"ceshtja" Ngjela

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ore që Berisha i thot edhe marangozit se si përdoret çekiçi kte nuk e vej në dyshim un. Problemi në këtë çështje (Ngjela-Berisha) qëndron në reagimin e pamatur e fëminor të Ngjelës. Ai mund të kishte vepruar më mirë brenda PD e mund të kishte afruar tek vetja më shumë të moderuar të cilët do mund ta kishin mbështetur në një konfrontim direkt me Berishën. Me këtë që bëri ai i humbi pikët vetes si dhe mbështetjen e të moderuarve të PD. Topi apo të moderuar të tjerë nuk mund ta mbështestin Ngjelën në këtë rast por kjo s'do të thotë që ata i janë nënshtruar Berishës.

[/ QUOTE ]

leri perrallat me mbret per dike tjeter.

siguerisht qe mund ta mbeshtesnin.
Asgje nuk i pengonte me shume se c'mund ti pengoje ne nje moment tjeter cfaredo. Ata jane te lidhur fort tek kolltuku dhe nuk ia kane ndermend te luajne qe aty.
Me votimin per ngjelen treguan se PD nuk ka te moderuar (ata mund te jene te moderuar ne shpirt per kete e kane per vete jo per zgjedhesit).

edhe dicka tjeter NUK ISHTE NGJELA QE U LARGUA POR ISHIN ATA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

QE E SHKARKUAN

Dhe me e bukur eshte metoda qe perdoren. Nuk e perjashtuan (sot eshte akoma ne PD pra) por e derguan pa e pyetur "aty ku ka nevoje partia" tek komisioni mediave. Edhe njehere tjeter berisha nuk e zhgenjen mesuesin hoxha.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

debati i tipit
-jep doreheqje
-nuk e jap
-jep doreheqje
-jepe ti doreheqjen
-je i shkarkuar
-se ben dot
-je i ngrire
-hidhe ne vote

tregon se ngjela nuk i beri dhe as kish ndermend ti bente lojrat jashte PD.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

komisioni i kontrollit te pasurive thote se ngjela nuk ka "borxhe" por nje kredi tek banka italo shqipetare per te blere shtepine.

Si mund te qeverise nje neri qe mendon se ata qe kane marre kredi kane tendencen te jene hajdute?????!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

e gjithe kjo eshte nje cmenduri


nje exponent i rendesishem i nje partie akuzohet pse kundershton ligje qe ai i konsideron antikushtetuese.

Kryetari partise i nge nje kurth per te gjetur pretekste konflikti

Pjesa e moderuar e kesaj partie, ku shume prej atyre qe e votuan mbani shpresat, ngjeshet fort pas kolltuqeve.

Exponenti dergohet "aty ku thote partia" pa u pyetur nese i intereson apo jo

Pjesemarrja e tij ne parti "ngrihet" (nje loje ngriva -shkriva?!)

Kryetari partise vazhdon hap pas hapi strategjine e mesuar ne librat e idhullit te tij (enver hoxha) te mesuara per tu bere sekretar i PPSH dhe tani ka arritur tek propoganda e tipit " e dini ju cili ishte beqir balluku mo? Nje mut muti ishte!" edhe keto te mesuara nga mjeshtri i tij.
 

MLK

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Pse Sala me pare cach e bleu shpine e re prane rruges Elbasonit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

berisha ne kete teme ka shume pak vend

diskutimi me interesant jane veprimet e te ashtuquajturve "te moderuar" ne PD

A i meritonin votat qe i sollen Pd-se?!

Nese do te kishin mbeshtetur Ngjelen do te thoja me plot gojen PO.

