Bashkjetesë apo Martesë?

skin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb] Ne shumicen e rasteve bashkejetojne(per scelta) ata qe kane frike nga martesa.... [/qb]
Po eshte normale te kesh frike ... ka shume detyrime+komplikime e gjera te tjera si keto... per te mos llogaritur detyrimet+komplikimet nqs do divorcohesh pas ca kohesh.
Prandaj eshte shume me llogjike bashkejetesa si fillim; kjo eshte prova me e mire per nje martese te mevonshme te gjate dhe te lumtur...
Sigurisht jo te gjitha bashkejetesat perfundojne ne martese, megjithate eshte zgjedhja me e mire nqs ke deshire te njihesh vertet me nje njeri - ne kushte te barabarta, pa detyrime, shkresa dhe firma... te cilat do donin shume kohe, mund, stres per tu c'bere.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Skin...mbase jemi keqkuptuar.Eshte normale qe duhet te bashkejetosh ne fillim(1 vit apo 2 ose 3)dhe pastaj te martohesh ketu e kisha fjalen....Thjesht nuk me duket e arsyeshme bashkjetesa e gjithmonshme....Ne qofte se pas nje periudhe kohe mendon se njeriu qe ke prane eshte i denje per te kaluar jeten,atehere eshte e kote te bashkejetosh.Ky eshte thjesht mendimi im.
 

skin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb] Skin...mbase jemi keqkuptuar.Eshte normale qe duhet te bashkejetosh ne fillim(1 vit apo 2 ose 3)dhe pastaj te martohesh ketu e kisha fjalen....Thjesht nuk me duket e arsyeshme bashkjetesa e gjithmonshme....Ne qofte se pas nje periudhe kohe mendon se njeriu qe ke prane eshte i denje per te kaluar jeten,atehere eshte e kote te bashkejetosh.Ky eshte thjesht mendimi im. [/qb]
ne fakt... une do isha e mendimit qe martesa te behej pas te pakten 20 vjetesh.... seriozisht..
si celebrim i atyre viteve qe do kalonim bashke. Per mua ajo do ishte dashuria e vertete.. te kaloje 20 vjet me nje person pa qene i detyruar nga shkresat e firmat..... mgjthse pervec meje.. veshtire se do gjeja dike tjeter te gatshem per kete /pf/images/graemlins/wink.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga skin:ne fakt... une do isha e mendimit qe martesa te behej pas te pakten 20 vjetesh.... seriozisht..
si celebrim i atyre viteve qe do kalonim bashke. Per mua ajo do ishte dashuria e vertete.. te kaloje 20 vjet me nje person pa qene i detyruar nga shkresat e firmat..... mgjthse pervec meje.. veshtire se do gjeja dike tjeter te gatshem per kete /pf/images/graemlins/wink.gif
[qb]
[/qb]


bukur :thumbsup:
kjo...; = deshire e deshiruar dhe jo deshire e detyruar /pf/images/graemlins/wink.gif

----------------------
..., nje enderr me zgjoi...
 

zog

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

me falni per nderhyrjen, po ju treshja Skin, Xhoni, dhe Abstrakt po flisni per FEJESEN dhe jo BASHKEJETESEN.

bashkejetesa eshte nje menyre "lidhje" bashkekohore, pra dy vete qendrojne nen nje çati pa qene nevoja te lidhen ne relacion me intim. ne bashkejetese nuk dashurojme, INTERESI mbetet force e vetme qe e lidh çiftin.

bashkejetesa çuditerisht duke mos pasur dashuri, eshte lidhje besnike, me besnike se martesa. ajo prishet vetvetiu ne menyre paqesore, pra pa lufte e urrejtje te mepastajme si martesa.

pra perfundimisht bashkejetesa NUK ESHTE LIDHJE, por gjasme e tille. shqiptaret nga vete natyra e tyre e zjarrte e kane bashkejetesen te pamundur, ndryshe do te kishim kohe qe do ta kishim apliku.

