Can You Freestyle...

li

Forumium praecox
Re: Can You Freestyle...

ej , pershendetje , me mban mend njeri
ej b.f. jam une . i thjeshti li
ta dish . gjithmone kete teme une e kam ndjekur
e shoh shpesh , shoh dhe qe nuk eshte djegur
shoh te rinj, qe tashme jane te shtepise
i japin udhe fjales , mendimit , dhe lirise
me behet qejfi qe ti si gjithmon
ke qene i pari dhe akoma vazhdon
jo per gje , ju lutem mos me keqkuptoni
faktet fillojne ne faqen 1 , vazhdoni te lexoni
do shikoni qe se si kjo teme, tashme ka nje histori
fjale plot . urrejtje dashuri
fjale te thjeshta , mendime kontrakdiktore
rapere te ndryshem , oratorë e oratore
ja pra , kjo eshte , 1 RAP DIMENSION
ate qe filloi B.F. , e perseri vazhdon
edhe per ju , urime o rapere
keni hyre si te huaj , dhe te shtepise jeni ndjere
respekte nga une , si tani ,si perher
jemi shqipetare , me nder e pa nder .

nuk po e zgjas nuk dua te dukem palle
ika. hajt se mbase shihemi verdalle .
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

lerme te jap respektet, per te rinjte ne kete teme,
fantazia fantazon, ne vargje ndjenjat do ti leme,
mireserdhe moj poete, kemi nevoje per me shume se ty,
ky forum ka nevoje per fantazira, dhe jo per copa mishi me dy sy,
li miku im, ku je o njeri i mire,
si gjithmone i thjeshte, je me i shtrenjte se i lire,
te pershendes miku im, dhe a1 qe i mban faqet gjalle,
tani erdhi koha te shprehem, ne kete lirike do bej pak rrumpalle,
a1 ne qafe i bien, por divjaka e ka zverkun e forte,
shumicen e ketyre karagjozave, a1 i ha si torte,
me nje gote gjak te shoqeruar, qe te zbuse shijen e budallallekut,
dhe me nje dolli per ti vene vulen, vdekje idiotllekut,
fantazia ka prekjen e nje vese, duket si nje perle natyre,
ngop etjen e luleve te mengjesit, perkedhel petalet e tyre,
li eshte i thjeshte si jeta, 1 edhe 1 bejne dy,
ka qene ne kete teme qe ne faqen 1, bashke me mua na ben dy,
la douce ka filluar te postoje, dhe kurre nuk harroi te rimoje,
nuk ka gje qe me ben me te lumtur, sesa pasurimin e rimave te shikoj,
i huaji eshte plot me mistere, jo mjaft rima qe te dime me shume,
por kjo eshte natyra e jetes, ca me pikatore ca i derdhin lume,
a1 po flet per albforumin, pra nuk jam i vetmi qe ndihem keshtu,
me shume sherre se debate intelektuale, llogjikes forumistat i thone "S'DU",
a keni provuar njehere, te numeroni temat tek politika,
pastaj shkoni tek teologjia, bejme sherr edhe tek gramatika,
bejme sherr tek tema pershendetje, a mund te behet me keq,
a mund ta bitisim me shume, njeri thote djall, tjetri thote dreq,
njeri thote dua mamin, tjetri thote pse sdo babin,
fantazia thote dua prinderit, disa idiote thone "urrej labin",
kercejme si pushka e jevgut, por jevgu cfare faji na ka,
idiotet flasin per racizem, dhe gjysma e tyre b*then sdine me la,
kontradiktat ketu tek albforumi, jane nga 100 per cdo antar,
me matematiken e a1, perfunduam me 1 miljon druvare,
i bien nje peme derisa rrezohet, por kurre nuk mbjellin nje tjeter,
flasin neper temat e kujtdo, por cdo gje qe thone eshte e vjeter,
ndoshta e vjeter si kjo rime, qe fyellit po i bie ne nje vrime,
por muza ime ndryshon me motin, dhe ne dhjetor e ftohte eshte kjo klime,
ndaj dhe rimat e mia jane te ftohta, se me lodhi ngrohtesia e zbraztesise,
me lodhi vjetersia e rinise, me lodhi logjika e idiotsise,
pra dhe njehere po jap pershendetjet, fantazia, li, a1,
la douce ttonic dhe te tjeret, tani po dal nga kjo shtepi,
do te kthehem prape, ndoshta sot, ndoshta neser,
ndoshta i merzitur, ndoshta i lumtur, por gjithmone me te njejtin emer,
a1 rrofsh qe me pyete, krishtlindjet do ti kaloj vetem,
duke menduar per familjen time, per mallin qe kurre sme le vetem,
i kam premtuar mamait dhe babase, te paren feste qe bej do jete me ta,
dhe ata me premtuan te njejten, e para feste qe do bejne eshte me mua,
ndaj dhe per 6 vjet, ditelindjen se kam festuar,
asnje feste tjeter, por datat si kam harruar,
jetoj me kujtimet, e cdo dite qe kalova me ta,
gezimet dhe hidherimet, cdo gje qe ndava me ta,
ndoshta jam pak sentimental, ndoshta lidhet me aspektin kriminal,
ndoshta kurre si dhashe dikujt nje shans, ndoshta malli eshte vetem mental,
apo mendor cila eshte fjala, nejse ti e kap idene,
dhe per te vetmen here ne jeten time, une nuk do te pyes psene,
pra urime gjithe albforumit, jetoni sot se e nesermja seshte e premtuar,
jetoni jeten sa here qe keni mundesi, sepse vetem vdekja eshte e garantuar....
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

