Bashkjetesë apo Martesë?

ani ani

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Martesa eshte bashkejetese por bashkejetesa nuk eshte martese. Eshte naive te mendosh se martesa eshte thjesht nje cope leter apo burrokracira qe nuk garantojne dashuri apo lumturi. Bashkejetesa nuk garanton asgje te tille gjithashtu.

Vlera e marteses megjithate eshte e madhe ne rast se cifti vendos te ndahet. Eshte ketu, qe martesa garanton te pakten nje fare sigurie financiare dhe materiale per te dy palet dhe per femijet. Per ciftin qe ka bashkejetuar nuk ka nje mbrojtje te tille nga ana e shtetit per persona qe me deshiren e tyre nuk kane zgjedhur te rregullojne marredheniet e tyre ne rruge martesore. Dhe ne me shumten e rasteve viktima jane femrat. Duke bashkejetuar ato humbasin te gjitha te drejtat qe jane te garantuara me ligj per te martuarat. Zakonisht eshte femra qe shkon te shtepia e burrit. Ne rast martese, divorci me sakt, femres i garantohet pjese nga pasuria e burrit dhe pronesi qe eshte vene me financime te perbashketa gjate kohes se marteses. Femra qe ka bashkejetuar , mund te kete lene punen per hir te burrit, ka rritur femije apo ka mirembajtur shtepine duke bere dhe shpenzime e te tjera si keto, dhe per te gjitha keto shteti nuk te jep njohje. Ka raste, kur shtepia qe cifti bashkejeton merret me kredi bankare ne emer te burrit dhe femra perfundon jo vetem duarthate po dhe ne rruge te madhe bile.

hhee kom pun tani skom koh ika po shifna prap

Rocky Damiano,
Divorce lawyer [/QB][/QUOTE]

a e di se ke shume te drejte, duke e pare temen nen kete kendveshtrim?
Te jesh materialist sot eshte mode por eshte edhe e vetmja gje qe duhet te sigurosh per te jetuar sa me mire. Ne fund te fundit njeriu duhet te beje ato aktivitet ne jete qe i japin te mira materiale, e keshtu ndoshta duhet ta shohi edhe martesen.
Besoj se duke e pasur parasysh kete njerezit do te jene me te respektueshem me njeri tjetrin sepse kane se cfare te humbin. :rolleyes:
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Nuk e mbaj mend ku e lexova së fundi por në çiftet që ndahen përqindja më e lartë ju takon atyre që kanë bashkëjetuar më parë.
Thuhej pak a shumë ajo që ka postuar më lart dikush që e ka provuar.
Ato shifrat më lart nuk i mbaj mend por mbas pesëvjetësh ndarje nga çiftet që kishin bashkëjetur 80% e tyre ishin të kënaqur, ndërsa çiftet vetëm të martuar e të ndarë mbas pesë vjetësh vetëm 50% ishin të kënaqur. [/qb]
i kam parë edhe unë këto përqindjet, megjithëse as mua nuk më kujtohen saktë mund të konfirmoj që divorcet ishin më të shpeshta për ata që kishin bashkëjetuar më parë; bashkëjetesa për një kohë më të gjatë nuk ndihmonte shumë në uljen e shanseve për divorc
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga Dott.essa:
[qb] Me falni po martesa sipas jush eshte vetem nje firme ne dokumenta?????
ku qendron ndryshimi midis marteses dhe bashkjeteses.A nuk eshte martesa bashkejetese? [/qb]
martesa është deklaratë publike që tani jeni bashkë dhe synoni të jeni bashkë gjithë jetën, po më e rëndësishme se deklarata publike është ajo private që kryhet në propozimin për martesë, është përkushtimi i shprehur në pyetjen dhe përgjigjen e propozimit të martesës; ky përkushtim nuk ekziston në pyetjen e bashkëjetesës
 

b.k.

