Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun
Me poshte po dergoj nje shkrim qe e ka shkruar Olsi Jazexhiu (i cili shkruan tek gazeta Tema, i njohur sidomos me shkrimin "Edi Rama, nje zhgarravine e shitur per veper arti"

per sa i perket nismes se qeverise sone per te derguar trupa ne Irak...
DIVIZIONI SS “SKANDERBEG”
Ne perpjekjet e tyre te deshperuara per te qene gjithnje me
palen me te forte pergjate historise, shqiptaret shpesh
kane bere gabime fatale per te ardhmen e tyre duke zgjedhur
aleate jo te pershtatshem ne kohe te papershtatshme. Si
rrjedhoje e ketyre gabimesh ne zgjedhje, qe rrjedhin nga
driteshkurtesia historike e politikaneve shqiptar, populli
jone ka perjetuar vuajtje me pas. Nje nga shembujt me te
deshperuar te aleancimit te gabuar ne kohen e gabuar te
shqiptareve me nje fuqi boterore, eshte ai qe qeveria e
Mithat Frasherit beri me qeverine Gjermane ne fund te
Luftes se Dyte Boterore. Aleancimi i kesaj qeverie me nje
fuqi ne renie, do te conte qe pas Luftes se Dyte Boterore
lojtaret e rendit te ri boteror te injoronin kerkesat e
shqiptareve per bashkejetese me vellezerit e tyre ne
Kosove, Cameri dhe Maqedoni dhe ti trajtonin ata si popullarmik.
Nje nga hapat me te gabuar qe qeveria e Mithat Frasherit i
la historise shqiptare ishte edhe krijimi i divizionit SS
“Skanderbeg” nen Xhafer Deven. Ky division ushtarak qe u
krijua per te mbeshtetur operacionet naziste ne Ballkan u
formua ne nje moment kur kunder Gjermanise Naziste ishte
cuar e gjithe bota. Ne Prill te vitit 1944. Edhe pse ky
divizon ishte jeteshkurter dhe nuk beri asnje hap te
rendesishem ne histori pervecse clirimit te disa tokave
shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni ne bashkepunim me
gjermanet, emri dhe aleancimi i tij me qeverine naziste,
sherbeu si precedent per popujt jo-shqiptar pas luftes, qe
te pastrojne etnikisht dhe masakrojne shqiptaret sikuisling te nazisteve.
Politika shqiptare ashtu si ajo ne ditet e Xhafer Deves dhe
Mithat Frasherit, po tregon te njejten miopi politike dhe
strategjike per interesat e shqiptareve per te ardhmen tone
ne Ballkan dhe Evrope edhe ne ditet e sotme. Kjo miopi
historike qe per mendimin tim eshte e perziere me nje
prostituizem moral, e ka cuar shtetin shqiptar dhe makinen
e tij shteterore qe te solidarizohet plotesisht me
agresionin anglo-amerikan kunder Irakut, ne nje kohe kur
shumica e komunitetit nderkombetar dhe vecanti ai evropjan
eshte kunder kesaj lufte. Ne nje kohe qe ne te gjithe
vendet e botes, qofte edhe ne rruget e Tiranes opinioni
publik denon imperializmin anglo-amerikan ne Irak,
qeveritaret kuislinge shqiptar perserisin historine eXhafer Deves.
Si ne 1942 - 43 me Gjermanet edhe ne ditet e sotme SHBA-te
qendrojne si forca me e madhe ushtarake e globit tone. Nen
forcen e saj militare, ashtu si ne blitzerkliget gjerman te
Luftes se Dyte Boterore, ushtrite armike shkaterrohen
lehtesisht. Nuk ka rregjim armik qe ti bej dot balle cizmes
amerikane. Rregjimi i sotem Iraken ashtu si ai Polak apo
Cek i 1939 – 40ave eshte predestinuar qe te bjere.
