Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun
Pershendetje, pavarsisht nga reagimet e dikujt ne lidhje me shkrimin e Olsit, une per mungese se kohes, nuk do te merrem fare me to, por me poshte po ju dergoj nje interviste te dhene para 2 javesh per gazeten "Intervista" te shkrimtarit tone Neshat Tozaj, ne lidhje me luften ne Irak dhe qendrimin e qeverise shqiptare ndaj kesaj lufte...
NESHAT TOZAJ: "Jam kundër luftës në Irak"
Alban Përmeti: Ju e keni propuzuar vetë temën, pra do të bisedojmë mbi luftën në Irak. ç'mendim keni për të?
Neshat Tozaj: Pasi mbaroi gjithçka në Afganistan, pasi u bombardua egërsisht ai vend, pas viktimave të shumta në njerëz e infrastrukturë (ajo që ishte), megjithëse Bin Ladeni mbeti përsëri i gjallë,"shënjestra" e SHBA-së është drejtuar kundër Irakut. Edhe atje, nëse forcat progresiste do qëndrojnë indiferente, njerëzimi do përballet me një agresion barbar, antidemokratik.
-Ju nuk do ta donit luftën në Irak, nuk e përkrahni presidentin Bush në këtë aksion kundër diktaturës së Bagdatit, kundër terrorizmit?
-Unë nuk përkrah luftën si mjet i vetëm, autoritar, për të evituar një të keqë sepse lufta është një e keqe e madhe, një fatalitet që mund të evitohet. I zoti është ai që e shmang luftën, ai që në zgjedhjet e pafundme demokratike të një problemi, përdor ato që janë të dobishme. Nëse tonelatat e bombave, raketat, avionët, trupat, shpenzimet e pafundme dhe viktimat e mëdha në Afganistan do të ishin evituar dhe nëse, përkundrazi, do ishin ftuar të gjitha vendet liridashëse e demokratike të bënin investime në atë vend, unë them se Afganistani do ta dorëzonte vetë Bin Ladenin dhe ata që praktikonin një lloj fantazimi islamik antihuman. Mirëpo u zgjodh rruga më e lehtë dhe më e leverdishme.
-Përse më e leverdishme?
-Sepse, sipas mendimit tim, pas "Luftës së Ftohtë" dhe pas shuarjes së vatrave të zjarrit, shumë industri dhe shumë ushtarakë mbeten pa punë. E ata duan të zhvillohen e të përsosen, të sigurojnë vetëekzistencën, të nxjerrin fitime të mëdha.
-Mirë Afganistani, po tani, në Irak?
-Eshtë e njëta gjë. SHBA ka indentifikuar një tjetër rrezik për paqen, një tjetër diktator dhe ai duhet asgjesuar me të njëjtat mënyra. Mirëpo duket që organizmat ndërkombëtare janë nën presion. Ka sisteme të tjera politike dhe politikanë autokratë, që Amerika nuk do t'i çmonte të pranueshëm.
Mos do të thotë kjo se bota duhet të përdorte po këto metoda të dhunshme kundër tyre?
Koreja e Veriut, Kuba e të tjera vende nuk qeverisin siç do t'i pëlqente SHBA-së, atëherë ndryshimi, zhvillimi, progresi, civilizimi do t'u imponoheshin vetëm nëpërmjet luftës, rrethimit, bombardimeve???
A do të ishte kjo një metodë humane, e drejtë, e moralshme në përputhje me misionin e organizatave ndërkombëtare?
Kudo, përveç Shqipërisë, ka demostrime kundër luftës si zgjidhje e vetme. Edhe brenda SHBA-së ka njerëz që po demostrojnë kundër luftës. As vendet e demokracive europiane nuk po krijojnë bindje mbi domosdoshmërinë e luftës në Irak. Mua më bën përshtypje ajo që thuhet në qarqet politike amerikane: "Deri tani nuk janë gjetur, por ne jemi të bindur që Iraku disponon armë të shfarosjes në masë."
Bindje pa prova??!!
Asnjë fjalë nuk po thuhet që diktatori Husein është preteksi i luftës, që nafta është shumë më e rëndësishme se Sadam Husein për SHBA-në. Kjo më duket absurde.
-Si e komentoni qëndrimin e Francës, të Presidentit Shirak?
-Franca ka dhënë plot shembuj. Do të përmendja qëndrimin e saj ndaj fitores së ekstremit të djathtë në Austri. Si rezultat i këtyre qëndrimeve (me të u bashkua tërë opinioni europian), lideri i partisë popullore Hajder dha dorëheqjen. Edhe vetë Franca, duke bërë lëshime ndaj Zhan-Mari Le Penit në zgjedhjet presidenciale, diti të bashkohet drejt progresit. Edhe në këtë rast, pra në opinionin e shprehur për luftën ndaj Irakut, unë s'ka si të mos e përshëndes qëndrimin e Francës.
-Shiraku kishte një kritikë ndaj vendeve ish-komuniste?
-Po dhe ato reflektuan, por Shqipëria është konseguente. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë "antiimperialiste", besnike e komunizmit dhe tani në mënyrë qesharake është vetëm me Amerikën.
Në një kanal televiziv hidhet herë pas here një parullë: "Duaje atdheun si Shqipëria Amerikën".
Në fillim kjo më bënte përshtypje, por tani u bë e qartë. Shqipëria nuk ka përse të shfaqet kundër vlerave të demokracisë në Europe apo në Amerikë, por Shqipëria duhet të mbante një qëndrim ndaj kësaj lufte.
Nuk do më vinte mirë që, ngaqë mbetëm i fundit vend komunist, Amerika të hidhte mbi ne bomba e raketa dhe të na ndëshkonte me gjak për të zhdukur komunizmin. Mos harroni se të tërve na u duk një luftë e drejtë, qëndrimi i NATO-s kundër Millosheviçit në mbrojtje të Kosovës. Unë mendoj se në Shqipëri po vdes opinioni publik, mendoj se ndonëse jemi një vend plurarist, ne mbajmë ndaj problemve një qëndrim njëngjyrësh. Asnjë demostratë kundër luftës si në gjithë botën e qytetëruar. Unë mendoj se çensura dhe autoçensura janë përsëri në mes tonë.
-Ama Sadam Huseini duket i vendosur. A nuk ju duket i rrezikshëm?
-Sigurisht që është i rrezikshëm, por si mendoni ju; nësi i shpallim luftë një vendi dhe e bombardojmë me mjetet e sotshme, a i porosisim dort predhat të godasin vetëm njerëzit e këqinj dhe të mos i prekin të pafajshmit???
Kjo më bën të mos druhem që të shfaqem kundër luftës si i vetmi mjet. Lufta është një nga mjetet dhe bota duhet të qeveriset në mënyrë më demokratike. Unë mendoj se sot bota "qeveriset" në mënyrë jodemokratike. Amerika vendos dhe ajo nuk do ta quajë veten si e barabartë. Amerika nuk njeh institucionet ndërkombëtare dhe peshën e tyre kështu, ajo nuk jep një mesazh të mirë qytetërimi.
-Si e çmon Neshat Tozaj qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj çështjes së Irakut?
-Një qëndrim të turpshëm dhe servil, një qëndrim identik me atë që te mbajtur përgjatë komunizmit dhe më tej ndaj Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, Kinës. etj.
P.s Besnik sa i perket lejes, per shkrimin e Olsit ia kam marre vete atij, kurse sa i perket ketij shkrimi, nuk kam pase mundesi te marre lejen, po nuk ma ha mendja se kjo do te krijoje ndonje problem...