BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

anna

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

une jam KUNDER CDO LLOJ LUFTE e cila permban perdorim armesh ose force. asnje nuk eshte fitues nga kjo lloj lufte. ka vetem te humbur dhe humbje.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Idetë e tua filozofike janë të përshtatshme për Parajsën. Ruaji për kohën kur të mbrrish atje. Qoftë e largët dita!
 

Prim

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Europa K.... na ka shitur historikisht. Po te mos ishte Presidenti Wilson as kaq Shqiperi sa kemi nuk do e kishim; pa Ameriken Kosova nuk do kishte asnje lloj shprese per pavarsi, jo te ishte kaq afer endrres qindra vjecare. Mos e vrisni mendjen per Evropen, se sa te vije koha per tu futur ne BE, pas nja 15-20 vjetesh, do kene dale avaze te tjera, dhe do jete harruar Iraku. Ajo Evropa na bente sehir 50 vjet nen komunizem dhe nuk levizte as gishtin. Te pakten Amerika e kishte hapur degen e Shqiperise dhe ndihmonte me c'te mundte. Per Shqiperine nuk behet fjale vetem per tu bere me me te fortin, qe nuk eshte strategji e gabuar per nje vend te vogel, por te pakten te mos ndjehemi bukeshkale e mosmirenjohes. Nuk pret njeri te bejme lufte neve, s'eshte keq Amerika per 30 ushtare qe s'ka ku i perdor, eshte ceshtje gjesti simbolik ne mbeshtetje te Amerikes, qe jo vetem e meriton, por nuk ka per ta harruar perkrahjen tone. Ne politiken e Amerikes nuk ka shtet te madh dhe te vogel, se ne UN te gjitha shtetet nje vote kane, pavarsisht nga madhesia. Amerika s'ka nevoje per mbeshtetje as financiare, as ushtarake. Kurse mbeshtetjen morale e vlereson.

Kjo eshte e vetmja here qe politikanet shqiptare ben nje pune me mend.
 

I love new york

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga Assassino:
[qb] AShu menoj edhe un po fjala e fundit i takon Amerikes.
Ne fakt Europa tregohet shume e ndyre qe e la Ameriken te vetme,pasi Vetem prej Amerikes,sot Europa nuk flet RUSISHT.... [/qb]
jam komplet dakort.
europa sidomos franca eshte skile e madhe. edhe i do things done edhe s'do te prenoncohet.
presim fjalimin direkt te Bushit sot ne 8:00pm
 

I love new york

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga anna:
[qb] hej po flitet per hyrje ne lufte??????

Shqiperia do te futet ne lufte? shteti me i varfer i europes do te futet ne lufte? amerika paska pyetur ndihmen e shqiperise? po ato thane qe ne shkojmene lufte dhe pa angline dhe i eshte dashur shqiperia?

Shqiperia nuk ka mundesi ekonomike ta mendoje luften jo me te futet ne lufte. qeveria jone sucks in all the possible ways. [/qb]
kupto dicka: nuk ngeli amerika per ushtaret tane ne sensin numurik apo strategjik te fjales. problemi qendron ne faktin se amerika po mbledh sa me shume vende ne europe, kushdo qofshin ato, thjesht si shtete pro saj dhe zgjedhjes qe po ben ajo. it's all psychological and visual dhe arsyeja qe e ben kete eshte per te izoluar francen e gjermanine, per t'ju thene :ja vetem ju jeni kundra, une i kam te gjithe me vete. shqiperia beri shume mire qe u prenoncua pozitivisht pro amerikes. ate qe e beri amerika per kosovaret e shqiptaret se ka bere as ka per te bere as franca e gjermania ndonjehere. pervec konservave apo cokollatave te skaduara nga gjermania, shqiperia nuk ka pare ndonje te mire t madhe. eshte momenti qe shqiperise t'i jepet dora. shpresojme qe ky te jete nje moment i mire.
 

