banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Ekonomia shqiptare duke qene diçka mikroskopike me ate amerikane nuk ka nje korelacion direkt mes tyre por krijohet nje trekendesh kursesh shkembimi e me ane te arbitraritetit arrihet ne ekuiliber:L/$; L/€; €/$
Eshte fondamental kursi €/$.

Nje zhvleresim i Lekut i ben produktet/sherbimet shqiptare me kompetitive(problemi eshte se pothuajse nuk ekzistojne keto produkte/sherbime dhe bilanca e pagesave duhet te nderoje kapitalet monetare te emigranteve).

Realisht une nuk shoh qe $ do te vleresohet per faktin e defiçitit binjak amerikan dhe per rezervat valutore gjiganteske ne $ te B.Q. aziatike(China ka reth 300-400 miliarde $ rezerva)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

rritja e interessit te dollarit ne amerike do te sjelli:
1) nje rritje te interessit edhe ne evrope(mgjs BCE nuk e ben menjehere por duke pare te kaluaren shikohet qart qe kane ecur paralel,grafiku eshte i qarte) por edhe ne vendet e tjera do te marri fund politika nxitese e bankave qendrore .
se cdo te thote per Shqiperine nje rritje e repove nga banka e shqiperise besoj se te gjithe e dime.
2) nuk duhet te harrojme se ne shqiptaret jemi futur ne borxh ne valut e nje rritje e interessave te dollarit do ta bej me te shtrenjte kestin e kredise qe paguajne sot shqiptaret.
kjo vlen edhe per kredine e re qe mund te kontraktohet ne te ardhmen.
3) ne baze te ligjit kerkese/oferte nje rritje e interessave ne dollar do te coj me pak njerez ne sportellet e bankave per kredi ne dollar , per vete faktin qe kushton me shume.keshtu droga qe u eshte shitur shqiptarve e qe banka e shqiperise e lejon jashte cdo ETIKE te nje banke qendrore SERIOZE do te kete nje renie , keshtu qe , me pak kredi ne dollar, me pak investime e me pak rritje ekonomike.
keto vite te fundit ky ka qene motorri i ekonomise shqiptare:kredia ne valute .
po neser kur kjo kredi do te behet me shtrenjt si do te veje halli????
4) vitin tjeter edhe ne shqipot kemi votimet. nqs se do te kete nje ndryshim ne pushtet edhe Leku do ta ndjej , ne keq apo ne mire .
edhe kjo do te koicidoje edhe me periudhen e ngritjes se interessit ne USA. tani eshte 1% , me poshte te gjithe nuk e besojne se do shkoje, disa thone qe eshte dhurate e FED per bushin ne zgjedhie sepse qe sot duhet ngritur.te shofim. sigurisht nje rrijte e interessit ne dollar nuk eshte dicka pozitive per ekonomine boterore , perfshi edhe shqiperine
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Faqe 11 - Ekonomi
5Qershor 2004

Raporti i Bankës së Shqipërisë. Parashikohet një rritje ekonomike prej 6 për qind


Banka: Politika po mbron ekonominë
“Ka një zhvillim të shpejtë që mbështetet nga qetësia politike” :eek: :eek:
-------------
ndersa raporti i UE thote te kunderten:
------
Raporti i Komitetit të Politikave të BE
“Nano e Berisha mbajnë peng progresin”

“Duhet të pranohet se për aq sa Fatos Nano dhe Sali Berisha, të cilët janë kundërshtarë të betuar, do të vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në politikën e Shqipërisë, nuk pritet që ky vend të arrijë ndonjë progres të vërtetë :shrug: ”. Ky është përfundimi i raportit më të fundit i Misionit Stabilizues i BE-së në Evropën Juglindore, i lexuar nga reporteri i Komitetit të Politikave të vendeve të Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP), anglezi Uilkinson, dhe i firmosur nga të gjithë reporterët e këtyre vendeve.
-----------------

mire qe e kemi cilesuar qe Cimi , governator i bankes qendrore te shqiperise eshte politikan (jashte cdo lloj etike per nje governator te nje banke qendrore te nje vendi evropian) :smash: , sepse me te vertet do "besonim" shkrimin e Cimit sesa te bashkimit evropian.
dreq e kjo pune me keta politikan , gjithkund i fusin hundet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

pika 22.

