Cfare ju mungon nga femirija juaj?

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: atman</div><div class="ubbcode-body">Është bukur të kujtosh se çfarë të mungon nga fëmijëria, dhe kur shkruajmë duhet të ndeshemi me mallin tonë për atë pjesë të jetës që nuk kthehet kurrë, e megjithatë asnjëherë nuk na shkon ndërmend se sa i jemi larguar fëmijërisë.
Pikërisht për këtë po fut këtë test që fëmijët i përgjigjen në masë, ndërsa të rriturit më shpesh ose thuajse gjithmonë, gabojnë.

1 – Si mund ta futësh një elefant në frigorifer?

2 – Si mund ta futësh një xhirafë në frigorifer?

3 – Luani thërret gjithë kafshët në një mbledhje, mungon vetëm një. Cila?

4 – Duhet të kalosh një lumë, pa urë dhe plot e përplot me krokodilë. Si do të hidhesh përtej?
</div></div>

hehehe m'pilqen

pergjigje:

1 - elefantin do ta shfryja

2 - xhirafes do t'ja beja qafen fjongo

3 - ok duke u menduar them se mund te mungoje njeriu...por pergjigja e pare qe me erdhi nder mend ishte miu...ndoshta ngaqe ka plot anekdota me luanin dhe miun, se di

4 - do kaloja ne anen tjeter duke kercyer mbi kurrizin e çdo krokoje...mmmmm me kujton nje James Bond te vjeter...

PS: i ke pergjigjet Atman?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

I kam Dahlia, natyrisht, por edhe pse ke ditur te jesh origjinale, dmth femije ne kuptimin e bukur te fjales, serish nuk je pergjigjur. Po them per vete, pa turp, ose ndoshta me turp, se nuk munda te pergjigjem. Per pyetjen e fundit dhashe edhe une te njejten pergjigje. Gabim, sigurisht.
I shkruajme me vone, pasi te shohim edhe te tjeret çdo te na afrojne. (Ne fakt do te jem jashte Milanos gjithe javen qe vjen, duke nisur qe nga ora tre e kesaj dite, keshtuqe beni durim)
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Përshëndetje Dahlia!
Vura re se këtu në forum nuk ka asnjë “fëmijë” – gjë e mirë? Kushedi! Por vura re se, asnjë nuk ka ruajtur lidhjet me fëmijërinë.
Gjë e keqe sigurisht.
Sikundër thashë, pyetjeve vetëm fëmijët u janë përgjigjur, sepse të rriturit, në këtë kurth rashë edhe unë, mundohen të arsyetojnë. Fëmijët jo, për ata (ndaj edhe më pëlqeu gjysma e përgjigjes tënde) pra, për ata gjithçka është e thjeshtë. Nuk bëjnë dallim midis lodrës dhe realitetit, shkrihen me njëri tjetrin aq sa është natyrale të veprosh si më posht:

1 - Marrim elefantin, hapim frigoriferin dhe e futim brenda.

2 – Hapim frigoriferin, nxjerrim elefantin dhe futim xhirafën.

3 – Mungon vetëm xhirafa sepse është në frigorifer.

4 – Kalon lumin pa asnjë problem sepse janë të gjitha kafshët janë ne mbledhje.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Buka turke me gjalpe dhe djathe ....:)

Edhe shkolla tetevjecare " 11 Janari" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Me një fjalë të vetme mund të përgjigjem:
Fëmijëria!
Por pastaj kthehesh mbrapa dhe kërkon diçka kaq domethënëse sa të përfshijë në vetvete morinë e ngjarjeve të vogla, të përditëshme që kanë mbushur pa e vënë re jetën tënde. Kur i kujton sot, janë një mall i thellë që fsheh brenda pasione të jashtëzakonëshme sepse ishin atëhere... oh, atëhere ishin qëllimi, i përkohshëm sepse jetoje ditën, shkelje në përkohshmëri me moskujdesin ose shpërfilljen kur kaloje mbi qilim me këpucët tërë baltë sepse... s’kishe kohë... dhe dëgjoje mamanë kur mundohej të ndalonte vrullin tënd, por ti, sërish nuk kishe kohë...sepse jashtë të prisnin dhe “plaka” tënde mund të çirrej gjithë ditën ngaqë ia bëre qilimin pis, por ti nuk dëgjoje nga ajo anë për shkak të kohës së mallkuar që të shkurtohej kaq shpejt sa edhe pantallonat verën e ardhëshme e që do të ishin objekt diskutimi të shoqëruar me shprehjen “...s’ke ç’i bën moj korbë, rriten sikur t’i kenë këmbët në pleh”. Pikërisht, cili ka kohë në fëmijëri? Askush! Sikur koha të ishte më zemërgjerë ndoshta do të mbeteshim fëmijë për një periudhë më të gjatë, dhe mamaja nuk do të thirrej me mburrje mes moshatarësh... “plaka ime...” do t’i linim mohë edhe asaj të plakej më ngadalë, por ky është çmimi që paguanim heshtur vetëm e vetëm që të ndiheshim më të rritur...dhe kjo për shkak të ankthit dhe grishjes për të rijetuar në të njëjtën parakohë pasionet më shkrumbuese, veset, virtytet, por edhe perversitetet e fëlligështitë, të përzjera bashkë përtypeshin dhe shijonin më shumë. Në fund të fundit s’ke kohë për të gjykuar...
...të presin jashtë...

