Re: Basketbolli ne Shqiperi
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cuna, ketu mund te shkruani lajme e gjera te reja apo ndonje foto per Basketbollin ne Shqiperi!!!
Une per vete kam krijuar nje liste, se si mund te duket Kombetarja Shqiptare!!!
[/ QUOTE ]
Mrom pashe superkupen ne basketboll per meshkuj,mes TROPOJES & DINAMOS.fitoi valbona
Neshja me ngjau,si neshje spartakiadash,si u kan pas bo dikur mes shkollave.
NESE KENI NOSTALGJI SE SI E LUANIN BASKETBOLLIN, YJET E BASKETBOLLIT LEXONI KTU
Suksesi i parë i Kombëtares së të Rriturve, ishte ai në maj të 1947 në Tiranë, në Kampionatin Ballkanik. Turneu ishte një ngjarje e veçantë sepse atje mori pjesë edhe një përfaqësuese e Tokës së Lirë të Triestes, shpallur pak muaj përpara (10 shkurt) dhe që vetëm më 26 tetor 1954 iu bashkua Italisë: mori pjesë edhe Hungaria. Shqipëria ishte e 6-ta dhe në të njëjtin vit mbërrin vendin e 14-të në Kampionatin e 5-të Europian të Pragës. Rezultate që e nderonin, duke parrë parasysh mungesën absolute të përvojës së shqiptarëve, te cilët se paku nuk druheshin të zbrisnin në fushë në manifestime me nivel të lartë teknik. Një vit më vone, ata arrijnë vendin e 4-t në Kainpionatin Ballkanik që zhvillohet në Sofje.
Nëntë vjet më pas, në 1957, Shqipëria kthehet në Kampionatin e 10-të Europian (zhvilluar në Sofje), duke u shquar në nje numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mes të cilave bien në sy ato kundër Skocisë dhe Austrisë, të humbura që të dyja në finale (56-69 dhe 45-58): mbërrin e 16-ta ne Kontinent, ku asokohe përfaqësoheshin 36 federata basketbolli. Deri në 1961 zhvillon disa ndeshje miqësore ndërkombëtare me Gjermaninë Demokratike dhe në Kampionatin e 5-te Ballkanik të Sofjes.
Ishte 1962 dhe 1963 kur Kombëtarja e meshkujve mbërrin dy pikësynime të rëndësishme ndërkontinentale: Medaljen e Artë në Helsinki dhe vendin e 5-të ne Xhakarta. Ne Finlandë, gjatë Turneut Botëror të të Rinjve Universitarë mund, gjatë eliminatoreve, Malin (75-60), Senegalin (66-47) dhe Libanin (87-58); në finale mund skuadrën e fuqishme të Kubës (50-48) dhe zë vendin e parë. Në 1963 organizohet takimi i parë i GANEFO-s (Games of the New Emerging Forces). Manifestimi ishte përgjigja që Indonezia u dha sanksioneve të vendosura nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, pas Lojërave Aziatike të 1962. U regjistruan 48 shtete dhe Shqipëria siguroi vendin e 5-të në turneun e basketbollit duke kaluar Guinenë (70-52), Filipinet (87-81), Kamboxhan ( 82-81) dhe Algjerine, dhe duke u renditur menjëherë pas Kampiones Botërore të Brazilit, në vendin e katërt.
Në 1965 Tirana mikpret për të dytën herë Kampionatin Ballkanik: si atë të të Rriturve, ashtu edhe atë të të Rinjve. Në të parin realizon një takim të suksesshëm me nënkampionët e botës dhe europianë të Jugosllavisë, duke humbur me vetëm 4 pike (60-64): në këtë turne Renato Radoja shpallet lojtari me i mirë në Ballkan dhe Vaso Shaka fiton në klasifikimin e shënuesve me 101 pikë. Kombëtarja e të Rriturve mbërriti e 5-ta dhe ajo e të Rinjve e 4-ta. Në 1969, Kombëtarja merr pjesë në eleminatoret e Bukureshtit per Kampionatin e 16-të të Europës, zhvilluar në Napoli, në një grup ku Polonia (Medalje e bronztë në ’67) dhe Turqia, humbasin thellë, ndërsa me diferencë normale pikesh Shqiperia humbet me Francën (59-71) dhe Hungarinë (54-61).
Një vit më vone, gjatë Universiadave Botërore të 17-ta të Torinos, një tjetër ndeshje me Jugosllavinë, Kampione e Botës, – skuadër e Jelovaçit, Knjezeviçit, Rukavinës, Çermakut dhe Kapiçiçit. Shqiptarët humbasin vetëm 72-74 (33-33) në sekondën e fundit: gjatë ndeshjes u vunë re mjaft gabime nga ana e arbitrave, gjithnjë kundër shqiptarëve. Një tërheqje politike me Izraelin, e rrëzon Shqipërinë brënda grupit nga vendi i 24-27-të, grup ku mbërrin rezultatet e mëposhtme: Shqipëri-Luksemburg 84-67 dhe 90-60, Shqipëri-Sudan 116-74, Shqipëri-Senegal 83-71 duke e vendosur përfundimisht në vendin e 24-tërt.
