Re: Cilin prej djemve/vajzave te forumit do te kishit dashur të ...?
Ca mengjese nuk kam si ta mohoj. Ngjitem shkalleve te zyres me nje kafe te nxehte dhe ulem perpara kompjuterit. Rrufis kafen ne ngadale pa bere asgje sepse shume rralle ngopem me gjume. Zyra ime eshte e ndertuar si nje kulle prej qelqi me shkalle metali qe i ngjiten anash, te tjeret punojne poshte. Pertueshem, me shijen e kafes me vete hyj ketu ne forum.
Dhe me ndrin syri!
Se ju ne Europe tashme jeni zgjuar e keni nisur te ngaxmoheni. Te lexoj nja dy tre batuta te cave eshte arsye per te qeshur me shpirt. Eshte ngjitese, ilaci me i mire per zgjimin. Nuk ka shoqeri me te kendshme ne mengjes se Jula, Lara, Xingu, Korda, Blue, Hirko etj etj
Nuk dua te nis me emra se nuk do mundem te mbaroj pastaj, jane shume, Edda psh, ose Cruel, ose Autor e "koha per te folur", ose Crueli,Penelja, Sailor, EDI............etj................
Me shume se shoqe nuk kam menduar asnjeren, nuk ka nevoje ta them pse, dihet, eshte naive. Por nese pyetja ishte a do deshiroje t'i takoje keta njerez...PO, shume.