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

une nisa ti mpledh te gjithe postimet po e lashe ne gjysem:

me cpashe nga 20 postimet e para vajzat jane me shume per bashkejetese, dhe djemte per nje bashkejetese fillestare qe con ne martese...

shpresoj te mos i kem numeruar gabim (shto dhe faktin qe disa veshtire ti kuptosh cfare jane f/m?)

mire populli shqiptar po me pelqeni goxha /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Martese apo bashkejetese eshte nje pyetje thjesht akademike per shqiptaret sa per te stimuluar mendjen (te pakten per ata qe jetojne ne Shqiperi)por pa pa asnje lloj vlere praktike qe mumd t'i jap ndonje zgjidhje preokupimeve te dites apo dilemave te shoqerise se sotme shqiptare. Shumica e cifteve, ne nje vend tipik agrar si Shqiperia, jetojne me prinderit e burrit, per te mos thene me gjyshet apo kunatat sipas zakonit te familjes se zgjeruar me disa kurora. Pa dashur te hyj ne shkaqet per kete, gje qe do kerkonte nje teme tjeter qe per dreq do me pelqente /pf/images/graemlins/tongue.gif , do te doja te permendja jo vetem shkaqet ekonomike (vetem nqse je besues i "baze - superstrukture" argument)por traditen, kulturen dhe sistemin patriarkal kaq mbizoterues tek ne.
Te bashkejetosh, ne Shqiperi mund te shihet si tabu, sidomos per femren (kuptohet me perjashtime te vecanta)dhe jo vetem kaq, por bashkejetesa, ndryshe nga martesa, kerkon nje fare pavaresie ekonomike te te dy paleve dhe emancipim shoqeror te femres dhe shoqerise ne pergjithesi, gje qe per momentin me duket thjesht fantazi, duke patur parasysh gjithashtu dhe shkallen e verferise dhe te papunesise ne vend.
Nga sa lexova me siper te krijohet pershtypja se bashkejetesa eshte nje si tip faze paraprake, tip fejese - pergatitore per martese per nje njohje me te mire midis ciftit (ose mbase shqiptaret kaq mund te tolerojne per momentin :devil: ). Edhe pse ne raste te vecanta mund te jete keshtu, ajo eshte nje alternative per martesen ku njerezit jetojne pa u martuar " till death do us part", dhe me e rendesishmja rrisin femije se bashku.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

prap kjo pytje osht icik si e kohes se qepes. njerzit knejna nuk bojn me ket pytje po pysin DATING ( kush me gje i llaf shqip per ket :confused: )apo bashkejetes. Un per veti kom gjet rehat me datin :goofy:
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

dating= po dalim bashke/frekuentohemi/jemi bashke /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb]
Fillimisht postuar nga angel03:
[qb] Bashkejetesa eshte si tip testi nese shtyhet ok nese jo ska problem per burokracira. per mendimin tip bashkejetese e pastaj martese [/qb]
Gjithandej test eshte. Po te pakten ne martese punohet icik me shume per ti mbajtur gjerat bashke. Ne bashkejtese i thua ik pernjehere. Prandaj s'ia vlen, se eshte e kollajshme. Po s'u perpoqen njerezia vet, asnjehere nuk funksionon. [/qb]
me duket s'flet nga eksperienca tende. me çkam vene re une, vendi ku jetoj e shpiku bashkejetesen (ashtu si çdo gje moderne), njerezit ne bashkejetese NUK ndahen kurre, ngaqe pikerisht mendojne se jane te lire ta bejne kur te duan, shume komshi te mite jetojne keshtu.
sidoqofte duket sikur u mungon diç, per ta thyer monotonine martohen dhe menjehere fillojne grindjet e me pas ndarjet.
mendoj se bashkejetesa eshte nje faze e vjeter (komuna primitive, poligamia, poliandria) te cilen shoqeria kerkon ta aktualizoje, modernizoje, por pa ja mundur dot, te pakten deri sot. ngaqe mendoj; njeriu eshte prej natyre HIERARQIK.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Si mund te jetosh me dike dhe jeten ta kete secili te ndare, sepse kur e ke ekonomine te ndare ath gjithcka ke te ndare, vecse ke te sigurte qe nje njeri qe te pret te shtrati pernate, pse kaq poshte paskeni rene?

