Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!
Shifi Lezhjant...Po me vjen kojshi njani... /pf/images/graemlins/laugh.gif
-----------
Vetëm mbrojtësi do t?i bashkohet skuadrës polake, ndërsa për mesfushorin nuk është zyrtarizuar marrëveshja e transferimit të tij
Poloni: Ndreka po, Muzaka jo
Muzaka do të qëndrojë te Partizani, ndërkohë që mbrojtësi Henri Ndreka do t?i bashkohet së shpejti polakëve të Legias së Varshavës.
Drejtuesit e kuq kanë ngelur të pakënaqur nga oferta e bërë nga ana e homologëve të tyre polakë në lidhje me mesfushorin Muzaka, që pas dështimit të kësaj tratative do të vazhdojë të jetë futbollist i Partizanit.
Kërkesat ekonomike të drejtuesve të Partizanit për talentin e ri të futbollit shqiptar nuk janë plotësuar nga ana e polakëve të Legias, të cilët nuk janë treguar të gatshëm për të paguar shumën e kërkuar, gjë që ka sjellë edhe prishjen e marrëveshjes parimore të arritur vetëm disa ditë më parë.
Ndërkaq e kundërta ka ndodhur me të ardhmen e mbrojtësit Henri Ndreka, oferta e të cilit ka gjetur viston e duhur nga ana e krerëve të klubit të kuq, të cilët kanë zyrtarizuar në këtë mënyrë marrëveshjen e arritur, që së shpejti do të konkretizohet me largimin e Ndrekës, në drejtim të Legias së Varshavës.
Të dy futbollistët janë kthyer gjatë orëve të vona të ditës së djeshme nga Polonia, ku kanë qenë pranë Legias për një periudhë një javore, e cila synonte t?i shërbente më nga afër për njohjen më nga afër të skuadrës së tyre të ardhshme.
Po kështu e njëjta gjë pritej edhe nga ana e trajnerit të Legias, i cili do të zbulonte karakteristikat e dy futbollistëve shqiptar, për të cilët ishte arritur një marrëveshje parimore.
Gjithsesi periudha e ?provës dhe e njohjes? ka rezultuar e sukseshme si për Ndrekën ashtu edhe për Muzakën, por gjithçka ka ?çaluar? në arritjen e plotë të marrëveshjes ekonomike, ku për mesfushorin 20-vjeçar oferta nga ana e drejtuesve polak ka rezultuar e ç?balancuar në raport me kërkesën e krerëve të kuq.
Kjo ka sjellë edhe prishjen e marrëveshjes parimore të arritur disa javë më parë, gjë që ka vendosur edhe të ardhmen e Muzakës, i cili do të vazhdojë të luaj për fanellën e kuqe, ndërsa Ndreka pas periudhës një javore të qëndrimit të tij te Legia, pritet të niset përfundimisht në drejtim të kësaj skuadre, pas datës 10-Dhjetor.
Kështu në këtë mënyrë Ndreka mbetet i vetmi largim nga rradhët e të kuqve, ndërkohë që qëndrimi në skuadër i Gjergj Muzakës duket se me të vërtetë ka mbushur boshllëqet që mund të shkaktonte largimi i tij.
Mesfushori i talentuar ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të Partizanit në këtë kampionat, ku ka spikatur me lojën e tij në krahun e majtë të mesfushës, madje Muzaka ka qenë edhe autori i disa golave mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij, ku mesfushori ka shënuar në përballjen ndaj Teutës si dhe në derbin e fituar ndaj bardhebluve të Tiranës.
Largimi i Ndrekës në qendër të mbrojtjes mund t?i bëjë drejtuesit e Partizanit për tu hedhur sërish në merkato për afrimin e një futbollisti në këtë rol. Kjo pasi veç shtatlartit Grizha braziliani Brakini mbetet i vetmi futbollist në qendër të mbrojtjes, sepse edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ervin Fakaj i cili prej një muaji i ishte bashkuar Partizanit është larguar vetëmn disa ditë më parë nga skuadra.
SHABAN SULÇE
Marrë nga Sport Plus