BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Lezhjanët fitojnë 3-1 me koplikasit dhe i afrohen kreut
Veleçiku, "viktima" e radhës së Besëlidhjes
Nga Lezha, Lekë Miraj

Veleçiku-Besëlidhja 1-3

Besëlidhja: Llanaj, Prela, Lika, Kaçi, Matola (Cafi 46'), Haxhia, Osmani, Pjetrushi (Perloshi 46'), Bruka, Zenuni, Abazaj (Gega 80'). Trajner N. Lorenci.

Veleçiku: Bajri, Çokaj, Hasani, Muka, Radohima, Zmijani, Isufi, Pepa, Kraja, (Zenelaj 46') Burgaj, Lakaj. Trajner B. Duli.

Shënues: Lika 47', 90', Cafi 60', Pepa 67' (11-m).

Gjyqtarë: A. Nase (Tiranë), A. Lamçe (Patos), A. Shkëmbi (Tiranë).

Takimi ndërmjet dy skuadrave veriore të Veleçikut dhe Besëlidhjes ka filluar në një stadium me shkallë të boshatisura. Shkak për këtë është bërë njoftimi i publikuar në qytetin e Lezhës, sipas të cilit ndeshja do të fillonte në orën 14.00. Sipas sekretarit të klubit "Besëlidhja", Dodë Doda, ndryshimi i orës së fillimit të ndeshjes për në orën 13.30 është njoftuar me vonesë nga FSHF-ja, duke e hequr nga vetja përgjegjësinë për këtë pasaktësi. Megjithatë, koplikasit kanë mbërritur në Lezhë në kohën e duhur dhe ndeshja ka filluar në kushte mjaft normale, por pa asnjë shikues. Besëlidhja, tepër këmbëngulëse për të shënuar, krijon dy raste sapo fillon ndeshja, por që shpërdorohen nga Haxhia dhe Lika. Edhe koplikasit janë të vendosur mirë në fushë dhe kanë dëshirë për të treguar diçka nga vlerat e tyre reale. Madje miqtë përpiqen të luajnë si të barabartë në Lezhë. Ata përpiqen të prishin lojën e vendësve, ndërkohë që lezhjanët janë tepër konfuzë. Pjesa e parë e ndeshjes i ngjan më tepër një ndeshjeje kontrolli, sepse mungojnë rastet dhe befasia në sulm. Besëlidhja e ka ndier mungesën e Përloshit në këtë pjesë loje, sepse aksionet e saj janë pa mendim. Trajneri Lorenci ka shtyrë para Likën, në rolin e një sulmuesi të mirëfilltë, por ai e ka të vështirë të orientohet para portës të Bajrit. Me një fjalë, Besëlidhjes i mungon lojtari organizator dhe sulmuesi finalizues. Kështu që 45 minutat e para mbyllen të bardha, me një lojë konfuze dhe të paqartë nga të dy ekipet. Një lojë e tillë u interesonte më shumë miqve koplikas, që në këtë pjesë loje arrijnë të mos pësojnë gol, por edhe të mos rrezikojnë asnjëherë. Në pjesën e dytë, Lorenci ka ndryshuar shumë në formacionin lezhian, sidomos në vendosjen taktike të skuadrës. Është aktivizuar Përloshin dhe Cafin, është tërhequr Lika në mesfushë dhe skuadrës i është rikthyer frymëmarrja e duhur. Rezultati i kësaj manovre taktike nuk ka vonuar. Në minutën e 47-të, Lika ka shënuar një gol të bukur. Pas këtij çasti, loja e Besëlidhjes është gjallëruar mjaft. Perloshi tregon vlerat e veta reale, duke e udhëhequr skuadrën drejt suksesit. Në minutën e 60-të ka shërbyer në mënyrë të përsosur për Cafin, i cili brenda zone shënon golin e dytë. Kështu Besëlidhja çlirohet, e qarkullon saktë topin në gjysmëfushën mike, duke krijuar epërsi të dukshme ndaj koplikasve. Miqtë tentojnë të organizohen, por janë të pafuqishëm. Vetëm në minutën e 67-të arrijnë ta shkurtojnë diferencën e golave me anë të një penalltie të realizuar nga Pepa. Kjo ishte dhe vizita e vetme e tyre në portën e Llanajt. Këmbëngulin lezhjanët për ta thelluar rezultatin, por trau i Bajrit bëhet pengesë e gjuajtjeve të Përloshit dhe Cafit. Është dashur minuta e fundit, kur protagonist është sërish Perloshi që, me një asist të përpiktë për Likën, i ka dhënë mundësi këtij të fundit të shënojë golin e tretë për Besëlidhjen dhe të dytin për të në këtë ndeshje.

Opinione:

Valentin Gjetja, zv.trajner i Besëlidhjes:
"E kishim vlerësuar Veleçikun realisht, si skuadër që ka vlera dhe jo nga vendi që ka në klasifikim. Prandaj kemi punuar shumë gjatë javës. Mendoj se loja pati dy tablo krejt të kundërta për ne. Zhvilluam një pjesë të parë me shumë gabime në pasim, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam gjithçka. Futja e Perloshit ka qenë përcaktuese në këtë ndryshim. Kështu e dominuam lojën, shënuam 3 gola, por humbëm mjaft raste të tjera."