dividenti qe cdo fund viti qe banka e shqiperise i derdh qeverise .
duhet ti derdhi ato para qeverise kur kemi nje sistem financiar primitiv.
sa eshte kjo shume ????????
5 miliard lek te reja , afersisht 50 milion dollar , ndoshta me shume.
zoti Cimi rregullo nje here "shtepine" tende pastaj shko e ndihmo Tosin me dividente te Majmura.
jemi ne pritje ....................
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Monedha: LEK

USD Blej: 102.1 :eek:

Shes: 102.9

EURO Blej: 124.0 :confused:

Shes: 125.0

Ndryshimi i fundit:
10:11 16/06/2004
--------------------------

ka luajtur ky Cimi , shikoni sa kane rene valutat e huaja ?????
eksporti shqiptar me pak kompetitiv, importi i huaj mbyt tregun shqiptar se mallrat jane me te leverdishme, turista kosovar qe paguajne me euro gjejne cmime gjithmone me te shtrenjta sepse valuta e tyre po humbet pike ndaj lekut, etj etj

keto gjera ky njeri qe ka zene vendin e Governatorit nuk i di??
eshte bere tregu i valutes si tregu i domateve , qe shkon me stine.
e pike e zeze..................
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Mos ndoshta mesazhi per tregun eshte:

-Perdorni monedhen tone -Lekun- !
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Kurset
USD / LEK 102.83
EUR / LEK 124.21
GBP / LEK 187.89
CHF / LEK 81.49

Ndryshimi i fundit:
12:34:57, 16.06.2004
-----------------------------

per mua i ka ikur truri.
mendoni sesi do te shkoje puna ne gusht kur te vijne edhe emigratet nga evropa.
po nuk nderhyri Cimi, do ti lere vend spekulatoreve.cdo dite po forcohet ne menyre kostante , ku i con mushka drute?????
shikoni kete grafik.

http://it.finance.yahoo.com/m5?s=EUR&t=ALL&a=1&c=1

se mos na ben ndonje loje ky cimi , se si shume i interesuar eshte me kete kursin e kembimit.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

USD / LEK 102.96
EUR / LEK 123.96 :eek:
GBP / LEK 188.66
CHF / LEK 81.84

Ndryshimi i fundit:
12:40:35, 17.06.2004
---------

edhe sot vazhdon "forcimi" i lekut!!!!!
deri kur ???
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

edhe me e bukura eshte se ky njeri ndryshe flet e ndryshe vepron leconi:


Mbiçmimi i lekut frenon eksportet shqiptare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar si një nga faktorët e uljes së shkallës së konkurrencës së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare forcimin e monedhës vendase :shrug:


Vlerësimi i lekut ka frenuar prodhimin vendas. Kjo ka qenë një ndër pikat kyçe të deklaratës bërë nga guvernatori Shkëlqim Cani në raportin e mbajtur në Parlament. Kjo pasi vlerësimi i lekut ka dobësuar fuqinë konkurruese të prodhimit të brendshëm në tregjet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë vlerësimi i lekut gjatë vitit 2003 ndaj euros dhe dollarit ka qenë potencialisht i pranishëm në uljen e konkurrencialitetit të prodhimit vendas, duke thelluar më tej deficitin tregtar. Ky tipar ka bërë që eksportuesit shqiptarë të mos kenë mundësi që të shfrytëzojnë avantazhet e marrëveshjeve të tregtisë së lirë në rajon. Kjo ka qenë një nga shkaqet e uljes së shkallës së konkurrencës të prodhimit vendas. Në lidhje me këtë çështje, Robert Çekut, anëtar i komisionit të ekonomisë dhe financave, shprehet: “Leku është forcuar ndaj euros dhe dollarit, kur raporti i importeve ndaj eksporteve është një me katër dhe nëse heqim nga eksportet tona rieksportet, atëherë ky raport shkon një me gjashtë në favor të importeve, është me të vërtetë një absurditet. Pra, realisht mbiçmimi është shkaktuar nga ndërhyrjet në tregun e parasë nga ana e Bankës Qendrore :smash: dhe ky mbiçmim i monedhës vendase ndaj euros dhe dollarit nuk është rezultat i transaksioneve reale”.
Nga ana tjetër një Ridvan Bode, anëtar i komisionit të ekonomisë dhe financave, shprehet për një efekt tjetër të vlerësimit të lekut. Sipas tij, megjithëse leku u mbivlerësua ndaj euros dhe dollarit, normat e intersit mbeten të larta, duke rritur në këtë mënyrë koston e kredisë në lekë dhe ulur investimet në vend. Mendoj se fakti që në një kohë kur shumica e depozitave janë në lekë dhe kredia në valutë zë rreth 80 për qind të kredive, përbën një kërcënim real të sistemit financiar në vend. :thumbsup:
----------------------

di vetem kete rruge ky njeri per te mbajtur Inflacionin nen kontroll , dmth mbivlersimin e lekut ne menyre artificiale ?????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Kurset
USD / LEK 104.51
EUR / LEK 127.66 :eek:
GBP / LEK 191.78
CHF / LEK 83.54

Ndryshimi i fundit:
13:23:18, 18.06.2004 (marre nga BSh)
----------------------------

cfare ndodhi qe u forcua me 2 % ne nje dite :confused: :eek: ????
per mua ka nje cik mafie te tipit Insider ne kursin e kembimit.
ju si thoni??
Cimi , Cimi ........ mbi 2% ne nje dite??
nejse..........
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Kurset
USD / LEK 102.44
EUR / LEK 123.02 :eek:
GBP / LEK 187.59
CHF / LEK 81.43

Ndryshimi i fundit:
13:56:42, 18.06.2004
(marre nga siti zyrtar i Bankes se Shqiperise :smash: )
-----------------------------

mbas gjysem ore e ndryshuan prap kursin(ndoshta kishin gabuar ne ate te parin e ores 13.30 ).
cfare serioziteti qe kane ne publikime keta te bankes Shqiperise ,jane tamam si nje banke qendrore perendimore :kiss: :kiss:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Kurset
USD / LEK 101.03
EUR / LEK 121.95 :eek:
GBP / LEK 183.78
CHF / LEK 80.60

Ndryshimi i fundit:
13:13:01, 22.06.2004

--------------------------------

tregu i valutes si tregu perimeve te stines .
cfare governatori qe kemi.
kur te shikoni mbas ca kohesh , Cimi do na thote se ka nderhyre ne tregun valutor per te blere dollare disa perqind me te larte sesa ky i sotmi.
vjet e bleu me 132 lek dollarin te shohim kete vit.
sigurisht qe cimi nuk nderhyn ne muajt e veres kur domatet jane me te lira (doja te thoja valutat) por pikerisht ne periudhat kur edhe importi shqiptar eshte me i madh .
pse vepron keshtu banka e shqiperise ???
hmm....................
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Ulet akoma interesi Bankar ne 5.75%.

te lumte Cimi,.......... sa perparime kemi bere.


------------------
BANKA E SHQIPËRISË
Departamenti i Marrëdhënieve Publike

DEKLARATË PËR SHTYP

Mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit me 0.25 për qind :kiss:

Data e publikimit 24.06.2004





Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 23 qershor 2004, vendosi të ulë në mënyrë të moderuar me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të nteresit. Në këtë mënyrë Norma e Marrëveshjeve të Riblerjes(Repo) një javore nga 6 për qind zbret në nivelin 5.75 për qind, duke arritur nivelin më të ulët historik :thumbsup: .