Fatkeqesisht (per shqiperine) treguan me votat e tyre se jane teper te lidhur me kolltuqet qe i garanton Berisha dhe se jane thjesht vasale te tij.
Topi me shoke presin kockat qe u hedh berisha here pas here
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO HARRAM I QOFSHIN VOTAT. PA IK "shoku sali berisha" NUK ECEN PERPARA SHQIPERIA. NUK KEMI NEVOJE PER KLLOUNE POLITIKE. MIRE I THA AVOKATI SHKO E BEJ DETYREN E KARDIOLOGUT SE PER ATE ESHTE I SAKTE. POLITIKA DO BURRA E JO &lt;&lt;&lt;&gt;&gt;&gt;&gt;&gt;&gt; SI SALIU E ME SHOKE. ORE KOT NUK BEJNE NDONJE XHIRIM KUR FLET SALIU NE PARTI, SHIFENI ORGANIZIMIN E FJALIMIT .TAMAM SIKUR TE JETE PARTI KOMUNISTE NUK RRESPEKTOHET E DREJTA E FJALES. AVOKATI TE PAKTEN PO MUNDOHET TE BEJ NDRYSHIMIN E VERTETE JO ATE "KOHA PER NDRYSHIM".
 

MLK

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pse Sala me pare cach e bleu shpine e re prane rruges Elbasonit /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Perderisa ka deklaruar si motiv borxhet e Ngjeles (ne rastin konkret flitet per kredi bankare per blerje shtepie) atehere ka pune pasi te njeten gje ka bere dhe vet e po te ndjekim llogjiken e tij, i bije qe te mos behet kryeminister se ka borxhe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
debati i tipit
-jep doreheqje
-nuk e jap
-jep doreheqje
-jepe ti doreheqjen
-je i shkarkuar
-se ben dot
-je i ngrire
-hidhe ne vote

tregon se ngjela nuk i beri dhe as kish ndermend ti bente lojrat jashte PD.

[/ QUOTE ]

Ndërsa publikimi i regjistrimit tregon të kundërtën ...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Pse ka frike nga debatet publike ne PD?!

Kush te tha se e beri ngjela (jo do kish bere ndonje te keqe - ne trasparence duam ketu)????!!!!!

Ngjela nuk kish asnje interes ta publikonte

Pa ate publikim nuk kish asnje justifikim qofte edhe banal per berishen per te hapur nje konflikt me ngjelen.

Ngjela fare mire mund te prite hapin tjeter te berishes dhe te perballonte diskutimin, nese berisha do te kish gjetur ne ate kohe ndonje justifikim te mire ja ku do te hynte ne pune rregjistrimi ne favor te ngjeles per te treguar si qendronin vertet punet.

Rregjistrimi i duhet vetem berishes si justifikim i nje konflikti (sala justifikohet tek militantet dhe nuk mund te pranonte se deri atehere kish gabuar krejtesisht me ngjelen) dhe i duhet Topit per nje justifikim tek te moderuarit qe fatkeqesisht per te jane disi me te komplikuar se militantet e berishes.

Pse te mos themi se ngjeles iu ngrit nje prite dhe u pre ne bese nga kryesia e PD?

As une as ti nuk e dime kush e coi rregjistrimin per publikim dhe mund te nisemi vetem nga interesat ne loje rreth atij rregjistrimi per te gjykuar.
Nuk ka dyshim qe interesi per publikim ishte i berishes dhe i topit.

Por interes ka edhe PS e cila eshte e vetmja fitimtare ne kete mes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

dhe ja berisha qe nuk me zhgenjen kurre

www.shekulli.com.al
Kryeministri, i pyetur dje dje në “Opinion” për borxhet që ka deklaruar për Ngjelën, u përgjigj se nuk mbante llogaritë e familjes së tij

Berisha: Ngjela jashtë grupit të PD

“Spartak Ngjela është i ngrirë dhe ngrirjet nuk “shkrihet” kollaj. Bëri vetëvrasje politike”