Besnik Duli, trajner i Veleçikut:
"Më ka pëlqyer loja e të dy ekipeve. Në pjesën e parë nuk pati asnjë diferencë në fushën e lojës ndërmjet nesh dhe Besëlidhjes. Diferenca u krijua në pjesën e dytë, nga futja në lojë e Perloshit."
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga angeldeviled:
[qb] hey po c'a ben ti copy paste sportit shqiptar?????? [/qb]
ehe. /pf/images/graemlins/smile.gif Po ku tjeter me i marr lajmet ne te jashtmit? /pf/images/graemlins/tongue.gif

E kena marre vedin me duket si ekip. :thumbsup:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb]
Fillimisht postuar nga angeldeviled:
[qb] hey po c'a ben ti copy paste sportit shqiptar?????? [/qb]
ehe. /pf/images/graemlins/smile.gif Po ku tjeter me i marr lajmet ne te jashtmit? /pf/images/graemlins/tongue.gif

E kena marre vedin me duket si ekip. :thumbsup: [/qb]
jua jap une lajmet apo s'te pelqyen?njelloj ishin!!!!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Padiskutimisht qe me pelqyen sidomos me ate shpirtin e zellshem te tifozes me te mire te Beslidhjes qe kam pare ndonjehere. :wave:

Gazeta ishte vetem plotesim i asaj qe ti shkruajte. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Padiskutimisht qe me pelqyen sidomos me ate shpirtin e zellshem te tifozes me te mire te Beslidhjes qe kam pare ndonjehere. :wave:

Gazeta ishte vetem plotesim i asaj qe ti shkruajte. /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
kujton ti se nuk di une me shkru si gazeta?????po s'du vete!!!!!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Renditja 13 dhjetor 2003

Skuadra Pikë Ndeshje|Gol.sh|Gol.p

Bylis 34 14 40 14
Egnatia 29 14 21 12
Besëlidhja 24 14 24 18
Tomori 23 14 19 15
Laçi 23 14 19 15
Naftëtari 22 14 24 18
Apolonia 13 14 12 21
Luftëtari 11 14 22 26
Erzeni 10 14 11 26
Veleçiku 4 14 13 40

E mbyllem kete faze pra ne vend te trete. Jo keq. FORCA BESELIDHJA!!! /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Presidenti i ekipit lezhjan përcakton piketat për të ardhmen

Çela: Besëlidhja ka të ardhme

Pas një fillimi jo të mirë të fazës së parë, ekipi i Besëlidhjes e mori veten dhe tani renditet në vendin e tretë. Presidenti i ekipit lezhjan, Artur Çela, shprehet optimist se futbollistët e drejtuar nga trajneri Lorenci do të vazhdojnë drejt suksesit dhe ai, së bashku me kryetarin e bashkisë, Gjokë Jaku, do të ndihmojnë për fuqizimin e ekipit me futbollistë cilësorë. Në intervistën për "Sportin shqiptar", presidenti Artur Çela, midis të tjerash, analizon ecurinë e ekipit të tij dhe përcakton piketat për të ardhmen.
? Ka përfunduar gjysma e rrugës në A2. Si e vlerëson presidenti Çela ecurinë e Besëlidhjes?
- Besëlidhja pati një fillim jo të mirë. U humbën dy ndeshje radhazi në Lezhë. Kjo ishte një goditje e rëndë për skuadrën dhe për mua. Megjithatë, unë vazhdova të besoj te stafi teknik, me në krye trajnerin Lorenci. Dhe nuk gabova. Besëlidhja, me kalimin e kohës, erdhi duke u rritur.
? Besëlidhja nuk bëri merkato cilësore në verë. A ka ndikuar kjo në rezultatet e skuadrës?
- Nuk e kuptoj se pse e mohoni merkaton e verës. Unë kam lidhur kontrata me 8 futbollistë.
? Këta ishin futbollistë që u afruan vetë, apo i përzgjodhët ju?
- Unë nuk bëj përzgjedhje. Këtë e bëjnë të tjerët. Cilësinë e futbollistëve nuk e vlerësoj unë. Më takon vetëm të kryej financimet sipas kontratave. Por me gjykimin e sotëm, them se më mirë do të ishte që të investonim vetëm për 3?4 futbollistë cilësorë.
? Megjithatë, Besëlidhja ndodhet në vendin e tretë. Si e mendon Çela te ardhmen e saj?
- Rritja e Besëlidhjes në fazën e dytë është e dukshme. Në 5 takime kemi marrë 12 pikë, aq sa në gjithë takimet e tjera të fazes së parë. Kemi edhe katër ndeshje për fazën e dytë dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta realizuar objektivin tonë.
? Një grup futbollistësh kanë kërkuar që të jeni korrekt ndaj tyre dhe të afroni 3?4 futbollistë cilësorë. Si i vlerësoni kërkesat e tyre?
- Për sa i takon korrektësisë, mendoj se kam qenë dhe do të jem korrekt. Aktualisht nuk kam asnjë detyrim financiar ndaj tyre. Mendoj se futbollistët duhet të jene korrektë me detyrimet e tyre ndaj futbollit, rezultatit sportiv, kontributit në ekip dhe realizimit të objektivit. Ne nuk do të largojmë asnjë futbollist, por do të afrojmë futbollistë cilësorë. Për këtë kemi biseduar edhe me kryebashkiakun Gjokë Jaku. Ai ka marrë përsipër të paguajë dy futbollistë, kurse të tjerët do t'i paguaj unë. Kemi filluar edhe bisedimet dhe së shpejti Besëlidhja do të përforcohet.
? Pretendentët e A2-shit për në A1 po realizojnë marrëveshje dhe këmbim futbollistësh. Si i vlerësoni këto aleanca?
- Këto janë në dobi të futbollit të A2-shit, pasi duke u rritur konkurrenca, rritet edhe lufta sportive. Por, nëse ato bëhen me motive të tjera, unë do të jem i pari që do t'i denoncoj.
? Jeni shprehur vazhdimisht për nevojën e krijimit të shoqërisë aksionere për drejtimin dhe financimin e Besëlidhjes. Pse po vonon konkretizimi i kësaj nisme?
- Unë kam qenë i bindur dhe jam se futbollin lezhjan do ta çojë në vendin që meriton vetëm një shoqëri aksionere. Për këtë po përfundoj procedurat e dokumentacionit përkatës dhe do t'i dorëzoj në bashki.
? Ju jeni edhe këshilltar i bashkisë. Sa shpresoni se do të realizohet kjo nismë?
- Zgjedhja ime në këshillin bashkiak është një plus në realizimin e kësaj nisme.
Lekë Miraj
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