bashkejetesa eshte dhe fenomen shoqeror, ajo shfaqet tek jeta e popujve, psh kosovaret nuk arrijne te bashkejetojne dot me serbet. ne te gjithe popujt e tjere ku bashkejetesa u aplikua, ndarja u be pa lufte, ajo pra u vetkonsumua, si ne republikat ruse, çekia dhe sllovakia, serbet dhe maqedonet, etj.
 

skin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ...bashkejetesa eshte nje menyre "lidhje" bashkekohore, pra dy vete qendrojne nen nje çati pa qene nevoja te lidhen ne relacion me intim. ne bashkejetese nuk dashurojme, INTERESI mbetet force e vetme qe e lidh çiftin.

bashkejetesa çuditerisht duke mos pasur dashuri, eshte lidhje besnike, me besnike se martesa. ajo prishet vetvetiu ne menyre paqesore, pra pa lufte e urrejtje te mepastajme si martesa.

pra perfundimisht bashkejetesa NUK ESHTE LIDHJE, por gjasme e tille. shqiptaret nga vete natyra e tyre e zjarrte e kane bashkejetesen te pamundur, ndryshe do te kishim kohe qe do ta kishim apliku.

bashkejetesa eshte dhe fenomen shoqeror, ajo shfaqet tek jeta e popujve, psh kosovaret nuk arrijne te bashkejetojne dot me serbet. .. [/qb]
ZOG... se pari: bashkejetesa ndermjet popujve nuk eshte aspak njelloj me bashkejetesen ndermjet nje mashkulli dhe nje femre.
Ajo qe kuptoj une me bashkejetese ndermjet dy personave te seksit te kundert eshte jete e jetuar se bashku per hir te nje interesi te vetem: dashurise.
Persa i perket financave e te tjera, ashtu sic e kuptoj une bashkejetesen, secili duhet te kontriboje me ate qe i takon, per veten e tij. Megjithate kjo varet sipas rastit dhe mundesive.

Pastaj nqs flasim per lidhje qe jane vertet me INTERES, ato mund te jene martesat - kuptohet jo ne te gjitha rastet. Por ti mund te kesh degjuar per martesat me kontrate, apo me diferenca shume te medha ne moshe e shembuj te tjere te ngjashem....

E persa i perket shqiptareve, jane dy probleme kryesore: 1. opinioni, 2. financat
Sa per deshiren, kam pershtypjen se nje shumice e tyre do ishin te gatshem ta merrnin persiper nje gje te tille, pra te bashkejetonin.
Nqs shikon faqet e gazetave, do bindesh se ajo deshira e zjarrte e shqiptareve, qe ke parasysh ti, nuk ka te beje me deshiren per martese... por per fat te keq me deshiren per shkaterrimin tragjik te saj..
 

xhoni

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Me vjen keq mor Zog por po ja fut si kau peles me duket.Si spaska dashuri bashkejetesa.Pastaj ca jane keto serb apo kosovare qe na merr shembuj.Mendoj se je krejt jashte teme.Spo te sqaroj me gjate se te sqaroi Skin pak me pare dhe sdua te ti perseris gjerat..ciao..
 

perdita durango

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga Darien:
[qb]
Fillimisht postuar nga perdita durango:
... a nuk ka dhene prova te mjaftueshme e ashtuquajtura shoqeri se martesa eshte nje "institucion" i ngurte, se familja (me 1 ose me shume persona) eshte vetem 1 dobesi e karakterit te njeriut frikacak nga vetmia
jo, nuk ka dhënë, dhe nuk mund të japë [/qb]
po mundohesh te mbrosh me mish e me dhembe ,ate qe ka mese shekuj qe ka dekompozuar e shfaqet cale cale,eshte 1 fenomen i nevojshem po qe nuk i pershtatet kushteve te sotme te jeteses dhe eshte transformuar,duke mos te te njohur nuk mund te them se nisesh nga eksperienca personale,nqs e bene ne qafe pac veten.Mgjth mendimi im personal eshte se te le pershtypjen se ti jeton diku para ca shekujve ku njerezve as qe nuk i lejoheshin divorcet dhe forma te tjera antimartesore,a nuk jane keto shenja se dicka te familja nuk shkon.Ndoshta e duhur do te ishte pyetja ke vlereson me shume ti, shoqeri , familje apo individin,,,po pak rendesi ka per mua
Shenja te calerimit te familjes s´besoj se duhen numeruar apo te sjellesh shembuj,po mjafton ti heqesh pak pluhurin qe te ka zene "syte",per te pare edhe forma te tjera te mbijeteses se njeriut apo te jeteses(up to you)e te mos ti konkretizosh me shembuj bajate.
Shpresoj qe maxhoriteti mos te martohet nga frika se kujt i ngel kopili ne dere!!!Se sidoqe te jete o njonit o tjetrit,
 

