"ceshtja" Ngjela

zog

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

shiko per mu nje tip qe s'di si arrihet suksesi i çfaredofshem qofte ky e ne çfaredo fushe, nuk ka ASNJE mundesi, bile as zoti nuk e ndihmon, qe te asgjesoje (ose ti haje koken, me duket sikur the) nje njeriut tjeter qe e di se ç'eshte SUKSESI, e ka provuar per me teper disa here e ne fusha te ndryshme te jetes ATE.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ngjela luan gurin e fundit duke premtuar ndryshime ne egzekutiv (poste pra) per ata qe do e mbeshtesin ne rast "fitore"

Mendoni sikur neser te degjonit nje lajm te tipit: PD LARGON BERISHEN NGA EGZEKUTIVI

Mendoni cfare feste ne shqiperi

Nano i mbaruar, Berisha i mbaruar dhe ne te dyja partite mbizoterojne njerez me vizion poltitik se paku te pranueshem.

Neser Bamir Topi dhe grupi i tij i vene vetes nje vule qe do te perdoret ne zgjedhjet e ardhshme.
 

zog

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Zog,nje dru i shtrembet prish gjithe stiven.

[/ QUOTE ]
po pra pranej po e shkarkon berisha qe te mos prishe stiven.

nje dru i shtrembet e prish stiven kur e mban ne te. /pf/images/graemlins/cooli.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: "ceshtja" Ngjela

Do te ishte shpresedhenes "mbarimi" i Berishes,megjithate nuk jam fort e bindur se PD ka shume elemente te vlefsheme...perderisa s'kane guxim t'i dalin kunder haptazi shefit te tyre.
 

zog

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

shiko neqofte se do te kishte tip me te spikatur se berisha ket populli shqiptar do te kishte kohe qe do ta dinte. une nuk jam partizan i berishes, por nuk jam as partizan i asgjesendit ne vend te tij.

fatkeqesisht kokrat me te mira, njerezit me te afte e te zgjuar popullit shqiptar i largohen. ndryshe ai nuk do te vuante kaq shekuj ne skamje. e ketu duhet shtuar se duke qene tejet i vogel populli shqiptar i ka kapacitetet prodhuese te njerezve te tille shume te paketa.

prandaj njerezit qe do ta drejtojne shqiperine nuk do te jene kurre TE ARIRE.
te persosur.

ç'te besh duhet te mesohemi me kete.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ngjela luan gurin e fundit duke premtuar ndryshime ne egzekutiv (poste pra) per ata qe do e mbeshtesin ne rast "fitore"

Mendoni sikur neser te degjonit nje lajm te tipit: PD LARGON BERISHEN NGA EGZEKUTIVI

Mendoni cfare feste ne shqiperi

Nano i mbaruar, Berisha i mbaruar dhe ne te dyja partite mbizoterojne njerez me vizion poltitik se paku te pranueshem.

Neser Bamir Topi dhe grupi i tij i vene vetes nje vule qe do te perdoret ne zgjedhjet e ardhshme.

[/ QUOTE ]

Mos shiko ëndrra o Gene se nuk ndodh ajo gjë. Së pari ka shumë pak të moderuar e sa më shumë i largohesh majës aq më të paktë bëhen ata.

Së dyti, nuk janë të sigurtë që edhe të tjerë do mbajnë qëndrimin e tyre dhe ata që mendojnë për mundësi karriere brenda PD nuk duan të rrezikojnë.

Tek e fundit po i përgjigjem asaj që ke thënë diçka më lart.

Nuk është konfrontimi që i çoi njerëzit në Spaç apo që instauroi diktatura nëpër botë. Nëse mendimet janë aq të kundërta sa të çojnë në konfrontim atëherë duhet të ketë se s'bën ndarje. Ky ishte rasti i LSI dhe i shumë partive të tjera të dala nga gjiri i PD.
Mendime të ndryshme është tjetër gjë dhe konfrontimi është tjetër gjë. Konfrontimi siç të thashë më parë shkatërron integritetin e një partie ndërkohë që mendimet e ndryshme shtojnë larminë dhe manovrabilitetin e saj.