N. Përndoj

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se avokat Spartak Ngjela nuk është në grupin parlamentar të PD-s, pasi është ngrirë në të gjitha funksionet partiake. Pozicioni do të mbetet i “ngrirë” për shumë kohë. Në mënyrë figurative, Berisha citoi dje ne emisionin “Opinion” në TV Klan të gazetarit Blendi Fevziu se Ngjela është i ngrirë dhe ngrirjet nuk “shkrihet” kollaj. Berisha është pyetur gjatë dje lidhur me këtë çështje, duke filluar që nga fakti nëse Avokati duhet të merrte një ndëshkim të tillë. “Ndonëse kishte një funksion të marrëdhënieve publike që nuk përputheshin me deklaratat e tij, ai duhej të largohej nga ai pozicion. Ajo ç’ka nuk mund të pranoj është bllokimi i komisionit të ligjeve duke përdorur pushtetin e dhënë nga PD si kryetar dhe ka qenë ky shkaku për të cilin unë i kërkova dorëheqje. Në rast se integriteti i tij do të ishte qoftë edhe minimal, dinjiteti i tij kërkonte që të jepte dorëheqjen dhe të mbronte parimet për të cilat u qëndron. Mirëpo i mungoi, midis dinjitetit, njërëzores, politikës, liberales, ai zgjodhi çimkën”,- tha Berisha edhe pse nuk citoi saktësisht nëse kishte prova për këtë gjë. Berisha tha në përgjigje te pyetjeve se në mënyrë të përsëritur gjatë kontakteve me të, ia kishte bërë të qartë një gjë të tillë. “Në mënyrë të përsëritur dhe ia kam bërë të qartë. Politikani përpunon platformën e tij dhe e paraqet ose largohet nga ajo platformë. Por mes këtyre ai zgjodhi në të shëmtuarën, më primitiven, më të padenjën. Ai bëri një akt që unë asnjë njeriu nuk do t’ia induktoja”, tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shtoi se ai ndëshkoi veten me një xhest te tillë. “Unë nuk mund të hyj në shpirtin e tij. Se çfarë e shtyu atë të vendosë çimkën nën pallton e tij, kur në një bisedë ku ai mund të më kërkonte procesverbalin e mbledhjes..... Unë do ta bëja këtë ... Ai i zgjodhi vetë të gjitha problemet”, tha Berisha

Përfshirja nê qeveri.
Kryeministri Berisha u pyet dje edhe për kritikat që herë pas here ia janë adresuar atij lidhur me mospërfshirjen e Ngjelës në qeveri. “Ai në qeveri nuk u përfshi dhe iu afrua një post parlamentar. Unë jam i detyruar në kompozimin e qeverisë të përllogaris shumë faktorë. Ngjela nuk përshtatej me ato kritere që unë kisha përcaktuar. Unë s’dua të bëj profetin. Por u provua qëndrimi im sepse votoi kundër moratoriumit të skafeve. Qëndrimi ndaj moratoriumit të skafeve ishte fondamental. Ai faktoi se unë ndahem nga një gjë shume madhore me të”, - tha Berisha, i cili u pyet jo pak lidhur me deklaratën e tij të para pak ditëve në mbledhjen e grupit parlamentar se nuk kishte pranuar ta emëronte Ngjelën, për shkak të borxheve financiare të ketij te fundit. “Nuk merrem me llogaritë e asnjërit. Ai nuk mund të ishte ministër për një seri faktorësh dhe rrethanash që nuk ia vlen të ndalesh....... Unë nuk mbaj librin e llogarive të shtëpisë sime e jo më të Ngjelës”, - tha ai. Berisha u pyet gjithashtu edhe për faktin nëse largimi i Ngjelës është një rikthim i metodave të vjetra të largimeve ne PD. “Ka të bëjë vetëm me një gjë. Vendimi im para shqiptarëve se nuk do të bëjë kompromis me krimin kaq është e tëra”, tha Berisha, i cili u pyet sërish se çfarë lidhje kishte Ngjela me krimin dhe korrupsionin. “Në këtë përpjekje të madhe, shoqëria shqiptare nuk e ka kaq të shkurtër rrugën e çlirimit përfundimtar nga kthetrat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por siç kam përsëitur në qëndrimet e mia vazhdoj të qëndroj i palëkundur në këtë përpjekje”,- u përgjigj Berisha.

