Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun
Si ishte ajo puna e ndeshkimit?
Takim surprizë i Task-Forcë të BE-së me përfaqësues të qeverisë amerikane, pas mbështetjes së luftës në Irak
SHBA-BE: Të ndihmohet hyrja e Shqipërisë në Europë
Palët shqyrtuan mënyra për të punuar më ngushtë me Shqipërinë që të arrihen standardet e BE-së
TIRANE- Dy takime jo të zakonshme u zhvilluan të hënën dhe të martën mes përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe përfaqësuesve të qeverisë amerikane. Ndihma e SHBA-së pas rreshtimit të hapur që Shqipëria bëri në krah të koalicionit, të vullnetit kundër terrorizmit duket se nuk do të mjaftohet vetëm në investime amerikane. Bisedimet e djeshme SHBA-BE për të siguruar se ecuria e integrimit në BE nuk do të stopohet, tregojnë se qeveria e Bushit po investohet edhe në planin diplomatik. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi dje se përfaqësues të Komisionit Europian dhe qeverisë së SHBA kryen konsultime joformale në Tiranë, më 24 dhe 25 mars për të diskutuar vizionin e tyre të përbashkët për një Shqipëri paqësore, demokratike dhe të begatë. “Ata shqyrtuan mënyra për të forcuar bashkërendimin e asistencës me qëllim që të ndihmohet Shqipëria për ta arritur këtë vizion dhe për të përbushur standardet e BE-së, si dhe për të punuar më ngushtë me Shqipërinë për të identifikuar përparësitë e asistencës”-thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. Po sipas të njëjtit burim, palët theksuan që anëtarësimi shqiptar në BE dhe në strukturat euro-atlantike është synimi përfundimtar si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Bashkimin Europian. Ato cilësuan si përparësi luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit si dhe promovimin e shtetit ligjor. Delegacionet udhëhiqeshin nga Reinhard Priebe, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Jashtë në Komisionin Europian si dhe Ruth Hansen, zëvendëskoordinatore për Asistencën e SHBA-së për Europën dhe EuroAzinë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së
Të dy palët ranë dakord të kryejnë takime të mëtejshme për të diskutuar më tej mbi mënyrën më të mirë për ta ndihmuar Shqipërinë që të trajtojë çështjet me të cilat përballet nëpërmjet përdorimit të përmirësuar të politikave dhe instrumentave përkatëse, si dhe nëpërmjet angazhimit të rritur të autoriteteve shqiptare në bashkërendimin e asistencës. Pas vendimit të Parlamentit dhe qeverisë për të mbështetur SHBA dhe Britaninë e Madhe në luftën në Irak, presidenti francez Shirak kërcënoi se vendet e Europës juglindore e kishin kompromentuar të ardhmen e tyre integruese. Takimi i djeshëm mes qeverisë së SHBA-së dhe të dërguarit të BE-së në Shqipëri për negociatat, Priebe, duket se bëhet me qëllim që Shqipëria mos të ketë asnjë pasojë nga ky vendim.