music-smiley-018.gif


love-smiley-024.gif



xmas-smiley-037.gif

keto jane vetem per b'more /pf/images/graemlins/smile.gif
po u merzite, hajde kaloi festat me ne /pf/images/graemlins/smile.gif si familje e re qe jemi /pf/images/graemlins/smile.gif i mirepresim ata qe jane larg familjes se tyre :wave:
 

Guest
Re: Can You Freestyle...

B-More´s, kur emrin lexova ne vargjet e tua,
Me shume deshira te shkruaj ketu, mu shtua,
Mire se te gjeta ty dhe te tjere...
A1,Li,La Douce,Tonic..apo kedo, qe poston ketu ndonjehere..
Ti rofsh, qe me nje Perle apo me pike Vese, me ke krahasuar..
E nese lehtaz mbyll syte per nje cast, ne te tille per momentin jam shnderruar,
Por etja e jetes,eshte e madhe, e me nje pike te vetme s´shuhet dot,
Etja e jetes eshte e pafundme..Te shuanin ate, sdo te mjaftonin te pafundmet Lot..
Me lart nga BM, flitet per debate,per tema pa kuptim,
Megjithate, ndryshim mendimesh do kete gjithsesi..
E si do te dallohej, nese njerezit te ishin njesoj,se kush do ishe ti..nese nje tjeter sdo ja fuste kot??
S´me pelqen sherri vertet,por debatin ndonjehere e dua,
S´me pelqen te them vec Po dhe mbase, ne shume raste nguroj te pergjigjem ..
Por kur ehte per te thene, them dhe Jo dhe nga mendimi askujt s´nxitem.
Ftohte,Dimer...Iku dhe nje Vit...
S´eshte per ti numeruar me me Dit..
Ftohte,Dimer,Dhjetor..
S´eshte per ti numeruar me Dit,por me Ore..
Vertete..Jeten ta jetojme sa kemi mundesi..
Kete fjale, se kemi thene as Une, as Ti.
Ah,Jeta e shkrete, eshte vec Nje..Para se te lindnim ne, eshte vertetuar..
Dhe numrat 2 .. 3 etj...pas Fjales Jete, skane ekzistuar,
Jeten Jeto ,se Vdekja eshte e Garantuar...