Në fushën me bar, (sa ndodhira dinte bari, mjafton të mbaje vesh pëshpërimat kur frynte erë), ne, të ndarë në dy skuadra dhe topi qindsh, të paktën ta zinte këmba, zbathur dua të them, sepse duke luajtur përditë futboll e nganjëherë dy e tre herë në ditë, këpucët dilnin jashtë loje para kohe dhe kush dëgjonte të thirrurat e “plakës”. Këpucët sidoqoftë merrnin pjesë në lojë sepse dy tre palë nga njëra anë dhe dy tre nga ana tjetër, bëhej porta. Natyrisht bluzat e hedhura mbi to bënin grumbullin. E pastaj loja me tërë pasionin e saj, furinë, hiletë, të sharat, ulurimat dyngjyrëshe, të gëzuara për golin e shënuar, e të hidhëruara me ndonjë të sharë plotësuar, për atë të pësuar...dhe një ndërprerje e lojës e papritur sepse Jorgua, që e kishte lënë sa për të menderosur, del nga zhukat e pasi ngre pantallonat, thërret të ndalojmë lojën. “Përse?” “Gjejeni ku e kam bërë mutin!” - thotë. Kështu niste një odise tjetër, banale por po aq argëtuese, veçanërisht sot, kur e kujton. Vinim vërdallë duke trazuar zhukat e lulet me kujdes për të mos e gjuajtur me këmbë, ose “zgjuar nga gjumi”, shprehja jonë e goditur, por më kot. E ndjenim erën, kutërbonte, na çponte hundët, vërdalloseshim dhe nuk e gjenim. Sëfundi u dorëzuam, e harruam futbollin dhe mutin e Jorgos dhe u plandosëm përdhe të gjithë përveç tij, Jorgos që rrinte më këmbë. “Nuk e gjejmë dot, ku dreqin e bëre atë mut muti?! - i thamë. “E Pranoni që nuk e gjeni dot?” “E pranojmë!” “Ja ku e kam bërë” dhe na tregon dorën e mbushur plot.
 

Guest
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Brenda femijerise, perfshihet me shume se c´mundem te imagjinoj per nje moment te shkurter. Me shume se lojrat apo gjumi i qete pas puthjes se sime me-je. Me shume se te qenit ne qender te vemendjes me llastimet apo tekat. Me ben te ndjeshme imazhi i prinderve te mi, qe zbehet gradualisht, bashke me kujtimet e femijerise sime.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Tema eshte teper personale dhe natyrisht s'mund te jepen receta e rekomandime sepse jeta e secilit eshte jete e secilit.
Femijeria eshte nje nga kapituj e ekzistences dhe lodrat jane faqet e para te encikopedise te quajtur jete. Per kete te gjithe ne kujtime lidhemi me to sepse permbajne brenda sa zbavitjen aq edhe edukimin e shkollimin. Sa per shembull (ketu me pak se kudo ka vend per akademizma) pra, sa per shembull. Me kujtohet se kur luanim futboll me porta hungareze, (te vogla) fusha ishte e "qepur" ne permasat tona, por kur luanim ne fushen e repartit ushtarak, pra me dimensione thuajse te nje fushe futbolli, na varej gjuha si kollaro dhe hapesira ishte tmerresisht e madhe. Ndryshonte kuptimi per hapesiren kur, ne muzg, mblidheshim te gjithe dhe luanim "xhandar e hajdute". Nuk na mjaftonte qyteti. Pra, dua te them se argetimi eshte tema kryesore e femijerise.
Prindet, natyrisht, por jo si ezaurim i femijerise.
Nese per fatkeqesi kemi humbur njerin ose te dy, kthehemi mbrapa dhe mbrrijme ne ate pike te jetes ku e ndjejme me afer prindin, dhe kjo pike ose pjese e jetes eshte femijeria. Kur rritemi tendenca tone eshte te shkeputemi prej tyre.
Sidoqofte, ne kete teme s'ka receta.
 

Guest
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

mmm e drejte. Fatmiresisht i kam prinderit te dy, por mbase femijeria mund te jete fjale qe korespondon me se mire me nostalgjine, pa qene sinonime te njera tjetres. Ndaj per momentin, ndjeva nostalgji per prinderit dhe moshen e tyre.