Prandaj para se të flasësh gjepura lart e poshtë mundohu të kuptosh se si funksionon një parti, se si funksionon një qeveri e së fundi se cili është realiteti.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

po mundohem ne fakt

partite funksionojne ne menyre demokratike (te pakten keshtu e percakton ligji per partite politike) por kjo mbetet ne teori (si konkurenca perfekte ne ekonomi).

Ku me shume e ku me pak ne te gjitha partite ka despote apo persona qe tentojne te behen te tille. Problemi per ne (kur votojme) qendron ne faktin se vizioni me te cilin administrohet nje parti eshte i njejte (se paku i ngjashem) me vizionin e kesaj partie kur qeveris vendin.

I takonte personave te moderuar ne Pd qe te mbeshtesnin nje vizion politik si ai i ngjeles.

Une mbase vertet enderroj kur mendoj se nje pjese e deputeteve te pd do te tentojne te clirohen nga skllaveria dhe te ndjekin spartakun (konceptin e vodha nga nje shkrim i nje lexuesi tek "shekulli").
Spartaku perfundoi si gjithmone i kryqezuar por ... ne po permendim sot spartakun.

Merrni guziminin dhe mbeshtesni clirimin e PD nga Berisha. Diktati i nje personi mbi nje organizate eshte dicka negative dhe dhe ky negativitet amplifikohet ke pergjegjesine e drejtimit te vendit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

nderkohe Bamir Topi, pasi tradheton parimet dhe shpresat e te djatheve te moderuar qe e shihnin si nje fre per Berishen, tenton te justifikohet


www.shekulli.com.al
Kryetari i grupit të PD-së tha se çështja “Ngjela”, duhet të ishte diskutuar që më parë në grupin e deputetëve

Topi: Ngjela, përgjegjësi kemi edhe unë, edhe Berisha


Nevila Perndoj

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, ndjen keqardhje që masat për avokat Spartak Ngjelën arritën deri në masën kritike. Në një prononcim për mediet, Topi është shprehur se kundërshtitë për çështje parimore duhen sqaruar rast pas rasti nëpër mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së. Ai bën përgjegjës për këtë situatë veten e tij, kryetarin e PD-së, por edhe grupin parlamentar që ai drejton. “Unë besoj (se përgjegjësia për këtë konflikt) është nga të gjithë, qoftë nga aktorët, qoftë nga institucionet. Në radhë të parë, nga forumet politike të parlamentit ku, në radhë të parë, është grupi parlamentar i PD-së. Natyrisht, edhe unë dhe të jeni të sigurt, se para se të vendos të tjerët, vendos veten time. Natyrisht, edhe kryetari i PD-së. Gjërat nuk duhet të trashen sepse sa më i vogël të jetë momenti i debatit, aq më e lehtë është edhe terapia. Gjithsesi, ka një lloj kamuflimi të çështjeve parimore, pasi u fut në lojë çështja e incizimit. Me thënë të drejtën, mua më lë pa argument për të trajtuar çështjet parimore. Për të diskutuar çështjet parimore, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë një njeri i lirë, natyrisht, dhe koshient për pozicionin tim”, - tha Topi. Kryetari i grupit parlamentar të demokratëve shtoi se të gjitha palët, jo vetëm ata që janë të përfshira në këtë debat, duhet të kontribuojnë në një klimë më të gjerë mirëkuptimi.“Sepse, tek e fundit, një klimë e mirë mirëkuptimi të jep më shumë atmosferë për të miratuar edhe ligje të tjera dhe për t'i zbatuar ato ligje në funksion të ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare”, - tha ai.
Keqardhja
Në të njëjtën kohë, Topi, i cili ka qenë një nga përkrahësit e idesë që Ngjela duhet të ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve, është shprehur se, në fund të fundit, ndjen një keqardhje si koleg për avokat Spartak Ngjelën. "Ndjej një keqardhje, sepse është një koleg i yni dhe në princip, natyrisht që brenda një formacioni politik, kohë pas kohe shfaqet problemi, probleme që mund të jenë të karakterit parimor, por edhe të karakterit sipërfaqësor. Kështu që mendimi im do të ishte se, nëse gjërat trajtohen çdo ditë, nuk lejohen të akumulohen deri në masën kritike. Ky është parimi i përbotshëm, që gjërat nëse përballohen çdo ditë, futen në linjën e dialogut dhe të mirëkuptimit reciprok, por edhe mbi bazën e disa rregullave, të cilat mbajnë në lojë formacionet politike, mund të mos arrihen në këtë pikë”, - tha ai.
Ngjela, deputet i PD-së
Kryetari i deputetëve demokratë bëri më dije gjithashtu se deri në një vendim të dytë, Spartak Ngjela do të mbetet deputet e PD-së, përderisa vetë grupi parlamentar e ka propozuar atë që të marrë pjesë si anëtar në Komisionin e Medies dhe Informimit Publik. “Përderisa ky propozim vjen pikërisht nga grupi parlamentar i PD-së presupozohet që deri në këtë moment që po flasim, do të jetë pikërisht si përfaqësues (i PD-së) në atë komision. Nuk kam mundësi të jap më shumë informacion se kaq, se përderisa bëhet një propozim, i qëndrojmë interpretimit sipas këtij propozimi që është zyrtar”,- tha ai.




