Bixhozi

policia

Forumium maestatis
Re: Bixhozi

hej mua nuk me duket edhe kaq i tmerrshem bixhozi. kam luajtur njehere ne maqedoni ne nje kazino, lashe 30 euro fitova 100 euro. u argetova dhe ne te njejten kohe fitova, por edhe po te kisha humbur pune e madhe per 30 euro, ishte bukur
 

era2

Primus registratum
Re: Bixhozi

u argetova dhe ne te njejten kohe fitova, por edhe po te kisha humbur pune e madhe per 30 euro, ishte bukur

kjo eshte fillimi i nje humnere...
 

era2

Primus registratum
Re: Bixhozi

ju faleminderit per mendimet qe si ne shumicen e temave perfundojne ne replika jashte teme.
ti "jak" perdore ate avatar kur te jesh i sigurte qe s'flet mroklla keshtu si shtyn ne gjynah ata qe se njohin kuranin e te flasin keq per islamizmin. s'kane faj me ato qe thua ti s'e nderon ate fe.
tema ishte per bixhozin jo per te gjete nje zgjidhje por per te dhene mendime, per ta pare ne kendveshtrime te ndryshme e per te mesuar. bixhozi kercenon kendo sidomos ketu ne shqiperi, te madh e te vogel. zgjidhja?????????
nje liber, nje shoqate, mbeshtja psikologjike, etj,,,,,, ndodhi te verteta,,,,jane disa keshilla qe do vlenin ti shkruanit ne kete teme. faleminderit
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Bixhozi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
u argetova dhe ne te njejten kohe fitova, por edhe po te kisha humbur pune e madhe per 30 euro, ishte bukur

kjo eshte fillimi i nje humnere...

[/ QUOTE ]

me pelqeu kjo pergjigje Dhakri! eshte vertete keshtu! une e kam perjetuar vete sepse kisha nje te dashur qe luante shume bixhoz dhe kur vinte fundi muajit nuk dinte me cfare ta shtyne... duke luajtur gjithe diten sa here qe dilte nga puna!

eshte tamam nje humnere... e vetmja rruge eshte qe mos te jete shume e thelle ajo humnera, dmth te prekesh fundin dhe te ngrihesh shpejt ne kembe se ska gje me te keqe!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Bixhozi

Kam njohur e kam pare e patur mundesine te njohe mjaft prej shoqerise edhe njerezve te aferm viktime te ketij fenomeni qe vazhdojne ne kete rruge me idene se parate jane te miat e mund te bej ate qe dua.Dhe eshte delikat si problem pasi hyhet thelle ne personalitet.

Them qe eshte nje semundje psikologjike, te gjithe luajne, por e rendesishme eshte te mos e tejkalojne...
 

b.k.

Primus registratum
Re: Bixhozi

Eshte varesi psikologjike sic jane droga dhe alkoli. Procesi i te luajturit eshte shume i rendesishem sic eshte dhe rezultati. Ajo qe personi ndjen gjate kohes qe luan eshte nje eksimit emocional ndaj te ciles personi behet i varur.

Nuk mendoj se ne Shqiperi ka ndonje specialist psikologjik qe te trajtoje kete ceshtje.
 
T

toni tt

Guest
fillimi i nje rruge pa kthim kujdes !!!! te sugjeroj vetem kujdes kujdes dhe vetem kujdes mos u fut ne kete rrug te erret shum shpejt do t futet ne gjak dhe do jet shum von per ta kuptuar nuk ka argetim ne bixhoz o mik KUJDES !!!! LARG BIXHOZIT
 

Mirjan Niço

Primus registratum
bixhozi nuk eshte ves, bixhozi eshte virtyt! Lum ai qe e ka! Te lesh parat ne bixhoz eshte tjeter gje; ne kete rast duhet te jesh tyt. Do e jap dhe nje mendim me te detajuar per ket tem!
 

Sweety el

Locus omnem
une kam tjeter mendim per bixhozin ajo eshte nje loje qe te corienton komplet jeten.po i hyre asaj loje dije se ke marre fund,me te humbet parat dhe familjen dhe me pas fillojne dhe gjerat e tjera.
 