abs

nuk e di...
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

zog, ktu eshte e gjithe bukuria e jetes, se nuk ekziton vetem nje menyre bashke-jetese si ajo nepermjet marteses, e cila nuk perjashtohet si nje nder format e bukura...

mbeshtes mendimin Skin_it... ne kte rast Interesi qe lidh ciftin eshte Dashuria dhe jo ana materiale...

kurse kjo qe thu ti: bashkejetesa eshte nje menyre "lidhje" bashkekohore, pra dy vete qendrojne nen nje çati pa qene nevoja te lidhen ne relacion me intim. ne bashkejetese nuk dashurojme, INTERESI mbetet force e vetme qe e lidh çiftin.
kjo eshte nje forme e re bashk-jetese shoqerore per arsye ekonomike. ktu ku jetoj une eshte shume e zhvilluar kjo forme. nje grup shokesh/shoqesh marrin nje apartament te madh, secili ka dhomen e vet, e te gjithe bashke kane nje guzhine dhe dhome ndenje te perbashket. eshte nje pervoje e bukur pa lidhje intime. pra eshte si te thuash si te zgjedhish `vellezer-motra`simbas qefit tende.

ose, parmrame isha tek nje e njohur...e me thoshte, pas disa vitesh dua te jetoj ne periferi mundesisht ne nje fshat, do organizoj nje shtepi te madhe,ne te cilen te ken vend te gjithe njerezit me te dashur qe njoh e te kalojme bashke disa vite...

plane te tilla bejne dynjaja, dmth energjine e investojne per qellimet e tyre, e jo tuj luftu KUDRA te tjerve :wink: nje shembull ky /pf/images/graemlins/smile.gif

:wave:
 

ana-die-teufelin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Une i kam provuar te dyja dhe mund te them vetem kaq. Me ate qe bashkjetova, e doja, me donte e pame qe nuk mund te jetonim me bashke u ndame dhe cdonjeri shkoi ne punen e vet. Kurse me ate qe u martova akoma jam gjygjeve, nje tufe me letra neper duar e kohe e humbur neper avokat, mbi 6000 euro kosto per seancat gjygjesore dhe nuk e di se kur do te arrij ta marr divorcin.
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

:confused: jeta eshte vene ne vetvete"nje dashuri"thote mira princesha dashuroje ate "ajo"(jeta do te sjelle lumurine!
persa i perket bashkjeteses,jam pro!
pa dyshim!nje marte eshte e bukur dhe duhet te jete si vazhdimi i bashkjeteses!
kuptohet ne mes gjitrhnje "dashurua"ajo eshte celsi i lumturese
 

zog

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga die-teufelin:
[qb] Me ate qe bashkjetova, e doja, me donte e pame qe nuk mund te jetonim me bashke u ndame dhe cdonjeri shkoi ne punen e vet.[/qb]
haha e forte kjo; e doja dhe me donte e u ndame.
me duket se JU ESHT DUK sikur duheshit.
njerezit qe i duam me te vertet, mbetemi rob te tyre, i duam per jet, vetem rrethana tragjike mund te na ndajne, e jeta per ne s'eshte me njesoj, nuk ka sesi.

ndersa kur NA DUKET SIKUR duam, por ne fakt nuk jemi ne gjendje te sakrifikojme per dashurine asgje, ateher bashkejetesa eshte me e thjesht, ti e shpjegove drejt.