-------------------------------

po si nuk e ndjen kursi i lekut me valutat kur ulet interessi i Repo-ve.
Kurset
USD / LEK 100.81
EUR / LEK 122.09 :eek:
GBP / LEK 183.21
CHF / LEK 80.79
--------
prap i forte eshte , flitet qe nje nga shkaqet eshte edhe konvertimi i dollarve te fituara nga shitja e bankes se kursimeve .
po mgjt duhet vlersuar fakti qe 5,75 nuk e kemi patur asnjeher ne keto vite dimokraci.
shpresojme per nje rritje te kreditimit te ekonomise po kesaj here ne monedhen Lek.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Xhepa: Nuk perjashtohen elementet spekulativ
Per sa kohe qe mungojne shifrat me te fundit mbi importet dhe eksportet dhe tregues te tjere qe kane lidhje me tregjet e kembimit asnje financier nuk mund te jape opinion me argumenta te sakta per forcimin e monedhes vendase ditet e fundit, tha Selami Xhepa, specialist ne Qendren e Studimeve per Tregti Nderkombetare (ACIT) dhe ish-zyrtar ne Banken e Shqiperise. Por parimisht dhe duke marre ne konsiderate edhe faktoret tradicionale mund te thuhet se, kursi i kembimit eshte ndikuar nga elemente spekulative, pohoi ai. Pasi ne nje situate normale arritja e lekut ne keto vlera eshte e paparashikueshme po te kemi parasysh se, politika monetare e Bankes se Shqiperise kohet e fundit po reagon me uljen e cmimit te lekut. Ne kete rast ndikimin mund te kene dhene edhe faktoret senozale, por ne menyre simbolike thote Xhepa. Pasi per shkak te hyrjes ne tregje te prodhimit vendas ka rene kerkesa per importe te ketyre produkteve dhe per rrjedhoje edhe kerkesa per valute. Ndikim mund te kete dhene edhe arketimi i 126 milione dollareve nga shitja e Bankes se Kursimeve, e cila ndoshta nuk mund te jete mbuluar momentalisht me rritje te ofertes se parase. Por nuk perjashtohet edhe ndikimi i ekonomise informale, e cila ndikon ne rritjen e ofertes per valute nga trafiqet ilegale, ka perfunduar Xhepa.
------------------

mah ....... nuk kuptohen shume gjerat.
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Ky artikull jep ca shpjegime te pranueshme mbi vleresimin e Lekut.



Sistemi Bankar

Julian Llupo - 28/06/2004

BSH, normat e interesit në nivelet më të ulëta historike

Banka e Shqipërisë e nisur nga një stabilitet i kursit të këmbimit, i cili është shoqëruar me një inflacion mujor të moderuar, ka ulur me 0,25 për qind normat e interesit, duke ndjekur një politikë lehtësuese për ekonominë


Tashmë është fakt lëvizja e favorshme e lekut krahasuar me valutat e huaja, kryesisht euro dhe dollar. Këtë e ka konfirmuar në raportin e fundit Banka e Shqipërisë. Kështu, sipas raportit, leku është një monedhë që mund ta depozitosh ose ta përdorësh në mënyra të tjera pa u trembur se një ditë mund të mbesësh i zhgënjyer për shkak të zhvlerësimeve që mund të ndodhin me të. Këtë pozitë të fortë në tregun valutor kjo monedhë ka disa vite që e ka fituar. Tashmë të gjithë duken se janë më të sigurt me monedhën e tyre lek, e cila duket se ka fituar autoritetin që i kishte humbur në vitet 1997-1998, vite në të cilat zhvlerësimi i saj i shkaktuar kryesisht nga inflacioni i lartë, bëri që shqiptarët të preferonin t’i mbanin kursimet e tyre në monedha të tjera.