Sweety el

Locus omnem
Bixhozi (kumari) rradhitet në grupin e lojërave shoqërore dhe duhet, pa asnjë përjashtim të ngel një zbavitje e kohëpaskohëshe. Mirëpo kjo lojë, shpesh bart drejt humnerës së vartësisë ngase ndjell lakminë e fitimit (të lehtë e të shpejt) dhe ngazëllen dëshirat për senzacione të forta. Në këtë mënyrë një numër « lojtarësh » lejojnë vehten të zhyten në kthetrat e vartësisë nga ku është vështirë të çlirohet, në mos e pamundur. Kur loja shndërrohet në vartësi të ngjajshme me drogën, efektet e saj janë shkatëruese në rrafshin ekonomik shoqëror e familjar, andaj më poshtë po rradhis disa pyetje nga të cilat do të shihni a jeni ose ndonjë i afërm i juaj i zënë në kurthën famëkeqe të bixhozit.

Ja pra shenjat që tregojnë se një lojtar është në vartësi :

Lojërat e fatit ju kanë shëndruar jetën familjare në mjerim ?
Lojërat e fatit ju kanë sjellur pagjumësi ?
Keni munguar (vonuar) në punë për shkak të lojës ?
Pas lojës, a ju ka vrarë ndonjëherë ndërgjegja?
Bixhozi nganjëherë ju ka zvogluar ambicjet ose efikasitetin tuaj ?
A ndikon negativisht bixhozi në reputacionin tuaj ?
Keni patur dëshirë pas humbjes të këtheheni sa më shpejtë në lojë për t’i këthyer paratë e humbura ?
Keni patur ndonjëherë nevojë urgjente të këtheheni në lojë për të fituar më tepër se sa që keni humbur ?
A keni luajtur ndonjëherë edhe qindarkën e fundit ?
A keni huazuar për bixhoz ?
A keni shitur diçka për të bërë para për lojë ?
A keni luajtur me qëllim që t’i shlyeni huazimet ?
A keni kryer ndonjë vepër jolegale për të bërë para për lojë ?
Gjatë lojës, a keni ndi oscilime psiqike të varura nga fati momental ?
A keni dëshirë të luani posa të ketë një rast feste ose momente që të harroni ndonjë vështirësi ?
Nëse jeni përgjegjur disa herë me PO, do të thotë se ju jeni në një shkallë të vartë nga komari. Do të mundohem të jap një pasqyrim të pasojave dhe disa udhëzime për një shpëtim eventual nga kjo vartësi.

Faktorët që çojnë drejt lojës patologjike
Duhet thënë që në fillim se nuk egzistojnë shkaqe të përcaktuara veçmas sepse çdo lojtarë ka mendimin dhe arsyet e veta për tu zhytur në lojë (bixhoz, pantë). Konstatohet se një numër i madh dëshiron të tërhjek vëmendjen e tjetrit mbi vete dhe kështu të vëndohet në qendër të vëmendjes. Të tjerët kanë nevojë të vërtetojnë dhe të përjetojnë suksese mahnitëse pasiqë akoma në moshë të fëminisë u edukuan në gjiun e familjes se sukseset janë të vlefshme dhe konsiderohen si të tilla vetëm nëpërmjet të përfitimeve materiale, gjë që këthehet më vonë në "chasing" që do të thotë , në nevojë të pakapërcyeshme për t’u këthyer në lojë me qëllim të fitimit të shumave të humbura dhe shumëfishimit të tyre. Të tjerë paraqesin shenja të nervozës dhe kërkojnë medet. Një tip i tretë profilesh kërkojnë dalje nga një vartësi emotive apo financiare si dhe vend në shoqëri pasiqë ulja në të njejtën tavolinë me të tjerët i bën të mundshëm të jetë i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka të holla e kjo çon edhe njëherë drejtë bindjes së gabuar se financat janë mjet për të qenë i akceptuar kahmos.
Kategori tjetër janë lojtarët e pangishëm të bixhozit që kërkojnë të ikin nga emocione të turbullta si që janë depresioni dhe shtrembërime të tjera psiqike. Zhytja në lojë tërhjek vëmendjen për një kohë nga mendimet e rënda. Mirëpo loja e përfunduar është edhe përfundim i cytjeve që bëjnë « harrimin » e vuajtjeve dhe kështu tani pason etapa e shprastësirës së tmershme që mund të sjell pasoja tragjike të skajshme shpirtërore.
 

Sweety el

Locus omnem
Pasojat e bixhozit
Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, casino …) si dhe lojërat me zara et me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda financiare, degjenirim të marëdhënieve familjare e shoqërore, çrregullim të marrëdhënieve profesionale dhe dergjë të ndryshme psiko-fizike. Të fillojmë me rradhë:

Pasojat ekonomike janë njëra nga pësimet e para që i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqëror. Ai humb dhe i këthehet sa më shpejt lojës për t’i këthyer paratë e flijuara. I rrasur në borxhe "lufton" t’i këthej ata e kështu zhytet akoma më tepër në lloçin moçalik të komarit andaj i rroket borxheve të reja, fillon të shkrin pasurinë familjare aq sa shet për shuma mizore edhe stolitë dhe trashigiminë e përbashkët. Kur edhe ky "burim" shterret, subjekti kapet pas dallavereve të reja si që janë mashtrimi, vjedhja e grabitje të të gjitha llojeve.

