Me dhimbsesh,e thyer e vetmuar
nje stol i parkut te vjeter...
I zhveshur nga ngjyrat
i derrmuar nga te ftohtit dhe shirat.
Nje perberje e turbullt...
nje mase e qullet qe vetem loton,
nje gur i rende qe vetem godet
nje fjale e thene qe vetem vret...
Me dhimbsesh...
Kur mungesa jote behet e padurueshme , e gjithe bota me duket e pavlere ...!! Por vazhdoj te jetoj , me mendimin qe neser do behet me mire , qe do buzeqeshim serish ...!! Do jet gjithcka e bukur ,dhe pse ne disa raste ,mendoj qe merzia nuk do me ik kurre !! Jetoj per ty , jap jeten per ty , sepse dua te vdes , perkrah me ty !! Te dua... ♥
Sot po qesh me veten time
Nuk ka asnjë dëshirë të mbetur në këtë zemër
Apo ndoshta nuk ka mbetur asgjë nga zemra
E lirë nga çdo dëshirë
ulem në heshtje si Toka
Klithma e heshtjes sime ushëton si bubullimë
përgjatë gjithë Universit
Nuk shqetësohem për të
E di që nuk dëgjohet nga askush
Përveç meje....
Kur te vdes,
Kur qefini im te dale ne porte
mos mendoni se kam ikur
nga kjo bote..
Kur te shihni
trupin tim te ngurosur
mos vajtoni ikjen time
nuk po iki,
por,po mberrij ne dashurine e pasosur..
Kur t'me lini
brenda ne varr
mos me thoni lamtumire
mbani mend se varri eshte
per parajsen aty prane
veç nje kurtine...
Kjo duket fund,
Si Dielli qe shuhet.
Ne te vertete eshte agim.
Kur varri mbyllet
e brenda tij te jeni ju
pikerisht atehere shpirti çlirohet..
Keni pare ndonjeher
faren ne toke te bjere
jeta e re me te a nuk mbin?
Nese kjo fare quhet njeri
çfare mendoni se do linde?
Keni pare ndonjeher
nje kove ne pus te bjere
e plot serish te ngjtet lart?
PSe te qajme per shpirtin
kur si Josifi del pre pusi
ai do shfaqet prape.
Kur per here te fundit
do mbyllesh gojen o njeri
fjala jote bashke me shpirtin
i takojne asaj bote me hapsire pakufi.
E jotja dashuri.!Cfare dashuri.
Nje grumbull fjalesh retorike.
Nje grumbull puthjesh shplare ne shi..
Dhe cdo moment,nje pike cuditese..!
Eshte malli qe rrudhet,ashtu nen lekure?
A heshtja qe rritet e rritet gjithnji?
Ti munde qe zemren ta ktheje ne gur..
Une mallin nuk munda ta ktheja ne hi....!
Eshte faji i dimrit qe erdhi pa ngjyre?
A ngjyrat u zhduken ne vjeshten me shi.!
Ti munde cdo casti ti jepje fytyre.!
Une s’munda te gjeja se kush ishe ti.!
Për inatin tim
po bëhesh më i bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urdhër,
Të ndalojë përkohësisht
bjondimin e pemëve ...!
Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave ...!
Për inatin tim
po bëhesh më i vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dëgjonte!)
Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat! ...
Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.
Mos ma shpërble dashurinë me heshtje.
Mos ma fyej atë.
Mos vallëzo përreth mërzisë së zemrës që të dashuron.
Mos kërko të të bie në gjunjë.
Mos!
Mos, sepse një zemër e dashuruar i bën të gjitha.
I bën të gjitha, por brenda diçka thyhet.
Thyhet përgjithmonë.
Fundoset brenda vetes.
Prangoset në dëshpërimin e pafund.
Mos ma shpërble dashurinë me heshtje!Gjithçka...
Por vetëm heshtje jo.
S’jam vetëm ...
dhe pse nata për të zezën është gatuar,
se të kam ty...
S’jam lodhur...
dhe pse dhimbjen kam djegur ndër duar,
se të kam ty...
S’jam e trishtuar...
dhe pse lotët yjet kanë shuar,
se të kam ty...
S’kam frikë...
dhe pse rrugës së vetmisë kam udhëtuar,
se të kam ty...
Për mua mos vuaj...
në zemrën tënde kam banuar,
nga shi i përjetshëm...
nën krahët e tu jam mbuluar,
të ftohtit mos iu druaj...një zjarr për të dy ,natën ka ndriçuar.
S’jam vetëm...
dhe pse malli për largësitë është gatuar,
larg s’të ndjej...
se në zemrën time përjet’ ke banuar...!
“Do të shkruaj”, pëshpëriti me te shpejte në faqen e saj duke u përkulur ti jepte një puthje.
Pastaj u largua, pa u kthyer…
Grumbuj letrash të shkruara postoi në mendjen e saj, por ce do, nuk kishte poste në qytetin e të vdekurve.
Më pëlqen t’i dëgjoj njerëzit të gënjejnë. Gënjeshtra është privilegji i vetëm i njerëzve ndaj organizmave të tjera. Në qoftë se nuk gënjen nuk do të arrish kurrë tek e vërteta. Nëse jam njeri është sepse gënjej.
Askush nuk arriti te asnjë e vërtetë pa gënjyer më parë katërmbëdhjetë herë, mbase dhe njëqind e katërmbëdhjetë, dhe kjo është nder për mua, por ne as gënjeshtra nuk dimë të themi me origjinalitet. Gënjemë me mënyrën tënde të veçantë dhe atëherë unë do të të puth.
Të thuash një gënjeshtrën tënde, mund të them se është më e parapëlqyer se sa të thuash një të vërtetë të vjedhur. Në rastin e parë je njeri, ndërsa në të dytin papagall.
”E neveritshme më dukej ideja të bëhem diçka, prej kësaj kisha vuajtje... Të martohem, të bëj fëmijë, të ik dikund në punë dhe të kthehem. As në çmenduri. Mos vallë njeriu vetëm për këtë është krijuar: të duroj të gjithë këtë dhe të vdes?”
Nese poezite e mia kane fole per dashnine ,e ti je duke si dicka e jemja une kerkoj falje me t'dashte asht mundesia ma e bukur qe i kam dhane vedit per me ken i jemi .
Nese poezite e mia kane fole per dashnine ,e ti je duke si dicka e jemja une kerkoj falje me t'dashte asht mundesia ma e bukur qe i kam dhane vedit per me ken i jemi .
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.