"ceshtja" Ngjela

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

po te gjitha keto kane nje fillim

biseda e meposhtme eshte rregjistruar ne nje mbledhje (te krereve te pd) ne zyren e kryetares se parlamentit dhe eshte trasmetuar nga top channel
pak kesaj, lumi i deklaratave qe pate me lart ne teme


Berisha - U përpoqa që të bisedoja privatisht, por ishte e pamundur për arsye që ti i di vetë. Unë do të jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin tënd, respektuar sakrificën tënde. Kam qenë dhe mbetem i mendimit që deklaratat, mendimet duhet të jenë të tolerueshme në mënyrë që të mos...
Tani veprimtaria e Komisionit të Ligjeve që kryeson, që për mua ti abuzon, sepse në qoftë se ti je kryetar komisioni, je njëri nga anëtarët e komisionit në kuptimin e fuqisë vendimmarrëse. Je përpjekur të bësh më tepër sesa kërkohet dhe këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimin qeverisës
Ngjela - Cilat janë?
Berisha - Presidenti
Ngjela – Po, pa fakte!
Berisha - Këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimet e qeverisë. Së dyti, largimi yt demonstrativ nga parlamenti, përsëritja e idesë së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës, ishte një gjest fatal për ty, sepse vendi yt është në grupin parlamentar dhe me largimin që bëre, tregove se ti nuk i përket grupit parlamentar. Nëse ti mendon se mund të krijosh skena, ose skenarë si Fatos Nano, gabohesh ...Ajo ngritja jote për të mos votuar dhe …
Ngjela - Unë e kisha shpallur mosvotimin
Berisha - ... prishe kuorumin
Ngjela - Kuorumin nuk e prisha unë, e prishën këta që nuk zbatojnë rregulloren që thonë po, je në sallë dhe s'merr pjesë.. Jo, o vëlla, s'ka. Ika, sepse këta nuk zbatojnë dhe respektojnë ligjet. E dyta, se nuk mund të të dëgjoj pa fund. Unë nuk kam bërë asnjë kundërvënie dhe jam marrë vetëm me ligjet. Ligjet janë për faqe të zezë, paçavure dhe nuk është faji im se janë paçavure. Ligji ka një teknikë legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative është shkencë dhe ne nuk mund të dalim dot jashtë kësaj shkence. Unë të paktën kam folur krejtësisht si një individ, sepse një votë kam, por atë nuk mund ta ndaloj dot, sepse, ohu, kam shumë … Duhet të më japësh mua argumente se cili është kundër programit. Ke tetë tentativa dhe unë jam matur dhe unë duhet të kisha denoncuar edhe penalisht, ka tetë atentate kundër Kushtetutës, shtatë. T'i numëroj unë.
Berisha - Çfarë je ti, more, që më tregon Kushtetutën? Kujt i tregon Kushtetutën?
Ngjela – Pse, cfarë do të të tregoj?
Berisha - Ç'më tregon Kushtetutën? Tregoja Mark Abdisë Kushtetutën.
Ngjela – Ja, të të them edhe ndonjë gjë tjetër, që ti nuk e ke firmosur atë të.. Nuk e ke firmosur, sepse nuk të lejon Kushtetuta, ta kalova, do të ta kthej prapë. E ka firmosur ky (e ka fjalën për zëvendëskryeministrin). Kushtetuta nuk të thotë që ta delegosh firmën.
Berisha – Jo, e delegoj.
Topalli - Jo, kam kaluar Namik Doklen (flet për rast të delegimit të firmës)
Ngjela - Ç'ke bërë ti, nuk e di.
Topalli – Jo, i ka kaluar edhe ato.
Ngjela - Ç'më duhet mua me ato, mor vëlla. Kjo është shkelje Kushtetute. Pse unë do t'i them ato të gjitha.
Berisha - S'ka ligj që më ndalon mua t'ia delegoj zëvendëskryeministrit.
Ngjela- Ore, nuk e di unë, Kushtetuta nuk të lejon.
Berisha –Po, s'e ndalon.
Ngjela - S'e lejon. S'e ndalon. Dhe unë përkundrazi, e kam zbutur.
Berisha - Ti vetëm trillon. Nuk ka ligj që nuk kalon në Ministri të Drejtësisë.
Ngjela - Unë jo, nuk kam asnjë.
Berisha - Nuk të vijnë ty, më vijnë mua.
Ngjela - Nuk e di. Unë nuk kam asnjë shenjë që të vijë ministri i Drejtësisë dhe të mbrojë një ligj.
Berisha - S'është fare detyrë të vijë te ty ministri i Drejtësisë.
Ngjela - Nuk e di. Unë atje nuk kam asnjë shenjë të ministrit të Drejtësisë. Atje vijnë ligje që mbrohen nga qeveria dhe dalin me iniciativë nga brenda. Atje kanë ardhur ligje që janë “porcheri”.
Berisha - Po pse, do t'ia heqësh të drejtën ti kryeministrit për të bërë ligjshmëri?! Kujt i thua “brenda” ti, çfarë kupton ti me “brenda”?
