Cfare ju mungon nga femirija juaj?

simply_me

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

me mungojne ato pasditet kur luanim topaluftash....etj etj ishin kohe per qejf:)) dhe ato kohet e gjimnazit..ehh si ikin vitet!! /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

Guest
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Te gjitha Postimet po ti lexosh,te duket sikur gjen dicka nga Vetja..

"Mungese" ose me mire "Nostalgji nga Femijeria" ndien kushdo nga ne, besoj..
Eshte Femijeria, ajo periudhe e jetes,pa perzier me hipokrizi apo stres, te se perditshmes..
Eshte ajo moshe,qe te kujton vec Buzeqeshje dhe Ciltersi..

Kam mall, per kenget qe kam kenduar kur isha Femije.. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Just_Alma

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Nga fëmijria më mungon pafajsia e të menduarit,moskokëçarja për gjithçka që më rrethonte,ditët kur çdo gjë ishte e thjeshtë dhe perfekte.....
 

bob

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

kur beja urinen ne krevat /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Me ka marr malli per njeriun qe isha atehere dhe qe isha e lumtur me familjen time dhe shoqet e mia te pallatit..... me mungon se si ishte jeta ime atehere.........
 

Anana

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Qe lozja tere diten pa u lodhur e pa u bere merak sesa kalori harxhoja.
 

bob

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

me mungon loja pam pam neper cepat e pallateve
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

me mungon konkursi i "kush kendon me bukur" dhe "kush ben poza me te bukura" tek shkallet e pallatit :lol:
 

Giti

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

te vjedh kumbullat e komshiut /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

papucja

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Me mungojne kukullat prej lecke, qe ishin krijimtari krejt sipas fantazise sime, koleksionet e tapave, e te revistave horizonti, yllka.....etj, se s'po me kujtohet tani te gjitha.
 

shqipe

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Fillimisht postuar nga SHIRAZ:
[qb] me mungon konkursi i "kush kendon me bukur" dhe "kush ben poza me te bukura" tek shkallet e pallatit :lol: [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:

edhe tregimet me kucedra do shtoja un brrrrrr :lol: :lol: :lol:
 

Anana

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Fillimisht postuar nga puhiza:
[qb] Me mungojne kukullat prej lecke, qe ishin krijimtari krejt sipas fantazise sime, koleksionet e tapave, e te revistave horizonti, yllka.....etj, se s'po me kujtohet tani te gjitha. [/qb]
Kan pas qene ca cokollata yllka qe vdisja une per ato se qene te holla dhe haeshin kollaj. Edhe te vogla, mund t'i mbaje ne dore e te lozje pa te rene prej duarsh. Cokollatat Fatosi qene te trasha kurse ato Pioneri tulle fare.
 

sham-rock79

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

mua me mungon naiviteti qe karakterizon ate moshe...fakti qe nuk mbaja pergjegjesi per asgje qe beja...me mungojne ato dite kur shkoja te gjyshja ne fshat e rrija tre muaj me pushime dhe i beja duart zter te zeza me levozhga arre, kur mezi lahesha nje here ne muaj :shrug: (se ashtu ishin kushtet e shkreta ne fshat)...e kur kthehsha ne shpi ne shtator mami me bertiste gjithmone po dhe une si gjithmone nuk e degjoja. dhe per me teper me mungojne ato dite kur gjyshi im me tregonte historira me partizane ne kohen e luftes...eh sa shume gjera te mungojne nga femijeria po te rrish e te mendohesh gjate e gjere. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Financieri

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Kur mi shkulte zysha veshet ngaqe harrova fletoren e detyrave e shtepise. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

maty

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

i lexova gati te gjitha dhe me rengjeth mishi...kurse une nuk do ta haroj kurre kur erdhi kushriri im nga elbasani ne korce dhe gjyshi im kishte ca nga ato shishet e medha me raki dhe une i propozova te pinim bashke po vetem qe une shishen time e mbuushja me uje dhe atij me raki...kur erdhi darka me kane share aq shume sa mendova te aratisesha se ai i shkreti nuk mbaheshe dot ne kembe.... /pf/images/graemlins/smile.gif :lol: :lol: :lol:
gjyshja ime insistonte qe te mos me shanin Thoshte: po ai budalla eshte dhe mir ja beri....
nuk do ta harroj kurre ...kemi te njejten moshe po ai ishte me i urte.......

apo kur te shtepia ime erdhi nje qen i keqtrajtuar shume i madh sa te gjithe deshin ta vrisnin se ishte i rezikshem po ai me deshte vetem mua une ipja te kurizi i tij pa problem fare dhe nuk do ta haroj kurre kur erdhen ta mernin qe ai nuk i linte me me preknin mua..nuk do ta haroj asnjehere sa me ka dashur ai qeni..ja kisha vene emrin Muro... ja kishin thyer kemben dhe as veterinari nuk i afroheshe dot sa me tha mua si te beja per tja mjekuar isha cvetem 10 vjec i vura dy drasa dhe ja lidha me nje fasho pastaj diten tjeter nuk e pashe me dhe e kuptova qe nuk do ta shikoja me asnjehere po e di qe ai kishte dicka te vecante brenda qe s'harij ta shpiegoj dot...
me mungon shume Muro!!!dhe bashke me te femirija ime e lumtur me pelqente te isha krocerossina
 

abs

nuk e di...
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Fillimisht postuar nga O`Le:
me mer malli per jeten e skenes kur isha femi, te kendoja,kerceja, recitoja, e te luja teater :wub:
me merr malli per turnete, per me ardh te shpija jote e me me pre flokt, m qepe fustanin, me m perqafu fort, e me ba me gocat e tjera sikur gatujme, e me ta ba shpin me miell ( tuj mos pas frik se do na bertasish) :wub:

me mungon ajo ndienja qe me jepshe, edhe pse isha fmi, ndiehesha e rritun :wub:


edhe pse me mungon prap te kam :wub:
starengel.gif



Eshte bukur ne kte rast, qe..., " na ishte njehere..." nuk eshte perralle, por e vertete per ty /pf/images/graemlins/smile.gif dhe e gjalle ne kujtesen tande :kiss:
 
Top