Re: Can You Freestyle...
ndoshta me linja, ne po keqkuptohemi,
pra lerme te te sqaroj, qe me mos te gabohemi,
sharjet sishin per ty, skam per stil te ofendoj femrat,
per ke ishin, ATO i dine vete, ska nevoje te permend emrat,
e di qe nuk trembesh, qellimi sishte frika,
se po u trembe nga aq, te rrofte retorika,
ishte per dicka tjeter, po se kuptove sdo ta kuptosh,
disa lexojne linjat, por ndermjet tyre nuk eshte bosh,
sa per kuptimin e jetes, patjeter qe jam pro saj,
gota jote gjysem plot, imja gjysem bosh prandaj...
pikpamjet na ndryshojne, aty qendron bukuria,
por prape komunikojme, aty qendron thjeshtesia,
po flisja ne pergjithesi, perpiqem te prek sado,
albforumi lexohet ne gjithe boten, pra dhe idete shkojne kudo,
e di qe ka shume njerez, qe ndihen si te humbur,
qe fati i ka harruar, dhe besimin e kam te lekundur,
isha vete ne ato kepuce, dhe mu desh kohe ti hiqja,
i verber per vjet te tera, sdija crruge te ndiqja,
legale apo ilegale, si mund te rrija gjalle,
jeta ime mizore, sa mund te vazhdoja valle,
dhe aty eshte kur kuptova, ne perpiqemi per kontroll,
ne vend qe te jetojme jeten, ti themi dyshimeve boll,
shpesh i leme ditet te shkojne, por mbrapsht me ato nuk vine,
ballafaqohemi me realitetin, si te reagojme nuk dime,
nqs ti ske keto probleme, atehere kjo rime seshte per ty,
shpresoj te mos kesh ato halle, lutja ime shkon dhe per ty,
virtualiteti eshte fatkeqesi, por ka dhe te mirat e veta,
shume njerez e hapin barkun, kur jane anonime thone vetem te verteta,
ndoshta do te na vinte zor, qe ti thonim dikujt ne person,
qe jeta te ka ardhur ne maje te hundes, dhe vdekjen ai po mendon,
ndaj dhe hapsira virtuale, tutje i hedh ato limite,
flasim shprehemi hapur, zbrazim gjoksin cike nga nje cike,
e di qe ka dhe te tjere, qe shpejt e bejne qimen tra,
por ke tjeter genjejne vec vetes, per mua asnje rendesi nuk ka,
kam takuar dhe njerez nga albforumi, qe kurre sbesuan nje fjale,
por kur u perballen me realitetin, opinionin ndryshuan ngadale,
kam bere emaile me forumista, qe pyesin per lloj lloj situatash,
kurre nuk kam fshehur opinionin, dhe kur ka qene burim kontradiktash,
jam share dhe kam share, jam ngare dhe kam ngare,
cdo gje qe lexon, ose e kam prekur ose e kam pare,
realiteti im, ndryshe nga te tjere,
ndryshe nga i joti, sepse ndryshe kemi lere,
dhe mua sme zuri gjumi, shume nete me pare,
por per te tjera arsye, sepse me shoke jam ndare,
per jete te jeteve, ai vdiq une jam gjalle,
plumbi ne tru i morri jeten, koma se mbajti me te gjalle,
doren pa jete i shtrengoja, sepse realitetin spranoja,
pyetjet pse shume i beja, por gjithe pergjigjet shpejt i harroja,
24 vjec me kolegj, me pune me miq,
Zoti i vuri vizen, i shkurtoi jeten dhe ai vdiq,
realiteti ndryshon me ore, ceshtja eshte se si adaptohemi,
po ti vesh gjerat ne balance, me shume hidherohemi sesa gezohemi,
e nese flas ne emrin shumes, eshte se ka shume te tjere si une,
qe lexojne keto rima, dhe shpenzojne nete pa gjume,
duke menduar kush i do te vdekur, duke menduar kush jane miq te vertete,
shpresojne per nje fund te lumtur, por kane frike fundin ta gjejne vete,
e ckuptim do kishin keto rima, nese i shkruanim vetem per vete,
monologjet e vagines, apo thjesht kuriozitete,
ne faqet e para te kesaj teme, shkruaja cfare me interesonte,
shprehja merine time, dhe meria e te tjereve me gezonte,
por shume shpejt kuptova, efektin qe fjala ben,
ke te drejte ky eshte thjesht nje forum, por ketu fjala ben vend,
kam bere miq kam bere dhe armiq, ne angli, itali, australi,
te gjithe nje emerues te perbashket, vime nga e shkreta Shqiperi,
ndoshta jam shume serioz, ndoshta duhet te tall k0qet,
ndoshta duhet te flas per seks, se si shoqes ja bera shoqet,
ose ndoshta duhet te flas per jeten, per ate qe enderroj,
kur vete e di shume mire, qe shume ndryshe ate po e jetoj,
ose ndoshta do te jem vetvetja, Une me gjithe pjeset e mia,
ndoshta njerezit do ta pelqejne, ndoshta do te urrejne rimat e mia,
sidoqofte te dyja i kam pare, sinqeriteti gjithmone sjell probleme,
problemet gjithmone sjellin argumenta, argumentat sjellin prape probleme,
dhe cikli shpejt behet i mbyllur, nga une tek ti nga ti tek une,
humbasim kohe me llafe, nga e diela deri diten e shtune,
nje gje e kam te mire, opinioneve si vej rendesi,
robte i japin gojes kot, kete e dime une dhe ti,
nejse e zgjata pak shume, por shume kisha per te thene,
prapa meje kush do te vije, rimen tjeter kur do ta vene...