Ngjela - Kush po ia heq? More, zotëri, ka një teknikë legjislativi.
Në parlament, ne, për fat të keq, nuk kemi drejtori kodifikimi, nuk kemi celulë të specializuar për të bërë ligje. S'kemi, ashtu siç e ka gjithë bota. Dhe ne të vetmen që kemi e kemi në qeveri. Po të mos kalojë nga këto struktura, ai vjen ashtu siç kanë ardhur të gjitha ligjet. Ligjet që kam bërë unë, kanë qenë të gjitha me 20, 30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD-së, vetëm se isha në Romë. Nuk do ta kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, do të ishte rregulluar. Unë ika në Romë, ata e kaluan, iku, u prish. E morën një për një këshilltarët, u bindën këshilltarët. Të mora, të thashë: “ligji për legalizimet ka probleme kushtetuese, do të ta kthejë me çdo kusht presidenti; në mos presidenti, ta kthen Gjykata Kushtetuese”. S'ma pranove. Çfarë të bëj unë? Është luks i madh për një vend që kryeministri është kardiolog, është shumë luks, megjithatë, duhet të kesh atje 30 ekspertët më të mirë të vendit.
Berisha - Unë jam krenar që jam kardiolog.
Ngjela - Por lëre, po flasim për ligj këtu.
Berisha - Ti të japësh dorëheqjen që sot.
Ngjela - S'jap dorëheqjen.
Berisha - Po s'dhe dorëheqjen, je i shkarkuar.
Ngjela - E si do të më shkarkosh?
Berisha - Të komunikoj shkarkimin.
Ngjela - Hidhe në votë.
Berisha - Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhet në sallë ajo, kush më shkarkon dot njeri mua.
Berisha - Je i komunikuar.
Ngjela – Ore, zotëri, më ke marrë mua, më ke nxjerrë në elitën e partisë me punistin këtu, e ke marrë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Po s'shkarkohem unë.
Berisha - Shko me Nikollë Lesin, ti.
Ngjela – Jo, jo, me Nikollë Lesin. E di mirë ti, e di mirë ti, kush më ka denoncuar mua, prandaj lëri këto muhabete.
Berisha - Je i shkarkuar. Mbaje mend këtë.
Ngjela - Po nuk më shkarkon dot ti mua, ore zotëri. Nuk ka zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë mua. Ky s'është sistemi yt. Jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen, se ti ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin. Je i bllokuar krejtësisht, lëre atë shkarkim.
Berisha - Je i shkarkuar dhe po ta them unë ... dhe, e dyta, je i pezulluar që sot si sekretar për marrëdhëniet publike në PD.
Ngjela – S’çaj kokë fare për këtë. Mbaji vëth në vesh këto që të them unë. Nuk më njeh mua ti. Nuk kam bërë tri orë arrest unë, kam bërë 13 vjet arrest, ore zotëri, jo tri orë. Unë kujtova se ti kishe ardhur të diskutoje.
Berisha- Të nxjerr nga grupi
Ngjela- Po ku pyes unë për shkarkime.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Por lëre more se është politik. Unë jam deputet, kam marrë vota. Hidhe në sallë, kjo është gjuha që unë do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - Hidhe në sallë, në parlament, kjo është gjuha që do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të pres interpelancë, këto do të t'i them edhe në interpelancë ... Ja, po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtë. Vetëm ti e ke bërë këtë. Ti e ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që e gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhe në sallë, ke betejë të gjatë në sallë, patjetër.
Berisha – Po, në sallë.
Ngjela – Pse, çfarë kujton ti, se jam vetëm unë? Më kujton vetëm, ti?
Berisha - Je vetem.
Ngjela - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd. Unë nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën për tradhti kombëtare në sallë. Ti ka treguar të gjitha ai Bujar Rama, që ma vije mbrapa, që m’u rrëfye mua atje? S'e çaj kokën fare unë për atë. Ku pyes unë për ata, mo, zotëri.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela – Absolutisht, s'jap dorëheqjen unë.. Hidhe në sallë, bëj çfarë të duash.
Berisha – Dakord.
Ngjela – Je mësuar me këta kristianët që i bie në një faqe dhe të kthejnë faqen tjetër. Unë jam me moral hebraik. Me mua s'ka, dhëmb për dhëmb.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