Leku i fortë ul normat e interesit në nivelet më të ulëta historike
Leku jo vetëm që ka ruajtur pozicionin e tij, por është forcuar ndaj dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit.
Pozitat e favorshme të monedhës vendase ka bërë të mundur që Banka e Shqipërisë të ndjekë një politikë monetare lehtësuese, duke ulur normat e interesit me 0.25 për qind gjatë javës së kaluar. Ulja e normave të interesit nga ana e BSH-së është ndjekur nga ana e bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë ulur normën e interesit për depozitat në lekë. Kjo politikë monetare që konsiston në uljen e kostos së parasë në ekonomi është favorizuar edhe nga një inflacion i moderuar, i cili për muajin maj arriti në 2.6 për qind. Kjo ulje e inflacionit për muajin maj sipas Bankës së Shqipërisë ka pasur si ndikim kryesor futjen e shpejtë në treg të prodhimit vendas. Gjithashtu, një ndikim në uljen e nivelit të çmimeve ka pasur edhe monitorimi i çmimeve të mallrave të administruar, siç ka qenë ulja e çmimeve të telefonisë fikse. Futja e hershme në treg e prodhimit vendas (kryesisht janë prodhime të nxjerra në treg nga serrat) ka ulur ndjeshëm kërkesën për valutë, duke krijuar edhe kushtet e nevojshme për të pasur një mbiçmim të valutës vendase. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në uljen e nivelit të normave të interesit nga BSH-ja. Në këtë mënyrë norma e marrëveshjeve të riblerjes (REPO) njëjavore nga 6 për qind zbret në nivelin 5.75 për qind, duke arritur nivelin më të ulët historik.


Dërgesat e emigrantëve, një frymëmarrje për ekonominë shqiptare
Me ardhjen e verës në Shqipëri shtohet edhe oferta e valutës në treg, e cila ka si ndikim të drejtpërdrejtë të saj forcimin e pozitave të monedhës vendase në treg. Ky shtim i ofertës së valutës në tregun shqiptar vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga prurjet e emigrantëve, të cilët kthehen në atdhe për pushime. Ekonomia shqiptare vazhdon që të varet në një masë të madhe nga kjo e ardhur, e cila vazhdon që të mbetet jetike për vendin. Prurjet e emigrantëve mbulojnë në një masë të madhe deficitet e bilancit tregtar, të cilat vazhdojnë që të thellohen nga viti në vit. Kështu, remitancat e emigrantëve mbeten “serumet“ e ekonomisë sonë, pa të cilat do të ishte me të vërtetë e vështirë që në këtë vend të ruhej një stabilitet ekonomik e social.


Mbiçmimi i lekut, ja efektet që ka ai në konkurrencë
Një lek i mbiçmuar shtrenjton eksportet, duke ulur në këtë mënyrë konkurrencën e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare


Avantazhet që kombet kanë në prodhimin e produkteve të tyre janë edhe përcaktuesit kryesorë të çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare. Por ka edhe një faktor tjetër të rëndësishëm që ka një ndikim të ndjeshëm në fatin e prodhimit vendas në tregjet ndërkombëtare. Ky tregues që na pamje të parë duket se është i parëndësishëm është kursi i këmbimit. Dihet tashmë nga të gjithë se monedha është një mall çmimi i të cilit varet nga oferta dhe kërkesa për të në treg.


Mbiçmimi i monedhës
Në rastet kur kemi një mbiçmim të monedhës vendase, mallrat të cilat importohen edhe ato që eksportohen ndryshojnë çmim. Kështu një mbiçmim i lekut do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një shtrenjtësim të produkteve tona që eksportohen. Në rastin e vendeve të cilat përballen me një konkurrencë të ashpër në tregun ndërkombëtar për tregje një situatë e tillë do të kërkonte që këto kompani të rishikonin me shpejtësi pozitat e tyre konkurruese në këto tregje.


