Re: "ceshtja" Ngjela
po te gjitha keto kane nje fillim
biseda e meposhtme eshte rregjistruar ne nje mbledhje (te krereve te pd) ne zyren e kryetares se parlamentit dhe eshte trasmetuar nga top channel
pak kesaj, lumi i deklaratave qe pate me lart ne teme
Berisha - U përpoqa që të bisedoja privatisht, por ishte e pamundur për arsye që ti i di vetë. Unë do të jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin tënd, respektuar sakrificën tënde. Kam qenë dhe mbetem i mendimit që deklaratat, mendimet duhet të jenë të tolerueshme në mënyrë që të mos...
Tani veprimtaria e Komisionit të Ligjeve që kryeson, që për mua ti abuzon, sepse në qoftë se ti je kryetar komisioni, je njëri nga anëtarët e komisionit në kuptimin e fuqisë vendimmarrëse. Je përpjekur të bësh më tepër sesa kërkohet dhe këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimin qeverisës
Ngjela - Cilat janë?
Berisha - Presidenti
Ngjela – Po, pa fakte!
Berisha - Këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimet e qeverisë. Së dyti, largimi yt demonstrativ nga parlamenti, përsëritja e idesë së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës, ishte një gjest fatal për ty, sepse vendi yt është në grupin parlamentar dhe me largimin që bëre, tregove se ti nuk i përket grupit parlamentar. Nëse ti mendon se mund të krijosh skena, ose skenarë si Fatos Nano, gabohesh ...Ajo ngritja jote për të mos votuar dhe …
Ngjela - Unë e kisha shpallur mosvotimin
Berisha - ... prishe kuorumin
Ngjela - Kuorumin nuk e prisha unë, e prishën këta që nuk zbatojnë rregulloren që thonë po, je në sallë dhe s'merr pjesë.. Jo, o vëlla, s'ka. Ika, sepse këta nuk zbatojnë dhe respektojnë ligjet. E dyta, se nuk mund të të dëgjoj pa fund. Unë nuk kam bërë asnjë kundërvënie dhe jam marrë vetëm me ligjet. Ligjet janë për faqe të zezë, paçavure dhe nuk është faji im se janë paçavure. Ligji ka një teknikë legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative është shkencë dhe ne nuk mund të dalim dot jashtë kësaj shkence. Unë të paktën kam folur krejtësisht si një individ, sepse një votë kam, por atë nuk mund ta ndaloj dot, sepse, ohu, kam shumë … Duhet të më japësh mua argumente se cili është kundër programit. Ke tetë tentativa dhe unë jam matur dhe unë duhet të kisha denoncuar edhe penalisht, ka tetë atentate kundër Kushtetutës, shtatë. T'i numëroj unë.
Berisha - Çfarë je ti, more, që më tregon Kushtetutën? Kujt i tregon Kushtetutën?
Ngjela – Pse, cfarë do të të tregoj?
Berisha - Ç'më tregon Kushtetutën? Tregoja Mark Abdisë Kushtetutën.
Ngjela – Ja, të të them edhe ndonjë gjë tjetër, që ti nuk e ke firmosur atë të.. Nuk e ke firmosur, sepse nuk të lejon Kushtetuta, ta kalova, do të ta kthej prapë. E ka firmosur ky (e ka fjalën për zëvendëskryeministrin). Kushtetuta nuk të thotë që ta delegosh firmën.
Berisha – Jo, e delegoj.
Topalli - Jo, kam kaluar Namik Doklen (flet për rast të delegimit të firmës)
Ngjela - Ç'ke bërë ti, nuk e di.
Topalli – Jo, i ka kaluar edhe ato.
Ngjela - Ç'më duhet mua me ato, mor vëlla. Kjo është shkelje Kushtetute. Pse unë do t'i them ato të gjitha.
Berisha - S'ka ligj që më ndalon mua t'ia delegoj zëvendëskryeministrit.
Ngjela- Ore, nuk e di unë, Kushtetuta nuk të lejon.
Berisha –Po, s'e ndalon.
Ngjela - S'e lejon. S'e ndalon. Dhe unë përkundrazi, e kam zbutur.
Berisha - Ti vetëm trillon. Nuk ka ligj që nuk kalon në Ministri të Drejtësisë.
Ngjela - Unë jo, nuk kam asnjë.
Berisha - Nuk të vijnë ty, më vijnë mua.
Ngjela - Nuk e di. Unë nuk kam asnjë shenjë që të vijë ministri i Drejtësisë dhe të mbrojë një ligj.
Berisha - S'është fare detyrë të vijë te ty ministri i Drejtësisë.