kastriot

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga Logos':
[qb]
url]


Nga Like Rehova [/qb]
 

iriqi

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Jeni ose shume kategorike dhe te prere ne mendimet tuaja, ose shume te çoroditur. por sido qe te jete duket se nuk pranoni asnje diskutim per ato qe thoni.Pak me shume modesti dhe ndjenje vetkritike do ju bente mire. Ata ne Shqiperi duket se jane me te ekuilibruar se ju. Sipas nje sondazhi 50% e shqiptareve jane kunder luftes. Dhe besoj se kane te drejte. Duhet te jesh kafshe qe te gezohesh kur do bombardohet nje vend dhe nje popull i tere, vetem per faj te udheheqesve te tij.
Megjithese vete jam kunder luftes ne Irak, e kuptoj qendrimin e qeverise shqiptare ne mbeshtetje te Amerikes. Ne politike nje veprim i tille quhet pragmatizem.
Dhe pavaresisht se Europa ka shume gjynahe per vete, ne rastin konkret qendrimi i saj kunder luftes mund te konsiderohet si dinjitoz. Edhe pjesa me e madhe e popujve te Europes jane kategorisht kunder luftes.
 

el_che

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Epo do ishte mire qe Shqiperia dhe shqiptaret t'u mershin vetem me problemet qe jane brenda territorit Shqiperise, (korrpusioni, kriminaliteti, etj etj). Kjo do ishte gje e mire, sa per USA, as do me ia dite fare per Shqiperine, se vend i vogel jemi me 3.000.000 banore, sa epr diskutimet me siper qe dikush po thoshte sikur Rusia te binte ne humnere: sikur ne te ishim si Rusia do ishte shume mire se sa si jemi ne tani. Mos ia fusni kot se kjo lufte ka per te shkaterruar ekonomikisht cdo shtet. Mendo ne qe jemi shume i vogel edhe te pafuqishem.
 

I love new york

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga iriqi:
[qb] Jeni ose shume kategorike dhe te prere ne mendimet tuaja, ose shume te çoroditur. por sido qe te jete duket se nuk pranoni asnje diskutim per ato qe thoni.Pak me shume modesti dhe ndjenje vetkritike do ju bente mire. Ata ne Shqiperi duket se jane me te ekuilibruar se ju. Sipas nje sondazhi 50% e shqiptareve jane kunder luftes. Dhe besoj se kane te drejte. Duhet te jesh kafshe qe te gezohesh kur do bombardohet nje vend dhe nje popull i tere, vetem per faj te udheheqesve te tij.
Megjithese vete jam kunder luftes ne Irak, e kuptoj qendrimin e qeverise shqiptare ne mbeshtetje te Amerikes. Ne politike nje veprim i tille quhet pragmatizem.
Dhe pavaresisht se Europa ka shume gjynahe per vete, ne rastin konkret qendrimi i saj kunder luftes mund te konsiderohet si dinjitoz. Edhe pjesa me e madhe e popujve te Europes jane kategorisht kunder luftes. [/qb]
e di si eshte puna??? edhe une personalisht e shikoj luften te gabuar ne koncept dhe paqen simboliken me te vyer. ne praktike gjerat jane ndryshe. u bene kaq vite qe sadami tall by*** me amerikanet. dhe sa per shkaterrim ekonomie t'a garantoj jo une ppor ekspertet qe ekonomia amerika de marri nje boom ne ngritjw nga kjo lufte. shpresojme qe edhe shqiperia te kete ndonje perfitim ppozitiv sepse eshte momenti. sa per ekonomine e vendeve si franca apo gjermania nuk jam e sigurt se si do afektohet vecse nje gje e di qe s'do shkoje per shume perpjete. pastaj mos u bej naiv dhe mos kujtop se franca apo gjermaia jane popuj apo me mire qeveri paqedashese ngaqe nuk po bashkohen ne kualicionin e luftes, jane po aq gjakmarres sa mund te duket amerika ne keto momente, por ata nuk hyne sepse i prishet tregu i shitjes se armeve qe ka sadami which by the way shume jane "made in france/germany". dihet qe ata kane shitur arme per vaj nga iraku dhe nuk u intereson qe ky rregjim dhe kjo qeveri te bjere.
fatkeqesisht populli eshte gjithmone viktime por edhe ata 3000 qe vdiqen ne 9/11 popull ishin dhe ne te gjithe filluam nga pretendimet "qeveria duhet ta kishte stopped duhet te beje dicka" etj. unless do te ndodhe ndonje deus ex machina, me jep ti nje rrugezgjidhje tjeter. ate arme kimike/biologjike te shkaterrimit ne mase qe ai poseidon mund shume mire te vihen ne perdorim nga ai dhe nuk e pengon asgje t'a bente sic ka bere te tjera gjera. atehere perse duhet toleruar nje gabim i dyte (mbas 11 shtatorit)????? dhe me absurdja qendron se pikerisht franca e gjermania e kane firmosur rrezoluten 1441 qe e konfirmon se sadami poses keto arme, por kur vjen puna per te vepruar duan te lene ameriken gjithmone te eksperimentoje dhe pse jo te perfitojne kur ajo arrin sukses.
pastaj le te mos themi qe europa eshte vetem franca e gjermania.......
rolleyes.gif