Megjithate ne nje paralel logjik qe ne mund te vendosim mes
SHBA-se dhe Gjermanise se LDB, kunder fuqise pas se ciles
kuislinget shqiptare po servilosen, eshte cuar i gjithe
opinioni nderkombetar. Kolonializmi amerikan kunder Irakut
dhe Lindjes se Mesme sot eshte po aq i denueshem neper
qarqet diplomatike boterore sa ishte edhe pushtimi i
Cekosllovakise nga Hitleri ne LDB. Tamam si me Hitlerin ne
vitet 1940, edhe SHBA-te e sotme po shtrihen ne fushata
pushtuese sa ne Afganistan, Irak e ku dihet se ku me. Si ne
1940, kunder agresionit dhe mosrrespektit ndaj ligjit
nderkombetar nga ana e Gjermanise, edhe sot qendron i
gjithe komuniteti nderkombetar i cili eshte i tmerruar nga
ky neokolonializem dhe unilateralizem amerikan dhe injorim
qe ai i ben fuqive te tjera globale. Bushi II po perdhunon
ligjin nderkombetar te sovranitetit te kombeve si Hitleri
ne 1939. Kjo shkelje e ligjeve nderkombetare po degjeneron
OKB-ne qe te kthehet ne nje Lige Kombesh.
Nuk ka asnje dyshim qe lufta qe SHBA-te po bejne sot per te
kontrolluar naften e Lindjes se Mesme drejtohet vetem se
kunder nje blloku. Komunitetit Evropjan. Bota e sotme po
perjeton nje lufte te re te ftohte. Para 2 ditesh ne selite
e KE ne Bruksel zyrtaret evropjan zbuluan aparate pergjimi
qe CIA kishte instaluar ne zyrat e shumices prej anetareve
te BE-se. Ne anen tjeter, nxjerrja ne qarkullim nga BE-ja e
EURO-s ka cuar “greenback-un” amerikan qe te c’vleresohet
ndjeshem ne bote. Popujt e botes se trete, duke futur ketu
edhe shqiptaret kane vendosur qe transaksionet apo
depozitat e tyre ti ruajne ne Euro ne vend te copes jeshile
te letres se hegjemonise amerikane. Ky spostim kapitali
boteror nga duart e Daj Sameve ne ate te Daj Bonaparteve po
i tregon SHBA-se se perandoria e tyre eshte ne kriza
ekzistenciale. Ata nuk mund te printojne me letra jeshile
sot per te blere boten si me pare. Perandoria amerikane qe
deri me sot mbahej ne pushtet fale depozitimit te pasurive
te popujve te botes ne letren jeshile qe ata printonin, po
duket se po merr fund me daljen e Euros. Per kete arsye
SHBA-te kane nevoje per nje “greenback” te ri. Per kete
arsye njerez si Donald Rumsfeldi dhe primitive si Bushi II
po preferojne qe ti tregojne botes se ata mund ta zoterojne
boten me forcen e “tomahokeve” dhe bombave tip “dazzy
cutter” dhe me ate ti thone stop Euros. Me “dazzy cutters”
dhe bomba te shkaterrimit ne mase Bushianet po ia marrin
Perendimit ndasine e “arit te zi” musliman te cilin Sadam
Huseini iua morri SHELLIT dhe BP-se ne vitin 1972.
Megjithate mesimi i historise se botes moderne na ka mesuar
se bota nuk sundohet me force fizike por morale. Na ka
mesuar se Bashkimi Sovjetik deshtoi qe te sundoje boten
nepermjet forces ne momentin kur ata kujtuan si ishin te
fuqishem dhe se me ate fuqi mund te imponojne cte duan. Por
gabuan. Gabuan kur derguan tanket e tyre ne Cekosllovaki
dhe Hungari. Pse ne fakt vetem se komunizmi me fytyre
humane i Imre Nagit ishte ai qe mund te kishte sunduar
boten dhe jo ai i tankeve te Brezhnjevit. Per kete arsye
imperializmi amerikan i viteve 1980 triumfoi ne bote. Ne
ato vite ky imperializem u shihte si simbol i miresise
natyrore te njerezimit. Bin Ladinet me te cilet sot Amerika
eshte ne lufte, ne vitet 80’ vdisnin per imperializmin e
saj qe luftonte socialimperializmin e “qafireve” sovjetikne Afganistan.