P.s Rreshti i fundit ..B-MORE´S /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bard

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

pershendetje gjithe forumit te freestyle
e di se kam munguar per nje kohe bajagi te gjate
dhe me vjen keq ta mbyll para se ta filloj
por qe do te kthehem prape kete jua siguroj
tani me duhet te iki por neser do bej cmosin qe perseri te vij
nje pershendetje te gjitheve dhe gezim dhe lumturi
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

etja e jetes eshte e pafundme, por pika jote i sherben qellimit,
ashtu sic i sherben nje shkronje fjales, ashtu sic i sherben nje plumb krimit,
shume veta gjykojne gjerat ne pergjithesi, por eshte tek celula ku gabimet ekzistojne,
ndaj disa here duhet te dalim nga e zakonshmja, dhe gjerat ne detaje duhet ti vezhgojme,
kjo rime eshte thuajse pa ritem, por kontentin do perpiqem tja jap te plote,
sepse nje postim pa mendim eshte si nje mendim pa permbajtje, thjesht, i kote,
debati me pelqen dhe mua jashte mase, por debati duhet te permbaje argumenta,
ketu ne bejme thjesht sherre pa qellime, si e si te marrim medalje te argjenta,
se arin asnje se arrin, dhe bronxin te gjithe e urrejne,
ne olimpikat e kontradiktave themelore, tek teologjia te gjithe shkelqejne,
apo ne olimpikat e bindjeve politike, ku ka te rinj qe idealizojne enverin,
ku ka njerez qe shpeshhere me gjithe shpirt, me bar miu do tja ndrroja sheqerin,
debati eshte i respektuar, por me trego ku jane debatet,
po ti krahasojme te dy versionet, si godina hajde ti numerojme katet,
budallalleqet me brire, sherret pa kuptim, jane bere si gradacela ne qendren e albforumit,
kurse debatuesit qe kane dy pare mend, kane ngelur si rrifuxho, te humbur tek qoshja e lumit,
po nuk shave je i dobet, por po shave je i eger,
ja fut kot je i ri dhe hip, sjell argumenta je i vjeter,
shkruajne tek erosi, disa qe jane te njohur por akoma te pashpuar,
por ato qe shkruajne tek Shqiperia dhe qajne hallet, jane ose te huaj ose te harruar,
fokusi i temave, ose fe ose politike,
kur mbaron llogjika, i zgjidhim muhabetet me frike,
kur mbaron frika, kercenojme edhe me thike,
ketu eshte bere naten me vrap me hike,
por gjithashtu kuptoj, qe ka shume njerez qe jane merzitur,
qe albforumin e duan me shpirt, por qe spelqejne si eshte katandisur,
qe jane te lodhur nga sherret, dhe me bashkatdhetare duan te qajne hallet,
qe nga malli dhe dashuria per Shqiperi, jane gati te cajne dhe malet,
ai eshte albforumi, ai duhet te jete qellimi,
jemi te njejte me fate te ndryshme, jo ajo eshte e jotja, ky eshte i imi,
mjaft u zume, ti je i dobti, une jam trimi,
si mund te ndihmojme, ky te jete parimi,
e di dhe dobsine time, jam jashte mase radikal,
por kur realiteti eshte i tille, une gjithmone do te jem real,
do te rri shtrember, por do te flas drejt,
plaget jane te njoma, por do tja shkep penjte,
ka kohe qe skam shkruar gangsta rap, dhe eshte per nje arsye,
nuk po ndihmoja kete forum, duke treguar si si mund te fyej,
aftesite i kam te provuara, gjuha pa kocke kocka ka thyer,
ne sherre dhe rap battles, duart e mia i kam ndyer,
por mendova te nderroj pak stilin, se i pari u be shume monoton,
sa here qe shkruaja per gangsta sh*t, me dukej vetja tape ne timon,
thjesht i rrezikshem, gati te vrisja dicka te pafajshme,
si kjo teme qe ka potenciale, ajo gje do te ishte e pafalshme,
ka shume rapera ketu, qe ndiheshin qe po s'shane dot nuk shkruajne dot,
qe po sditen te rimojne pushken me drogen, atehere po shkruanin kot,
dhe ate mentalitet doja te nderroja, por mos harroni se tutje nuk e hodha,
sepse jeten time jetova, prandaj rimat kurre si vodha,
ika tani po ju jap nje salute,
me 25 krisma kallashi, por plumbat jane pa barut...
 