Ngjela - Nuk e di. Unë atje nuk kam asnjë shenjë të ministrit të Drejtësisë. Atje vijnë ligje që mbrohen nga qeveria dhe dalin me iniciativë nga brenda. Atje kanë ardhur ligje që janë “porcheri”.
Berisha - Po pse, do t'ia heqësh të drejtën ti kryeministrit për të bërë ligjshmëri?! Kujt i thua “brenda” ti, çfarë kupton ti me “brenda”?
Ngjela - Kush po ia heq? More, zotëri, ka një teknikë legjislativi.
Në parlament, ne, për fat të keq, nuk kemi drejtori kodifikimi, nuk kemi celulë të specializuar për të bërë ligje. S'kemi, ashtu siç e ka gjithë bota. Dhe ne të vetmen që kemi e kemi në qeveri. Po të mos kalojë nga këto struktura, ai vjen ashtu siç kanë ardhur të gjitha ligjet. Ligjet që kam bërë unë, kanë qenë të gjitha me 20, 30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD-së, vetëm se isha në Romë. Nuk do ta kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, do të ishte rregulluar. Unë ika në Romë, ata e kaluan, iku, u prish. E morën një për një këshilltarët, u bindën këshilltarët. Të mora, të thashë: “ligji për legalizimet ka probleme kushtetuese, do të ta kthejë me çdo kusht presidenti; në mos presidenti, ta kthen Gjykata Kushtetuese”. S'ma pranove. Çfarë të bëj unë? Është luks i madh për një vend që kryeministri është kardiolog, është shumë luks, megjithatë, duhet të kesh atje 30 ekspertët më të mirë të vendit.
Berisha - Unë jam krenar që jam kardiolog.
Ngjela - Por lëre, po flasim për ligj këtu.
Berisha - Ti të japësh dorëheqjen që sot.
Ngjela - S'jap dorëheqjen.
Berisha - Po s'dhe dorëheqjen, je i shkarkuar.
Ngjela - E si do të më shkarkosh?
Berisha - Të komunikoj shkarkimin.
Ngjela - Hidhe në votë.
Berisha - Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhet në sallë ajo, kush më shkarkon dot njeri mua.
Berisha - Je i komunikuar.
Ngjela – Ore, zotëri, më ke marrë mua, më ke nxjerrë në elitën e partisë me punistin këtu, e ke marrë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Po s'shkarkohem unë.
Berisha - Shko me Nikollë Lesin, ti.
Ngjela – Jo, jo, me Nikollë Lesin. E di mirë ti, e di mirë ti, kush më ka denoncuar mua, prandaj lëri këto muhabete.
Berisha - Je i shkarkuar. Mbaje mend këtë.
Ngjela - Po nuk më shkarkon dot ti mua, ore zotëri. Nuk ka zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë mua. Ky s'është sistemi yt. Jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen, se ti ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin. Je i bllokuar krejtësisht, lëre atë shkarkim.
Berisha - Je i shkarkuar dhe po ta them unë ... dhe, e dyta, je i pezulluar që sot si sekretar për marrëdhëniet publike në PD.
Ngjela – S’çaj kokë fare për këtë. Mbaji vëth në vesh këto që të them unë. Nuk më njeh mua ti. Nuk kam bërë tri orë arrest unë, kam bërë 13 vjet arrest, ore zotëri, jo tri orë. Unë kujtova se ti kishe ardhur të diskutoje.
Berisha- Të nxjerr nga grupi
Ngjela- Po ku pyes unë për shkarkime.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Por lëre more se është politik. Unë jam deputet, kam marrë vota. Hidhe në sallë, kjo është gjuha që unë do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - Hidhe në sallë, në parlament, kjo është gjuha që do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të pres interpelancë, këto do të t'i them edhe në interpelancë ... Ja, po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtë. Vetëm ti e ke bërë këtë. Ti e ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që e gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhe në sallë, ke betejë të gjatë në sallë, patjetër.
Berisha – Po, në sallë.
Ngjela – Pse, çfarë kujton ti, se jam vetëm unë? Më kujton vetëm, ti?
Berisha - Je vetem.
Ngjela - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd. Unë nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën për tradhti kombëtare në sallë. Ti ka treguar të gjitha ai Bujar Rama, që ma vije mbrapa, që m’u rrëfye mua atje? S'e çaj kokën fare unë për atë. Ku pyes unë për ata, mo, zotëri.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela – Absolutisht, s'jap dorëheqjen unë.. Hidhe në sallë, bëj çfarë të duash.
Berisha – Dakord.
Ngjela – Je mësuar me këta kristianët që i bie në një faqe dhe të kthejnë faqen tjetër. Unë jam me moral hebraik. Me mua s'ka, dhëmb për dhëmb.