Sharkimi
Kryeministri Sali Berisha u pyet gjithashtu nëse e përligjte shkarkimin e Ngjelës me regjistrimin e bisedës dhe se a kishte fakte për këtë të fundit. “Politika ka 2 natyra, me moral dhe amorale. Unë u përkas atyre që konsiderojnë ndershmërinë si politikën më të mirë. Të tjerët ndjekin të kundërtën e saj. Meqënëse e ke dëgjuar me vëmendje bisedën po të konstatosh unë i kërkova dorëheqjen. Unë nuk dija se ai kishte çimkën. Nuk më shkonte ndër mend. Pasi refuzoi dorëheqjen, referuar në nenin 81 të statutit, i komunikova të drejtën e kryetarit për masën e pezullimit nga sekretar i marrëdhënieve publike dhe vendimi për ta shkarkuar nga kryetar i komisionit të ligjeve. Ngrirja i erdhi nga çimka. Unë hetim nuk bëj. Është një amoralitet i madh të regjistrosh tjetrin pa i thënë. Nga liberal të shndërrohesh në njeri të padukshëm nuk është një zgjidhje e përshtatshme”,- u përgjigj Berisha. Ndërsa lidhur me pyetjen nëse Ngjela do të mund të kthehej dikur ne strukturat e PD-së, Berisha saktësoi se nuk ishte ai që do të përcaktonte kthimin apo moskthimin e Ngjelës. “Mendoj se vrasja është morale, se si do të dalë Ngjela nga ai sipral që futi veten nuk e di. Ai ka bërë një vetvrasje morale, të pashembullt në 15 vjet”,- tha ai.




14/04/2006
KATEGORIA: Politike
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ndersa ngjela sqaron idene e tij te administrimit te pushtetit

www.shekulli.com.al

Ish-kreu i Komisionit të Ligjeve ka sqaruar dje para studentëve, idetë e tij për ndryshime kushtetuese

Ngjela: Pikat e reformës që na ndan nga tendencat tiranike


Nevila Perndoj

TIRANE - Kësaj here, nuk ka folur për politikë. Madje nuk ka preferuar asnjë pyetje të tillë, në takimin e zhvilluar dje nga Instituti për Shkencat Politike. I gjendur përballë një auditori studentësh, avokat Spartak Ngjela ka folur vetëm për reformë, ajo që, siç u shpreh vetë ai, është konsideruar si e vogël dhe e thjeshtë. “Kurse në të vërtetë, gjëja më serioze në ecurinë e këtij qytetërimi është reforma. Të flasësh për një reformë shqiptare, patjetër që duhet të kesh parasysh katër ndër aspektet me esenciale të zhvillimit tonë shoqëror, ato që në fakt janë bërë pengesa kryesore në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Aspektet e këtij sistemi që duhen reformuar përfundimisht në Shqipëri, janë: konstitucionalizmi, parlamentarizmi, drejtësia dhe tregu”,- tha Ngjela, i cili shtoi se të katërta lidhen me sistemin e demokracisë liberale të tregut të lirë.

Konstitucionalizmi
E të flasësh për reformë, sipas avokat Spartak Ngjelës, duhet të kesh gati paketën ligjore. Në konceptin e tij, Ngjela shpjegoi se qeverisja është patjetër institucionale dhe administrative. “Shoqëria jonë sot, ka nevoje urgjente për reformë kushtetuese dhe administrative njëherësh. Qeverisja është patjetër institucionale dhe administrative. E gjithë kjo tablo ligjore që ekziston duhet të reformohet dhe reforma duhet të vijë nga momenti kushtetues. Sot në Shqipëri, kriza aktuale vjen si pasojë e mungesës së kushtetueshmërisë. Flasim gjithmonë brenda sistemit politik. Jam i bindur se ne si klasë politike nuk e dimë që pika e garantit është kushtetutshmëria, sepse nuk është faji ynë, por faji vjen nga fakti që shoqëria shqiptare, ne të gjithë, nuk e kemi koshiencën e ligjit. Fatkeqësisht, këtë koshiencë nuk e kanë as forcat që tentojnë drejt qeverisjes”,- tha Ngjela. Duke folur në këtë frymë, Ngjela shpjegoi se ashtu si në të kaluarën, edhe pesë vitet e para të këtij shekulli na gjejnë në një krize të shkaktuar sërish nga mosrespektimi i kushtetueshmërisë. “Gjithnjë tendencat tiranike kanë eliminuar institucionet e pavarura dhe nuk kanë lënë që të funksionojnë tre pushtetet e pavarura. Duket sikur është leksion. Duket sikur e dinë të gjithë. Por kjo në fakt, është kriza në Shqipëri. Ndaj dhe ne duhet të institucionalizojmë garantizmin kushtetues. Kjo është një nga pikat kryesore të reformës. Garantizëm do të thotë para së gjithash, ajo që individi duhet të jetë i mbrojtur nga forcat abuzive të qeverisë. Vetëm me një mënyrë. Me anë të një pushteti gjyqësor të pavarur”,- tha Ngjela.