me ne fund berisha shpertheu

nuk duroi me dhe shpertheu

dhe kjo i vuri shkelmin makiazhit te moderimit te PD
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Oouuu,Gene po u "qane" hallin "liberaleve" te PD-se.
Gene,ngulite ne mendje:liberalet e PD jane pjese e po asaj Partie.

[/ QUOTE ]

po tani?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

mbase po vjen momenti kur deputetet e PD dueht ti tregojne shqipetareve nese jane pjese e nje vizioni liberal-demokrat apo populisto-fashist

Ke do te mbeshtesin deputetet e PD
 

ujku81

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Deputet ketu o Gene mbeshtesin ate qe ofron me shume, se nuk kane platforme, vizion apo te perfaqesojne grupe te caktuara elektrorati. Ata perfaqesojne vetem xhepin e tyre.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ne kete rast "ngjela" (nuk e vura ne thonjeza kot) ofron me shume

"ngjela" ofron zgjedhjet lokale dhe mbase legjislaturen e ardhshme.

"ngjela" ofron nje vend ne historine e shqiperise.

"ngjela" i ofron deputeteve te PD "pavaresine"
 

ujku81

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Pavaresine nga kush? Nga Saliu?? Do te varen nga nje tjeter, gjithsesi. Dhe sa per vendin ne historine e Shqiperise, ajo bande injorantesh (me pak perjashtime) qe jane aty nuk e meritojne.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

shume varet nga menyra se si do te votojne ne lidhje me shkarkimin e ngjeles

kane mundesine te tregojne se PD nuk eshte feudi i berishes dhe se ata deputete nuk jane aty vetem per te perfituar por sepse kane edhe ide te vetat.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Partia ka nje program mer gene,po dole jasht saj je i perjashtuar sepse nuk perfaqson me ate Parti,ska te beje me "feud" i Berishes!Allah allah!
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: "ceshtja" Ngjela

Mos harroni se nuk eshte me ai Berisha qe jeni mesuar ta shihni si me pare.
Nuk eshte me Shekulli i kaluar 1997 - te.
Por, ngadal edhe ai mesoi shume , se e mesuat te mesohet.
 

ujku81

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Hahaha ideeeee, c'thua o Gene aman. Ketu deputetet jane vetem "shprehje numerike e vullnetit te kryetarit". GJysma e tyre 4 vjet nuk bejne gje tjeter vecse ngrene dhe ulin kartonin...dhe harxhojne nje hale me lek nga parate e taksapaguesve shqiptare.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

Megjithate Orosh programi i PD o isoj me ate t'Berishës. Pra programi o shkrujt Sala fol e sekretarja shkruj.

