Basketbolli ne Shqiperi

Eri14

Primus registratum
Re: Real Vorfa

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Feriku</div><div class="ubbcode-body">MORA vesh se LOJTARI yne REAL VORFA ka marrur AIDS, keshu reportojen italianet. ME erdhi shume keq. </div></div>

Sa te trasha, te pa baza dhe te pa arsyeshme jane te dhenat e juaja.
Kujdes ne ate qe shkruani...

P.S. Sa per kuriozitet lojtari ne fjale ka shendet te plote dhe te admirueshem.
 
E

erikoromani

Guest
Re: Basketbolli ne Shqiperi

JA DHE HISTORIA E KLUBEVE NE VITET E ZOTIT HOXHA
Klubet e meshkujve dhe të femrave

Historia e basketbollit shqiptar në kupa ka filluar në mbrëmjen e 18 dhjetorit 1968, kur Oransoda Cantù mendoi të bënte një shëtitje në Tiranë. Favorizuan idenë e një ndeshjeje të lehtë edhe autoritetet e rrepta enveriste që per këtë rast lejuan ardhjen në Shqipëri të dy amerikanëve: Burgess (2,02 m.) dhe Lynn (2,01 m.), te cilët së bashku me argjentinasin De Simone (2,00 m) ishin tre të huajt e skuadrës italiane, që do të ndeshej me Partizanin ne te tetat e finales së Kupës së Kampionëve 1968-69. Takimi u mbyll 73-73 (40-41). Gazetari italian Luigj Cecchini ditën e nesërme shkroi në “Corriere della Sera”: “Asnjë nuk njihte skuadrën shqiptare. Tani dimë që ka përmasat e një protagonisteje [...] Fagu nuk të falte dhe ishte i përpiktë me çdo top që merrte: por e gjithë skuadra shqiptare luajti mirë, një basketboll modern të mbajtur nga një përgatitje e përkryer atletike”. Agim Fagu (1,87 m.) realizoi plot 48 pikë, total që konsiderohet i shkëlqyeshëm edhe sot, megjithë koshin trepikësh. William Jons, president i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Amator (Fédération Internationale de Basketball Amateur), pak minuta pas përfundimit të ndeshjes vlerësoi Fagun me flamurin e FIBA-s dhe distinktivin e nderit, duke thënë: “Këtë flamur metalik ua japim vetëm atyre qëdallohen. Për mua është nder dhe kënaqësi e madhe t’ju përshëndes për lojën tuaj të shkëlqyer gjatë gjithë takimit”. Një vit më pas Fagu u thirr nga FIBA per dy ndeshje përkujtimore: njëra për 50-vjetorin e FederBasket spanjoll, tjetra në kujtim të të madhit Radivoj Koraç, që humbi jetën në moshën 31-vjeçare në një aksident rrugor.
Më pas Partizani, me dhe pa ndihmën e kapitenit të tij legjendar, arriti rezultate të tjera të rëndësishme: më 1973-74 u kualifikua në të tetat e Kupes së Kampionëve duke kaluar hungarezët e Csepel Budapestit (më pas mundi në Tiranë UBSC Wienerberger 72-71). Akoma në të tetat edhe më 1974-75; më 1975-76 në Kupën e Kupave fitoi në Tiranë ndaj francezëve të ASPO Tours (83-80), të cilët në vazhdim arritën deri në finale. Më 1978-79 në Kupën e Kampionëve mundi ish nënkampionët e Evropës (1968-69), çekosllovakët e Zbrojovka Bmo, me rezultatin 100-79, duke u mundur vetëm për pikë (76-78) nga Bosna Sarajevo që atë vit fitoi Kupën e Kampionëve. Në sezonin 1979-80 u klasifikua i dyti në grupin e tij, duke lenë pas Hungarezët (Honvéd Budapest) dhe sirianët (Ittihad Aleppo) dhe duke humbur për një fije peri me Partizanin e Beogradit (98-101), gjë që klasifikoi Partizanin shqiptar mes 12 skuadrave më të mira të Evropës. Më 1980-81 mundi CSKA Sofie (89-83) dhe Eczacibasi Stamboll (85-81). Më 1981-82 Squibb Cantù u rikthye në Shqipëri pas 13 vitesh dhe ia doli të fitonte me rezultat të ngushtë (102-96); me 1982-83 Honvéd Budapesti u mund në Shqipëri (90-81). Më 1983-84 yjekuqtë mundën kampionët e Çekosllovakisë të Inter Bratislavës si në Shqiperi (89-80), ashtu edhe në transfertë (91-83); kështu Partizani u klasifikua sërish mes 12 më të mirëve të Evropës. Në turnin e dytë të po atij viti skuadra italiane Bancoroma arriti të fitonte në Tiranë (78-69), por trajneri italian deklaroi më pas: “Jam i bindur që nëse Partizani do të kishte nja dy amerikanë, do të mund të luante e me sukses në kampionatin tonë të kategorisë A” (“Paese Sera”, 3 nëntor 1983). Më 1985-86 fitoi transfertën në Selanik kundër Aris-it (81-80), që një vit më parë kishte qenë finalist i Kupës Koraç. Më 1988-89 një tjetër fitore ndaj një skuadre hungareze Partizani-ZTE Zalaegerszeg 101-90 e 79-86, dhe si rrjedhojë një turn i dytë kundër një tjetre skuadre italiane, Scavolini Victoria Libertas Pesaro (72-84 dhe 84-108).
Por Shqipëria nuk është përfaqësuar vetëm me Partizanin nëpër Kupa. Nga sezoni 1968-69 deri më 1992-93, kanë marrë pjesë edhe 17 Nëntori (Kupa e Kupave 1970-71 dhe 1973-74, Kupa e Kampionëve 1971-72), Vllaznia (Kupa e Kupave 1972-73, Kupa e Kampionëve 1990-91), Dinamo (Kupa e Kupave 1992-93). Ka qenë pikërisht Vllaznia, skuadra që i ka dhëne Shqipërisë fitoren e parë në transfertë: në Stamboll në vitin 1972 kundër Galatasaray-it (64-60).
Në të kaluarën, më 1957 në Moskë, një klub shqiptar, Spartaku Tiranë fitoi medaljen e argjendtënë Festivalin VII Botëror të të Rinjve me rezultatet e mëposhtme, grupi A: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt (Belgjikë) 66-59, Spartaku Tiranë-Friendship Sydney (Australi) 129-15, Spartaku Tiranë-En ZEP Paris (Francë) 90-37; grupi i gjysmëfmaleve: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt 91-50, Spartaku Tiranë-Estudiantes de la Plata (Argjentinë) 94-55, Spartaku Tiranë-Progrès Bruxelles (Belgjikë) 71-56; finale Audimai Kaunas (BRSS)-Spartaku Tiranë 94-67.
Skuadrat shqiptare të femrave kanë marrë pjesë vetëm në Kupën e Kampioneve: Flamurtari (1980-81 dhe 1990-91), Sportklub Tirana (ish 17 Nëntori, 1988-89, 1991-92, 1992-93), Partizani (1989-90). E vetmja fitore ka qenë Sportklub Tirana-MTK Budapest 70-69 në Kupën e Kampioneve 1991-92.