Parlamentarizmi
“Është e kotë që t’i drejtohemi historisë, sepse nuk kemi asnjë traditë parlamentare. Përkundrazi, kemi një traditë qesharake parlamentare, sidomos që nga viti 1945 e deri në vitin ‘90. Që nga viti ‘90 e deri me sot, kemi një “quasi” Parlament. Ende mungon personaliteti i statusit të deputetit. Ende nuk ka një moment të caktuar të betejës parlamentare dhe se çfarë është me e rëndësishmja, akoma nuk ka një kontroll normal të qeverisjes përmes Kuvendit. Ndaj dhe ne kemi nevojë për një reformë urgjente për të garantuar parlamentarizmin dhe brenda tij, në mënyrën se si të kontrollohet qeveria dhe se si më në fund të dalë përgjegjësia”,- tha Ngjela. Ai theksoi, se qeveritë në Shqipëri kanë qenë krejtësisht të papërgjegjshme dhe të pakontrolluara. “Në fakt, e gjithë përmbajtja jonë është rrjedhojë direkte e mosmenaxhimit të shoqërisë, nga të gjitha qeveritë që kanë ardhur nga këto 15 vitet e fundit. Kjo është një çështje që duhet të na shqetësojnë përfundimisht, por në të njëjtën kohë, ne duhet të theksojmë se e gjithë kjo mungesë menaxhimi, vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë se qeverisë dhe asgjë tjetër. Qeverisja është mandat me përgjegjësi. Me thoni ju, se kush ka mbajtur përgjegjësi për shkatërrimet në qeverisje. Ku është përgjegjësia për abuzimet në qeverisje, kur të gjithë njerëzit thonë se ka abuzime. Asnjë! Sepse ne nuk jemi te institucionalizuar për të garantuar një qeverisje me përgjegjësi”,- tha ai. Pikërisht për këtë arsye, Ngjela propozoi edhe reformën e tij, ku ndër të tjera shtoi se, “duhet të krijojmë hapësira për kohën kryeministrore në Kuvend, që është 30 minuta të përgjithshme jashtë një rendi të caktuar dite nga secili deputet, për kryeministrin shqiptar. Një ditë në javë. (Ngjela iu referua traditës së parlamentit britanik). Ne duhet te heqim përfundimisht, përmes një reforme, restin tiranik të çdo premiershipi shqiptar. Pra, çdo institucioni kryeministror. Dhe kjo duhet të bëhet përmes ligjit. Përmes institucionit dhe sigurisht, përmes funksionimit të parlamentarizmit”,- tha ai.

Pushteti gjyqësor
Ngjela, e cilësoi si tepër të vështirë reformimin e pushtetit gjyqësor. “Të reformosh pushtetin gjyqësor në një vend leninist, është një vështirësi shumë e madhe”,- shtoi ai. Ngjela, sqaroi se sistemi gjyqësor nuk mund të garantojë, në rast se nuk është në gjendje të kuptojë si pushtet, se nuk ka ardhur për të garantuar politikën, por individin. “Defekti ynë kryesor, është që populli nuk merr pjesë fare në dhënien e drejtësisë. Ose të kontrollojë mënyrën e dhënies së drejtësisë”,- tha ai. Duke folur për një përplasje mes dy gjykatave: mes Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, Ngjela ka propozuar në paketën e tij ligjore (që së shpejti do ta iniciojë edhe në Kuvend), që të preket ligji për konferencën gjyqësore, duke rritur kompetencat e kësaj të fundit, më shumë sesa Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ngjela, shtoi se do të preket ligji për Prokurorinë, ligji për Ministrinë e Drejtësisë, ligji për KLD-në dhe ligji për Sistemin Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Sa i përket propozimit të tij për ligjin e prokurorisë, Ngjela i mbetet qëndrimit se duhet bërë përpjekje për një prokurori të decentralizuar. “Ligjin për prokurorinë e kam menduar të decentralizuar”,- tha Ngjela, duke shtuar se aktualisht në konceptin e tij, ai nuk e shikon prokurorinë në varësi të qeverisë.