Nese do t´i permbahem temes, atehere me mungon thjesht te luaj para pallatit, lojra qe tani veshtire mund ti shpjegosh me fjale ahaha.Mbi gjithcka me mungon vera e Tiranes.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Jo, fantazi, nuk kam te drejte. Une e kam thene, ketu s'ka receta dhe çdo njeri prej nesh e rijeton femijerine nepermjet kujtimeve te tij e jo nepermjet kujtimeve te nje tjetri.
Sikur te diskutonim se ç'rol luan loja apo kjo e tjetra gje, ndryshon puna, por askujt s'mund t'i themi pse ti kujton nje puthje te nenes ne balle, qe eshte kaq njerezore dhe e deshiruar.
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: lesswords</div><div class="ubbcode-body">Cfare ju mungon nga femirija juaj? kush ka qene epizodi qe kujtoni shpesh? </div></div>

Gjaja ma e par en fmijni qe u ba pjes permanente jemja ishte
Kik-boksi. At koh na fmija e qushim 'rrahje'.
Kujtoj kur ngrhasha biciklets en rrug t'fshatit me vllan e vogel
mrapa tu shku me u 'rrah' me katunart ahaha. Katunar qushim
jo-malsort. Zkonisht do ishte koh mjesditet en ver, e mama
na thirrte prej te shkallt e kulls t'vjeter. Na u mshehshim.
Ajo do m'thirrte nja i cop her en emer, e un nuk ju pergjigjsha. Un dosha me ju pergjigj se e dosha fort,
por ajo dite si me me pru en shpi.
Por un nuk do nerprisja rrahjet deri sa ajo
t'mnepte njohjen qe dosha un.
E.... dreka asht gati! Ku ie? Hajde me hanger! Ikjo
ishte cka dosha un.
Vraposha prej te janxha e njom ku u rrahshim, nepermjet
oborreve te kushrive e drejt en guzhin, do pershnesja mamen
e shprehja lumtunin teme me i te ferkume dursh. E ikjo
do ishte fundi i kikboksit tem per at dit.
Janxhja jon nuk kishte nevoj me ken ringu i filadelfias, Guzhina jon nuk kishte nevoj me ken resoranti 'pasta fresca' e singaporit, en tevolin nuk kishte nevoj me pas karkaleca detit t'pjekun, vllau jem nuk kishte nevoj me ken australian, e un nuk kisha nevoj me ken KOME. Gjithcka kisha nevoj ishin ato momente ...
 
G

gianni

Guest
Po çfare jane te ju kakzozat?

Re: Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Lojrat: telefon i prishur, me pinca, shtepiash [per gocat]. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Kam qene icik si trime atehere dhe mbaj mend qe kam pas majt kakzoz ne xhep, por nuk e sillsha asnjehere ne shtepi. Kurse ne fshat mbaj mend qe kapshim zhuzhullak, xixellonja ketyre te fundit ua hiqshim xixen dhe e venim ne fytyre -hahaha. Kushurinjt e mi kapshin zhaba [bretkoca] dhe kur donin me i skuq asnje nuk na lente me perdor tiganin e tyre, kshuqe i piqshim dhe ishin akoma edhe me te shijshme.

NJe gje tjeter qe mbaj mend eshte, me duket se per Ditlindjen e Enverit benim flamurin perpara pallatit me gelqere, qymyr -per shqiponjen, e ku ta di une cfare tjeter, por dilte dicka shume e bukur dhe perfekte, njehere na kane nxjerre edhe me foto tek revista horizonti me duket. Keto kujtime jane shume te mjergullta se kam qene shume e vogel atehere, mbase ne fillore.
 

Hank

Valoris scriptorum
Koha... mundesia e te luajtir pafundesisht pa u shqetesuar kurre per kohen, per detyrimet, per te nesermen ...
Nese e mendoj ndonjehere si mund te jete Parajsa, eshte nje vend ku do isha pergjithmone femije
 

Sweety el

Locus omnem
nga femijeria me mungojne lojrat qe nuk kam luajtur dhe do te doja ti luaja ne kete kohe....do te doja te isha edhe njehere e vogel qe te shijoja keto te mira qe shijojne keta femije sot dhe keto rroba qe veshin sot....jo se tani nuk kam rroba por ato te femijerise jane te vecanta.....
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
me mungojne vampiket, me mungojne tasot, me mungojn karrocat me kuzhineta, me mungojn ndeshjet e futbollit ku luanim me kembe portat me gura per ti zvogeluar, me mungon e ecura zbath, me mungojn lojrat luftash qe per nje anallim loje hajd ti mblidhje te gjithe edhe iher :D , me mungojn henzat me marmalate ne mes dhe gurabijet...me mungojn momentet qe bleja buken dhe e coja gjysem ne shpi se gjysmen e haja rruges :D etj etj...po ndalem ketu se skom te marume perndryshe! me mungojn gjona sa te duash po halli se kane ik e nuk kthehen mo! Brez tranzicioni mooooo! :p
 

mirdita

Papirus rex
Asgje mendoj se nuk me mungon nga femirija ime,kur kam qen femij te gjitha gjerat qe bejn femijet i kam bere,nuk kam len gje pa bere,kam bere shum sherre,por qe kam qen engjell femij.Qe dhe tani kush te me sheh me don shum.
 

rikima

Forumium maestatis
Hapadollapa kush u fsheu mbrapa te dali perpara se u e hapa hahahah me mungon shume si loje luaje ndonjehere me nipcen dhe kthehem femije:p
 
Top