Copëza shkrimesh.

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
" Jam egoiste, e paduruar dhe me pak vetëvlerësim. Unë bëj gabime, dal jashtë kontrollit dhe mund të jem e vështire për t'u përballuar në kohë të ndryshme. Por nëse nuk më përballon dot kur jam në aspektin më të keq, atëherë me siguri që nuk më meriton në më të mirin... "

| Marilyn Monroe |
 

joetisti_

Locus omnem
Te ledhatoj gjunjte
sfidues, dhe floket e zinj

Je nje shtambe e pjekur
plot vere
dhe krahet jane veshet

Dhe te marr te pi
nen diellin e pafund.
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Një fjalë të mirë dikujt ja thua por duhesh të ruhesh cilit njeri po i thua fjal të,mire sepse eshte bere tradit qe fjala e mire te bie posht e fjala keqe te ngritet lart
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Të sfilitur ,
ngremë kryet në boshtin e jetës.
Plot endje, plot zjarr përbrenda.
Një përpelitje e përmallshme ,
që iken edhe vjen.
Nuk ka më , nuk do te ketë
Reshtim se jetuari ,
zhytemi në gllabërimin
monstruoz të vete deshirave,
endjeve plot mall dhe dashuri.
Reshtim së qenuri.
Se tanimë realitetin
plot hidherime prekim pa kufij.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Do të doja të shkruaja ,
derisa duart të gërvishten , të cahen , të gjakosen pa ndalim,
ta dish që më shume dhemb një zemer e vrarë.
 

joetisti_

Locus omnem
Të sfilitur ,
ngremë kryet në boshtin e jetës.
Plot endje, plot zjarr përbrenda.
Një përpelitje e përmallshme ,
që iken edhe vjen.
Nuk ka më , nuk do te ketë
Reshtim se jetuari ,
zhytemi në gllabërimin
monstruoz të vete deshirave,
endjeve plot mall dhe dashuri.
Reshtim së qenuri.
Se tanimë realitetin
plot hidherime prekim pa kufij.
e bukur. Vetem se realiteti eshte ai qe duan te na shohin syte. Nese duam ta shohim te bukur, ai eshte i bukur.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
e bukur. Vetem se realiteti eshte ai qe duan te na shohin syte. Nese duam ta shohim te bukur, ai eshte i bukur.

Nuk mendoj se ka realitet të bukur , po nuk e perceptove dhe ta ndjesh të tillë, po i mbushe mendjen është iluzion i kotë.
 

joetisti_

Locus omnem
A e njohin fytyren e zemerimit
femrat qe jetuan si flutura
dhe asnjehere s'ishin te lumtura?

Jo! Per goten, te thuash eshte gjysme plot, si te thuash eshte gjysme bosh, te verteten ke thene. Por, si ta shohesh gjysme plot, si ta shohesh gjysme bosh, te verteten ke pare. C'fare na kushton ta shohim gjysme plot??
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në jetë të jeteve , nësë do më duhet të zgjidhja , atehere në cdo jete do të zgjidhja Ty.
Mbreti i zemres time.Emblema e shpirtit tim. Jeton tek mua!
Buzëqeshja jote është melodia më e bukur që do më shoqëroje gjithmonë....

Yours.

 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Inekzistenca përballe kaosit
që kamuflohet në tëresine tënde,
një tëresi hienash të lindun nën përbindshmerinë e indiferences,
të amshueshmit e kësaj dhembjeje plot përbuzje,
lëngojne në botën e harruar ,
dhe nën mantelin e tyre gllabërues ,
flakërues e shtypës lëngojne nën mjerimin ,
nginjet e gjithë qënia shtazarake
nën klithmat e përvuajtjshme ,
në narcizmin vetjak si triumf të pacungueshem,
dhe zhyten tutje nën
sferat ku jetojne dhe lëngojne ,
shqyerje , kacafytje , errësire ,
mizori boshtesh e shtrëngatash jetësore,
si një frymë e pakapërcyeme lirie ,
si një pështjellim kopilash që
zbarkojnë të uritur në botën e ushqyeme.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Asht e pashpirtë pervojtja qe harrohet ne permasat galopante te nji harrese qe dalangadale asht pjelle e nji morie frymash te pamposhtuna masash ndjenjash , asht e pashpirte te thuash qe do , e nji vale pershkrueshmerie te djege ate qe ti perjetova si ma sublimen ndjenje karakterizuese ,
se si katapultohesh nen frymen e nenshtrimit ,
se si largohesh menjane si pajete e pakuptue, je ba pjese e sferes vetjake zhgenjyese te nji pritshmerie te pakuptueshme instiktive , po intuitivisht te gabueme"
 

Balahk

Locus omnem
"Asht e pashpirtë pervojtja qe harrohet ne permasat galopante te nji harrese qe dalangadale asht pjelle e nji morie frymash te pamposhtuna masash ndjenjash , asht e pashpirte te thuash qe do , e nji vale pershkrueshmerie te djege ate qe ti perjetova si ma sublimen ndjenje karakterizuese ,
se si katapultohesh nen frymen e nenshtrimit ,
se si largohesh menjane si pajete e pakuptue, je ba pjese e sferes vetjake zhgenjyese te nji pritshmerie te pakuptueshme instiktive , po intuitivisht te gabueme"
Gjuhe e amel ;)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit

Ditë të mbare, poezia është mrekulli , lumturi. Mund të gjeni atë keni humbur brenda vetvetes!
Poezinë e Pablo Nerudes , për të interesuarit e gjeni në shqip me titullin , Nëse më harron.


NESE ME HARRON

Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,
mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.


Pablo Neruda
 
Top