Vartësia sjell gjithashtu tkurje në vetëvete e kjo pjell probleme tjera me familjen dhe të afërmit pasiqë lojtari bëhet gjithënjë e më i padukshëm nga se kohën e kalon në bixhoz e nga kjo fillon nervozizmi. Ai bëhet i padurueshëm dhe shqetësimet rriten e me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe proçesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjindet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Rrena dhe moskëthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masovikisht e kjo, krijon një vetmi tejet të rëndë.
Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ata vijnë nga fakti se komarexhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punoj edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marr, mandej është i raskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e pra kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kurr flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjën që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkoholi e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.

Nxjerrja

Më lartë, përmenda rastin e përgjigjeve me PO, nga ku lehtë shifet ka apo nuk ka vartësi. Këto pyetje janë vetëm disa nga « dora e parë » që vërtetojnë vartësinë e sigurt, andaj vet personi dhe të afërmit duhet të reagojnë e të kërkojnë ndihmë nga njerez të specializuer duke u nisur nga mjeku konsultant i cili do të merr masat me specialistë e organizma të tjera të specializuara për kësi lloj sëmundjesh. Duhet dijtur qartë se vartësia nga bixhozi është ndër më të ngatëruarat sepse ajo nuk rrezikon drejtpërsedrejti jetën e kështu nuk ka ndonjë element nxitës për të ndërpre. Alkoholi, duhani, drogat kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e njeriut dhe kur subjekti ndjen se i kërcënohet rreziku nga vdekja e parakohshme, në raste dërmuese ai ndërpret konsumimin. Në këtë pikëpamje bixhozi ndërron plotësisht. Njof raste kur ai i shtrirë në shtrat, fton lojtarë dhe i paluar në krevet, kur i vjente rradha, vjerrte dorën, merrte zarat në tepihun e ndyrë dhe i rrokulliste për të lypur fitime.

Tash vjen pyetja ç'duhet bërë për të dalur nga kjo vartësia? Më e drejta është të gjindet mënyra për t’u larguar ofertave e mundësive të dhëna që na ofrojnë mjetet dhe mundësitë tjera. Nëse vartësia ngjet nëpërmjes të komjuterit, ndërpriten të gjitha lidhjet drejtë sajteve të tilla, të ndërpritet vizita e kafeneve – bastore dhe atyre ku luhen lojra me letra bixhozi, domino, tavëll (lojë me zare) etj. Me një fjalë, duhet larguar çdo gjëje që tërhjek vëmendjen drejt lojërave të « fatit ». Familja dhe shoqëria mund të ndihmojnë më së miri duke ia ndërprerë të gjitha burimet financiare, duke ia aneksuar kartën e bankës, duke ndërprerë huadhënien dhe duke mos blerë asgjë nga ai (stoli, veshëmbathje etj.) qoftë edhe me çmime përfundimisht të ulëta… Mungesa e parave e bën të pamundur kyqjen në lojë.

Këto rregulla nuk mjaftojnë për të shpëtuar nga vartësia por janë një fillim drejtë harresës e me ndihmë profesionale, ka gjasa të mira për shpëtim. Në shtetet perendimore egzistojnë shum shoqata e organe të ndryshme të specializuara për ndihmë dhe preventivë të cilat marrin përsipër falas kurimin dhe ndihmën për të shpëtuar nga kjo vartësi.
 

