Bixhozi

policia

Forumium maestatis
kam ndryshuar mendje per bixhozin, eshte loje kot dhe sado qe te fitosh ne fund fare gjithmone humb...
 

Holland2010

Forumium maestatis
Eh bixhozi...bixhozi... dikur luhej nje 5-katesh me shoket dhe ishe rehat, me nje shishe konjak. kur te merzitej 5-kaci e ktheje Murlan....por me pas 5-kaci filloi te luhej me cigare se studente hesapi...:)
Me pas doli SHAP SHAPI(ata qe e kan provuar me kuptojne drejt) dhe me te skishte shaka...
Me pas dolen bastet sportive dhe shyqyr zotit se edhe nje ndeshje e shihje , dhe nje lloto e vije ndhe shpetuam nga Shap shapi...por e hengrem me Lloton...ndeshjet filluan te shiten dhe te blihen dhe kush ishte i zgjuar e la dhe lloton ose e rralloi ne maksimum...shyqyr qe doli pokeri ne Facebook i cili ishte i vetmi kumar free :) por edhe kete shqiptaret filluan ta bejne me lek te tipit 2000 lek nje milion cipsa etj etj..

Nuk po zgjatem me se Ana e ka shpjegu me detaje..Po nuk pati budallenj ku do hane te mencurit , por ndonjehere ja vlen te luash thjehst per adrenaline ...
Shpreoj tju ndrije Fati...
Fati ndihmon me te miret...:)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Në bixhoz fiton veç ai që nuk luan. Por duhet ndarë bixhozi me lojrat e fatit. Në lojrat e fatit nuk ka kurrfarë aftësie e kontrolli ndaj rezultatit të lojës, pra je gjithmonë i humbur përveç kur fiton llotarinë e madhe (shpresa e shumicës). Në bixhoz hyn në punë aftësia e ke njëfarë kontrolli në rezultatin final. Por edhe në bixhoz, si në çdo aspekt tjetër të jetës, duhet të kesh pak fat. Në bixhoz, sa më lojtar i mirë të jesh aq më shumë ke shance për të fituar por, ke edhe një shanc për ti humbur të tëra (duke e njohur veten për lojtar të mirë shpesh harron që mund të ketë edhe më të mirë).
 

policia

Forumium maestatis
une mendoj se nuk mund te mbash shpresa tek bixhozi,
nese e konsideron loje dhe luan thjesht per qejf dakort eshte nje menyre per tu argetuar, ashtu si dikush mund te shpenzoje leke per te bere ski, ose dikush tjeter per te bere not...
por nese qellimi eshte per tu bere i pasur dhe te shihet si nje menyre per te fituar dhe per kete arsye te mos punosh, ky pastaj eshte problem, per mendimin tim asgje nuk vjen nga qielli, nuk ka pasuri dhe te ardhme pa punuar...
me vjen keq per ata persona qe jane te fiksuar pas bixhozit, pervecse eshte humbje lekesh edhe kohe, per mua eshte edhe humbje logjike...
 

Daku

Forumium praecox
Nje nga veset me te veshtira me u heq.
Mjere ata qe e kane.
Me keq se droga eshte.
Kam njohur njerez qe kane humbur miliona.

Nje miku im thote : " Vesi iken me mortjen"
Pra derisa te vdesesh ske shprese.
 
K

krenar per shqiperine

Guest
Bixhozi (kumari) rradhitet në grupin e lojërave shoqërore dhe duhet, pa asnjë përjashtim të ngel një zbavitje e kohëpaskohëshe. Mirëpo kjo lojë, shpesh bart drejt humnerës së vartësisë ngase ndjell lakminë e fitimit (të lehtë e të shpejt) dhe ngazëllen dëshirat për senzacione të forta. Në këtë mënyrë një numër « lojtarësh » lejojnë vehten të zhyten në kthetrat e vartësisë nga ku është vështirë të çlirohet, në mos e pamundur. Kur loja shndërrohet në vartësi të ngjajshme me drogën, efektet e saj janë shkatëruese në rrafshin ekonomik shoqëror e familjar, andaj më poshtë po rradhis disa pyetje nga të cilat do të shihni a jeni ose ndonjë i afërm i juaj i zënë në kurthën famëkeqe të bixhozit.