Si u dhane disa mendime me siper qe kur je ne bashkejetese e ke te lehte shume dhe mund ta prishesh gjithcka per nje minute, sepse te gjithe njerezit kane te metat e tyre, ti kur t'ia marresh vesh te gjitha te metat do ta kesh me te lehte ta lesh, dhe per me teper qe nuk te behet te martohesh me ate person.

Doni te njihni personin, fejesa per kete pune esht, ciftet qe jane te fejuar nuk jetojn bashke e vertete, por gjthe diten bashke rrine, ti arrin ta njohesh deri diku personin.
Tashi nuk po them se mund te perdoret si formule, por bashkejetesa esht e panevojshme per mendimin tim, un vete si kam provuar asnjeren e as tjetren (bashkejetesen e martesen), vetem se me duket logjike.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Kjo eshte nje teme qe i paraprin te ardhmes sepse ne Shqiperi ende raste te bashkejeteses jane te rralla. Them te ardhmes sepse nje pjese e mire e te rinjve tashme jo vetem qe jetojne por edhe studiojne jashte vendit dhe kjo ka avantazhin e vet sepse njiihen teorikisht dhe dikush edhe praktikisht me nje fenomen qe dikur tek ne nuk mendohej.
Pyetja ngrihet se cila eshte me e mire? Une do t'i pergjigjem direkt: eshte martesa sepse kjo ka te beje me traditen, jo vetem te popullit tone, por eshte edhe nje institucion i vjeter sa bota.
Persa i perket bashkjeteses, pyetja qe ngre une nuk lidhet me faktoret ekonomike, edhe pse ne vendin tone dihet qe jane ne disfavor te femres, pra lidhet me nje fakt tjeter shume me te rendesishem. Ne rast se nga dhe gjate bashkjeteses lind nje femije apo me shume, cili do te jete babai legjitim? Sepse dihet qe bashkejetesa nuk ka asnje detyrim ligjor dhe femija ne kete rast mund te mbetet jetim ne kuptimin e plote te fjales. Merr mbiemrin e nenes, por ligji nuk detyron babane qe ta njohe. Pra problemi me i madh (dhe kjo eshte nje gje e provuar edhe ne vendet e tjera) dhe qe ne te njejten kohe shndrohet edhe ne difekt, eshte ky; njohja e atesise.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Ne se lind femija ne bashkejetese te dy personave..dhe babai me qe thua ti nuk don te njohe femijen!!! Ok eshte dicka qe mund te mundoj femijen ne rritjen e tij, por kur te rritet femija i bej (Kause...me fal s'ja di perkthimin) te jatit dhe mbiemrine vet e merr me dashje o pa dashje te prinderit.

Gjithsesi duke len ligjet menjane...

Nuk eshte me mire per nje femi qe mos te kete mbiemrin e te jatit , por te kete dashurine e plote te nenes.... Mos te jetoje ne nje famije ku ka vec sherre e shamate per hir te nje mbiemri?
Nuk eshte me mire qe nje kopje perpara se te martohet te bashkejtoje per te provuar ne se vertete mund te jene te lumtur me njeri- tjetrin!?

Dashuria eshte e bukur. Fillimi eshte mjalt i pa trazuar..por te jetosh me dike dite e nate te duash te mirat dhe te kqijat e tij..kjo don kohe?

Me mire nje bashkejetese...se sa vite e vite pas avokateve duke kerkuar nje divorc.