teab

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Eh more B-more, sa bukur qe shkruan
ti flet per llogjike, te tjeret me gure gjuajne
se duan mirekuptimin, sjella e mire eshte gabim
te duash bashkatdhetaret, kete e quajne krim.
Te kepusin budalliqe te paret jane ca,
dhe shume si kta tipa albforumi ka,
e kote te mundohesh ti japesh drejtim,
nje diskutim i mirefillte
ska per te qene kurre i drejte pa shtremberim.
Ti flet per dashuri, ai tjetri ta kthen me meri
ti thua dua prinderit, ajo tjetra shqip nuk di
e kshu lidhet dashuria me politiken
me Enver Hoxhen dhe ata qe pas e ndoqen.
E keshtu behet lemsh dynjaja,
e se merr vesh i pari te dytin,
i kote behet diskutimi dhe pa fryte mundimi.
Me mire mos diskutosh, mos japesh mendime
se ata qe pretendojne per largpamesi
jane te paret qe sulmojne me padituri.
Nejse, nejse e lodhshme u be dhe kjo pune
e kote te lodhesh te kuptosh
kur te tjeret s'shofin pune por gune.
Si te kam njehere, si ja ke kalur
a bete qef mbreme, megjthese nuk na ftuat?
C'thoshte Georgetown, ndonjecik a ka ndryshuar,
se larg pese minuta e kam, por ngjyrat ja kam harruar.
Kshu si pleqt jena mbledh ne shpi,
te dalat i kemi harruar.
Ju te tjeret si keni qene, jeta si ju ka trajtuar?
Festat qe po vijne si keni per ti kaluar?
Shpresoj te jeni mire, afer atyre qe me shume doni,
kete muaj te ftohte dimri, nga dashuria te ngroheni.
T-Tonic is outta here now, wishing ju the best,
have a very Merry Christmas and a Happy New Year!!
:wave:
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Georgetown une se organizova, isha thjesht i ftuar,
se pse ti s'ishe aty, une ate se kam kuptuar,
une isha mik per vete, dhe se dija ku po shkonim,
do doja te ishe aty, qe bashke tu takonim,
nejse ti bie shkurt, se po mbaron janari,
apo ska filluar akoma, 2005 ta bejme persembari,
e ndjej postimin tend, kur sugjeron mos te shkruash fare,
por ate qendrim une kurre se marr, qetesia eshte bere per varre,
jo per njerez qe jetojne, cdo dite realitetin perballin,
jo per njerez qe logjikojne, qe ne te gjithe ja dime hallin,
shume nga ne pa leke jane, disa jane pa shtepi,
disa jane femije pa prinder, disa jane prinder pa femije,
por nje gje kemi te perbashket, te drejten te shprehemi cfare mendojme,
ate kurre sduhet ta dorezojme, te flasim dhe te llogjikojme,
disa hedhin gure, por disave u bie shkembi,
disa perpiqen te lendojne, por disave kurre su dhembi,
disa flasin per sex, dhe disa flasin per dashuri,
disa flasin per armiqesira, dhe disa flasin per miqesi,
kur u ndane kaq na rane, disa te mire dhe disa te keq,
jam dakort me fantazine kur thote, qe e mira nuk eshte po spate te keq,
eshte balanca e natyres, cfare shkon lart njehere do te bjeri,
i njejti komb qe ben nene terezen, ishte kombi i atij enveri,
pra dhe idiotet jane te nevojshem, problemi im eshte me raportin,
per cdo te ditur 100 opozita, ah sikur ta kishim praktikuar abortin,
kurre nuk mendova, se do shkruaja kaq gjate per kete problem,
por nuk e ndihmoj dot, gjuha shkon atje ku dhemb,
ta ndrroj pak argumentin, ti cdo te besh per pushime,
a do ti kalosh me te dashurin, me te puthura apo me te zime,
degjo ctha fantazia, jeto jeten se vdekja eshte e garantuar,
ishalla jetojme deri per krishtlindje, se patjeter kemi per tu takuar...
 

Guest
Re: Can You Freestyle...