akoma me kopje ti???? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif lexo gazeten neser se ke nje artikull per beselidhjen(te sporti shqiptar online) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Te rejat e fundit:
Ka dy jave qe Lorenci ka dhene doreheqjen e mendohet per ardhjen e nje trajneri malazez!
Pjetrushi e Perloshi s’jane me ne ekipin e Beselidhjes,Pjetrushi ka marre lejekalim per te Besa ndersa transferta e Perloshit s’eshte akoma zyrtare.Presidenti ka llogaritur qe deri ne fund te muajit te shlyhen te gjitha pagesat e mbetura nga kesti i dyte i kontratave!
Logos shpresoj se te mjaftojne per sot !

Pa harruar kurre te themi Forca Beselidhja!!!!!
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

edhe pse jashte teme do pergjigjem!
nese x-ray me editon :confused: :confused:
dalin dy skuadra dmth qe levizin dy lart dy poshte nga A2 ne A1 e B1
 

Alesio1

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga babyangel:
[qb] edhe pse jashte teme do pergjigjem!
nese x-ray me editon :confused: :confused:
dalin dy skuadra dmth qe levizin dy lart dy poshte nga A2 ne A1 e B1 [/qb]
Une ne fakt isha ne teme sepse nuk po flisja (pyesja) per.... , por per futbollin.
Faleminderit shume per pergjigjen dhe ju uroj suksese dhe vitin tjeter te bejme ndonje ''derbi'' fantastik.

Shendet.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

A din kush me m'than ca po ndodh me Beslidhjen? Naj te re, a naj thashethem se ka 3 jave t'pakten q* nuk lexoj gja ne gazeta. :mad: :shrug:

E vetmja gja q* di asht se Ilir Spahiu keka ba trajner i skuadres. Per ma gjate, ju lutem patriota na informoni. :wink:

P.S Angel, ku dreqin bahesh? Ke hup krejt ke hup! :wave:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] A din kush me m'than ca po ndodh me Beslidhjen? Naj te re, a naj thashethem se ka 3 jave t'pakten q* nuk lexoj gja ne gazeta. :mad: :shrug:

E vetmja gja q* di asht se Ilir Spahiu keka ba trajner i skuadres. Per ma gjate, ju lutem patriota na informoni. :wink:

P.S Angel, ku dreqin bahesh? Ke hup krejt ke hup! :wave: [/qb]
kam pune mor bos!!!s'kam kohe me u marre me ata kalamajte! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif pastaj tani ka fillu faza o burre!!!prit sa t'i marr infot e t'i them!!!edhe ajo me yll shkruhet qe se s'je kosovar!!
 

beshbossi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

atehere:
Beselidhja ka humbur Ne kucove!!
Trajneri i ri(ilir spahiu) eshte shume i zhgenjyer e thote se skuadra s'kishte as grinte as deshire per loje asgje!!!!
dmth kemi shkuar per .........
Sot eshte bere nje ndeshje stervitore me te rinjte e Dinamos ku kemi fituar 5-0 po ishte ndeshje shume e dobet nga bebushet e beselidhjes(me vjen keq!!)
nga une!
 
Top