Ja pra shenjat që tregojnë se një lojtar është në vartësi :

Lojërat e fatit ju kanë shëndruar jetën familjare në mjerim ?
Lojërat e fatit ju kanë sjellur pagjumësi ?
Keni munguar (vonuar) në punë për shkak të lojës ?
Pas lojës, a ju ka vrarë ndonjëherë ndërgjegja?
Bixhozi nganjëherë ju ka zvogluar ambicjet ose efikasitetin tuaj ?
A ndikon negativisht bixhozi në reputacionin tuaj ?
Keni patur dëshirë pas humbjes të këtheheni sa më shpejtë në lojë për t’i këthyer paratë e humbura ?
Keni patur ndonjëherë nevojë urgjente të këtheheni në lojë për të fituar më tepër se sa që keni humbur ?
A keni luajtur ndonjëherë edhe qindarkën e fundit ?
A keni huazuar për bixhoz ?
A keni shitur diçka për të bërë para për lojë ?
A keni luajtur me qëllim që t’i shlyeni huazimet ?
A keni kryer ndonjë vepër jolegale për të bërë para për lojë ?
Gjatë lojës, a keni ndi oscilime psiqike të varura nga fati momental ?
A keni dëshirë të luani posa të ketë një rast feste ose momente që të harroni ndonjë vështirësi ?
Nëse jeni përgjegjur disa herë me PO, do të thotë se ju jeni në një shkallë të vartë nga komari. Do të mundohem të jap një pasqyrim të pasojave dhe disa udhëzime për një shpëtim eventual nga kjo vartësi.

Faktorët që çojnë drejt lojës patologjike
Duhet thënë që në fillim se nuk egzistojnë shkaqe të përcaktuara veçmas sepse çdo lojtarë ka mendimin dhe arsyet e veta për tu zhytur në lojë (bixhoz, pantë). Konstatohet se një numër i madh dëshiron të tërhjek vëmendjen e tjetrit mbi vete dhe kështu të vëndohet në qendër të vëmendjes. Të tjerët kanë nevojë të vërtetojnë dhe të përjetojnë suksese mahnitëse pasiqë akoma në moshë të fëminisë u edukuan në gjiun e familjes se sukseset janë të vlefshme dhe konsiderohen si të tilla vetëm nëpërmjet të përfitimeve materiale, gjë që këthehet më vonë në "chasing" që do të thotë , në nevojë të pakapërcyeshme për t’u këthyer në lojë me qëllim të fitimit të shumave të humbura dhe shumëfishimit të tyre. Të tjerë paraqesin shenja të nervozës dhe kërkojnë medet. Një tip i tretë profilesh kërkojnë dalje nga një vartësi emotive apo financiare si dhe vend në shoqëri pasiqë ulja në të njejtën tavolinë me të tjerët i bën të mundshëm të jetë i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka të holla e kjo çon edhe njëherë drejtë bindjes së gabuar se financat janë mjet për të qenë i akceptuar kahmos.
Kategori tjetër janë lojtarët e pangishëm të bixhozit që kërkojnë të ikin nga emocione të turbullta si që janë depresioni dhe shtrembërime të tjera psiqike. Zhytja në lojë tërhjek vëmendjen për një kohë nga mendimet e rënda. Mirëpo loja e përfunduar është edhe përfundim i cytjeve që bëjnë « harrimin » e vuajtjeve dhe kështu tani pason etapa e shprastësirës së tmershme që mund të sjell pasoja tragjike të skajshme shpirtërore.

Bravo te qofte per gjithe kete koment qe ke shkruar...eshte sh bindes dhe seriozisht nese te gjithe e shohin dhe e lexojne mire do te hiqnin dore.Thjeshte 3 nga ato pyetje ti bosh vetes para se te hysh ne ato lojra fati ,dhe kthehesh mrapsht...BRAVOOO
 

gangsterja

Primus registratum
Nuk eshte se kam njohur por kam degjuar historira te shumta per kete problem.Eshte nje ves qe shume te rinje shqiptare/huaj e vuajne dhe shume prej tyre kane perfunduan ne burg per arsye se jane detyruar te vjedhin,se s'kane pasur mundesi qe te luajne.Ky problem eshte shqetesues edhe per familjaret e atyre qe luajne bixhoz.Nje shembull eshte kengetarja e mirenjohur shqiptare Ryva Kajtazi e cila ka humbur makinen 8mije euro ne lojera fati(bigjoz).
 
M

merit

Guest
Re: Bixhozi

ju faleminderit per mendimet qe si ne shumicen e temave perfundojne ne replika jashte teme.
ti "jak" perdore ate avatar kur te jesh i sigurte qe s'flet mroklla keshtu si shtyn ne gjynah ata qe se njohin kuranin e te flasin keq per islamizmin. s'kane faj me ato qe thua ti s'e nderon ate fe.
tema ishte per bixhozin jo per te gjete nje zgjidhje por per te dhene mendime, per ta pare ne kendveshtrime te ndryshme e per te mesuar. bixhozi kercenon kendo sidomos ketu ne shqiperi, te madh e te vogel. zgjidhja?????????
nje liber, nje shoqate, mbeshtja psikologjike, etj,,,,,, ndodhi te verteta,,,,jane disa keshilla qe do vlenin ti shkruanit ne kete teme. faleminderit
 
Top