Pikat kryesore të fjalimit të Ngjelës:
Qeverisja është patjetër institucionale dhe administrative. E gjithë kjo tablo ligjore që ekziston duhet të reformohet, dhe reforma duhet të vijë nga momenti kushtetues.
Qeverisja është mandat me përgjegjësi. Me thoni ju, se kush ka mbajtur përgjegjësi për shkatërrimet ne qeverisje! Ku është përgjegjësia për abuzimet në qeverisje, kur të gjithë njerëzit thonë se ka abuzime? Asnjë!
Tendencat tiranike kanë eliminuar institucionet e pavarura dhe nuk kanë lënë që të funksionojnë tre pushtetet e pavarura.
Duhet të krijojmë hapësira për kohën kryeministrore në Kuvend, që është 30 minuta të përgjithshme jashtë një rendi të caktuar dite nga secili deputet, për kryeministrin shqiptar. Një ditë në javë.
Ne duhet te heqim përfundimisht, përmes një reforme, restin tiranik të çdo premiershipi shqiptar. Pra, çdo institucioni kryeministror.
Të reformosh pushtetin gjyqësor në një vend leninist, është një vështirësi shumë e madhe.
Defekti ynë kryesor, është që populli nuk merr pjesë fare në dhënien e drejtësisë. Ose të kontrollojë mënyrën e dhënies së drejtësisë.
Të preket ligji për konferencën gjyqësore, duke rritur kompetencat e kësaj të fundit, më shumë sesa Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Do të preket ligji për Prokurorinë, ligji për Ministrinë e Drejtësisë, ligji për KLD-në dhe ligji për Sistemin Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Ligjin për Prokurorinë e kam menduar të decentralizuar.




15/04/2006
KATEGORIA:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pse ka frike nga debatet publike ne PD?!

Kush te tha se e beri ngjela (jo do kish bere ndonje te keqe - ne trasparence duam ketu)????!!!!!

Ngjela nuk kish asnje interes ta publikonte

Pa ate publikim nuk kish asnje justifikim qofte edhe banal per berishen per te hapur nje konflikt me ngjelen.

Ngjela fare mire mund te prite hapin tjeter te berishes dhe te perballonte diskutimin, nese berisha do te kish gjetur ne ate kohe ndonje justifikim te mire ja ku do te hynte ne pune rregjistrimi ne favor te ngjeles per te treguar si qendronin vertet punet.

Rregjistrimi i duhet vetem berishes si justifikim i nje konflikti (sala justifikohet tek militantet dhe nuk mund te pranonte se deri atehere kish gabuar krejtesisht me ngjelen) dhe i duhet Topit per nje justifikim tek te moderuarit qe fatkeqesisht per te jane disi me te komplikuar se militantet e berishes.

Pse te mos themi se ngjeles iu ngrit nje prite dhe u pre ne bese nga kryesia e PD?

As une as ti nuk e dime kush e coi rregjistrimin per publikim dhe mund te nisemi vetem nga interesat ne loje rreth atij rregjistrimi per te gjykuar.
Nuk ka dyshim qe interesi per publikim ishte i berishes dhe i topit.

Por interes ka edhe PS e cila eshte e vetmja fitimtare ne kete mes.