Në fillim të viteve shtatëdhjetë, ylli i Agim Fagut (te cilin do ta hasim më gjatë në pjesën kushtuar Klubeve) shprehet me të gjithë forcën e vet në turnetc zyrtare zhvilluar nga Kombëtarja. Në 1971 grupi i eliminatoreve në Kaljari, të vlefshme për Kampionatin Europian të Esenit, e sheh Fagun të fitojë në klasifikimin e shënuesve me 91 pikë, duke lënë pas shpine lojtarë italianë, anglezë, bullgarë e belgë: Shqiperia mund Anglinë për 92-63. Në Harlem në 1972 Kombëtarja gati prek kualifikimin në Olimpiadën e 20-të të Monakos duke humbur për qime me Belgjikën (82-83) dhe me vendasit në Hollande (81-84): Fagu rifiton në klasifikimin e shënuesve me 67 pikë, duke kaluar çekët, hollandezët dhe belgët. Në 1975, Shqipëria përballon turneun më të mire të eleminatoreve në historinë e vet në Volfenbytel (Gjermania Federale), të vlefshme për Kampionatin e 19- të Europian, zhvilluar në Beograd. Mbërrin e treta, duke humbur me Poloninë mundësinë për t’u kualifikuar. Ja rezultatet që e shpunë në vendin e tretë në grup: Greqi-Shqipëri 84-57, Poloni-Shqipëri 98- 88, Shqipëri-Luksemburg 95-71, Shqipëri-Islandë 112-77 dhe Shqipëri-Suedi 82-71. Edhe një herë Fagu mbërrin i pari mes të gjithëve me 146 pike: duhet kujtuar se aso kohe nuk ekzistonin koshat 3-pikësh.
Në vitet shtatëdhjetë dhe deri në fillim te viteve tetëdhjetë, për shkaqe politike që privilegjonin vetëm pjesëmarrjen shqiptare në kupat europiane për Klube, Kombëtarja e të Rriturve zhvillon vetëm ndeshje miqësore brenda territorit te vet me skuadra si ato kineze, algjeriane, të Korese së Veriut, greke dhe kosovare. Kujtojmë këtu rezultatet kundër skuadrës së fortë kombetare kineze: Kinë-Shqipëri 67-67 (1972), Shqipëri-Kinë 74-70 (1973), Shqipëri-Kinë 85-75 dhe 77-67 (1976), Kinë-Shqipëri 79-97 dhe 81-69 (1977).
Shqipëria rikthehet vetëm në 1984 me rastin e një turneu zyrtar, gjatë tureve paraeliminatore për Kampionatin e 10-të Botëror të 1986. Përveç fatit të keq që bie në të njëjtin grup me skuadra si Italia, Gjermania Federale dhe Turqia, skuadra shqiptare nuk luante prej vitesh jashtë vendit. Kësisoj në tre vjet ajo i humbet të gjashta ndeshjet: Gjermani F.-Shqipëri 89-80 (1984), Shqipëri-Itali 57-78 (1984), Turqi-Shqipëri 70-60 (1985), Shqipëri-Gjermani F. 64-74 (1985), Itali-Shqipëri 107-58 (1985) dhe Shqipëri-Turqi 98-99 (1986).
Më pas Kombetarja e të Rinjve mbërrin vendin e 4-rt në Kampionatin Ballkanik të Fokshanit (Rumani, 1988). Në ’89 Shqipëria regjistrohet në Kampionatin e 35-të Europian të Zagabrisë. Ndeshet në Oznabryk (Gjermani Federale) me Skocinë (Shqipëria fitoi 101-82), Poloninë, Gjermaninë F. dhe Turqinë. Mbërrin e 4-ta, por Gazmend Çaçi (ashtu si dhe paraardhësit Shaka dhe Fagu) fiton klasifikimin mes shënuesve me 91 pikë. Nje vit më pas Kombëtarja udhëton për në Shkup për Kampionatin e 30-të Ballkanik: mund Greqinë (91 - 85) dhe mbërrin e 6-ta, por Çaçi zë vendin e 3-të mes shënuesve ballkanas. Në Lojerat e 11-ta Mesdhetare të Athinës në 1991, Shqipëria zë vendin e 8-të. Në 1992 në turneun e eliminatoreve të Granadas (Spanjë) – me rastin e Olimpiades së 25-të të Barcelonës – Shqipëria mund Zvicrën 85-84, duke iu shmangur vendit të fundit dhe zhvillon një ndeshje shumë të bukur me Italine, pamvarësisht humbjes 73-87. Gjithnjë në të njëjtin vit, në Kampionatin e 29-të Ballkanik të të Rinjve në Bursa (Turqi) të rinjtë shqiptarë mbërrijnë të katërtit.
Ja dhe tre emra qe mund ti shtohen basketit shqiptare.
Anthony Drejaj,Eni Cuka,cuni Fatmir Cukes,Lek Nicaj shqiptar malazez qe lujne ne amerike
HEREN TJETER DO JU JAP INFORMACION DHE PER BASKETIN E FEMRAVE DHE TE KLUBEVE /pf/images/graemlins/wave.gif