Cfare ju ka bere pershtypje sot?

joetisti_

Locus omnem
nje gje jo e cuditshme... [po e them..., po te ishte e cuditshme, s'do te kisha thene asgje. Sepse e cuditshmja 'ben' pershtypje, njelloj si te thuash 'cfare ju beri te keni uri, sot' - "normale", 'cfare ju beri te keni uri, sot, kur kishit uri' -"jonormale", cfare ju beri te kishit uri, sot, duke mos patur aspak nevoje per te ngrene, - "vemendje-terheqese". Pra, qe te ishte 'interesante', pergjigja duhet te kishte si forme 'shembullin' e trete',], qe gjithsesi me beri pershtypje, ishte se s'me ftoi asnje per kafe.
 
joetisti_

Locus omnem
nje vajze sot qe... qe, jo tamam-tamam, por me nje ngjashmeri te cuditshme me njeren qe e kam pare ne enderr per tri nete rresht...
 
Aki

Paint It Black
Nipi im 7 vjec qe para pak me pyeti: -Ti cfare pelqen me shume, cuna apo goca?
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Nipi im 7 vjec qe para pak me pyeti: -Ti cfare pelqen me shume, cuna apo goca?

Ha ha Aki me bere per te qeshur. Kjo me kujton ish gruan e djalit te xhaxhait te ish-burrit tim. Luize ishte emri i saj. Se bashku me kunaten e vete nje franceze me floke te kuqe kacurrela (gruaja e nje kitaristi me floke te gjate) m'u ngjiten si rrodhe gjate nje festimi te nderrimit te viteve, ne fshatin e lindjes se ish-bashkshortit. Duke patur besimin absolut tek fisi i tij, dhe ne kur mblidheshim beheshim nga 100-200 persona, ai me linte pa teklif ne mes te njerezve te vet pa ditur se ne nje moment te caktuar qe te dyja kunatat per te cilat nuk kisha ndonje dyshim (nuk e di por mua me mungojne radaret per te kuptuar orientimin seksual te njerezve) per arsye se ato pervec se te martuara e te trasheguara me femije ishin edhe anetare familje, pas disa tentativave qe une nuk i kuptova, me thane troc se nese nuk ndihesha e permbushur nga im shoq ato mund te me jepnin kenaqesine qe meritoja. Ne te vertete sekonda duhej te kishin kaluar, por ne mendjen time nga momenti i degjimit te propozimit deri tek momenti qe mblodha kurajon dhe habine dhe ktheva pergjigje mu duk sikur nje shekull kaloi. Nuk e di cfare pamje mund te kem pasur vecse di qe pergjigjes time se mua me pelqejne vetem meshkujt dhe «veglat» e tyre ato pa piken me te vogel te turpit iu pergjigjen se ne rast se ktheja mendje ato do te ishin ATY per mua. Dhe kjo nuk eshte hic gje ne krahasim me tentativen me idiote, edhe pse e kishin marre nje pergjigje, te perfshinin edhe burrin e njeres prej tyre i cili dukej qe ishte bashkepuntor dhe me nje kitare ne dore filloi, i rrethuar nga te dyja te me bente serenate. Really! Serenate!!! Boten jepma e te ta kthej ne surrat! Mendonin se nje serenate do me kthente mendjen.

Kjo nuk ka te bej me qendrimin tim ndaj personave qe ushqejne ndjenja per te tjere te se njejtes gjini me ta. Cdo gje e ka nje arsye. Interesi im eshte te shkoje ne burim te lindjes se nje fenomeni te caktuar. Por nuk me duket e ndershme te hash ne te dyja krahet.

Kur lexova postimin tend, Luiza me erdhi ne mendje. Nje grua e gjate, e veshur me kepuce te tipit ushtarak, me pantallona lekure, shume simpatike dhe me nje fytyre qe rrezatonte zgjuarsi dhe cinizem dhe nje lloj vuajtjeje qe nuk e mora vesh prej nga vinte. A eshte e mundur qe nipi te ka pyetur sepse te sheh pa makiazh dhe te veshur gjithnje ne menyre mashkullore? Thjeshte nje pyetje! Po perpiqem te gjej nje fill diskutimi ku ti me kishe derguar nje puthje. Po te dergoj nje tani. Kujdesu per veten Aki,

Jotja,
Éléonore
 
Last edited:
  • Like
Reactions: Aki

Hahahahah e bukur kjo, me pelqen sa here pershkrimi i mendimeve te tua qe ben ne komente :)
Sa per nipin jo, ska lidhje dukja, nuk besoj qe akoma di te dalloje ne ate menyre, por duke pare qe ne tv tani ai sheh dhe njothohet me te gjitha mubdesite e orientimit seksual, po e merr per te mireqene qe jo cdo njeri duhet te jete i njejte dhe te kete preferenca shabllon si te tjeret dhe me pelqeu qe po fillon ta zgjeroje botekuptimin e tij.
Te pershendes :)
 
joetisti_

Locus omnem
si prej disa ditesh, edhe sot, nje pershtypje demtuese. Dal me nje veshje si per diellin qe te ben zili dhe, ose pas jo shume minutash, ose pas disa oresh, filloj te dridhem nga i ftohti. Cudi...!
 
joetisti_

Locus omnem
Pashe diellin te linde ne orarin e perendimit. Por ishte nje iluzion. E reflektontonin, verbueshem, xhamat e fqinjit perballe, kur pija kafe ne oborr.
 
Aki

Paint It Black
Pas vitesh planifikimi per te pare Breakfast Club, mos e shoh asnjehere e sonte te qelloje ne TV...well what do you know...:)
 
Artin

Papirus rex
Ata që nuk dinë të mbajnë lugen ose pirunin, qe e mbajne doren se prapthi, me vrasin syrin kur i shoh.

Sot pashë dike qe e mbante doren se prapthi kur hante...

Duhet kulturë per te ngrene. Ata që nuk dinë të mbajnë lugën/ pirunin, ose hane duke u mbllaçitur me zhurme, janë te bezdisshëm ne tavoline.
 
Artin

Papirus rex
Nje vajze amerikane te kafja nuk pushonte duke fol medet
E njejta gjë dhe mua sot...
Në tren pas meje ishte ulur një vajze amerikane, qe fliste fort dhe kishte nje ze shpues e acarues. Edhe pse vura kufjet per te mos degjuar, zeri i saj i depertonte...
Mire qe zbriti pas 2 stacionesh thuaj, se kush e degjonte gjithë rrugën... :p
 
Aki

Paint It Black
Ky dialog nga nje film qe sot para 3 vite e kisha postuar ne fb.
E kam vene ketu? DO e kem vene se akoma njesoj mendoj po prap eshte per ta vene :p

The lovely Addams:
Joel: Wednesday, do you think that maybe someday you might want to get married and have kids?
Wednesday: No.
Joel: But what if you met the right man, who worshiped and adored you? Who'd do anything for you? Who'd be your devoted slave? Then what would you do?
Wednesday: I'd pity him.

:D:D:D:D
 
Top