[/ QUOTE ]

Pikërisht që ne nuk kemi fakte nuk mund ta çojmë arsyetimin tonë si të na dojë qefi. Në atë bisedë të regjistruar, mënyra me të cilën ka folur Berisha e mënyra me të cilën ka folur Ngjela të lënë të mendosh që Berisha nuk është përzier në këtë mes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Berisha eshte boterisht i njohur si idiot ne diskutime edhe krejtesisht publike dhe jo me kur e de se e ka ne dore vete kaseten e rregjistrimit.

Fakti eshte se publikimi i rregjistrimit eshte i vetmi justifim i perdorur per shkarkimin e ngjeles DHE KETE E DIME.

Mbetet fakti, dhe objekti i diskutimit tone, qe PD-ja e moderuar nuk egziston. Egzistojne vetem disa persona qe nuk bertasin sa mesatarja e militanteve dhe qe jane lidhur fort me kolltuqet ne hijen e Berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

kete ishte mekat ta linim te humbiste ne arkiven e www.shekulli.com.al



“O njeriu i ligjit, lexove gabim librin e Maliqit...!”


Leonard Brahja

Qe nga ajo dreka me thela, / Nuk u pa me Spartak Ngjela, / Ç’do post kishte enderruar, / Jo te dilte fare rruar, / Iku me koken menjane, / Berisha beri hatane, / I la shoket pa nishane, / Te tjeret bishtin po hane, / Prisnin shoket pjese te mira, / U rane kocka te lepira, / Vajti tek PD-ja, / Kur s’kishte njeri, / Tani po largohet, / Me ceremoni, / Vajti pa u ndier, / Shpejt i ngjiti shkallet, / Tani nga dritarja, / E flaken te gjallet, / Me Bosin e prishi, / Tani s’ka me vlere, / Nga ikja e tija, / S’ka njeri qedere, / Njeriu i ligjit, / I fjales se lire, / Tani eshte spiun, / Edhe çimke me brire, / Fund te hidhur pate, / O njeriu i ligjit, / Lexove gabim, / Librin e Maliqit, / Paske qene i poshter, / More denglaxhi, / Asnje nuk e dinte, / Qenke dhe borxhli, / Mos u rreziko, / Te tjereve pushtetin, / Se do marresh malet, / E do kalosh detin, / Kishin 8 vjet shoket, / Qe po hanin fara, / Ndaj mos u prish pune, / Mos u dil perpara, / Hap krahun matane, / E prit te vije radha, / Po s’tu ndenj ketu, / Dil tutje te dardha, / Rri aty ku je, / Rri e bej fole, / Nxirre koken larte, / Kur te themi Ne, / Te ngrire te lane, / Mbuluar kallkane, / Bashke me xha Filipin, / Na kepute xhane, / Prit edhe nje çike, / Sa te filloje vapa, / Se dhe Topi çfryre, / Do tu vije nga prapa, / Shume mos u merzit, / Se do vije prape dita, / Do vish tek PD-ja, / Me dyqint petrita, / E me Komandantin, / Do beni shaka, / Do thoni tu qesh, / “U zume kot o vella”, / Deri atehere, / Borxhet i ke lare, / Do na vish i paster, / Do jesh qelibare…






15/04/2006
KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

me mua e ke?

asnje pershtypje

nuk jam nder "fansat e njeels" (keshtu i percaktoi berisha gjate fushates per bashkine e tiranes) por atehere me erdhi keq qe humbi postin e deputetit.

Aktualisht me pelqejne idete e tij liberal demokrate ashtu si nuk me pelqejne idete populisto fashiste te berishes
 

i_own_u

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Berisha nuk esht ne diskutim.. por dhe ky si te gjith ne PD-n sme duket njeri me Horizont per asigjo boooooooo

njerez plera amon kur i djeg interesi dhe nuhasin fundin fillojn me prradhen e liberal demokratve nejse, nejse
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Pse kaq ekstrem.
Ne PD ka plot persona te afte e te ndershem por problemi eshte se berisha ia shtyp koken po ta ngrene me shume se sa duhet.

Une mbeshtes cdo person qe ka idete e ngjeles dhe aq me teper kur i shprehin hapur kunder interesave te momentit. (kolltuku i tek komisioni i ligjeve)
 
Top