Gene, zbrit me kom n'tok se na çudite. Kjo o politik ne n'gjith dynjollikun ka ca kokrra që spikasin ne kusuri veç mushin thesin. Ngjela e ka thesin e vogël dhe për më tepër i vjen erë e keqe. Sa nuk kan gjë në dorë të gjithë i referohen ligjit e shkeljeve të tij mirëpo sapo marrin pushtetin shohin se ligji nuk i vjen më pas avazit (shiko Salën). Prandaj edhe rasti i Ngjelës nuk mund dhe nuk duhet të shkojë më larg se një zë opozitar brenda të djathtës.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: "ceshtja" Ngjela

Ujko .
Berisha do ta rregulloj Shqiperine ngadal, po neve na duket ndryshe,
Te ndalemi pak, koha per ndryshime, e ndryshimet te Shqiptari jane te veshtira, se ne jemi me dietare se dietaret.
 

ujku81

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Nuk u shpreha per Berishen me siper lal, Berisha ka idete e tij, dhe vleresimin e merr ne zgjedhje. Thashe se deputetet tane ne pergjithesi gjithe keto vjet kane qene KOT (shumica) dhe kjo ja lehteson punen atij qe eshte ne krye, qofte Nanos dikur, qofte Berishes tani. Nuk jane budallenj ata qe caktojne kandidate per deputete mbi 90% njerez pa ndonje kapacitet te madh intelektual.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

ORE CFARE KA BERE???? SA DUHET ME PRIT?????????E DI TI LEGJION QE NJE MANDAT ESHTE 4 VJET VETEM? DHE KAQ SA KA KALUAR AFRO 1/4 E VITIT NUK PO SHOH NDONJE NDRYSHIM TE MADH PALE CFARE. I VETMI NDRYSHIM JANE EMRAT VETE. DMTH KEMI MBETUR PO KU ISHIM.
 

ujku81

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Aq sa kishte bere Nano pas 6 muajsh qeverisje (ku beri dhe ndryshimet e para ne qeveri). Berisha vleresohet ne zgjedhje, gjithmone nese nuk e humbet shumicen gjate rruges.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

ore po si i fitoi zgjedhjet ky i famshmi Sali Berisha si i ashtuquajturi kriminel Fatos Nano??? kendej e shan kendej e lavderon cfare m..kreyministri eshte ky???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Megjithate Orosh programi i PD o isoj me ate t'Berishës. Pra programi o shkrujt Sala fol e sekretarja shkruj.

Gene, zbrit me kom n'tok se na çudite. Kjo o politik ne n'gjith dynjollikun ka ca kokrra që spikasin ne kusuri veç mushin thesin. Ngjela e ka thesin e vogël dhe për më tepër i vjen erë e keqe. Sa nuk kan gjë në dorë të gjithë i referohen ligjit e shkeljeve të tij mirëpo sapo marrin pushtetin shohin se ligji nuk i vjen më pas avazit (shiko Salën). Prandaj edhe rasti i Ngjelës nuk mund dhe nuk duhet të shkojë më larg se një zë opozitar brenda të djathtës.

[/ QUOTE ]

ishte deri para pak kohesh BRENDA PD dhe pikerisht ne pritje te konfliktit Ngjela-Berisha u hap kjo teme (sepse konflikti ishte i pa evitueshem)

te kuptoj qe perpiqesh te minimizosh ngjarjen (propogande manuali) por nuk eshte aq thjeshte. Ne fakt eshte nje nga rastet e shumte kur berisha tenton te (zakonisht arrin por ngjela eshte me kulture ebaraike-dhemb per dhemb /pf/images/graemlins/mad.gif) mbyse zerat kunder tij.

Sjigurisht qe edhe ngjela kerkon pushtet (ne fund te fundit eshte nje politikan profesionist) dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Jemi ne qe vendosim midis dy politikaneve profesioniste cili eshte me i vlefshmi. Ne kete rast une them se eshte ngjela /pf/images/graemlins/shrug.gif. Ti perpiqesht te thuash se eshte sala?! Mos e thuaj hapur te pakten se pastaj nuk ka me kuptin asnje nga diskutimet e tua "te moderuara".