Cila është situata me eksportet shqiptare ?
Ne kemi një bilanc tregtar negativ në raportin një me gjashtë. Prodhimi vendas nuk arrin që të përballojë kërkesën e rritur të ekonomisë për produkte, duke sjellë thellimin e deficitit tregtar nga viti në vit. Mbiçmimi i lekut mund të jetë një faktor pengues për rritjen e eksporteve shqiptare në të ardhmen. Për sa u përket mallrave që vendi ynë aktualisht eksporton në tregjet ndërkombëtare, ato duket se nuk janë shumë të rrezikuara nga mbiçmimi i kursit të këmbimit. Kjo jo për faktin se çmimi i tyre nuk ndikohet nga ky ndryshim i kursit, por për shkak të kategorisë në të cilën futen këto mallra. Pjesën më të madhe të eksporteve e zënë mallrat e rieksportit, të cilat janë mallra që prodhohen me material të porositësit. Edhe produktet e tjera që eksportohen nga vendi ynë janë produkte për të cilat ekziston një kërkesë e huaj, e cila nuk varet në një masë të madhe nga çmimi. Kjo do të thotë që mbiçmimi i lekut nuk ka një ndikim të konsiderueshëm në mallrat që ne aktualisht eksportojmë, por ai mund që të bëhet një pengesë për produkte të cilat mund të jenë të gatshme në të ardhmen për të konkurruar denjësisht në tregjet ndërkombëtare.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

lecojeni edhe kete , mgjs eshte jashte teme:


QUANT'E' RICCO GREENSPAN? TRA I 3 E I $6,5 MILIONI
Il presidente della Federal Reserve ha dichiarato di aver investito il suo patrimonio (per l' anno scorso) in modo super-prudente: cash, titoli del Tesoro Usa e fondi monetari.


--------------------------------------------------------------------------------
)

Alan Greenspan, presidente della Federal Reserve, nel 2003 ha presentato una dichiarazione da cui risultano per l'anno scorso beni compresi tra $3 $6.5 milioni, investiti interamente in cash, buoni del Tesoro Usa e fondi monetari.
Secondo quanto riportato da alcune agenzie di stampa, la decisione della banca centrale americana del giugno 2003 di tagliare i tassi di interesse ufficiali di 25 punti base all'1% (il livello piu' basso dal 1958) potrebbe aver ridotto per l'anno scorso il rendimento dei fondi di money market del chairman della Fed.

Ricordiamo che mercoledi' scorso 30 giugno i membri del Federal Open Market Committee della Fed hanno invece votato all'unanimita' per un aumento dei tassi di interesse di 25 punti base, all'1,25%. Si tratta del primo incremento dei tassi americani in quattro anni.

Circa il patrimonio di Greenspan, va notato che il presidente della banca centrale degli Stati Uniti e' tra gli uomini piu' seri, onesti e sparagnini :shrug: che si conoscano nel circoli di Washington. Nonostante il ruolo e le responsabilita' d' immenso potere che l'incarico di chairman della Fed comporta, lo stipendio annuale lordo e' molto basso: $170.000 :eek: .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1-Valuta (ne evrope): Euro / Dollaro 1.2325

-----------
2-banka e shqiperise:
Përditesimi i fundit : 12:20:48 02.07.2004
Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan USD 101.02
EURO EUR 122.73
mbas nje veprimi te thjeshte aritmetik ,sipas bankes se shqiperise na del qe
Euro / Dollaro 1,2149
edhe kursi ne shqiperi i dollarit na del me 1.47 % me i shtrenjt sesa eshte ne evrope.
ateher po blejme dollar ne evrope e po vijme ta shesim ne shqiperi e keshtu po fusim ne xhep 1.47 % :shrug: :tipsy:
 

tutu

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

kontrolloje dhe nje here dhe shih sa te rezulton te kete qene eur/usd ne oren 12:20 dhe jo ato te ores 22:00.
Dhe pastaj kerko te falur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

zhuzhu

--------------------------------------------------------------------------------
kontrolloje dhe nje here dhe shih sa te rezulton te kete qene eur/usd ne oren 12:20 dhe jo ato te ores 22:00.
Dhe pastaj kerko te falur
------------------------