11/04/2006
KATEGORIA: Politike
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Në vend të tij emërohet Fatos Beja. Ngjela emërohet anëtar i Komisionit të Medieve me 73 vota dhe 53 kundër dhe 2 abstenime

Ngjela shkarkohet nga kreu i Ligjeve

“Unë nuk e pranoj emërimin tim në këtë komision, do të vazhdoj të qëndroj në Komisionin e Ligjeve”

Anila Rama

TIRANË - Parlamenti ka votuar dje për zëvendësimin e Spartak Ngjelës në krye të Komisionit të Çështjeve Ligjore, duke i dhënë fund, në dukje, një prej debateve të ndezura së fundi brenda gjirit të maxhorancës. Me 73 vota pro, 53 kundër 2 abstenime, seanca plenare ka votuar propozimin e grupit parlamentar të PD-së për të emëruar në krye të Komisionit të Ligjeve, Fatos Bejën. Nëpërmjet këtij votimi është miratuar edhe kalimi i avokat Ngjelës si anëtar i thjeshtë në Komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, si dhe kalimin në Komisionin e Ligjeve të deputetëve Gazmend Oketa dhe Rrahim Kaleci. Ndryshe nga sa pritej, por edhe nga sa ishte deklaruar nga disa deputetë të partive koalicionit se do të mbështesnin Ngjelën, nuk ka pasur rrjedhje të ndjeshme votash nga radhët e maxhorancës. Pra, 73 deputetë të koalicionit të djathtë përfshirë, edhe deputetët e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Leonard Solis, që ishin shprehur kundër shkarkimit të avokat Ngjelës, kanë mbështetur propozimin që ishte shqyrtuar paradite edhe në konferencën e kryetarëve. Të vetmit që ishin kundër këtij propozimi, që “de fakto”, ishte për shkarkimin e Ngjelës si kryetar komisioni, ishin tre deputetët e grupit parlamentar të PDR-së e PDK-së, Nard Ndoka, Jak Ndokaj dhe Nikollë Lesi. Ndërsa deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi dhe ai i PDR-së, Frrok Gjini, abstenuan gjatë votimit. Vetë Ngjela, së bashku me deputetin tjetër të PDK-së, Ndue Shpani, nuk kanë marrë pjesë në votim. Në sallë, sipas votimit për prezencën, ishin të pranishëm 130 deputetë dhe shumica e 10-shes që mungonte ishin deputetë të opozitës, ndër të cilët ish- kryeministri Fatos Nano, i cili mungon në çdo seancë si dhe Arben Malaj, Ilir Meta, Paskal Milo, Kastriot Islami Luan Memushi, Taulant Dedja, Bukurosh Stafa e Pëllumbi Xhufi. Nga maxhoranca ka munguar vetëm deputeti Arjan Starova.
Debatet
Ndërkaq, vetë Ngjela e konsideroi absurd propozimin e ardhur në seancë për emërimin e tij në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit. Sipas tij, prania e deputetit në një komision të caktuar është çështje e vullnetit të tij personal. Ai kërkoi shpjegime nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, se me ç’bazë e kalonte në Komisionin e Medieve. “Unë nuk e pranoj emërimin tim në këtë komision, do të vazhdoj të qëndrojë në Komisionin e Ligjeve. Po e vendosët në mënyrë arbitrare, kjo është vijim i antikushtetutshmërisë. Do të vazhdoj të luftoj për këto parime, kushtetutshmërinë, parlamentarizmin, tregun dhe demokracinë. E kam thënë që qytetërimet ndahen nga mënyrat e votimit. Unë do t’i përkas qytetërimit perëndimor”, - tha Ngjela. Por kryetarja e Parlamentit, Topalli, ka sqaruar se zëvendësimi i anëtarëve në komisione është bazuar në nenin 21 të rregullores, duke iu referuar edhe