Mirembrema te gjitheve, ju pershendes njehere..
Ftohte si kete te sotmin, per Zotin, skam ndjere.
Vitin e Ri, qe sot, skam nder mend me ju uruar..
E di, qe dhe here tjeter ne kete teme kam per shkruar.
Fundi i fundit ne Forum, skam hy me gjet Inteligjencen..
E kush e la pergjys..ta beje Forumi Shkencen..
Dhe pse nga diskutimet..shpesh skenaqem as Une..
Megjithate tund koken,sja vle te rrish pa gjume,
Shpeshhere them me vete:- Oh cgjera pa kuptim..
Por perseri, vazhdoj me shkrujt dhe pse ai me pare, si pergjigjet Stilit tim..
Nese me merzi do filloja Forumin ta shoh..
Atehere, desha sdesha, vec te tema Monolog do me duhej te postoj..
Por te flas me vete,sdua,sme pelqen..
Me mire me nje te Manget, sesa Vetem te jem..
Me mjafton larg vendit..larg Zhurmes, qe kam dashur jam,
Me mjafton, qe Mall,e shpesh,sa shume Nostalgji qe kam..
Te pergjigjem ne cdo Teme, mbase vertete sia them..
Megjithate, aty ku flas, e kam mendu perpara ate qe them..
Te ndryshem jemi, cdo njeri nga Ne..
Dhe me mire keshtu, per te kuptu kush jam Une, Ti..Tjetri..apo ai qe po vje..
Dhe nese, do te ndaheshin te zgjuarit, ne nje Kategori ..
Do kish vec nje Mendim ne mes tone, do kish vec nje Parti.
E ckuptim kane ca, qe hiqen qe si Politikan..
Kur rezik ti shohesh, as 19 vjec si kane..
Por megjithate degjo..degjo dhe me vete qesh..
Mbase kur te kalojne ca Vite,ketu shume Humor do gjesh...
Naten mire ..vec Qetesi dhe Buzeqeshje, uroj per kedo,
Dhe nese per momentin Je i merzitur ..
Mendo ate qe Do.
 

teab

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Keto festa se kam idene se nga do jem,
vetem apo me ate qe dua, s'di c'te them
Si ti edhe une, larg familjes sime
nuk di nese do jem vetem apo me miq prane.
Sa per E.S-ne, ja ashtu shkon kjo pune
sot puthemi fort, me pas as me u pa s'dume /pf/images/graemlins/wink.gif
Hajt se bej shaka, si gjithe te tjeret dhe ne
duhemi shume, e zihemi nga nga pak
se lidhjet pa zenje nuk shkojne gjate!
Shpresoj te shihemi per festa,
nga shpia ime te mblidhemi prape
rremuje te madhe te bejme,
komshinjte te me marrin inat,
keshtu qe duku se shpejti se brenda nuk rrihet
po s'dolem pak tani, me vone nuk i dihet.
Sa per forumin, ahstu si ti dhe une
mendimin tim do ta them sa here te duhet
por ndonjehere dekurajohesh kur
me gjithe mend kerkon te kuptohesh
dhe sa me shume sqaron, me teper keqkuptohesh.
Heshtja nuk eshte zgjigdhje, ashtu mendoj dhe une
vetem se kete te vertete
ne jete duhet ta praktikoj me shume.
Se shpejti do shifemi B-more,te bjere shi a bore.
Fantazia, vargjet e tua jane per tu admiruar,
per ket teme paske qene e prire,
me pare pse nuk paske postuar? :wave:
 

Guest
Re: Can You Freestyle...

E dashur Tonic..te shkruash ne vargje, mendoj pak talent, duhet te kesh,
Dhe jo tja futesh vargut, sikur ne rruge ta gjesh..
Megjithate, kur kete Teme e kam hapur njehere,
Me vete mendova, Gabim do jem fut..
Asgjekundi Shqip nuk gjeta ngado qe i hodha Syt.
Jo per gje,por sdua dhe ketu ta ndjeja veten te huaj,
Por mes gjuhes sime,mes dashurise tuaj..
Ndaj dhe pse Gjuhe tjeter,shume mire mund te di,
Aman kur shkruaj ketu,dua te me lexoje cdo njeri...
Eshte i vetmi Tregues,qe deshmon sjemi te Huaj..
Ndaj ne Forum per Ship, nuk kam ndermend te vuaj..
Por ma kalimin e kohes, shume gjera kane ndryshuar,
E ndersa Shqip lexova..u ndjeva e Ambjentuar.
E dua Gjuhen time,ketu erdha ta gjej,
Ne tjeter gjuhe te botes..shume rralle mund te ndjej..
Se fundi te uroj ty...por dhe kedo qe po lexon ketu,
Ne kete fund viti, festofshi me ke tju doje zemra ju,
Por dhe nese deshira, mbase do te jete larg nga Realizimi..
Ju lutem veten mos e lini, tjua pushtoje Trishtimi,
Ne kete fund viti,jepi Dites nje kuptim..
Dhe pse jo, Ores, Secondit..duke ndjere keshtu Dashurin..
:wave:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Fantazia girl, duhet talent te shkruash ne vargje
perndryshe cdokush tek kjo teme do postoje
te hedhesh poshte punen e b-more s'te lejoj
qe per cdo gje qe tregon, vargun do e rimoje
une mundohem ne kete teme sa me gjate te shkruaj
por ne pergjithesi nuk mundem, s'arrij.
megjithate, gjithmone ju lexoj me admirim e pak zili. /pf/images/graemlins/wink.gif