per djemt e vajzat e sotme me karaktere te lehta e spontane dhe ku karriera personale eshte me e rendesishme se çdo gje tjeter, bashkejetesa eshte ZGJIDHJE. thjesht ngaqe nuk komplikon ndarjen.

ket desha me thone atje lart.
 

ana-die-teufelin

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Me duket se jetoke akoma ne boten e endrrave i dashur. Zbrit pak nga qielli dhe shikoje realitetin ne sy, ose te pakten ma trego edhe mua ate boten ku jeton ti se qenka me te vertete teper e mrekullueshme per te qene e vertete.
 

abs

nuk e di...
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga zog:
...njerezit qe i duam me te vertet, mbetemi rob te tyre, i duam per jet, vetem rrethana tragjike mund te na ndajne, e jeta per ne s'eshte me njesoj,...
---------------------
!
 

samanta

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Pjesa me madhe e keqkuptojne bashkejetesen.A mund te me pergjigjet ndonjeri ku qendron vlera e nje martese qe behet pas 5 muajsh fejese.Dhe kjo me sa kam marre vesh behet shpesh atje(i referohem kryesisht emigrantave) :confused:
 

Princesha

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga zog:
me duket se JU ESHT DUK sikur duheshit.
njerezit qe i duam me te vertet, mbetemi rob te tyre, i duam per jet, vetem rrethana tragjike mund te na ndajne, e jeta per ne s'eshte me njesoj, nuk ka sesi.

ndersa kur NA DUKET SIKUR duam, por ne fakt nuk jemi ne gjendje te sakrifikojme per dashurine asgje, ateher bashkejetesa eshte me e thjesht, ti e shpjegove drejt.

per djemt e vajzat e sotme me karaktere te lehta e spontane dhe ku karriera personale eshte me e rendesishme se çdo gje tjeter, bashkejetesa eshte ZGJIDHJE. thjesht ngaqe nuk komplikon ndarjen.

ket desha me thone atje lart. [/QB]
E ka shtjellu perfekt kete.

Zog :thumbsup:
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga perdita durango:
... se familja eshte vetem 1 dobesi e karakterit te njeriut frikacak nga vetmia ...

... Mgjth mendimi im personal eshte se te le pershtypjen se ti jeton diku para ca shekujve ku njerezve as qe nuk i lejoheshin divorcet dhe forma te tjera antimartesore,a nuk jane keto shenja se dicka te familja nuk shkon. Ndoshta e duhur do te ishte pyetja ke vlereson me shume ti, shoqeri , familje apo individin,,,po pak rendesi ka per mua
...

Shpresoj qe maxhoriteti mos te martohet nga frika se kujt i ngel kopili ne dere!!!Se sidoqe te jete o njonit o tjetrit,
Më vjen keq që gjithë mendimet e tua përqendrohen tek martesa e detyruar nga "shoqëria".

Për sa i përket vendit apo kohës ku jetoj unë, s'ka shumë rëndësi sepse artikullin më lart nuk e përktheva nga shekujt e mëparshëm. Lexoje një herë, flet për Anglinë, në vitin 2003, ku shumica e femrave ndjehen më mirë me martesën sesa me bashkëjetesën.

Vetëm me këtë mendimin e fundit (nga ato që the) jam shumë dakort. Shpresoj edhe unë që mos të martohet askush vetëm nga frika se i ngelet kopili në derë. Uroj që të martohen për arsyen më të mirë: dashurinë.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Bashkjetesë apo Martesë?

Fillimisht postuar nga samanta:
Pjesa me madhe e keqkuptojne bashkejetesen. A mund te me pergjigjet ndonjeri ku qendron vlera e nje martese qe behet pas 5 muajsh fejese? Dhe kjo me sa kam marre vesh behet shpesh atje(i referohem kryesisht emigrantave) :confused:
samanta,

do përgjigjesha me gjithë qejf, po nuk e kuptoj mirë çfarë dëshiron të dish

si lidhen 5 muajt e fejesës me martesën? si e mendon, martesa pas një viti fejesë ka më shumë vlerë apo më pak vlerë? po ajo pas dy vjetësh fejesë?
 
Top