përvojës së 15 viteve të kaluara në Parlament, ku ishte proceduar në të njëjtën mënyrë. Madje Topalli i ka kërkuar Ngjelës që të ulë zërin. Në mbështetje të avokatit u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, i cili ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Sali Berisha se përse po largonte si kryetar të Komisionit të Ligjeve njeriun që e kishte mbështetur në ditët më të vështira, në vitin 1997, atëherë kur të gjithë i kishin kthyer krahët. “Këtu nuk jemi në Këshillin Kombëtar të PD-së. Partinë tonë nuk e lidh asnjë me Ngjelën. Po flasim për disa principe të rëndësishme, po kërkojmë të respektohet Kushtetuta. Duam të dimë se çfarë ka ndodhur. Avokat Ngjela u ka bërë avokatinë në ditët më të vështira, atëherë kur nuk iu mbështeste asnjë. Duhet të flasë ky njeri se ka 15 vjet që e mbush Parlamentin me spektakle të tilla”, - tha Majko. Por Topalli ka shtuar se nuk do të lejonte diskutime të për këtë çështje, pasi do e hidhte në votë në bazë të rregullores. Shpjegime ka kërkuar nga kryeministri Berisha edhe deputeti i PDK-së, Nikollë Lesi, lidhur me faktin që në bisedën e regjistruar mes tij dhe Ngjelës ishte përmendur emri i tij. “Dua të di pse keni thënë shko te Nikollë Lesi”,- tha Lesi, duke iu drejtuar kreut të qeverisë. Por Berisha nuk ka pranuar të japë shpjegime për bisedën në fjalë. “Të më kërkosh të interpretoj çimkëzimin, sepse në 15 vjet nuk ka pasur praktikë çimkëzimi. Më kërko çdo gjë tjetër, përveç çimkës dhe çimkëzimit”, - tha Berisha.

Ngjela: Shumica ka ndryshuar qëndrim për Sollakun
Avokat Ngjela nuk e ka pranuar emërimin e tij si anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, duke e konsideruar këtë në kundërshtim me vullnetin e tij personal si deputet. Ai ka debatuar ashpër me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke i kujtuar asaj se mos ndoshta ishte impresionuar nga shkrimet e tij në gazeta. Ndërkaq, gjatë diskutimeve për kompromisin e arritur për interpretimin e rregullores, Ngjela u kujtoi përfaqësuesve të opozitës se kishte ndryshuar vendimi për sa i përket qëndrimit ndaj kryeprokurorit Theodhori Sollaku. “Unë nuk jam gazetar, moj zonjë, jeni informuar gabim. Me ç’kërkesë më transferoni mua nga një komision në tjetrin. Është çështje profesional edhe të qenit anëtar i një komisioni. Unë nuk e pranoj emërimin në këtë komision, do të vazhdoj të qëndrojë në Komisionin e Ligjeve. Po e vendosët në mënyrë arbitrare, kjo është vijim i antikushtetutshmërisë. Unë do të vazhdoj të luftoj për këto parime, kushtetutshmërinë, parlamentarizmin, tregun dhe demokracinë. E kam thënë që qytetërimet ndahen nga mënyrat e votimit. Unë do t’i përkas qytetërimit perëndimor. Jam këtu me vullnetin tim të plotë”, - tha Ngjela. Ai i kujtoi kryetares Topalli se nëse ende nuk e dinte se çfarë përfaqësonte mandati i deputetit duhet të përpiqej ta mësonte. Ai më pas shtoi se kurrë nuk do të pajtohej me asgjë që binte ndesh me parimet e tij kryesore. “Jam ndarë me gramafonët që në vitin 1997, atëherë kur rapsodët i thanë diktatorit se ishte burri më i madh që kishte nxjerre Iliria dhe të tjetër e mbështetën. Sikur të jetoj deri në 2070-ën, nuk tërhiqem nga parimet e mia”, - tha Ngjela




