Cfare ju ben te ndiheni mire?

Guest
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

:lol: Po pse kot qahem une???
E di qe shoqnia keto ka..
Ta ploteso qejfin te pakten me akullore.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

Po pra dhe une ate po them...ti te ndihesh mire,dhe shoqnia dmth ne,te bim rehat nga veshet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pipiricka

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

per momentin po ha nje molle,dhe se di pse po me ben te ndihem mire....mire i thençin per ate pune,se ajo qe normalisht me ben te ndihem mire akoma nuk e di se cfare eshte.... :wave:
 

Danae

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

dikush me sy te gjelbert.dikush me buzeqeshje tingelluese gurgulluese sikur lumi ku mesova not,dikush me forcen e karakterit shkruar fytyres,nje engjell personifikuar njeri me sy blu,e dikush me te cilin heshtja jone flet pa mase.
 

E Perkedhelura

Forumium praecox
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

per momentin do kisha qejf per nje perkedhelje, por ajo qe normalisht me ben te ndihem mire akoma nuk e di se cfare.... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

Arritja...(my first, my last..)
paris_bw_street_eifel_bg.jpg



^
|
|

Wallpaper_c4S_2.jpg

(..nuk ka rendesi makina, por muzika..barry white, chris rea, zucchero..)
^
|
|


cenisio%20colori.jpg


nisja (edhe pse te dua..)


heret ose vone..dhe per nje kohe te gjate.
 

eis

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

Sa here qe flas me prinderit e mi ne tel me ben te ndihem mire :cry:
 

Ema

Goddes
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

WHOLE LOTTA ...


Nga një bllok në tjetrin më humb

një vjershë për ty Lotta


Ti ecën larg, e nuk ndruhesh të kthesh kokën

Për të verifikuar

Supet e mija: ne njihemi

Ne s'flasim: pa fjalë pa duar ti ma tregove

E para

Me shokët mes nesh e kërkuam e s'gjetëm

Argjend i ngrohur me pështymë

Aty ishte përdhe

Unazë gishti nënash që ia dëshiruam sho-shokut

E nuk e dallonim, një nga një kokëqethur larg shtëpisë

Në rrethina një burrë i huaj na përdhunonte

Pa frymë mbi njëri-tjetrin, larg nga shtëpia

Lotta, kështu kjo fëminia

Më vjen, më ikën në ëndrra

Mes dhjetra qelqesh, dialektesh ti Lotta

Me një triumf të hapur në faqe

Me një fustan më vjen, që më çudiste, e qaje

Kur me dhunë ta vishte mami

Gjunjët tanë puqeshin në quka

Në ëndrra është mehalla jonë, filmat

Me shpata druri të menduara

Që na thyheshin: po biçikletën Lotta, biçilkletën

Kur na mësoje biçikletën, e në fakt më mësove dobësinë

(Do sqaruar mosha jote, më madhe se e jona)

Shtëpinë të kesh kundër, edhe rrugën

Fjalëve t'u druhesh, pa bërë dot pa fjalët e përbuzjen

E pastaj në darkë me biçikletën përtokë

Të të shkrythet gjoksi nga një vakësi pa emër

Unë mbaja timonin, ti pedaleve u mëshoje

Bark e kurriz ngjitur si një peshk i vetëm

Fshehtas rrotulloheshim nëpër rrugica

nëpër dy boshte halash prej teli biçiklete

Jashtë asfaltit me vija të bardha, për ty flet mëhalla

Lotta a të kujtohet

Mos humbtë kurrë banja e vjetër e shkollës fillore

Shtangia e mozaikëve të ujit përdhe

Që pëshpërijnë në tavan

Aromë e mirë e jashtëqitjeve të vjetra miturake

E gjitha kjo gardhuar me gjëmime të forta gjoksi

Se aty ishim ne

Në kope, vëzhgonim si rriteshe pasditeve

Si largoheshe ti, nga ne

E nga bluza

Por unë përherë e kisha ditur se ti ishe ndryshe

Të dy e kishim ditur bashkë se ti ishe ndryshe

Ndaj rrija unë larg shokësh

Të gjithë me tallën me hundë, shfytyruar për mirë

Pantallonat e shkurtra që fërgëllonin poshtë nëpër gjunjë

Këto

Këto gjethe të reja në shirita filmi të vjetër

Më flit. Kam dëshirë të jemi aty edhe një herë tjetër

Aty ku fillove

Lotta, ti çun i shëmtuar.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

nje perqafim nga dy krahe te vegjel qe nuk arrijne te rrotullohen plotesisht ne qafen time :wub: dhe nje pale buze te vogla qe ngjiten mbi faqen time dhe rrine aty pa levizur, deri sa te mesohen te leshojne nje puthje :wub:
 

renata

Forumium praecox
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

Vetedija,qe arrij te plotesoj nevojat minimale te jetes,shtepi ,ushqim, veshje,edhe pa ndihmen e askujt.
Vetedija,qe arrij te plotesoj me shume se kaq.
Aftesia per te ecur vete.
Rinia ime.
Te jetuarit ne nje vend,ku po te dua une mund te arrij gjithcka.
Te ndjerit e ekuilibruar.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

Do u kenaqja me pak keto dite.
Vetem nje moment per veten time, pa menduar shume.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

te shofesh nji si puna ksaj qe bo bllok dhe zhyt fort ne beach volley /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?

/pf/images/graemlins/frown.gif nje qetesues per dhemballen qe hoqa sot..
Ah,.. :smash: dhemballa e pjekurise qe s'u poq kurre... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top