...be back
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

shume gjera per te folur, por kam kaq pak kohe,
lerme te sqaroj fantazine, se si freestyle ishte ne nje kohe,
kur une e fillova kete teme, shumica ishte ne gjuhe te huaj,
ndoshta dhe faji im, ndoshta dhe faji i juaj,
ishin vetem dy persona, qe vetem shqip postuan,
li dhe kristoferi, te tjeret cdo dite e nderruan,
qellimi i kesaj teme, rima dhe mendimi,
nuk ishte vec per nje gjuhe, tek anglishtja sishte gabimi,
le ti kuptojme natyren, kjo teme nuk eshte poezi,
te pakten jo per mua, kjo eshte nje koncept i ri,
une kur shkruaj rima, kam nje ritem ne koke,
eshte ne vetvete rap, nga une per shume shoke,
dhe besoje apo jo, te reposh shqipen seshte kollaj,
disa here eshte pak e ashper, por disa here rreshket si vaj,
ne fillim ndjeja veshtiresi, freestylin ta beja shqip,
kur cdo te marte ne darke, open mic e fitoja anglisht,
pra dua te me kuptosh, se cilat ishin arsyet,
por me pas filluam ndryshimin, barrierat shpejt i thyem,
nga nje rime komplet anglisht, filluam dhe fjalet shqip,
pastaj vajti gjysme per gjysme, dhe tani 100% shqip,
gjerat e mira behen ngadale, gradualisht behet ndryshimi,
nuk eshte si te flasesh ne proze, ka shume probleme rimimi,
dhe qe te mos keqkuptohemi, tek tuk do repoj dhe anglisht,
it doesn't matter what's the language, as long as it's not jibberish,
dhe njehere dua te theksoj ndryshimin, mes repit dhe thjesht poezise,
duhet te kesh nje beat, mos tja fusim si lopa tagjise,
po te shikosh disa postime, ne disa faqe te para,
e kam thene cfare beat po perdor, ne hyrje te postimit e vura,
me vone nuk e kam bere, se fillova te bej ritmet e mia,
dhe jam komplet i panjohur, dhe me pelqen panjohesia,
krijoj per cfare te dua, pa presion nga kerrkush,
se bej per popullaritet, ne 95 nuk jam La Bouche,
dhe kur dikush i pelqen rimat, me behet dita njemije,
sepse nuk e dine kush jam, nuk e dine ku shkoj e vij,
por i pelqen cfare kam thene, komplet opinion puro,
e crendesi ka si e themi, gjalpe, butter, apo burro,
nejse fantazia, inputi jot eshte kaq i mirepritur,
kaq e vleresura prezenca jote, kete teme shume e ka rritur,
ashtu dhe si prezenca e kujtdo, qe dy minuta shpenzon tek kjo teme,
qe respektojne krijmtarine tone, dhe mendimet e tyre i shprehen,
la douce sa xhan qe te kam, rimon pak por me lezet,
kualiteti para sasise, ate pune ti e di vete,
ashtu dhe t*tonic, qe i ka qejf punch lines,
ndonje dite do ta sjell ne b-more, ti jap nje shije te freestyle times,
po nuk e di a do ta leje E., se ai vec nje vend di,
dhe kur te vije fundi i botes, do ta gjesh tek Kafe "Cosi"...
 