11/04/2006
KATEGORIA: Politike


www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ngjela ka te drejte ne fakt

ne seance plenare ngjela nuk ka me pak ze sesa ne komisionin e ligjeve kur diskutohet nje ligj i vecante

dhe tashme ai ka fituar imazhin e mbrojtesit te kushtetueshmerise se ligjeve edhe kunder interesit te tij personal (po te rrinte urte ndoshta ...)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Bamir Topi dhe grupi i tij jane humbesit e medhenj nga gjithe kjo shpypje e rebeleimit te sklleverve.

Me ne fund eshte e krejtesisht e qarte per te gjithe se PD eshte pandreqshme.
Kete fakt militantet e shohin si dicka pozitive dhe i tille eshte per ta.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Avokati u shpreh dje se këto bllokime do të dnihen tek procesi i zgjedhjeve të lira

Ngjela: Qeveria “Berisha” ka bllokuar shtetin dhe tregun


Shekulli

TIRANE - Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” për gazetarin Ilirjan Agolli se vendimi i fundit për ta kaluar atë nga kryetar i Komisionit të Ligjeve në anëtar në Komisionin për Mjetet e Informimit Publik është një nga nonsenset e radhës. “Po kjo ishte një nga non-senset e radhës. Është për tu theksuar se kur humbasin ekuilibrat në politikë ato shkojnë gjithmonë deri në fund. Dhe nuk e kuptoj se çfarë injorance është kjo. Por gjithsesi mua nuk më bën asnjë gjë. Sepse në komision nuk është vota që të bën të marrësh pjesë, por është pjesëmarrja si pasojë e faktit që je deputet. Kështu që nuk me shqetëson fare aq më tepër që ligjet debatohen në sallë. Të tëra këto besoj se i kam në favor. Do ta shikoni që i kam në favor”,- tha Ngjela. Ai shpjegoi edhe defektet kryesore te mazhorancës aktuale.“Mazhoranca aktuale në të cilën bëj pjesë vetë ka tre defekte kryesore në këto momente. Fakti që nuk është e saktë ose ka mjegull, ose nuk i do të funksionojnë mirë këta tre elementë: kushtetueshmëria, parlamentarizmi dhe tregu i lire domosdoshmërisht që do të cënojë edhe proçesin e zgjedhjes se lirë. Pra edhe reforma zgjedhore do të mbetet për faqe të zezë sepse ky është testi. Pra të gjitha këto natyrisht që na rëndojnë, por unë mendoj se do të dalim nga kjo gjendje”,- tha ai. Avokat Ngjela shtoi gjithashtu se opozita ka fituar pikë nga bllokimi që mazhoranca i ka bërë shtetit dhe tregut. “Opozita, nuk di se çfarë pikësh po fiton. Ajo është zgjidhje e vet. Gjithsecili di të bëjë politikë. Kjo është skakierë shahu dhe lëvizjet janë të kondicionuara, por unë jam i bindur se deri tani opozita ka fituar pikë nga cenimet që kemi bërë në në këto dy çështje. Së pari ne kemi bllokuar shtetin dhe se dyti kemi bllokuar tregun. Janë të dyja tezat që kam hedhur ne debatin tim me kryeministrin dhe i qëndroj jo për faktin që vetëm kanë ndodhur, por edhe për faktin tjetër që kam reflektuar për të rivlerësuar opozitën e rrëzuar pikërisht për këto arsye. Pra opozicioni aktual e ka pasur në favor qeverisjen jo të saktë, me deviacione, me kontradiksione dhe antisistem që ka ndërmarrë qeveria “Berisha” deri në këto momente”.





