 

Mystique

Larg
Shiko, ti mund t'i besh te gjitha çka ke ne mendje, por ideja e gjithë ketij mundimi qe disa nga ne preferojne te mbajne mbi shpine, eshte qe ajo me e veshtira, por njëkohësisht me e bukura ekziston tek gjerat qe ti nuk i ke menduar akoma. Mund ta imagjinosh sa te duash planetin toke qe pluskon drejt fundit te universit mbi shpinen e nje breshke, por kur te lexosh mbi faktet e evoluimit te yjeve, mundësitë qe shpalosen para teje shumëfishohen ndjeshem, dhe per me teper, kane nje baze empirike. Mund ta kalosh kohen duke ndjekur jetet e te tjereve, duke u masturbuar me idene e nje lumturie injorante, qe ngihet me pak, qe eshte vetemjaftuese thjesht sepse te kane thene qe dy plus dy bejne kater. Por besome, i gjithe qejfi i ketij pluskimi ne kete jete fluture, eshte ta gjesh vete se pse dy plus dy bejne kater.

(Aventurat e nje shkrimtari inxhinier)
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Rrethoje veten nga njerëz që e dinë se ti vlen, nuk ke nevojë për shumë njerëz për të qenë i/e lumtur; thjesht pak, por të vërtetë që të vlerësojnë për atë që ti je..!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kur te jesh ne ditet e fundit te jetes, cfare do te duash? Do perqafosh diplomen e universitetit ne kornize? Do kerkosh te te dergojne ne garazh qe te ulesh ne makine? Do gjesh rehat duke pare faturat dhe duke numeruar parate? Sigurisht qe jo. Ato qe do kene rendesi jane njerezit! Ne ditet e fundit te jetes, asgje nuk do kete me rendesi pervec njerezve te tu te dashur, prandaj fillo t'i kushtosh pak me shume kohe atyre!

| Max Lucado |
 

joetisti_

Locus omnem
Dhe une vazhdoj te te ndiej dhe ti vazhdon te flasesh, po a me mendon ndonjehere ti?
dhe ti vazhdon te jetosh dhe ti vazhdon te vuash
dhe ti vazhdon te kthehesh, dhe une vazhdoj te te ndiej.
 

joetisti_

Locus omnem
Kur te jesh ne ditet e fundit te jetes, cfare do te duash? Do perqafosh diplomen e universitetit ne kornize? Do kerkosh te te dergojne ne garazh qe te ulesh ne makine? Do gjesh rehat duke pare faturat dhe duke numeruar parate? Sigurisht qe jo. Ato qe do kene rendesi jane njerezit! Ne ditet e fundit te jetes, asgje nuk do kete me rendesi pervec njerezve te tu te dashur, prandaj fillo t'i kushtosh pak me shume kohe atyre!

| Max Lucado |
Ne fund te jetes kur te jemi, mendoj se edhe njerezit do te na vlejne po aq sa edhe diploma e te tjerat. Dhe nese duhet t'u kushtojme vemendje tani njerezve, t'i kushtojme gjithckaje.
Por e vertete qe kur bie pas disa gjerave, harron me te rendesishmen...
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Por, si vallë mundet zemra ta luajë rolin e indiferentes?!Kur cdo gjë mban emrin tënd , në cdo qelize , përshkon lehtazi flladi i erërave të dashurise tonë!
Si mund te harrohen kaq lehtë kujtimet?
 

joetisti_

Locus omnem
Do te kisha thene: me lere te te mendoj pak ne menyren time.
me lere te te dua, se s'bej dot pa e bere
dhe lere qe te jete, frymemarrja ime, kjo deshire e cmendur mbi ne.
por te them: nuk e them dot... sepse ndjenja ime e aeroplante eshte qelluar ne nje krah dhe s'fluturon dot me, drejt...
 

joetisti_

Locus omnem
ne fjalet e tua gjej qetesine qe flet gjithesisht
ne bukurine e vuajtur te asaj qe rrezaton fuqishem ndiej emocion
ne duart e tua zhytet trishtimi im
ajo qe perjeton, cfaredo qe te jete, eshte e madhe.
 
Top