teab

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

:lol: :lol:
Atje ishim edhe mbreme B-more
si cdo nate tjeter ne ket qytet,
mbremja pa "Cosi" s'kalohet
se pastaj behet E-ja keq.
E keshtu shkon kjo pune
te dalat tona vetem nje destinacion
vertet mu me pelqen si vend
po nganjehere duhet pak variacion.
Ndaj Georgetown-it zhurmen ja kam harruar
se prej muajsh tek "Cosi" jam abonuar!! :lol:
:wave:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

:idea: that's not good TT
mos ka ndonje kamarjere/keshiere kinge atje
qe se ke vene re akoma ti? :confused:
E-ja te rrije urte e te te mbaje fort
se goca si ty, nuk gjen shume sot
Variacioni e ben jeten te kendshme
sjell deshire per me shume
monotonia eshte e merzitshme
E. gotta move me shume
Cosi mbahet per healthy
por junk eshte dhe ai
if you only go there
better stay ne shtepi
c'mon now, jeni vetem .. vjec
kur do shkoni me larg?
kur te keni femije apo kur te jeni pleq?
:smash:
s'po gjykoj, thjesht po ju nxis
monotonia e vret dashurine
dhe shume kollaj e ndan nje cift.
t'a kam thene me pm, para pak kohesh
shko rilexoje, nese nuk kujtohesh /pf/images/graemlins/wink.gif
make plans and make him follow you
mos prit te vijne gjerat nga qielli
edhe pse eshte bore, ben ftohte
aktivitetin se mban gjalle dielli
xhan xhan une ty, e di vete ti
mos u merzit me keto qe te thashe
ti je goce e zgjuar vete
i di mire zgjedhjet qe ben ne jete :kiss:
 

teab

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Dear LD, po ta njifje E-ne
then you'd understand,
"Cosi" eshte si shpia e dyte
going there has been about five years
dhe kamarieret nuk jane arsyeja
se jane te gjithe cuna /pf/images/graemlins/wink.gif
Se di ci ka hip me ate vend
asnje nga ne se kupton
as shoket e ngushte qe ka
mendjen dot sja ndryshojne. :shrug:
We do other stuff too,
don't get me wrong,
is just that the famous "Cosi"
is placed at the top.
Me ty s'merzitem une zemer
don't worry about that,
keshillat qe vijne nga eksperienca
jane gjithmone te mirepritura. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

sa per ne shoket, une jam betuar,
kembet e mia tek "Cosi", shume rralle kane per te shkuar,
nese do ai te shkoje vete, une nga b-mora svi te pi kafe,
dhe qe ti mbush atij mendjen, une skam kohe per llafe,
ndaj po deshi te rri me mua, ashtu si dhe me te tjere,
nje gje duhet ta nderroje, "Cosi" duhet ta lere,
na u be jeta kafe, plus qe dhe kamarierat jane vec cuna,
dhe per cuna skemi nevoje, u beme te gjithe si majmuna,
une atij mjaft i kam folur, po keshtu dhe xhini,
por marr vesh qe andej, juve vetem aty rrini,
ju be gjaku kafeine, dhe seshte ndonje vend persembari,
dhe kete se kam thene une, por e tha E. i pari...
 

teab

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

Obobo, u be tema "Cosi" per sot
me mire e leme fare se po shkon per kot
ca pijne kafene te tjeret pija i therret
keshtuqe secili gjen vendin e vet,
aty ku ndihesh mire do shkosh ca me shpesh!
B-more ti mos u tremb se kur te vish kendej
te cojme ne tjeter vend. /pf/images/graemlins/wink.gif
:wave:
 

RediRock

Primus registratum
Re: Can You Freestyle...

eh tu befsha une ty, qe ma shkruan rimen per nje sekonde,
i ke hequr training wheels, ne rima je bere si anakonde,
jo more jo, se hallin kafese sja mbaj,
jane te tjera qe me shqetesojne, por ty nuk te ve faj,
e di qe te ishte per ty, do shkonim ne tjeter vend,
por nejse i leme keto gjera, se per ketu nuk kane vend,
po pres te besh nje feste, dhe te sjellesh prape ca miq,
qe te piqemi me mire, si pema plot me fiq,
ose po ju desh qejfi, e bejme tek apartamenti im,
sillni cfare te doni, vetem jo paragjykim,
se festa i bej pak te egra, per konservatoret nuk eshte e pershtatshme,
cfare te doni bejme, cfare tju duket me e rehatshme...
 
Top