Re: Bashkjetesë apo Martesë?
Per mendimin tim, bashkejetesa dhe martesa jane dy gjera te kunderta me njera tjetren. Pse?
Per arsye se, te bashkejetosh do te thote:
- te jetosh me dike qe dashuron, pa pasur asnje lloj obligimi tjeter
- te banosh ne nje banese me te dashurin, por megjithate secili vepron sipas deshires se vet
- te jesh i/e pavarur - liri e plote
MArtesa eshte e ndertuar sipas disa kriteriumeve:
- Ti jeton me njeriun te cilin e ke dashur dhe qe tani ajo dashuri ka marre nje trajte tjeter me te bukur, ajo tani eshte kurrorezuar me martese.
- Ne martese, deshtem apo nuk deshtem do te duhet te jemi me te kujdesshem, ne kuptimin qe, te ndertojme nje respekt me te themelte ndaj partnerit pasi tani me vec kemi ndertuar nje lloj bindje se ai/ajo do te jete personi me te cilin do ta kalojme jeten e metutjeshme.
-Martesa kerkon dhe obligime te cilave duhet t'u permbahemi si:
-perkushtimi ndaj partnerit dhe familjes se tij (sepse sado qe do te jetonim vetem me bashkeshortin/bashkeshorten, ne megjithate do te duhet te kemi respekt dhe ndaj familjes me te gjere te tij/saj,
- Mirekuptim ndaj njeri-tjetrit ne menyre qe lidhja martesore te funksionoje si duhet
-Pavaresia e te dy bashkeshorteve do te duhet te jete me kufizime
-Kompromisi eshte gjithashtu nje lloj obligimi qe e ben nje cift martesor te jene te lumtur ne qoftese ai aplikohet aty ku duhet dhe atehere kur duhet
-Kujdesi ndaj njeri tjetrit, qe nenkupton dashurine por ne menyre te terthorte si psh: kujdesi ndaj nje rasti te caktuar si ditelindja,pervjetori martesor, pastaj nje telefonate ne kohe te pacaktuar per ti thene fjale te bukura bashkeshortit nuk eshte aspak e tepert, perkundrazi tregon kujdesin qe kemi ndaj tij/saj
- Toleranca, eshte do te thoja nje nder komponentet(obligimet) kryesore qe ben martesen te ndertohet ne baza te shendosha
Sic edhe shihet, ne mes bashkjeteses dhe marteses ka dallime.
Une personalisht konsideroj se bashkjetesa eshte e panevojshme,dicka e tepert, me pastaj edhe e demshme per nje cift i cili mendon te ndertoje nje jete te lumtur martesore. Konsideroj se, duke mos pasur obligime gjate bashkjeteses, ciftet jane te prirur me shpesh te lendojne njeri tjetrin, te tradhetojne njeri tjetrin dhe ne fund te ndahen sahe ju ka enda atyre, gje qe nuk con drejt rruges se nje jete me te lumtur dhe te begatshme martesore.
Ky ishte thjeshte nje mendim i imi. Aspak nuk kerkoj qe te dakordoheni me te,
Shqiptarja