Re: Cfare ju ben te ndiheni mire?
Sot ishte nje dite e bukur.Fjalet te mira,pergjigjet pozitive,ndjesite te kendshme,buzeqeshja pash me pash.Mungonte vec kjo letra e lamtumires se Markezit:
Miqte e mi Lamtumire!
>Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje
>dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje
>cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po
>mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po
>them.
>Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por
>per domethenien e tyre.
>Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute
>qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.
>Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha
>kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do
>flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me
>cokollate!!!
>Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha
>thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te
>pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.
>Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time
>mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
>Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do
>recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te
>Sheratit…Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.
>Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja
>dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe
>nga fletet e tyre.
>Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do
>lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene
>njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do beja cdo
>burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe
>do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja
>se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se
>dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur
>ndalojne te dashurojne.
>Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te
>mesonte vete sesi te fluturoje.
>Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria
>por "harresa".
>Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
>Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e
>malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se
>si zbret "faqen e pjerret".
>Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi
>pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe
>zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone .
>Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga
>lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
>Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te
>vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne
>te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem
>i vdekur.
>Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh
>gjithmone ate qe mendon.
>Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te
>te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort
>dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit
>tend.
>Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te
>te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe
>do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja
>perseri qe te te jepja edhe te tjera.
>Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do
>degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden
>qe te mund te te degjoja perseri , perseri.
>Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe
>do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do
>supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.
>Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe
>mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet , por
>n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja , do doja
>te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te
>harroj.
>E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i
>vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon
>njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e
>nesermja nuk vjen
>kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete
>kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe
>sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire
>te tyre.
>Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke
>mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi ,
>sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq",
>"me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha
>fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj
>mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti
>fuqine dhe zgjuarsine t`i shprehesh.Tregoju te tjereve
>domethenien e tyre.
>Fillo te besh realitet endrrat e
>tua. Tani eshte momenti!!!!!