Sweety el

Locus omnem
Loja patologjike dhe vartësia

Dallimi i vartësisë ndaj lojërave të fatit qëndron në faktin se ajo nuk është e lidhur me konsumimin e substancave psikoaktive. Sistemet e mjekësisë e klasifikojnë lojën patologjike në rradhët e trazirave dhe në papërmbatjen ndaj cytjeve (pulsioneve). Definohet si sjellje dhe dëshirë e pakontrolluar pas lojërave të fatit dhe praktimin e tyre të shpeshtë e të përsëritshëm dhe që mbisundon në jetën e personit në vartësi. Kjo shprehi, përshkruhet nga specialistët si adikt sjelljesh. Në këtë vijnë duke u bazuar në kriteret e sistemit për klasifikim (CIM-10) lidhur me vartësitë ndaj substancave psikoaktive kurse vartësia ndaj lojërave të fatit karakterizohet si vijon :
dëshirë e madhe për të luajtur
vështirësi për të kontrolluar veten ndaj lojës
gjendje mungese kur nuk mund të luhet
domosdoshmëri për shtim të pandërprerë
vënia (e shumave) e rreziku për të kapur efektet e njëjta (fenomeni i tolerancës (adaptimit)
mbisundimi i lojës ndaj aktiviteteve dhe obligimeve tjera
praktimi i vazhdueshëm i lojës që pezmon ende pasojat e dëmshme
Teprimi i skajshëm
Bixhozxhinjt e vartur janë të ekspozuar pandërpre rreziqeve të ndryshme, sidomos për shëndetin e tyre psikofizik si dhe pasojave të rënda shoqërore e financiare.

Pasojat e mundshme shëndetësore :

çregullime të koncetrimit dhe performancës, ankth, pagjumësi
gjendje depresive, brengë (tasë, vrerë)
ndryshime të personalitetit (p.sh. humbje e ndjenjës së realitetit, mungesë interesi për gjëra tjera jashtë bixhozit)
zhvillim i ndonjë vartësije
rritje e konsumit të alkoholit, duhanit dhe barnave me rrezik adiktiv
rritje e rrezikut nga vetëvrasja
humbje të oreksit
djersitje e tepruar, dridhje, shqetësime motorike
dhimbje të barkut dhe çrregullime intestinale
çrregullime të rendit seksual
Pasojat e mundshme shoqërore e financiare :

përkeqsim i gjendjes financiare që mund të purfundon me zhytje në borxh
Hajní me qëllim të sigurohen të holla
Izolim shoqëror
Pasoja negative në çift, në familje, në punë.
 

Sweety el

Locus omnem
po shkruaj disa mendime te njerezve qe kane per kete loje:
1.un mendoj se lojrat e fatit nuk jan semundje, po e dite se si te punosh apo te merresh me to. nese merr "rrugen e keqe" dhe futesh ne nje rreth pa fund, duke luajtur vetem lojra te tilla, ateher mendoj se shenderrohet ne semundje.
un per veten time kam provuar fatin dyhere me lloto, por asnjehere nuk kam fituar ndonje shume te madhe parash. dhe nga ajo kam mesuar se njeriu duhet te provoj gjera te ndryshme, por ne nje mase te duhur.
2.kjo dukuri thirret SEMUNDJE....siq eshte nje njeri alkoholik, narkoman...etj etj
mos e dhashte Zoti me u smu prej qesaj najkush...
 

Sweety el

Locus omnem
3.Smundje e shekullit qe po i sjell shoqerise shume probleme ne person ne familje dhe shoqeri ka nevoj per sherim dhe per kete kan filluar te ndertohen disa SPITALE TE TILLA
4.une nuk kam aspak respekt per njerez qe perfshihen ne aktivitete te tilla. E di qe eshte veshtire per tu ndare pasi te jesh bere pjese e saj por me ngjan si dicka qe vetem reklamimin e ka me moto per te fituar sepse ne realitet eshte humbje, madje shume e madhe morale, sociale, ekonomike, emocionale e shume te tjera qe mund te vine si rrejdhoje e perfshirjes ne gjera te tilla.
 

Mirjan Niço

Primus registratum
booo sa ke shkruajtur
eek.png
....
Por bixhozi eshte nje fenomen sh i komplikuar/. The man can beat the game; ...but in a bet there is a fool and a thief....
nqs nuk e di se cfar je, mos u ngaterro me keto pune se mund te ndoshin ato qe ke shkruaj ti me siper !!!

 

Sweety el

Locus omnem
booo sa ke shkruajtur
eek.png
....
Por bixhozi eshte nje fenomen sh i komplikuar/. The man can beat the game; ...but in a bet there is a fool and a thief....
nqs nuk e di se cfar je, mos u ngaterro me keto pune se mund te ndoshin ato qe ke shkruaj ti me siper !!!

ti mesa duket nuk i ke lexuar ato cka kam shkruar une,prandaj shprehesh ashtu dhe une po te them qe jam dikush qe nuk i ka qejf keto lojra,me nje fjale i uurrrreeejjjjjj ne maksimum.
 

GENIU$

Valoris scriptorum
bixhozi eshte menyra me e keqe per te kaluar kohen,,,
nga bixhozi fiton vetem ai qe ka ate biznes dhe ai nuk i futet asaj loje
 
Top