 

Tifoz7

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Mbiemrin tim e paske shkrujt me dy r. Garo, jo Garro. /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjithashtu, duhet te me shtosh dhe nje cm.

Kuqo nuk mund te luaje dot me me kombetaren shqiptare. Qe prej moshes 18 vjec ai eshte me dy nenshtetesi, shqiptare dhe turke. Deri vjet ai s'qe aktivizuar me asnje nga kombetaret. Vjet u thirr nga kombetarje shqiptare, dhe pranoi menjehere. Mgjt mbeti i zhgenjyer nga pritja dhe trajtimi pa profesionalizem qe i bene zyretaret e federates sone te basketbollit. Per me teper federata jone nuk i siguroi siguacionin si lojtar, dhe kjo i hapte probleme serioze me klubin e tij Efes Pilsen ne Turqi.
Keshtu qe u detyrua te terhiqej nga kombetarja jone dhe te bashkohej me ate turke.
Tani, sipas rregullave te FIBA-s ai nuk ka te drejte te luaje me asnje kombetare tjeter pervec asaj turke, gjate karrieres se tij sportive.

Ne Itali po fitohet ne mos gabohem!? Me Real Vorfen
 

Disda

Primus registratum
Jo mar burr Reali ka maru krejt. As ka për të lujtë tamam mbas atij aksidenti që ka pas ne këmbën e djathtë! Ketu nuk ka ma shans! As si njeri nuk ka mujt me i kriju respekt vedit. Sec asht ngatrru me nje zezake qe ka nje vajzë 11 vjeçe, me nje burre tjeter. E ajo vetem ketu ne Domodossola, e din tane, qe pervec Realit flen edhe me dy te tjere. E i merr njerëzve paret e dynjase për me i be Voodoo Magie. Kurse Reali bën affari me te në Milano Busto.

ça ke me pritë ma mar burrë, kur merresh me njerëz që te bajnë Voodoo e ti Thejn këmbët për me të fut në xhep më kollaj, e me te be te mvarun. A qe i vllaznise apo jo?
 
Top