jane plot 30 shtete all over the world (duke perfshire europen)qe publikisht e kane mbeshtetur ameriken dhe 15 te tjere qe nuk kne dale publikisht per arsyt e tyre.
anyway.........
 

ERTUSHKA

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga el_che:
[qb] Epo do ishte mire qe Shqiperia dhe shqiptaret t'u mershin vetem me problemet qe jane brenda territorit Shqiperise, (korrpusioni, kriminaliteti, etj etj). Kjo do ishte gje e mire, sa per USA, as do me ia dite fare per Shqiperine, se vend i vogel jemi me 3.000.000 banore [/qb]
C'far deshe ti te bente USA per ty? Te te dergonte cek ne mail si per i bukur qe je.

Gjysma e Shqiperis ron(ushqehet) me te ardhurat e emigranteve qe dergojne ne shqipri.
Panvaresisht se per shumicen jeta ne USA eshte e veshtire,por ne te njejten kohe USA ju ka dhene mundesi te nxjerin dy lek, dhe te mos kene frike e turp te thone jam shqiptar, se nuk e cane trapin njeri.

Do kisha deshiruar sikur USA kete gje ta kishte bere dhe me Enverin tja kishte q**r robt dhe le te vdisnin dhe njerez te pafajshem se sot ai vend do ishte si ter vendet e tjera te Europes.
 

el_che

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

[/qb][/QUOTE]C'far deshe ti te bente USA per ty? Te te dergonte cek ne mail si per i bukur qe je.

Kur USA e quan veten me te fuqishmen e botes, edhe teknologjite i ka te larta, pse mos te me dergoje nje cek ne mail??? S'do ishte keq.

Ikni mer shikoni punet tuaja, ju pro luftes paskeni qene me te keqinj se diktatoret e kesaj bote. (Hitleri, Enveri, Duce, Mao TSe Dung, Pinochet, Bush, Chausesku, Stalini etj etj etj)
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

O Kaci!
Ai presidenti i pare eshte vene aty se fitoi luften e ftohte, pra te dha dhe ty e mua lirine, duke gjunjezuar BRSS.
Ai i dyti eshte terrorrist se nuk lejoi qe Irakianet te perdhunon e vrisnin Kuvajtianet, qe jane dhe shtet i pavarur, dhe i cliroi nga pushtimi Irakian.
Ai i treti eshte terrorrist se shpetoi nga vdekja e genocidi 3 milione Shqiptare ne Kosove.
Ky i katerti, eshte terrorrist, se vendosi tu shtypte kokat terrorristeve qe hedhin ne ere grataciela neper amerike.
Goxha liste miku im.
Sidomos me duket shume e goditur venia e Klintonit ne ate liste.
Po ate si e justifiko ti Kastrioto?
 