Imperializmi amerikan deri ne vitet 1990 pati me shume
fytyren e nje imperializmi me pamje njerezore edhe pse ne
shume raste, si ne Vietnam, tregoi fytyren e tij te
vertete. Megjithate ne shumicen e rasteve imperializmi
amerikan i 80-ave u pa i reklamuar dhe simbolizuar me Koka
Kolen dhe Blu Xhinsin. Me lirine dhe zhvillimin. Me Harley
Davidsonet ne vend te bombardimit. Por imperializmi i sotem
Bushian qe po e kthen imperializmin amerikan te
simbolizohet me Tomahoket dhe bombat e shkaterrimit ne mase
po i provon botes i urryer. I urryer ashtu si nazizmi,
stalin-komunizmi dhe kolonializmi i shekujve te 19. Ky
imperializem nuk ka te ardhme ne bote ashtu sic nuk pati te
ardhme komunizmi dhe me pare kolonializmi, despotizmi etj.
Me konfliktet e interesave qe Evropa Perendimore po
perjeton sot perballe hegjemonise se “dazzy cutterit”
amerikan, Lufta e Trete Boterore nuk duket larg. Dhe ky
lajm nuk eshte sajim imi. Kete lajm e citoi Ivan Grozni i
uritur i Moskves, Vladimir Putini perpara pak ditesh kur pa
tanket e Bushit te marshojne kunder Bagdadit borxhli ndaj
Ruseve. Lufta e Pare dhe e Dyte Boterore lindi ne Evrope si
rrjedhoje e konflikteve te interesave qe fuqite perendimore
paten me njera tjetren ne lidhje me posedimin e botes.
Bushi II pas Irakut do te kerkoj te pushtoje Iranin, si
Hitleri me Polonine pas Cekosllovakise. Ky pushtim do ti
tregoje KE-se dhe Rusise se perandoria Amerikane ka
vendosur qe ti kthej keto vende ne satelite te saj dhe te
mos iu jape pjesen e luanit qe SHBA-ja merr ne zhvatjen e
pasurive globale. Dhe padyshim qe kjo makuteri Bushiane do
te coje ne LUFTE. Lufte mes kolonialistesh. Beteja si ato
te Al-Alameinit dhe Stalingradit do ti kthehen serisht
Evropes. Njeriu i eger i bardhe do te ndeshet mes veti per
te poseduar boten, ndersa ne banoret e botes se trete do te
behemi satelite te tyre apo ne rastin me te mire do te jemi
te lumtur ne primitivitetin tone tradicional.
Ne kete konflikt global qe po i vjen botes, une do te kisha
dashur me ngasherim qe qeveritaret tane kukulla te shohin
maskaralleqet dhe vjedhjet e tyre, dhe te mos e cojne
popullin tone bedel te interesave te tyre te vogla dhe
momentale qe padronet e tyre colonial iu kerkojne. Edhe pse
Fatos Nano mund te jete mahnitur me fuqine amerikane kur ka
hipur ne aeroplanmbajtesen amerikane ne Adriatik perpara ca
ditesh, dhe ka pare zogjte e hekurt amerikane sesi
hungerijne nga uria per lufte, une serisht do ta kisha
lutur qe te mendohej mire perpara se te conte vendin tone
ne anen e SHBA-se ne kete konflikt – kunder interesave
Evropjane. Do ti kisha lutur politikanet tane shqiptare qe
te mos perserisin gabimet tona historike duke krijuar
Divizione SS “Skanderbeg” per interes te me te fortit qe
sundon globin per momentin. Historia e njerezimit eshte e
gjate dhe shpesh e papredikueshme. Per kete sunduesit tane
duhet te shohin pak me thelle ne histori dhe te dine qe
aventura e aleancimit te Shqiperise neper blloqe ushtarake
te kohes eshte nje bixhoz i ndyre, qe edhe pse mund te te
japi disa dollare sot, rrezikon te te lere pa shtepi neser.
Per kete arsye ne duhet te themi: jo me “Divizioneve SS
“Skanderbeg” per popullin tone.