Sala vazhdon te tregoje se cili eshte vizioni i tij politik dhe nuk po me zhgenjen aspak mua por po zhgenjen ata qe menduan se ai edhe mund te qeveriste ne fund te fundit.
Berisha ishte dhe mbetet nje megaloman qe perdor te njejtat mjete politike te idhullit te tij Hoxha.

Erdhi koha kur deputetet e PD duhet te tregojne se cilin vizion politik duan te mbeshtesin dhe si duan te mbahen mend te histori.
Deputetet e PD e sidomos aleatet e tyre nuk jane te qarte as vete dhe per kete arsye sala tenton te evitoje nje votim ne parlament per shkarkimin e Ngjeles nga komisioni i ligjeve.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Votimi në Parlament pritet të bëhet me votë të hapur vetëm për emërimin e Fatos Bejës si kryetar i Komisionit të Ligjeve

Skema, Ngjela shkarkohet pa votim


Anila Rama

TIRANE - Nuk do të ketë asnjë votim në Parlament për të shkarkuar kryetarin e Komisionit parlamentar të Çështjeve Ligjore, Spartak Ngjela. Edhe pse mund të duket paksa e çuditshme një gjë e tillë, Kuvendi do të votojë vetëm për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja. Pra, për kandidaturën e Fatos Bejës, e miratuar dy ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga kryesia e Kuvendit, në një prej seancave të afërta, ndoshta që nesër, do të votohet propozimi i PD-së për të zëvendësuar Ngjelën në krye të Komisionit të Ligjeve, me Bejën e jo për ta shkarkuar atë. Kjo taktikë e zgjedhur nga maxhoranca bëhet haptazi për të mos u përballur në seancë plenare me një debat për mënyrën e votimit për shkarkimin e avokat Ngjelës, e për pasojë as me rezultatin e votimit që do të pasojë nëse votohet vërtet për shkarkimin e tij. Pra, duke votuar për emërimin e Bejës si kryetar i Komisionit të Ligjeve maxhoranca e djathtë po përpiqet ta konsiderojë të mbyllur çështjen shkarkimit të Ngjelës nga ky post. Gjithsesi, nëse në të vërtetë do të procedohet në këtë mënyrë, pritet të ketë jo pak debate nga opozita, por edhe nga vetë protagonisti i këtij debati, avokat Ngjela. Vetë Ngjela ka kërkuar qoftë në deklaratat e këtyre ditëve, qoftë edhe në përgjimin e bisedës ku kryeministri i komunikonte shkarkimin nga detyra si kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore, por edhe si sekretar i marrëdhënieve me publikun në PD, që ky vendim i tij të hidhet në votim. Edhe në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të zhvilluar të premten pasdite, Ngjela ka kërkuar që të hidhet në votim në Këshillin Kombëtar vendimi për shkarkimin e tij nga të gjitha funksionet partiake. Kryesia PD-së ka vendosur pezullimin e tij nga këto detyra. Nga ana tjetër, disa nga figurat kryesore të opozitës janë pozicionuar këto ditë në krah të avokatit, duke u shprehur se shkarkimi tij si kryetar komisioni duhet të realizohet nëpërmjet votimit të fshehtë me kuti. Por gjithçka pritet të zbardhet gjatë zhvillimeve politike në vijim. Në fakt, edhe Rregullorja e Kuvendit nuk e përcakton në mënyrë të qartë procedurën e shkarkimit të kryetarëve të komisioneve parlamentare, pasi në nenin 20 përcaktohet procedura që ndiqet për zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare. Pra, pas propozimit me shkrim që bëjnë kryetarët e grupeve për zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve, në seancë, kryetari i Kuvendit i hedh ato në votim të hapur. Po kështu, edhe kur në shtator të vitit 2004 është ndryshuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, kur u zëvendësua Spartak Braho nga Elmaz Sherifi, është bërë një votim formal në seancë plenare. Por atëherë ndërrimi i kryetarit të këtij komisioni u bë për shkak të kalimit të Brahos si deputet i LSI-së dhe zëvendësimi i tij ka ardhur në mënyrë logjike e është bërë me konsensus.




09/04/2006
KATEGORIA: Politike
wwww.shekulli.com.al
 
Top