el_che

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Marko, luften e ftohte e perfunduan Kohl dhe Gorbacov, dhe mos te ishte per kete te fundit era e ndryshemeve (the wind of change), nuk do kishte fryre. Regani, ishte ai i pari qe ndihmoi Sadamin ne pushtimin e Irakut, Bush i vjetri, e bombardoi pas 2 vitesh miqesi USA-IRAK, pasi Sadami pushtoi Kuwait-in, Clinton, ose me mire NATO, bombardoi Serbine per shkak te konflikteve me Kosoven, ndersa Bush jnr. e ka trashegemi nga i ati, per te luftuar Sadamin.
Pa me thoni pak a ishte e nevojshme lufta kunder Vietnamit???
 

Albinos

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Kacit vetem bishti i ka ngelur ne dore pasi dardhen e ka henger.
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

O Che, seriozisht e ke ti qe Kohli dhe Gorbacovi e mbaruan luften e ftohte?
Prandaj ka 3 superfuqi sot?
AMon o Che ca na fol.
Dihet boterisht, qe Amerika ia theu boshtin e kurrizit BRSS me ate SDI, ose Lufta e yjeve" sic u quajt.
Ca na thu kshu gjonash, Kohli nuk kishte as ushtri te veten, ti thu Kohli e fitoi luften.
Gorbacovi e pa qe nuk ja dilte dot Amerikes, se pa ekonomi nuk ka ushtri, dhe u dorezua, dhe lojoi ato ndryshimet, se e pa qe garene e armatimit dhe propagandes e humbi.
GJynaf, ta dinte qe kishte dhe simpatizante te Che Gue Vares ne per bote, te pakten do mendonte se luften e propagandes e kish fituar.
He tu bofsha, ke mendimin tend, nuk e do ameriken, dhe kjo eshte e drejta jote, po mos thuaj kshu perrallash, se Kohli me Gorbin e mbaruan luften, se te humbet kredibiliteti.
 

el_che

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Marko djali,
me duket se USA po investon shume ne Elbasan, kur qenke kaq pro kesaj lufte dhe pro USA.

A e din ate kengen???
*ia ke fut kot plako*, aman o vlla kaq popull keqadashes qenkemi ne ore, gati per me luftu???
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

C'ne me Elbasonin, kte s'ta mora vesh.
Jo Che nuk jena popull keqadashes, por ndryshe nga popujt e tjere, ne e dime se cfare gjuhe kuptojne tipat si Sadami.
Nuk njohin e respektojne gjuhe tjeter pervec forces ata lloj njerezish, dhe ne e dime me mire se kushdo ne bote se i kemi pas dhe i kemi ne kurriz tipa te tille.
Sadami. po ta thjeshtosh pask psikologjine eshte si ai "i forti" i lagjes, qe bo gam gam, dhe te vjedh shapkat (Kuvajti) ndersa kur afrohet operativi i zones, ja mbath nga syt komet, ti jep shapkat, madje do dhe te te bohet shok, qe te te zere prite me nai cpe pallati ne darke.
 

TONY

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

mendoj qe shqiperia eshte ngutur pak ne deklaratat e saj sepse shume shtete me te medha si psh:rumani greqi poloni etj nuk jane degjuar ne televizione shume per ndonje koment te vecante ne lidhje me luften,vjen puna dhe shqiperia si nje vend i"stermadh"qe eshte e ngre zerin e para pa e menduar gjate se c`mund te ndodhe pastaj,une nuk them qe mos ti perkrahim partneret tane qe na kane ndihmuar por ta mendojme pergjigjen e pastaj kur te na kerkohet ta japim ate ,neve perkundrazi e japim ate te paret<<<anyway)
 
Top