11/04/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Bamir Topi dhe grupi i tij jane humbesit e medhenj nga gjithe kjo shpypje e rebeleimit te sklleverve.

Me ne fund eshte e krejtesisht e qarte per te gjithe se PD eshte pandreqshme.
Kete fakt militantet e shohin si dicka pozitive dhe i tille eshte per ta.

[/ QUOTE ]

Gene, Ngjela ja bëri vetes në këtë rast duke regjistruar, e duke bërë publik më pas këtë regjistrim, bisedën me Berishën, Topin, Topallin, etj. Ndofta të tërë mund të kenë qenë të përzier por Ngjela e nxori në shesh armiqësinë e tij ndaj Berishës. Kjo nuk falet në asnjë parti, qeveri, apo institucion tjetër. Është e dëmshme të punosh me një sy mbrapa se mos dikush nga të tutë të ngul thikën.

Në këtë rast pra, veprimi i PD ishte totalisht i përligjur /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Veprimi i PD (i berishe pra) sigurisht qe eshte i "perligjur" se kete prisnin prej tij militanca e gjere.

Ajo qe nuk perligjet eshte zhgenjimi i elektoratit te moderuar (per sqarim eshte ai elektorti qe te jep apo te heq piket domethenese ne shumice-militantet i ka ne xhep) prej persnave qe duhet te mbanin "urte" berishen ne pushtet.

Berisha nuk humb asgje dhe forcon pushtetin e tij ne PD ndersa grupi i te moderuarve tregohet i paafte te beje punen e vet.

"ceshja" ngjela nuk lindi me rregjistrimin dhe publikimin e tij (qe ne kete rast vetem sa i dhane mundesi berishes te veproje dhe nje justifikim banal Topit qe te rrije urte-kujt i interesoi pergjimi pra?!) dhe per kete mjafton ti hedhesh nje sy dates kur ka filluar kjo teme (shume kohe perpara rregjistrimit).



dhe me e bukura eshte se Berisha vazhdon te tregohet nje dishepull i Enver Hoxhes (vetem se disi me i paafte)

e mban mend shprehejn e famshme
"e dini ju cili ishte Beqir Balluku mo?
Nje mut muti ishte"
Berisha nuk ndryshon shume nga Hoxha ne vizione qeverisese.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

Ore që Berisha i thot edhe marangozit se si përdoret çekiçi kte nuk e vej në dyshim un. Problemi në këtë çështje (Ngjela-Berisha) qëndron në reagimin e pamatur e fëminor të Ngjelës. Ai mund të kishte vepruar më mirë brenda PD e mund të kishte afruar tek vetja më shumë të moderuar të cilët do mund ta kishin mbështetur në një konfrontim direkt me Berishën. Me këtë që bëri ai i humbi pikët vetes si dhe mbështetjen e të moderuarve të PD. Topi apo të moderuar të tjerë nuk mund ta mbështestin Ngjelën në këtë rast por kjo s'do të thotë që ata i janë nënshtruar Berishës.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

sot Berisha tha qe se bona Minister te Drejtesis.. se ka shum borxhe.. futja Sale bjeri he ke tjera, o mer Ngjelush po ti kur do bohesh burr, he na trego diçka per Salen qe s'dim

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahaha MOOOOOORTJA PER PALLA QE KA PD-ja O PERENI
 

MLK

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Po si e la te kandidonte per kryetar bashkie ne &gt;Tirane jo me larg se para 2 vjetesh Ngjelen! Apo i ka mar borxhet veren qe shkoi? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top