mbas nje kontrolli te "imtesishem" te kursit euro/usd intraday del qe vlera e euros me dollarin ne oren 12:19 eshte shume afer asaj qe ka publikuar banka e shqiperise, ndersa kursi qe publikova une eshte marre mbas kesaj ore.
I am sorry . /pf/images/graemlins/laugh.gif


ps. zhuzhu beji te fala Cimit edhe do Zoti nuk zgjidhet me governator , se kush rri e vuan edhe 7 vjet te tjera me Cimin drejtues i bankes se shqiperise.
shume gabime te tij po na kushtojne shume shtrenjt drejt zhvillimit te sistemit monetar e financiar ne shqiperi.
shpresojme qe te hyj nje fryme te re edhe ne kete institut kaq te rendesishem per ekonomine shqiptare.
por mesa duket kemi pak shpresa:


Presidenti konsensual do të kalojë një provë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas ligjit, ai duhet të propozojë emrat e atyre që do të drejtojnë Bankën e Shqipërisë.Sipas të dhënave nga Presidenca, për Moisiun Bankën e Shqipërisë duhet ta drejtojë ose guvenratori aktual, Shkëlqim Cani :smash: , ose Ardian Fullani :confused: , aktualisht drejtor i Bankës Italo-Shqiptare. Këto janë dy emrat që do të diskutohen sot në Byronë Parlamentare. Guverantori i Bankës, i cili zgjidhet një herë në 7 vjet, pritet të vendosë një konsensus tjetër mes PD-së dhe PS-së. Dy kandidaturat, Fullani dhe Cani, njihen si persona që kanë lidhje jo fort të largëta me PS-në. :smash: Nga ana tjetër, forca e socialistëve në Kuvend, është shumë më pak se 84 vota. Në këtë mënyrë, pritet që socialistët të kërkojnë votat e opozitës për të gjetjen e një guvernatori të ri. Emrat e Moisiut, nuk e kënaqin opozitën, aq më tepër që tashmë votat e saj janë të domosdoshme. Sipas të dhënave, emri që lakohet në Partinë Demokratike, si zëvëndësues i Canit është ai i Robert Çejkut :confused: . Ky i fundit njihet si një ndër ekonomistët më të mirë që ka opozita dhe si kandidatura më e fortë e saj për postin e guvernatorit. ............
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

mesa duket banka e shqiperise nuk deshiron ta zbresi dollarin amerikan nen nivelin Psikollogjik te 100lek /$.
mos valle nga presioni i medjave te ketyre diteve qe filluan te publikojne shume shkrime .?
po te shikojme grafikun e kursit te kembimit ne keto javet e fundit kemi vene re nje forcim te lekut si ndaj dollarit po ashtu edhe ndaj euros deri ne piken e 1$/100lek.
mbas zhurmes ne media dollari nuk ka zbritur me nen kete nivel megjithse pikerisht ne keto ditet e fundit ka humbur pike ndaj euros .
po te ishte kurs i lire (ashtu sic pretendon BSH) ateher ky dollar duke ndjekur trendin e javeve te fundit duhet te kishte zbritur akoma me shume meqe humbi pike ne bursat e evropes ndaj euros , edhe meqe emigrantet e turista po sjellin valut euro (qe siper cudi po rritet me lekun) ?
nuk kuptohet..... ,
1-ne shqiperi hyn euro,
2-euro forcohet me dollarin ne bursat e evropes , 3-por dollari nuk zbret nen 100 lek te reja ne shqiperi mgjs kane ndodhur 2 pikat e para !!!
cfare politike po ben zoti Cimi ??

nuk do te ishte mire sikur ta ankoronte monedhen tone me monedhen europiane ne nje range e ta linte dollarin te shkonte atje ku duhet te shkoje?
shume konfuzion po i krijon shqiptareve qe e kane 1/3 e kursimeve te tyre ne valute me kete politiken e ashtuquajtur te "kursit te lire".
 
Top