pS: Gjithsesi mu me pelqen rrethi i arit ke gishti /pf/images/graemlins/wink.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Diavolessa, po flasim per nje institucion juridik siç eshte familja dhe ligjet qe rregullojne ate. Ne asnje vend te botes nuk njihet me ligj me titull te plote bashkjetesa. Eshte nje zgjedhje e lire,qe mund te bejne dy persona, por qe perjashtohen nga detyrimet ligjore. Dhe qe ketu vjen ajo traume qe thashe, se babai rezervon te drejten e mosnjohjes dhe ti duhet te dish se mbiemri i babait tregon atesine, ndersa ai i nenes eshte nje formalitet. Ti thua se kur te rritet i ben Causa(çeshtje), po a mendon femijerine e tij? Jo, sepse nxjerr koke egoizmi, per te mos bredhur pas avokateve per nje divorc, sacrifikojme femijen. Te presim qe te rritet dhe te hedhe ne gjyq babane dhe tu neneshtrohet analizave te DNA qe sefundi gjykata ta detyroje babane te pranoje femijen . Po ta shikojme ne kuadrin e kohes, edhe ketu duhet te kalojne shume vjet,(koha qe te rritet femija).
Ligji italian ne kete rast sikurse edhe ai i vendeve te tjera eshte i pafuqishem. Njeh vetem te drejtat ekonomike te femijeve natyrale, pra si te barabarta me ato te femijeve legjitime. Ndryshim qe u be ne vitin 1975, pas reformes se te drejtes familjare. Ku u vendos qe ne pikpamje te trashegimise ekonomike femija natyral te jete (equiparato)i barabarte me ate legjitim, por vetem per pasurine e trasheguar, dmth, ate qe ne gjuhen juridike quhet "mortis causa", duke lene ne favor te femijeve legjitime te drejten per ti dhene femijes natyral vleren e pjeses qe i takon, ne te holla, apo te pasuri te patundeshme. Por e theksoj nuk mbetet ky problemi kryesor, duhet kursyer nje femije nga streset dhe i duhet dhene femijeria, jo t'i mohoet. Para pak kohesh lexova per nje rast interesant qe nje vajze, femije e lindur nga bashkejetesa, i detyroi prindet te martoheshin pas 25 vjetesh. Shkojme ku shkojme dhe konluzioni eshte serish ai i provuari, martesa.
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

pashë një artikull për efektet psikologjike të bashkëjetesës dhe martesës tek revista New Scientist; efekti që kanë tek meshkujt ndryshon goxha nga ai që kanë tek femrat

lexoni artikullin numër 2 tek http://z30003.tripod.com
 

skin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] tek ne nuk mendohej.
Pyetja ngrihet se cila eshte me e mire? Une do t'i pergjigjem direkt: eshte martesa ... nje institucion i vjeter sa bota.
[/qb]
hehee... e kush eshte ai qe do te jetoje ne nje institucion :goofy: ??
 

samanta

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Atehere per mua mendoj se ne fillim duhet te jete bashkejetesa e me pas nese te dy jane ne gjendje te perballojne monotonine e jetes e veshtiresite e saj ath le te martohen.S'e imagjinoj te martohem me nje burre me te cilin s'kam kaluar as 2jave.E si mund ta njoh pa jetuar me te se ne kafene e ne disko nuk njihet tjetri,por si thone me mend ne koke se nuk jetohet me dokedo. :shrug:
 

perdita durango

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

papapa sa serioze!!!!me falni po mos jetoni gje te pallati i ndonje nepunesi????
njerez nuk po ndertojme institucione,s´po ndryshojme shqiperine ,tabute(qe s´jane me tabu)po jetojme, vetem ose bashke me 1 njeri.a nuk ka dhene prova te mjaftueshme e ashtuquajtura shoqeri se martesa eshte nje "institucion" i ngurte,se familja(me1 ose me shume persona)eshte vetem 1 dobesi e karakterit te njeriut frikacak nga vetmia(ndiqni udhen e plakave merrni nga 1qen).Me duket se ka nje vogelsire qe ka kaluar pa u vene re nga te gjithe,a duhemi a po urrehemi?respektoj konservatorizmin e pakices po s´toleroj verberine e shumices.jo jo per mua eshte perfundimisht bashkejetese,po ta dija kuptimin e fjales martese.
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga perdita durango:
... a nuk ka dhene prova te mjaftueshme e ashtuquajtura shoqeri se martesa eshte nje "institucion" i ngurte, se familja (me 1 ose me shume persona) eshte vetem 1 dobesi e karakterit te njeriut frikacak nga vetmia
jo, nuk ka dhënë, dhe nuk mund të japë
 

xhoni

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Ne shumicen e rasteve bashkejetojne(per scelta) ata qe kane frike nga martesa.Pastaj duhen marre parasysh femijet.Te duken si kopila kur ti dhuron nje femer e cila seshte gruaja jote,edhe pse ti rri bashke me te.
 
Top